All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Eda Zari. Show all posts
Showing posts with label Eda Zari. Show all posts

Sunday, 24 March 2013

Eda Zari kthehet ne Tirane, pas akuzave te nenes per vjedhje te pasurise familjare...

Eda Zari
Eda Zari ne Tirane pas akuzave te nenes per vjedhje: Beteje me mullinjte e eres

Natyrisht qe per nje artiste te njohur si Eda Zari, nje deklarate e tille e bere pikerisht nga nena e saj per vjedhjen e pronave te familjes, pikerisht te dy shtepive me ane te falsifikimit te dokumenteve, do te bente buje. Menjehere pas kesaj deklarate qe ka shkaktuar shume reagime ne publik pas botimit javen e kaluar ne gazeten “Panorama”, kengetarja ka marre avionin dhe ka udhetuar drejt Tiranes, nga Gjermania ku jeton me bashkeshortin gjerman dhe dy djemte, te madhin 18 vjec dhe te voglin 4 vjec. Edhe pse ka ardhur ne Tirane, nga burimet tona kemi mesuar se nuk e ka shkuar ta vizitoje nenen e saj ne shtepi, duke e vertetuar faktin qe mes tyre ka ndodhur nje kontradikte e forte.

Saturday, 23 March 2013

Revista PANORAMA PLUS - 23 Mars 2013

Revista PANORAMA PLUS, 23 Mars 2013
  • Silva Gunbardhi, behet milionere me klikimet ne Youtube. Per dy muaj, kenga "Te ka lali shpirt" mbledh mbi 11 milione klikime.
  • Eda Zari vjen ne Tirane pas denoncimit te nenes se saj per vjedhje pronash
  • Luran Ahmeti, aktori shqiptar pjese e serialit "Sulejmani i Madherishem"
  • Big Brother; Eldora, vajza talasemike ne "BB" per cmimin e madh, aq sa kushton operacioni
  • Flet Valon Shehu: Vigani i ka provuar te gjitha, prisni supriza. 
  • Pas "Big Brother", Arsimi ne festivalet e filmave ne Verakruz, Berlin e Kanes
  • Fansat kunder gruas se Marselinit: A do ta falte ty yt shoq prostitucionin?
  • Xhimi nxit moshataret e tij: "Jeta fillon 40 vjec, ndaj me votoni mua"
  • Ermela, vrer kunder Anaidit: Llafazan dhe jep shembull te keq

Monday, 18 March 2013

E ema e Eda Zarit, akuzon te bijen per vjedhje te pasurise familjare...

Eda Zari
Zhane Zari akuzon te bijen per falsifikim dokumentesh ne marrjen e pronave te familjes, ku pjesetare jane edhe femijet e tjere

E ema e Eda Zarit: Si na e vodhi vajza me dokumente false te gjithe pasurine

Behet fjale per nje apartament ne Durres dhe nje dyqan 64 metra katrore ne lagjen “21 Dhjetori” ne Tirane. ..Te gjitha faturat u paguan nga im shoq, Ismaili, kur ishte gjalle, ndersa kestin e fundit te shtepise e pagoi Eda. Para 1 muaji, kur hapa dokumentet e shtepise, pashe qe ajo me shkrim dore kishte shtuar emrin e saj Eda, para Ismail Zari, qe eshte babai i saj, i cili kishte blere shtepine.

Sunday, 17 March 2013

Revista PANORAMA PLUS - 16 Mars 2013

Revista PANORAMA PLUS, 16 Mars 2013
  • DJ Blunt ndahet nga e dashura. Shkak behet xhelozia per Sheilen, fituesen e "X Factor"
  • Rrefen e ema e kengetares: Si na e vodhi Eda Zari gjithe pasurine! Zhane Zari akuzon te bijen per falsifikim dokumentesh ne marrjen e pronave te familjes, ku pjesetare jane edhe femijet e tjere.
  • Qetsori per "BB6": Si i shoh banoret, biseksualja dhe fituesi sipas meje. Ish-fituesi i "BB" i hyn televizionit: Do jem moderator i nje programi mengjesi, me ofruan page te majme. Marselini me duket thjesht i keq, Anaidi e ha buken kot aty.
  • Paparazzi; 8 Marsi i shfrenuar i femrave ne Tirane, fotot komplet nudo
  • Ergysi i BB4: Me shkodranen qe merret me politike, Anaidi sillej si i fejuar. Ish-konkurrent ne "BB4" dhe mik i Anaidit, ai rrefen se si e njeh ate. Ergysi: Si e kam pare une Anaidin ne marredhenie me femra
  • Flet motra e Arsimit, Arberesha: Ai eshte talent ne gjuhe te huaja dhe shume xhentil
  • Iliri, djali i fiksuar pas biondeve

Saturday, 28 July 2012

Revista BLUETOOTH - 28 Korrik 2012

Revista Bluetooth, 28 Korrik 2012
  • Rezarta Shkurta pushon ne nje plazh nudistesh ne Ibiza. Fotot e pushimeve ne vendin ekzotik.
  • Emiliano i Gentes, ne arrest shtepiak. Zbulohet aksidenti qe e mban te "ngujuar" djaloshin
  • Rosela Gjylbegu: Eshte kenaqesi te kesh fans ambasadorin Arvizu. Bashkepunimi me "Threedots", nje kenge per gjene me te cmuar qe kemi, dashurine. Ne pune jam serioze, s'kam marre komente per kengen. 
  • Fotot: Vajzat VIP ne plazh.
  • Vezhgim: VIP-at sic nuk do donin te ishin. Fotot e shkujdesura te personazheve ne koncerte.
  • Aksidentohet deputetja Luiza Xhuvani
  • Rozana Radi si shqiponje
  • Besniku i NRG Band: Ne shtator shpallem i pafajshem!
  • Ditmir Bushati behet baba per here te dyte
  • Ministri Ruli shtremberon fytyren
  • Edona Llalloshi feston 1-vjetorin e se bijes.

Thursday, 15 March 2012

Eda Zari inspirohet nga dashuria...

Eda Zari: Frymezohem nga dashuria, me merr malli thjesht per nje perqafim

Jo shume e njihnin Eda Zarin, shqiptaren e famshme qe luante nje muzike kaq unike ne skenat e huaja. Ajo erdhi me “Toka Incognita”, nje porte qe Eda Zari e hapi me finesen dhe thjeshtesine e nje artisti, duke perfshire ne nje atmosfere emocionuese publikun kryeqytetas. Kjo ishte vetem pak muaj me pare, nje mbremje vjeshte, shija e se ciles te publiku qe ishte ne salle eshte ende e fresket. E larguar nga Shqiperia qe 17 vjece, Eda Zari kthehet kesaj here jo me muzike, por me nje rrefim per veten e saj. Ikjen nga Shqiperia, dashurine, ndjesine si nene por edhe si grua, te gjitha keto Eda i rrefen ne kete interviste per suplementin “Madame Mapo”. Nje surprize tjeter per ata qe e duan muziken e saj eshte se Eda Zari do te behet pjese e festimeve te 100-vjetorit te Shpalljes se Pavaresise, perkatesisht me nje sere koncertesh te hapur ne vere.

Saturday, 21 January 2012

Eda Zari urren videoklipet e njepasnjeshme...

Eda Zari jo e dhene pas klipeve

Eshte njera nga kengetaret e rralla te skenes muzikore qe nuk i preferon videoklipet, ndonese ne reportorin e saj ka shume kenge dhe shume pak videoklipe.

Ajo nuk e sheh te arsyeshme qe te shpenzoj kot ne videoklipe, mbase sic potencon edhe vet ajo me mire eshte te realizohet nje kenge e mirefillte se sa te punohet nje klip me nje cmim mjafte te larte.

“Tash per tash i urrej videoklipet e njepasnjeshme. Nuk mund te prezantohet vetem me nje klip artisti dhe qe per nje kohe te gjate mos te realizoj ndonje kenge. Me duket se njerezit jane ngopur duke shikuar videoklipe te ndryshme dhe te stermbushura nga televizionet tona.

Jane konsumuar te gjitha dhe tani me duket se po e teprojne me lloj – lloj skene videoklipesh. Kam respekt per te gjithe koleget e mi, por e kane tepruar me keto spote”, ka thene ajo per “Zeri’.

Sunday, 30 October 2011

Eda Zari, Intervista "Zeri" - Tetor 2011

photo by avni selmani
Eda: Kosova si shtepia ime

Kengetarja e muzikes xhaz, Eda Zari, eshte deshmuar te jete shume e adhuruar ne Kosove. Ajo mbreme mbajti koncertin e saj ne Amfiteatrin e Shkolles Amerikane te Kosoves ne Prishtine ne te cilen thote se kaloi shume bukur. Ne Prishtine, Zari me bendin e saj vjen vetem disa dite pas premieres se albumit “Toka e panjohur” ne Teatrin e Operes dhe te Baletit ne Tirane.

Ajo dhe grupi i saj deshirojne te marrin miratimin e publikut shqiptar para se te dalin ne nje turne neper Evrope. Pas Tiranes dhe Prishtines, gershetimi i muzikes tradicionale shqiptare me xhaz do te shetise neper Evrope, duke filluar nga janari i vitit qe vjen. Per me shume rreth ketij projekti muzikor dhe me gjere flet Eda per “Zeri-n”.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online