All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Cun Lajci. Show all posts
Showing posts with label Cun Lajci. Show all posts

Sunday, 4 November 2012

Sonte koncert i madh ne Gjeneve...

Emra te medhenj jane mbledhur sonte ne Gjeneve, ne Manifestimin Qendror te Diaspores Shqiptare nen moton "100 Vjet Shtet", me nje koncert akademik, popullor dhe artistik.

Do te jete nje manifestim madheshtor, nje gershetim i artit dhe muzikes, shoqeruar nga Orkestra Simfonike e Teatrit dhe Operes Tirane, me pjesemarrjen e solisteve me fame nderkombetare si Ermonela Jaho, Inva Mula, Irini Qirjako, Saimir Pirgu, nen dirigjentin, e maestro Zhani Ciko.

Spektakli do te jete nen moderimin e te ftuarit special Adi Krasta dhe do te mbledh personalitete te njohura te kombit si: Vace Zela, Mirush Kabashi, Nexhmije Pagarusha, Cun Lajci, Yllka Mujo etj.

Kengetare nga te gjitha trevat shqiptare si Shkurte Fejza, Kastriot Tusha, Sabri Fejzullahu, Enkeleda Arifi, Ilir Shaqiri, Shyhrete Behluli, Selami Kolonja, Sinan Vllasaliu etj. do te sjellin tingujt e muzikes popullore te shoqeruar nga ansambli kengeve dhe valleve popullore shqiptare.

Manifestimi poashtu sjell shume emra te muzikes moderne dhe argetuese si Genta Ismajli, Tuna, Capital T, Etno Engjujt, Soni Malaj, Elita 5, Eugent Bushpepa, Poni, Sinan Hoxha, Seldi, etj.

Ky spektakel madheshtor, sjell vemendjen artistike dhe kulturore shqiptare, me pjesemarrjen e jashtezakonshme te emrave me te njohur. /Albavipnews/

Me shume info tek: www.100vjetshtet.org

Wednesday, 30 May 2012

Cun Lajci, Orfeu i skenes shqiptare...

Cun Lajci, nje Orfe i skenes

Me 43 vite karriere mbi supe, Cun Lajqi, vazhdon ta kete pjese te jetes aktrimin. Se bashku me te tjeret, ai i perket brezit qe shenuan teatrin duke e bere nje art fisnik dhe me nje mision te madh. Ai, gjithsesi, mbetet njeri nga aktoret me te gjithanshem dhe me te adhuruar nga dashmairet e ketij arti suprem. Cuni i skenes dikur, tashme eshte bere nje Orfe i kesaj skene.

Aktori i njohur i skenes dhe ekranit, ne kete interviste rrefen peripecite, pasionet kembenguljen ne rrugen e mundimshme te aktorit. Ai sjell detaje dhe perjetime mjaft interesante, si e filloi kete rruge ne teater dhe ne film duke luajtur perkrah aktoreve te medhenj. Gjithashtu Cuni flet edhe per emocionet qe ndjen para spektatoreve kur interpreton role te ndryshme.

Sunday, 2 November 2008

"Koha e Kometes" Me i Shikuari ne 8 Vjetet e Fundit

Blerim Destani dhe Masiela Lusha Koha e Kometes

“Koha e Kometes” - filmi me i shikuar ne tete vjetet e fundit

Prishtine, 30 tetor - "Koha e Kometes", sipas statistikave te kinemase me te madhe ne Kosove - "ABC", eshte vleresuar filmi me shikueshmeri rekorde, per tete vjetet e fundit, afersisht 10 mije shikues, qe i bie filmi me i shikuar qekur u themelua kjo kinema. Keto komente i beri te enjten per gazeten Miradije Vllahiu, menaxhere e kesaj kinemaje. Filmi "Koha e Kometes", me regjisor Fatmir Koci, i luajtur nga aktore shqiptare (Blerim Destani, Masiela Lusha, Cun Lajci, Luan Jaha etj. - Teni) dhe te huaj, eshte filmi me buxhetin me te larte ne historine e kinematografise shqiptare. Sipas Vllahiut, ky film serish do te nise te shfaqet ne "ABC", per shkak te kerkesave te shikuesve.../gita lushi/gazeta lajm/31.10.08/
Koha e Kometes
- - - - - - - - - -
Shiko "Koha e Kometes" (Time of the Comet) Trailer:

- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online