All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label E Diell. Show all posts
Showing posts with label E Diell. Show all posts

Monday, 7 October 2013

Arbana Osmani, ne forme per te prezantuar "E Diell"

Arbana Osmani
Arbana: Ja pse nuk do te kete sivjet “Big Brother”

Ne kete vit te peste qe nga edicioni i pare i programit “E diell” ne “Top Channel”, moderatorja e njohur, Arbana Osmani, i rikthehet ketij formati me pese ore transmetim ne ekran. Pas nje viti pauze, kete sezon te ri televiziv, “E Diell” do te vije krejtesisht e ristrukturuar, nderkohe qe ende nuk behet e ditur data e sakte e se dieles se pare. Arbana do te moderoje ne pese oret e “E diell”, ne transmetimin qe do te zgjase nga ora 14:00 deri ne oren 19:30. Ne kete maratone te te dielave ajo te do te kete per partnere dy miqte e saj me te ngushte, Xhemi Shehun dhe Ledion Licon, te cilet do te kene rubrikat e tyre. Kesaj here autoresine e programit e ka marre persiper autori i formatit te njohur italian prej shume vitesh “Domenika in”, Luigi de Filippis. Me nje eksperience te gjate ne shume programe te tjera ne ekranin e “Rai-t”, ai po pergatit kete spektakel surprizues, se bashku me drejtorin e fotografise, qe eshte po ashtu italian. “E diell” do te realizohet ne studiot e reja te “Top Channel” me teknologjine me te fundit “hi tech”. Sipas burimeve tona, pika me e forte e programit do te jeta atmosfera ne grup. Autoret po realizojne nje format me logjiken se ajo qe i duhet publikut te te dielave, pervec debatit, muzikes, intervistave, lojerave etj., te cilat jane tradicionale, eshte dhe te qenet si nje familje, ku secili “protagonist” ne program do te kete rolin e tij.


Sunday, 29 September 2013

Xhemi, Arbana dhe Ledioni, tre prezantues, tre miqe se bashku tek "E Diell"...

Xhemi Shehu, Arbana Osmani dhe Ledion Lico tek "E Diell"
Tre miqte Xhemi, Arbana & Ledioni, bashke prezantues tek “E Diell”

“Top Channel” po pergatitet per rikthimin pas nje viti pauze ne ekran te programit te te dielave “E Diell”, tashme te riformatuar. Per moderimin e ketij programi me orar te zgjatur jane bere bashke tre prezantuesit me te njohur te ketij televizioni, njekohesisht dhe miq te ngushte jashte ekranit: Xhemi Shehu, Arbana Osmani dhe Ledion Lico. Ende nuk jane dhene detajet se si eshte konceptuar ky format ne sezonin e ri, dhe po ashtu nuk eshte vendosur data e programit te pare. Duket se pergatitjet kane filluar per programin me shume rubrika, te ftuar dhe muzike live. Me kete treshe te re do te kemi nje rikthim ne skeme me tre prezantues si ne edicionin e pare te “E Diell”, qe prezantohej nga Adi Krasta dhe dy partneret e tij, Arbanen dhe Xhemin.


Sunday, 29 January 2012

Rikthehet "E Diell" me Alban Dudushin dhe Xhemi Shehun...

Sot rikthehet “E Diell”, Alban Dudushi dhe Xhemi Shehu prezantojne te vetem ne cift

Alban Dudushi dhe Xhemi Shehu do te jene perfundimisht cifti prezantues pergjate sezonit te ri te programit “E Diell” ne “Top Channel”, qe per kete vit rinis transmetimin neser. Programi qe mban autoresine e Dudushit, pas largimit te Armend Rexhepagiqit dhe Aida Barakut do te kete nje konceptim kryekeput te ndryshem nga koncepti i ciftit te artisteve nga Kosova. Ky koncept i ri i programit duket se do te kete nje rikthim te ngjashem me formatin e prezantuar nga Adi Krasta, me shume rubrika dhe te ftuar. Por formati i konceptuar nga Dudushi do te trajtoje tema me te buta dhe jetesore, duke shmangur diskutimet e renda politike apo historike.

Tuesday, 24 January 2012

Nik Xhelilaj ne listen e meshkujve qe thyen zemrat e femrave...

Nik Xhelilaj lidhet me Inen, skenariste tek “E diell”

Edhe Niku futet ne listen e meshkujve qe thyen zemrat e femrave. I bukur, me plot sharm e klas, mashkull i enderrave tek shume femra.

Kariera e tij tashme po vazhdon me sukses, dhe aktori i njohur shume pak ka rene ne sys a i perket jetes private. Po me ke eshte i lidhur Niku, ose me sakte me ke po shijon dashurine? Duke mos pasur shume fakte te mjaftueshme mbi kete lajm, ne vendosem qe ta botojme ndoshta dhe si thashethem qe na arriti ne redaksi.

Nik Xhelilaj eshte ne lidhje me Inen e cila punon si skenariste tek program ‘’E diela shqiptare’’ ne Top-Channel, keshtu te pakten thuhet ne lajmin qe na ka arritur neve. “Javen qe shkoi isha te Lollipop dhe pashe aktorin Nik Xhelilaj me nje vajze ne qendrime shume te aferta, dukej qarte qe ishin te lidhur.

Saturday, 14 January 2012

Publicistja Ulpiana Lama pjese e programit "E Diell"...

Fytyra me e re ne spektakel Ulpiana Lama, do te jete opinioniste

Me ne fund programi “E diell” u be me autor, madje me dy autore njeheresh qe jane emra te njohur te “Top Channel”. Altin Basha, regjisori i programit te humorit “Portokalli” do jete njeri prej autoreve te “E diell”. Autori tjeter eshte Alban Dudushi, i cili do te jete njekohesisht edhe prezantuesi i programit. Me sa duket te dy autoret i jane futur menjehere punes dhe e kane ndryshuar pothuajse teresisht skaleten e spektaklit te se dieles. Ndryshimi i papritur eshte ai ne prezantim. Perkrah Alban Dudushit nuk do te jete vetem bukuroshja Xhemi Shehu, por edhe nje tjeter femer e njohur dhe e suksesshme, Ulpiana Lama. Ulpiana, publiciste e njohur jo vetem ne Kosove por edhe ne Shqiperi, me shume se ne rolin e prezantueses do te vije ne rolin e opinionistes se programit.

Saturday, 7 January 2012

Alban Dudushi Moderator dhe Autor i ri i "E Diell"...

Alban Dudushi vendoset moderator i “E diell” per 2012-n

Do te jete edhe autor i spektaklit per kete sezon
Formati popullor me mbi pese ore transmetim “E diell’, pritet te rinise rrugetimin e tij javen qe vjen ne “Top Channel”, tashme me emrin e nje tjeter autori dhe moderatori, qe eshte Alban Dudushi. Lajmi qe “Panorama Plus” botoi qe ne ditet e para te nentorit se Alban Dudushi, do te ishte “truri’ tani e tutje i programit te oreve te gjata “E diell” ne “Top Channel”, tingelloi disi i parakohshem, ndersa dukej se punet e autoreve kosovare Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku po shkonin mire, te pakten ne dukje. Por vendim, qe ishte marre nga drejtuesit e ketij televizioni per ta nderprere kontraten me autoret kosovare, u perpoq te mbahej sekret fillimisht per te mos krijuar keqkuptime ne publik, nderkohe qe edhe per dy muaj Armendi dhe Aida do te vazhdonin ta benin kete program, deri ne fillimin e sezonit te ri ne janar 2012. Ndersa stafeta i lihet Alban Dudushit, i cili moderon prej shtate vitesh programin e oreve te vona “Top show”.

Friday, 16 December 2011

Armend Rexhepagiqi: E Adhuroj Eksperiencen qe fitova ne "Top Channel", Por nuk isha i lumtur aty...

Armend Rexhepagiq: Nuk isha i lumtur, duhet Gjebrea tek “E Diell

Ai quhet Armend Rexhepagiq. Kjo eshte intervista e tij e pare ne media, ekskluzive per “Bluetooth”. Te gjitha komentet e tjera do te ishin boshe. Cdo fjali e tij e thene artistikisht po aq bukur sa nje shkrimtar qe ka fituar “Nobel”, e bejne kete interviste te paperseritshme.

Z.Rexhepagiq ju jeni mirepritur nga publiku, vecanerisht gjate pjesemarrjes tuaj ne jurine e “Albanians Got Talent”. Beson se pikerisht simpatia qe u krijua nga ky produksion, solli oferten per te qene autor te “E diell”?
Nuk mendoj qe simpatia e fituar e publikut mund t’ju beje autor programesh. Ka shume njerez qe publiku i adhuron, e atyre kurre nuk iu eshte ofruar krijimi i programeve televizive. Ne fillim mendoja se oferta nga kreu i “Top Channel” erdhi si rezultat i punes sime te mehershme televizive - ne Kosove isha autor i dhjetera programeve, disa nga ato ishin cikle televizive disamujore. Me vone kuptova qe njerezit qe me ofruan bashkepunim as qe i kishin pare ndonjehere ato programe. Ndaj me pelqen te besoj se ardhja ime e pare ne “Top Channel” gjate “Albanians Got Talent” ishte dicka qe vetem jeta di ta kurdise: takimi i duhur, ne vend te duhur dhe ne moment te duhur, i dy paleve qe jane te duhur te takohen kurdohere.

Saturday, 26 November 2011

Armendi dhe Aida Perfundimisht Largohen nga "E Diell"...

Largohen Rexhepagiqet nga e “E diell”

Krejt papritur, pa perfunduar kontrata me Top Channel cifti Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku largohen nga spektakli i madh i te dieles ne Top Channel. Sipas burimeve ne Top Channel pas dhjetorit, nje tjeter autor do te marre ne dore spektaklin. Nderkohe, mesohet se spektakli do te vazhdoje me disa ndryshime te rendesishme ne strukture. Mes rubrikave do te zhduken rubrika e intervistes me peshqir e drejtuar nga moderatorja Albana Osmani. Nuk do te jene me as kengetaret, te cilet ne kete menyre dalin pa pune pa perfunduar ende kontraten me Top Channel. Gjithashtu do te hiqet edhe rubrika e gatimit e drejtuar nga Marina Vjollca. Marina do ti bashkohet ne prezantim pjeses se drejtuar nga e motra e saj me e vogel. Mesohet se figura kryesore qe do te drejtoje spektaklin do te jete Xhemi Shehu. Keto ndryshime parashikohen te behen qe ne javen e pare te muajit dhjetor. /bluetooth/nentor 2011/
- - - - - - - - - - - - - - - -

Monday, 14 November 2011

Lorik Cana, Intervista "E Diell" - Nentor 2011 [Video]

Lorik Cana ne emisionin "E Diell"

Intervistuar ne pishine nga Albana Osmani

- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
]]

Sunday, 13 November 2011

Lorik Cana ne Pishine me Albana Osmanin...

Lorik Cana ne pishine me Albanen

Nje rubrike televizive ndryshe nga te tjerat, qe i shtyn personazhet te hyjne ne pishine per hir te formatit te ri te programit “E diell” ne “Top Channel”. Personazhi i radhes, pas disa personazheve VIP, si: Adelina Tahiri, Ingrid Gjoni, Arjan Konomi, Robert Aliaj etj., kesaj here pritet te jete futbollisti me fame, Lorik Cana. Ne rubriken e Albana Osmanit ne pishine, presim te na rrefehet djali simpatik Cana, i cili nuk do te futet ne pishine si ish-e dashura e tij Adelina Tahiri, e cila u shfaq me rroba plazhi, por do te jape intervisten, i veshur me nje rodbeshamber blu. Albana ka postuar kete foto ne profilin e saj ne Facebook, ku njofton se se shpejti i intervistuari i saj ne nje moment intim eshte i preferuari i shume vajzave, pikerisht Cana. Edhe pse karriera e Canes e shperndare mes Frances (PSG-ja dhe Marseja), Anglise (Sanderlend) dhe Turqise bashke me pagesen e larte qe merr tek Lacio (1,7 milione euro) ka qene e diskutuar se fundi, duke e komentuar se mungojne provat pozitive te lojtarit, ne kete interviste me shume sesa per futbollin, ai pritet te rrefeje per boten e tij te brendshme shpirterore. Keshtu, te gjitha vajzat qe e adhurojne, do te kene mundesi te zbulojne se nese pas pamjes se bukur te futbollistit fshihet nje djale rebel apo i ndjeshem. /panorama/nentor 2011/

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online