All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Drenusha Latifi. Show all posts
Showing posts with label Drenusha Latifi. Show all posts

Saturday, 27 July 2013

Drenusha, pushime te cmendura me te dashurin ne Turqi...

Pushimet plot aventura me te dashurin misterioz

Donim te dinim se si quhet i dashuri i kengetares seksi Drenusha Latifi, por ende nuk kemi zbuluar nje emer te sakte, madje edhe vete Drenusha e ruan ate me fanatizem.

Por ne mesojme se ai eshte nga Kosova, ndersa ne rrjetin social ka nje emer fals. E megjithate, cifti ka udhetuar ne Bodrum te Turqise, ku kane kaluar per mrekulli dhe kane bere pushime te cmendura e me plot aventura. Urojme qe Drenusha kete here te kete gjetur vertet fatin e jetes, pasi me pare ajo ka pasur lidhje, por qe nuk kane rezistuan gjate. Kurse, per sa i perket karrieres, ajo po mendon te sjelle nje kenge komerciale keto dite ne treg.

Sunday, 31 March 2013

Drenusha Latifi, mes modelimit dhe kenges...

Drenusha Latifi
Drenusha, modele ne Turqi

Sapo eshte kthyer nga Turqia ku modelja e njohur Drenusha Latifi ishte atje per t’u bere pjese e nje agjencie te modes dhe tani ajo brenda nje periudhe ka gjase te bashkepunoje me drejtorin e ‘Fashion TV’ ne Turqi nga i cili edhe e mori kete oferte.

“Jam mjaft e kenaqur me ftesen nga Enis Onat, i cili eshte edhe drejtori i ‘Fashion TV’ ne Turqi. Me te njihemi qe nga viti 2003 kur edhe kam perfaqesuar Kosoven ne ‘Miss Evropa Junior’ ne Turqi. Dhe tani oferta e Enisit ka te beje me nje agjenci te modes atje, per te cilen ende nuk kam shkruar kontraten, mirepo besoj se shume shpejt do ta nenshkruaj”, ka thene ajo per “Zerin”.

Per punen e saj te modelimit, Drenusha nuk e mohon faktin se do te paguhet mjafte mire, mbase per dallim nga Kosova, modelet jashte vendit paguhen me mire.

Monday, 14 January 2013

Drenusha Latifi vazhdon lidhjen

Këngëtarja Drenusha Latifi nuk është ndarë nga i dashuri i saj. Ajo ka treguar për gazetën “Kosova Sot” se nuk është e vërtetë, madje jo më larg se në ndërrimin e viteve ka qenë me të në Milano dhe në Zvicër, edhe kjo foto që shihni është e realizuar atje.

Bukuroshja ka treguar se ajo nuk dëshiron që në çdo moment të shkruajë se jam këtu apo jam atje me njeriun e zemrës, por kjo nuk do të thotë se ajo është ndarë prej tij.

Drenusha ka treguar për ne se i dashuri i saj nuk ka dëshirë të jetë pjesë e lajmeve, dhe mirëkuptimi i tyre e bën që vajza e skenës të jetë shpeshherë edhe vetëm, apo me shoqërinë duke u argëtuar pa asnjë lloj problemi nga ana e tij. M.GJ.

- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Hind Latifi continues link

Latifi doe singer is not separated from her boyfriend. She told the newspaper "Kosova Sot" that is not true, and not later than at the turn of the years has been to Milan and Switzerland, this picture you see is conducted there.

Wednesday, 9 January 2013

Drenusha Latifi fluturon

Nuk ka kaluar një fundvit të mirë për sa i përket anës së saj sentimentale, pasi është ndarë nga i dashuri i saj.

Është fjala për bukuroshen këngëtare, Drenusha Latifi, por kjo nuk është ndalur aspak që të argëtohet dhe të jetë e lumtur në këtë fillimvit.

Madje duket edhe në këtë foto që ne e zbuluam, ku ajo fluturon nga gëzimi dhe dashuria që ka për të skijuar në Brezovicë, ku mësojmë që ka qenë me shoqërinë e saj më të mirë. M. GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Latifi deer flies

Has not been a good year end in terms of its sentimental side, after being separated from her boyfriend. It comes to the beautiful singer, Hind Latifi, but that has not stopped at all to have fun and be happy to start this year. Even appear in the picture we found, that it flies joy and love to Brezovica skiing, where the learning that has been with her best. M. GJ.

Saturday, 15 December 2012

Ja si na vijne femrat VIP per Vit te RI

Organizimeve, apo siç njihen ndryshe regjistrimet për të qenë në një program festiv, apo edhe në një kasetë CD festive të ndonjë produksioni këtë vit, jo të gjitha femrat VIP u kanë thënë Po.

Dëgjuam se këngëtarja Rona Nishliu i ka refuzuar këto xhirime, apo edhe Adelina Berisha, ku kjo e fundit kishte thënë se janë “maltretime” të jesh në këto.

 Por, femrat VIP të shumta kanë qenë ato që të paktën organizimet në një program festiv televiziv nuk i kanë refuzuar, por të gjithëve na intereson se si do të duken ato në këto net festive, dhe me çfarë dukje dhe veshje do të na vijnë para syve tanë si teleshikues.

 Ne siguruam këto foto ku na vijnë femrat VIP të veshura kështu. Dëgjuam se këtë vit në shumë organizime, pothuajse në të gjitha që mbahen për mbrëmjet festive, do të marrë pjesë Mihrie Braha së bashku me bashkëshortin e saj, madje edhe motrën e saj Lorën.

E veshur me të bardha ka bërë një përzgjedhje të bukur të paktën kështu duket Mihria që sapo ka mbushur 45 vjet. Edhe Rovena Stefa duket shumë bukur me fustanet e saja të preferuara, apo edhe Genta Ismajli, e cila e veshur me të zeza, ka preferuar stilin e të çarës së fustanit, për të treguar këmbën.

Sunday, 25 November 2012

Ndahet nga i dashuri Drenusha Latifi

Këngëtarja Drenusha Latifi flitet se është ndarë nga i dashuri i saj. Ky lajm ka pak ditë që mbetet në mjegull, ndërsa Drenusha është parë edhe në ditëlindjen e saj të jetë pa të dashurin, ndërsa e ka festuar me disa shoqe të saja.

Kohë më parë për këtë lidhje bukuroshja kishte thënë se po e shijon shumë mirë, por ja që ka përfunduar shumë shpejt/Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Breaks up with boyfriend Drenusha Latifi

Singer Drenusha Latifi is rumored to have split from her boyfriend. This news is a few days left in the fog, while Drenusha is seen in her birthday to be without a boyfriend, while celebrating with some of her friends. First time for about beauty had said it tastes very good, but it ended very quickly / Albavipnews /

Saturday, 13 October 2012

Revista PANORAMA PLUS - 13 Tetor 2012

Revista PANORAMA PLUS, 13 Tetor 2012
  • Franceska: Ju rrefej pasionin tim per Stinen
  • Befasia e Adrian Gaxhes, mbas ndarjes i ben kenge Luanes
  • Personazhet VIP ne 10-vjetorin e gazetes "Panorama"
  • Zbulohen fotot, Seldi e mohonte, por eshte fejuar zyrtarisht ne Suedi. Kengetari ne festat familjare te Dafines. 
  • Kryetares se re te KQZ Lefterije Lleshi, i kerkoi i shoqi divorc ne Gjykate
  • Ja personazhet  VIP te reality show "VIP Shpija". Pjesemarres Shkendije Mujaj, Zhaku, Enver Petrovci, Ronela Hajati, Adelina Tahiri.
  • 5 muaj shtatzene, Ciljeta udheton ne Itali per xhirimet e filmit. "Tani e kam te lehte te aktroj"
  • Rikonfirmohet akt-akuza kunder Besnik Cakes se NRG Band
  • Nik Xhelilaj ne mediat turke, shpallet ylli i ri i telenovelave. Xhelilaj ne gazeten "Hurriyet": Tani qe aktroj te "Qyteti i humbur", ne Turqi ndihem rehat njesoj si ne Shqiperi

Monday, 1 October 2012

Drenusha ende me date martese

Këngëtarja seksi Drenusha Latifi në një prononcim për gazetën “Zëri” në Prishtinë ka treguar se ende nuk ka në mendje një ditë martesë me të dashurin e saj që e don shumë, Mendin.

Drenusha po kalon ditë shumë të lumtura dhe romantike në këtë lidhje, por që një ditë të pacaktuar do të donte të kishte natyrisht një fejesë dhe më pas të martohej, për të provuar edhe ajo fustanin e vërtetë të nusërisë./Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Drenusha wedding date yet

Latifi doe sex singer in a statement to the newspaper "Voice" in Pristina has shown it does not have in mind a wedding day with her ​​boyfriend who wants more, Mendi. Hind is running very happy and romantic days in this connection, but an indefinite day would like to have of course an engagement and then get married to prove it really dresses dress. / Albavipnews /

Friday, 7 September 2012

Kengetaret shqiptare dhe plazhet nudo

Ndërsa këto ditë në të gjitha portalet shqiptare po qarkullojnë disa foto nudo të këngëtares Bleona Qereti, ndoshta si tentativë keqdashëse para koncertit të saj që do të mbahet sot në Prishtinë, besoj se kolegëve të saj kur i kanë parë këto foto u ka ardhur keq dhe janë tronditur duke bërë që të reflektojnë më mirë ata.

Por, jashtë kësaj, ne ditë më parë, gjatë temperaturave të larta të verës, e realizuam një anketë me disa këngëtarë shqiptarë që pranuan të flasin se a u pëlqen atyre që të marrin ngjyrë kudo dhe t’i frekuentojnë plazhet nudo.

Ne kemi dëgjuar se disa artistë shqiptarë i kanë frekuentuar ato, sidomos në Ulqin, por si duket artistët që ne pyetëm nuk i pëlqejnë plazhet e tilla, madje dikush e quan absurde pozimin në plazh nudo, por kishte edhe nga ata që nuk u pengonte. Por, ndërsa në bregdetin shqiptar në Shqipëri një plazh nudistësh ndalohet ende me ligj, çfarë thonë këngëtarët tanë në lidhje me frekuentimin e një plazhi të tillë?

Drenusha Latifi:
- Unë i falënderohem Zotit që më jep mundësinë të shkoj në dete e pishina dhe pak ka rëndësi se nga cilat anë marr ngjyrë, unë edhe kështu nuk jam e bardhë, marr lehtë ngjyrë nuk kam çfarë të ekspozohem shumë.

Wednesday, 15 August 2012

Drenusha Latifi: Nuk jam kengetare e dasmave...


Nuk e preferon kendimin ne dasma

Drenusha Latifi, nje kengetare e dhene pas baladave dhe zhanrit zbavites, por jo e dhene edhe pas kenges popullore. Ajo per dallim nga shume kengetare te tjera, nuk preferon te kendoje ne dasma e ahengje te ndryshme gazmore, ngase, sipas saj, koncertet dhe mbremjet e ndryshme muzikore i sjellin me shume kenaqesi se sa dasmat. Mirepo pervec saj ajo eshte nje tip qe nuk deshiron te lodhet shume dhe kjo eshte edhe njera nga arsyet qe nuk deshiron te kendoje ne dasma, sepse te kenduarit neper keto ahengje gazmore shkakton nje lodhje te madhe te kengetari.

Saturday, 28 July 2012

"Future Love" i Drenushes po vjen...

“Future Love” i Drenushes

Videoprojekti “Future Love” i kengetares Drenusha Latifi eshte gati, tani adhuruesit e saj do ta shohin nje Drenushe me ndryshe, e cila ne kete klip eshte munduar te duket sa me bukur, me nje stil me te vecante.

Sipas Drenushes kenga “Future Love” eshte tipike verore dhe ka nje tematike dashurie, e pergatitur nga Florent Boshnjaku dhe Big Basta.

“Kam pershtypjen se kenga por edhe klipi do te pelqehen ne publik, sepse kemi bere nje pune te madhe. Ky klip dallon nga ato paraprake ngase ka skena te papara deri me tani”, ka thene ajo per “Zerin” duke mos dashur qe te zbuloj me shume rreth skenave te klipit sepse ne momentin e lansimit kjo do te jete nje befasi per publikun.

Pervec suksesit ne kenge, Drenusha ka sukses edhe ne lidhjen e saj te dashurise. Ajo tani ndjehet e lumtur me Menderesin, djaloshin nga Presheva. /zeri/

Friday, 20 July 2012

Bezdia e VIP-ave ne foto me fansat ne plazh

Nuk kanë shumë kohë për të bërë pushime dhe për të marrë rreze, sepse ata punojnë të paktën në ditët më të nxehta të verës.

Por artistët tanë ndonjë ditë para se të këndojnë në mbrëmje në një ambient veror, shfrytëzojnë ndonjë orë për të marrë disa rreze.

Por si reagojnë ata nëse ndonjë fans i tyre i takon afër pishinës apo detit dhe do të ketë një kujtim me artistin e preferuar. A janë këngëtarët tanë të ‘marrueshëm’ kur gjenden përballë fansit me rroba banje dhe u shmangen fotove të tilla? Ne i kemi pyetur disa prej tyre dhe ja se çfarë na tregojnë ata në këtë situatë.

Drenusha Latifi
Zakonisht po i shmangem se edhe munden ta keqpërdorin, unë kam shumë frikë dhe bezdi.

Grupi Aurora
Të jesh njeri i famshëm ngërthen me vete elemente pozitive dhe negative.

Monday, 9 July 2012

Drenusha Latifi shpenzon shume per bikini

Ka ardhur vera, e natyrisht femrat e bukura VIP lakohen dhe fotografohen nëse janë afër një pishine, apo një bregdeti dhe shpeshherë i tregojnë linjat e tyre seksi.

Ne po hulumtojmë sidomos me vajzat e bukura, siç është Drenusha Latifi, të cilën e kemi pyetur se a shpenzon shumë për rroba banje, apo bikini dhe a ka shumë palë të tilla. Këngëtarja na ka treguar se shpenzon shumë dhe ka shumë bikini, as shumë sa nuk e di as vetë numrin e tyre./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Hind Latifi spends a lot of bikini

It is summer, of course, beautiful women photographed VIP bend and if you are near a pool or a beach and often show their sex lines.

We investigate especially the girls are beautiful, as Hind Latifi, which we have asked that spends a lot of swimsuit or a bikini and there are many such pairs. The singer told us he spends more and more bikini, as much as it does not know their own number. / Maxim Gjokaj / Kosova Sot /

Monday, 2 July 2012

Drenusha, nusja e Presheves...

Drenusha Latifi
photo by urban graphics
Drenusha, nuse e Presheves

Drenusha Latifi eshte shume e perkushtuar ndaj kenges, mbase pas disa ditesh do te lansoje edhe videoprojektin me te ri. Por ajo qe e ben me te lumtur koheve te fundit eshte dashuria, per te cilen kengetarja Drenusha Latifi thote se po i shijon ditet me te lumtura te jetes se saj.

Edhe pse nuk preferon te flase per te dashurin, ajo nuk e perjashton faktin se dashuria po e ben te ndjehet mire. Me shume rreth dashurise dhe planeve te tjera flet Drenusha per “Zeri”.

Sunday, 1 July 2012

Edhe Drenusha zhvishet...

Drenusha Latifi

Pas publikimit te lidhjes, Drenusha zhvishet

Qe nga koha kur eshte zgjedhur miss, Drenusha Latifi mban ende linja te bukura trupore. Kete here ajo shfaqet me seksi se kurre, pas deklarimit se eshte e dashuruar. Drenusha kaloi disa dite pushimi ne Turqi me te dashurin e saj, e me pas eshte kthyer ne Kosove per te vazhduar axhenden e ngjeshur me koncerte neper vendet bregdetare. Kengetarja e njohur Latifi shfaqet kete radhe me bikini ngjyre te gjelber dhe shume terheqese, por ne nje pishine ne Gjilan te Kosoves. Ndersa foto nga pushimi me te dashurin ne Turqi nuk ka preferuar te publikoje. Nuk eshte hera e pare qe Drenusha zhvishet, por hera e dyte qe brenda nje viti ajo tregon fizikun e saj. Se a eshte seksi Drenusha, vleresojeni vete!… /panorama plus/

Tuesday, 12 June 2012

Drenusha Latifi prezanton burrin e saj nga Presheva

Ashtu siç më parë ju kemi sjellë lajmin e parë ne si gazetë, duke na konfirmuar vetë artistja, bukuroshja Drenusha Latifi, për lidhjen e saj dhe njeriun e zemrës.

Jemi ne qe mësojmë se ja kush është burri i saj, djaloshi që shihni në foto. Ata kanë shijuar së bashku pushime të ëmbla në Turqi dhe ja ku vijnë në këtë foto ekskluzive.

Ndërsa i dashuri që Drenusha e quan “burrë” dhe që i urojmë jetë të lumtur, është nga Presheva, por tashmë dhëndër i Prishtinës, është ai i cili ia ka vjedhur zemrën njërës prej femrave më të bukura të Kosovës./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Drenusha Latifi presents her husband from Presevo

As before you bring them in as news of the newspaper, confirmed us the artist, beauty Hind Latifi, for its connection and the man of heart. We now learn that he has who is her husband, boy you see in the picture.

They have tasted the sweet together vacation in Turkey and come here in this picture, and the love that already Hind calls "man" and to wish a happy life, is from Presevo, but that Pristina is now fiance, who he has stolen the heart of one of the most beautiful women in Kosovo. / Maxim Gjokaj / Kosova Sot /

Thursday, 17 May 2012

Drenusha Latifi: Lidhja ime, koha do te zbuloje gjithcka

Drenusha Latifi: Lidhja ime, koha do te zbuloje gjithcka

Eshte nje nga vajzat me te bukura ne Kosove dhe per te gjithe meshkujt mund te jete nje enderr. Kjo eshte Drenusha Latifi, por nese dikush ka pasur shpresa se mund te lidhet me te, tashme kjo mundesi nuk ekziston, sepse Drenusha eshte ne nje lidhje. Megjithese ne tentuam qe te merrnim vesh dicka me shume sa i perket dashurise se saj te re, ajo nuk u prononcua per emra te pervecem, duke thene se “kur te vije momenti do ta zbuloj”, por pranon faktin se eshte ne nje lidhje dhe per me teper te hapur, pasi ky eshte edhe statusi i saj ne “Facebook”. Por keto dhe shume te reja te tjera qe kane ndodhur ne jeten e Drenushes, ajo i ndan ne nje interviste per lexuesit e “Koha Tjeter”.

Keto dite eshte folur mbi nje lidhje tuaj te mundshme, si qendron e verteta?
Nuk dua qe te behem enigmatike, por as nuk do te doja qe te rrefeja gjithcka, mendoj se sa i perket jetes private dhe ndjenjave njeriu duhet te jete paksa i rezervuar dhe te mbaje edhe gjera per vete, te pakten per momentin. E verteta do te zbulohet me kohen.

Sunday, 6 May 2012

Kengetaret komentojne incidentin ndermjet Baba Stars dhe Noizyt


Të enjten në programin e natës “Top Vip” në Top Kosova Radio është komentuar incidenti i pavërtetuar ende mirë e që u quajt edhe “rrahje me grushte” mes dy labelëve, “Baba Stars” dhe “OTR”, duke pasur të drejtë të gjithë dëgjuesit të japin komentin e tyre për këtë ngjarje që shëmton në përgjithësi artistët shqiptarë dhe sjell urrejtje gjithëshqiptare.

Për këtë ngjarje që thuhet se ndodhur në aeroportin e Cyrihut në Zvicër, mes djemve të ‘Baba Stars’ dhe reperit nga Shqipëria Noizyt, kanë reaguar edhe komentuar edhe kolegët e tyre, këngëtarët e njohur shqiptarë, ku disa nuk kanë qenë të informuar, e disa të tjerë preferonin nga çudia të thoshin “No koment”, ose binin në hall për një përgjigje.

Linda Halimi:
“S’i kam përcjellë kurrë karrierën ose muzikën e asnjërit, kam respekt për të dyja palët, kaq.”

Gjyste Vulaj:
“Pse a janë rrahur përnjëmend? A çfarë i kisha rrah që të dytë, edhe mos me i lan me qajt bile.”

Wednesday, 2 May 2012

Drenusha Latifi me njeriun e zemres, ne Monte Karlo

Vetëm pak ditë më parë në statusin e “Facebook”-ut të këngëtares bukuroshe Drenusha Latifi, ishte shkruar “with special person”, në shqip i bie “me një person shumë të veçantë”, ne u munduam të dinim diçka më shumë dhe mësuam nga vetë këngëtarja që tashmë ka gjetur njeriun e saj të zemrës, që e do edhe pak të mbetet pa emër.

Drenusha ka qenë për ta festuar këtë lidhje në Monako, Monte Karlo dhe në Kanë me personin e saj special. Gjithashtu, disa dhurata që këngëtarja i ka postuar në Facebook-un e saj, janë dhuruar nga i dashuri i saj, ku shihet një unazë ari e stilit mbretëror dhe një qafore dhe një palë vëthë diamanti.

Ne urojmë që kjo lidhje të zgjasë sa dashuria e tyre e madhe që dëgjuam që është, ndërsa vajza nuk e ka harruar muzikën, ajo pas dy javësh do të sjellë një klip të një këngë të re me titull “Future love”./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Drenusha Latifi man's heart, in Monte Carlo

Just a few days ago the status of "Facebook" Regulation of Hind lovely singer Latifi, was written "with a special person" in the drop slip "with a very special person", we tried to know something more and learned by the singer who has already found the man of her heart, who will also remain nameless little.

Sunday, 19 February 2012

Urimi i Fadil Berishës me bukuroshet shqiptare

Ka pasur urime, këngë, dhe fotografi të ndryshme, dikush me flamurin kombëtar, e dikush me flamurin e Kosovës, e dikush në një mix flamurësh.

Kështu kanë shkruar dhe vepruar artistët shqiptarë në portalin e tyre në “Facebook”, nga të katërt anët kudo që jetojnë dhe veprojnë ata. Por, fotografi i njohur botëror, Fadil Berisha, kishte zgjedhur një mënyrë të çuditshme, duke uruar 4-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me punët e tij dhe me vajzat më të bukura shqiptare që ai ka fotografuar.

Ne po ju sjellim këto foto me të cilat ai kishe uruar, duke shkruar kështu: “Gëzuar Pavarësinë Kosova me bukuroshet shqiptare”, ku tregohet në foto Zana Krasniqi, Marigona Dragusha, Matilda Mecini, Drenusha Latifi dhe Afërdita Dreshaj./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Congratulations of Fadil Berisha in Albania beauties

There were congratulations, songs, and different files, one with the national flag, the one with the flag of Kosovo, one in a mix of flags. So artists have written and acted Albanian portal in "Facebook" from the four corners wherever they live and operate them.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online