All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Delfina Zeqiri. Show all posts
Showing posts with label Delfina Zeqiri. Show all posts

Monday, 2 January 2012

Daffy nuk ndalet

Bëri “boom” viteve të fundit. Nuk harrohen lehtë këngët e saj “Amazing Girl”, “My Swag” e Dangerously in Love. Kjo është Daffy apo Dafina Zeqiri, e cila në vitin 2012 premton edhe më shumë hite.

Të gjithë e njohin. Madje edhe çikat e vogla këndojnë hitet bashkë më të. Por, edhe ajo nuk di të ndalet. Në bashkëpunime me album dhe me plot befasi që i rezervon për adhuruesit e saj për çdo vit. Kjo është Dafina Zeqiri e njohur si Daffy, e cila premton plot hite edhe në vitin që na pret. Këtë ajo e thotë në një intervistë për Express.

 Express: Keni hyrë fuqishëm në tregun muzikor në tri vitet e fundit. Kujt ia dedikoni këtë sukses?

 Daffy: Unë nuk mendoj që kam arritur gjithçka në karrierë time si artiste. Muzika nuk ka kufij, prandaj edhe ky nuk është kulmi i suksesit tim. Asnjëherë nuk them se kam arritur dhe jam e kënaqur me kaq, punoj shumë dhe mundohem të sjell risi. Këto të gjitha nuk do t’i arrija pa përkrahjen e nënës time, e cila ka pasur karrierë si këngëtare dhe është inspirim për mua, pastaj vinë me radhë motrat dhe shoqëria ime.

Saturday, 17 January 2009

Yllka Kuqi, Kafja e Mengjesit RTK

YLLKA KUQI NE KAFEN E MENGJESIT RTK!

Kengetarja Yllka Kuqi mirepret ne shtepine e saj, Delfina Zeqirin, reporteren e RTKs per emisionin "Kafja e Mengjesit". Ne shtepi eshte i pranishem edhe vellau i Yllkes, Vali, poashtu kengetar.

Ne pika te shkurtera:

  • Yllka Kuqi eshte gjakovare dhe jeton,po pra, mu ne Gjakove!
  • Ajo nuk e ka te veshtire te zgjohet heret pasi puna qe ajo punon ia dikton kete rutine per cdo dite, pervec kuptohet vikendit. Perndryshe ajo punon tash 4 vjet per organizaten humanitare "Children for Tomorrow" dhe orari i saj i punes fillon fix ne ora 8 te mengjesit. Puna e saj eshte e lidhur ngushte me projektet psiko-sociale ku punon me femije dhe adoloshente, pasi nga profesioni, nese nuk e keni ditur, eshte psikologe.
  • Yllka nise diten zakonisht me nje kafe (si duket jo turke por "kafe me bokall") dhe ne mengjes ka deshire, derisa te pergaditet per te dale, te shoqerohet me muzike duke zgjedhur ndonje nga kanalet muzikore ne televizion.
  • Ne kohen e lire, Yllka nuk eshte aspak e lire. Ajo ka shume aktivitete dhe rralle qe ndeshet me pyetjen "C'ka tash?".
  • Gjate veres, ka qejf te dale cdo dite ne mbremje ne qytetin e saj te bukur te Gjakoves, se paku per nje kafe. Gjate dimrit, me shume rri e strukur ne shtepi duke shikuar televizionin.
  • Yllka nuk e perdore shume internetin dhe nese e perdore, ate e bene kryesisht nga nevoja si p.sh. per komunikim, perndryshe jo "per te humbur kohe" si thote ajo. Po natyrisht, edhe ajo e ka nje akont me Facebook por ja qe ralle e kontrollon ate!
  • Vali, vellau i Yllkes, eshte poashtu kengetar dhe si me i vogel ka kenduar kenge per femije, ndersa ka te realizuar edhe nje album. Ai per momentin eshte duke pauzuar por planifikon ti rikthehet kendimit ne te ardhmen. Nga ajo qe pame duke kenduar me Yllken, duket te jete nje yll i vertete, natyrisht ende i pazbuluar mire.
  • Babai i Yllkes, Zeqe Kuqi, edhe pse me profesion mjek (internist), eshte poashtu nje kengetar shume i njohur ne Kosove. Si duket e tere familja Kuqi e kane te trasheguar nje afinitet ndaj artit te muzikes pa marre parasysh aspiratave te tyre profesionale.
  • Yllka gjate karrieres se saj si kengetare ka marre shume shperblime, por si thote ajo ne shaka, tash jane duke i bere edhe telashe, pasi i duhet gjetur vend cdo cmimi dhe duhet pastruar ato rregullisht. Perndryshe, ajo karrieren e saj profesionale artistike e filloi ne vitin 2003 ne "Zambakun e Prizrenit" ku edhe eshte shperblyer me cmimin "Interpretimi me i mire".
  • Yllka prezentoi edhe veshjet e saja (garderoben), dhe ra ne sy fustani qe e kishte veshur ne Kengen Magjike 2008. Mesuam se ky fustan eshte i shtepise "Giovani". Ndersa ajo vet vecoi fustanin e fejeses. Ajo gjate intervistes permendi emrin Astrit dhe aty pame nje foto te saj te perbashket me te. Per martese nuk u tha gje, por as nuk u pyet!

Yllka Kuqi dhe Astriti
/astrit pallaska dhe yllka kuqi, photo rtk/

Pjesa 1


Pjesa 2

+tag: kafeneja kuci kafeja mengjezit zeqiri

- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online