All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Edona Llalloshi. Show all posts
Showing posts with label Edona Llalloshi. Show all posts

Friday, 8 March 2013

8 Marsi i veçante i nenave VIP

“E tërë ajo që është e bukur te njeriu është krijuar prej rrezeve të diellit dhe prej qumështit të nënës dhe kjo na mbush me dashuri për jetë”. Kështu shkruante dikur shkrimtari i madh, Maksim Gorki.

Por, megjithëse në vendin tonë vazhdohet ende të ketë pikëpyetje a është festë e femrës në përgjithësi, apo e vetëm e nënës, një gjë është e sigurt se gjinia femërore në këtë festë respektohet si asnjë ditë tjetër.

Por, ne u interesuam të dinim se cili 8 Mars mbahet mend më shumë nga disa artiste të skenës, të cilat e festojnë edhe vetë këtë festë, pasi janë jo vetëm të suksesshme, por edhe nëna të devotshme.


Edona Llalloshi: “Çdo 8 Mars ne motrat mblidhemi dhe duke e ditur shijen e nënës sonë i bëjmë një dhuratë për këtë festë, por mua gjithmonë në këtë festë më bie të këndoj. Ndërsa për mua si nënë është viti i dytë që e festoj, ndërsa është bashkëshorti im që kujdeset për mua. Mund t’i veçoj këto dy vitet e fundit të kësaj feste, duke e ditur që e festoj edhe unë si një nënë. Ndërsa, në këtë 8 Mars do të këndoj në Ferizaj”.

Sunday, 24 February 2013

Edona Llalloshi: Nuk ua ve veshin fjaleve te keqija

Pas lindjes së Doas, vajzës së saj, ajo kohën e menaxhon më ndryshe. Këngëtarja ka kaluar një vit që ka fituar një tjetër titull fisnik atë të nënës.

Edona Llalloshi ka rrëfyer për gazetën ‘Kosova Sot’ se është e lumtur që ka pranuar të këndojë një këngë të krijuar nga të rinjtë. Ndërsa nuk ka pasur ndonjë surprizë shumë të madhe për Festën e të dashuruarve.

Thjesht e kanë kaluar në një darkë familjarë në një restorant të qetë në Prishtinë. Por, çfarë ka dhënë ajo si personazh publik në këtë përvjetor të pestë të shtetit të Kosovës? E mësoni gjatë leximit të intervistës.

“Kosova Sot”: Kishe frikë të këndosh një këngë të krijuar nga të rinjtë?

Edona Llalloshi: Jo aspak, ku ta kem fatin të kem një këngë të mirë. Të rinjtë kohëve të fundit po bëjnë këngë shumë të mira, kënga ime e fundit  ‘Le t"folin’ është punuar nga ‘Rock sity’.

Monday, 18 February 2013

Emocionet dhe lotet e artisteve para 5 vjetesh

Të ftohtët e 17 shkurtit të 2008-s për të gjithë shqiptarët e sidomos për ata që jetonin në Kosovë nuk është ndier, pasi gëzimi për shpalljen e shtetit më të ri ka bërë që e diela para pesë vjetëve të jetë dita më e paharruar për ta.

Por, edhe personazhet publike tregojmë me emocion se ku ishin dhe si e pritën shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Ja sesi e kujtojnë ata atë ditë:

Leonora Jakupi: Kam qenë në atë datë në një manifestim në Drenicë, në Skenderaj e më pas po dëgjonin në makinë me nënën dhe familjen time deklaratën e shpalljes së pavarësisë direkt nga Parlamenti. Kemi qarë të gjithë që ishim aty, më shumë nëna. Përjetim emocionues shumë.

Gena: Po më kujtohet, kam qenë në një mbrëmje duke kënduar dhe si gjithmonë shpallja e pavarësisë festohet në maksimum nga të gjithë, ashtu dhe nga unë.

Artistet shqiptare me dy flamuj

Kosova tashmë ka pesë vjet që e ka simbolin e vet, edhe kur i referohet flamurit të një shteti.

Por sa po mësohen më këtë flamur VIP-at dhe a kanë ata vetëm një flamur kuqezi apo edhe flamurin e Kosovës.

Dikush thotë se flamuri kombëtar është i pazëvendësueshëm, e dikush tjetër thotë që po mësohen edhe me flamurin tonë. Për më tej, artistët janë rrëfyer për gazetën tonë.

Gena: Po i kam të 2 flamujt, madje m’i kanë dhuruar fansat nëpër koncerte dhe për këtë arsye i mbaj, sepse kanë vlerë të dyfishtë për mua.... Një, sepse është flamuri i vendit tim dhe jam krenar për të dhe tjetra sepse janë dhuratë nga fansat e mi që dhe kjo ka vlerë të veçantë për mua.

Monday, 31 December 2012

ALBA FLASH NEWS: 31 Dhjetor 2012

C'ka po shkruhet dhe c'ka po flitet kete jave
  • Rita Ora fiton cmimin "Best Newcomer" ne kuader te cmimeve vjetore "Bizzare Awards" qe ndahen nga tabloidi anglez "The Sun"
  • Ermal Fejzullahu rikthehet me klipin e ri "Digje Sonte" punuar nga produksioni "Focus Production"
  • Blero dhe Adrian Gaxha paralajmerojne nje bashkepunim se bashku
  • Edona Llalloshi ne pergaditje te nje klipi te ri qe do realizohet nga EMF Creative
  • Lori pergenjeshtron lajmin se ka pasur sherr me kengetaren Adelina Tahiri, te cilen ajo e konsideron shoqe te mire.
  • Miriam Cani reagon ndaj kritikave negative te shqiptareve per artistet shqiptare dhe boteror
  • Rita Ora me gjithe familjen ne Dubai per festat e fundvitit. Mesohet se do te performoj ne njeren nga resortet luksoze te Dubait ne naten e Vitit te Ri.

Monday, 10 December 2012

ALBA FLASH NEWS: 10 Dhjetor 2012

C'ka po shkruhet dhe c'ka po flitet kete jave
  • Bleona Qereti reagon ne facebook per lajmin se ka refuzuar dreken me Rita Oren dhe e klasifikon si lajm te rreme!
  • Rita Ora paralajmeron turin e saj britanik "Radioactive" qe fillon me 28 janar
  • Rob Kardashian akuzon Riten per tradhti. Rita nuk i eshte pergjigjur akuzave. Por, me vone ai poston se asnjehere nuk ka permendur emrin e Rita Ores dhe se ai respekton femrat!
  • Festivali i RTSH nise me 20 dhjetor!
  • Gjyste Vulaj zgjedhe Ameriken per te lindur djalin
  • Zanfina Ismajli xhiron klipin "Te kerkoj"

Friday, 7 December 2012

60 Sekonda me Edona Llalloshin [VIDEO]

E njohur per modestine e saj, veshjen jo ekstravagante dhe muziken e bukur qe kultivon, kengetarja Edona Llalloshi, ne nje interviste te shkurter prej 60 sekondash per emisionin "Prive" ka zbuluar disa gjera interesante per veten.

Sic dihet, ajo eshte nene e nje vajze te bukur me emrin Doa, dhe pikerisht ajo eshte gjeja me e mire ne jeten e saj. Eshte besimtare e madhe ne zot dhe nuk pelqen as dyfytyresine e as egoizmin. E sakte sa i perket kohes, urren tek vetja vesin e pastertise gjersa shume pak kohe kalon duke u rregulluar para pasqyres.

Keni kujdes, ajo nervozohet shpejt dhe nganjehere ne stres e kall edhe duhanin. Nuk ia ka friken te kendoj live, pasi ajo jeton me te kenduarit live. Adi Krasta eshte emri i prezantuesit shqiptar qe ajo pelqen me shume dhe per me teper, ndiqni videon me poshte:



Saturday, 28 July 2012

Revista BLUETOOTH - 28 Korrik 2012

Revista Bluetooth, 28 Korrik 2012
  • Rezarta Shkurta pushon ne nje plazh nudistesh ne Ibiza. Fotot e pushimeve ne vendin ekzotik.
  • Emiliano i Gentes, ne arrest shtepiak. Zbulohet aksidenti qe e mban te "ngujuar" djaloshin
  • Rosela Gjylbegu: Eshte kenaqesi te kesh fans ambasadorin Arvizu. Bashkepunimi me "Threedots", nje kenge per gjene me te cmuar qe kemi, dashurine. Ne pune jam serioze, s'kam marre komente per kengen. 
  • Fotot: Vajzat VIP ne plazh.
  • Vezhgim: VIP-at sic nuk do donin te ishin. Fotot e shkujdesura te personazheve ne koncerte.
  • Aksidentohet deputetja Luiza Xhuvani
  • Rozana Radi si shqiponje
  • Besniku i NRG Band: Ne shtator shpallem i pafajshem!
  • Ditmir Bushati behet baba per here te dyte
  • Ministri Ruli shtremberon fytyren
  • Edona Llalloshi feston 1-vjetorin e se bijes.

Wednesday, 25 July 2012

Edona Llalloshi e feston 1-vjetorin e Doas

Me një luk të modës, me balluke dhe më ngjyrë kafeje të flokëve, e me një fustan të bardhë e të thjeshtë.

Kështu shihet në këtë foto këngëtarja Edona Llalloshi është shumë e lumtur pasi po e feston njëvjetorin e vajzës së saj Doas, dhe e ka në krah atë së bashkë më bashkëshortin dhe para një torte enkas për vogëlushen e saj.

Këngëtarja Edona Llalloshi shumë shpejt do ta sjellë një këngë verore të bukur së bashku me një video, ndërsa megjithëse e përkushtuar shumë ndaj rritjes së lumtur të Doas, ajo është e ftuar në shumë koncerte verore, duke mos u munguar adhuruesve të saj edhe në këto ditë të nxehta./Maksim Gjokaj/.KOSOVA SOT/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Edona Llalloshi celebrates first anniversary Doas

Wednesday, 30 May 2012

Edona Llalloshi, kete vere me projekte te reja...

Edona vjen me projektet e radhes

Ka kaluar pak kohe qe kur kengetarja Edona Llalloshi lansoi ne treg kengen dhe videoklipin e ri, te quajtur “E vertete” e cila kenge u mireprit mjafte shume ne publik. Mirepo nuk ka mbetur me kaq, Edona na bene te ditur se ka nisur punen edhe per disa kenge e klipe te reja, te cilat do ti lansoj gjate periudhes se veres.

“Jam ne pergatitje te disa projekteve te reja te cilat besoj se do te pelqehen ne publik. Uroj qe edhe kete sezon vere ta kaloj sa me mire me adhuruesit e mi kudo qe jane brenda dhe jashte vendit”, ka thene ajo per “Zeri’.

Videoklipet e fundit Edona i ka pergatitur me produksionin “Emf Creative”, dhe po ashtu edhe ne te ardhmen planifikon qe videoklipet e reja ti realizoj po me kete produksion. /kastriote bajrami/zeri/

Saturday, 18 February 2012

Ku e priten Festen e Pavaresise artistet shqiptare?

Si zakonisht, edhe këtë festë artistët shqiptarë kanë qenë duke kënduar. Kështu, 4-vjetori i Pavarësisë së Kosovës është festuar dhe madje vazhdon ende të festohet edhe në këtë fundjavë, sidomos për shqiptarët që jetojnë në diasporë.

Dikush më 17 Shkurt kishte qenë i ftuar nëpër ambiente muzikë në Kosovë, e sidomos kryeqyteti i kësaj festë ishte vetë Prishtina, ku shumica e zërave më me emër shqiptarë kanë performuar mbrëmë.

Ndërsa, kënga që është kënduar më së shumti në këtë natë dhe që pritet të këndohet edhe në organizime të tjera të kësaj feste është “Xhamadani vija-vija”, e quajtur si me të drejtë kolona zanore e festave më të mira shqiptare.

Në Gjermani, në Zvicër, në Austri...

E nisim me gjininë e bukur, me femrat artiste, se ku ishin apo ku do të jenë edhe në këtë fundjavë për të kënduar për 4-vjetorin e Pavarësisë. Kontaktuam me këngëtaren shumë të kërkuar, Rovena Stefa, dhe ajo na tregoi se mbrëmë ka kënduar në një restorant në dalje të kryeqytetit në Sllatinë, ku si zakonisht atmosfera ka qenë shumë e zjarrtë, ndërsa sot ajo është nisur për në Gjermani, ku do të këndojë për këtë festë të madhe.

Thursday, 16 February 2012

Shen Valentini per disa VIP-a jo edhe aq i rendesishem...

Shen Valentini, jo i rendesishem per disa VIP-a

Shen Valentini ka nje te kaluar prej 2000 vjetesh, qe neper shekuj eshte festuar ne tradita te ndryshme. Ndonese kjo feste viteve te fundit ka ngjallur interes te ne shqiptaret e Kosoves, te cilet vite me pare nuk e kemi festuar.

Mirepo, me kalimin e kohes, duke u evropianizuar gradualisht ka lindur deshira dhe simpatia ndaj kesaj feste. Tani per nje pjese te madhe te njerezve dita e Shen Valentinit mbetet si festa me e dashur e sidomos per ata qe jane te dashuruar.

Ndersa sa u perket personaliteteve publike, gjegjesisht vipa-ve tane per dallim nga vitet e kaluara kjo feste kete vit si duket nuk eshte e rendesishme per ta, ndoshta per faktin se vendin e ka kapluar nje situate e veshtire klimatike.

Thursday, 9 February 2012

Moti i keq pengon realizimin e klipit te Edona Llalloshit

Këngëtarja e cila është më  e lumtur se kurrë në jetën familjare, pasi është bërë nënë, dhe Doa e saj po rritet, sic e shihni dhe në foto, nuk don të ndalet në muzikë. Ajo në programin “Top Koha Music” të prezantueses simpatike Albba Morina, ka treguar se është rikthyer punës, dhe po mendon për një video të një këngë të re, por që koha dhe bora e ka penguar.

Videoja do të xhirohet sërisht nga produksioni kosovar “EMF Creative’. Ndërsa Edona ka rrëfyer në këtë program se nuk do të ketë album të ri, për arsye se një gjë e tillë nuk është e kohës, dhe nuk sjell përfitime, por do të realizojë vetëm këngë dhe video të reja./Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Bad weather hampers the realization of the clip to Edona Llalloshi

The singer who is happier than ever in family life, as has become a mother, and its DOA is growing as we see in the picture, do not stop the music. It is in the "Top Music Time" of Albba Morina charming presenter, has shown that it is back at work, and is considering a video of a new song, but that time and snow prevented.

The video will be shot again from Kosovar production "EMF Creative '. While Edona narrated in this program that there will be no new album, because such a thing is not the time, and no benefits, but will only perform new songs and videos./Albavipnews/

Monday, 23 January 2012

Kur Viti i Ri i Artisteve kthehet ne biznes!

35 euro nje artist duhet te pagonte ne kete mbremje?!

Ka ardhur viti i ri 2012, normalisht siç vjen në tërë botën, por dhe viti i ri kinez sapo ka kaluar, ndërsa Viti i Ri për artistët nga Kosova ka qenë në mbrëmjen e 22 janarit. Një traditë kjo e përvitshme, kur organizatori i fton artistët që të argëtohen në një mbrëmje muzikore. Por, këtë herë munguan shumë artistë.

A e dini pse? Sepse këtë vit një pjesë e artistëve që dëshironin të merrnin pjesë është dashur që ta paguanin shumën prej 35 eurove, gjë që s’e kanë parë të arsyeshme. Disa artistëve që nuk donin t’i përmendnim me emrat, u është dukur e padrejtë dhe jonormale një gjë e tillë, aq më tepër kur disa kishin ftesa dhe nuk paguanin, e një artiste apo artist me emër duhet t’i shkojë pas një bilete me këtë çmim.

Edona Llalloshi feston vitin e ri artistik me bashkeshortin

Ku eshte Doa?

Këngëtarja që vitin  e kaluar u bë nënë, Edona Llalloshi, ka qenë të dielën në mbrëmje e ftuar përkrah bashkëshortit të saj, Gazmendit në “Vitin e Ri Artistik” që u organizua në Prishtinë. Ndoshta kanë dashur që të rrinë pak larg vajzës së tyre dhe të argëtohen me ata pak artistë që ishin mbledhur në këtë mbrëmje, por nuk e besojnë që mami Edona nuk e ka pasur mendjen te Doa e saj që e ka lënë vetëm.

Flitet se kjo martesë është shumë e lumtur, falë tashmë edhe gëzimit që i solli ciftit fëmijën e tyre të parë dhe ne urojmë të jetë kështu gjithmonë për këngëtaren./Maksim Gjokaj/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Edona Llalloshi artistic feston new year with husband

Sunday, 1 January 2012

Këngëtaret që u bënë nëna në vitin 2011

Vitin që po e lëmë pas, përveç martesave, në mesin e yjeve trend ishte edhe të bërit prind.

Ndër të parat që lindën këtë vit ishte Edona Llalloshi. Këngëtarja kosovare, e cila është e martuar me biznesmenin nga Peja, Gazi Haxhifejzullahin, këtë vit është bërë nënë për herë të parë, pasi solli në jetë djalin Doan.

Për të parën herë prind u bë edhe këngëtarja nga Shqipëria,Inis Gjoni. Ajo solli në jetë një vajzë që e pagëzoi me emrin Coco Antonel. Megjithatë, viti që po lëmë prapa nuk ishte edhe aq i këndshëm për Inisin, pasi dy muaj para se të linde, iu vra burri në Tiranë.

Edhe Aurela Gaçe u bë nënë për të parën herë, pasi në nëntor të vitit 2011 solli në jetë vajzën e saj të cilën e pagëzoi me emrin Grace. Fatin e njëjtë e pati edhe Vikena Kamenica, e cila lindi vajzën Krista.

Pas gjithë këtyre vajzave, këngëtarja nga Shqipëria, Jonida Maliqi, javën e kaluar solli në jetë një djalë. Ajo së bashku me burrin e saj e pagëzuan vogëlushin me emrin Dan.

Thursday, 8 December 2011

Edona Llalloshi Lanson Dy Kenge te Reja per Vitin e Ri...

Edona se shpejti me dy kenge te reja

Edhe pse e angazhuar me vajzen e saj, Edona Llalloshi arrin te gjeje kohe edhe per muzike.

Kengetarja kosovare tashme ka nisur punen ne dy kenge te reja te cilat do t’i lansoje gjate programeve te Vitit te Ri.

“Kam planifikuar qe adhuruesve te mi t’iu sjell edhe disa projekte te reja per festat e fundvitit. Njera kenge do te shoqerohet edhe me videoklip, te cilin do ta pergatis me produksionin ‘EMF Creativ’”, ka thene ajo. /telegrafi/dhjetor 2011/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Edona soon with two new songs
Although committed to her daughter, Edona Llalloshi also finds time for music.
Kosovar singer has already started work on two new songs which will launch in New Year programs.
"I plan to bring my fans some new projects for the holidays. One song will be accompanied by video clip, which will prepare with production 'Creative EMF,' "she said.
]]

Saturday, 26 November 2011

Rikthim i Fuqishem i Edona Llalloshit ne Skenen Muzikore...

Edona i kthehet fuqishem muzikes

Ka disa muaj qe kengetarja e skenes sone, Edona Llalloshi, eshte duke punuar maksimalisht ne profesionin e saj te kenges. Pervec projekteve te reja me kenge dhe videoklipe, ajo tani do te jete aktive edhe ne disa koncerte qe organizohen per festat e fundvitit.

Vlen te ceket festa e 28 Nentorit - Dites se Flamurit, ku Edona ka vendosur qe kete feste ta kaloje me llapjanet, ne pab-in “Café 1” ne Podujeve. Ndersa per fundvit thote se do te kete disa risi me te cilet publiku do te informohet me kohe.

“Per mua cdo feste ka rendesine e vet, e posacerisht 28 Nentori qe kuptohet rendesia e saj. Uroj qe kete feste ta kaloj sa me mire me adhuruesit e mi ne Podujeve. Natyrisht se tani kam nisur edhe pergatitjet per programet festive te Vitit te Ri dhe shpresoj qe do t’iu pelqeje adhuruesve te mi”, ka thene ajo per “Zerin”.

Saturday, 22 October 2011

Edona i Kthehet Kenges ...

Edona Llalloshi i rikthehet kenges pasi u be nene

“Femija eshte deshire e seciles femer dhe enderr qe e deshiron me shpirt secila. Edhe per mua kjo eshte njera nder deshirat me te medha qe Zoti ma ka plotesuar. Ne momentin kur kuptova se do te kem femije, ka qene momenti me i bukur qe kam perjetuar ndonjehere. Thjesht eshte e pamundur te pershkruhet me fjale, ate vetem mund ta ndiesh, ta perjetosh”. Shume e emocionuar eshte rrefyer ne nje nga intervistat e fundit kengetarja Edona Llalloshi, pasi ka sjelle ne jete vajzen e saj Doa. “Mua adhuruesit mund te me gjejne ne mbremje rinore, koncerte, ne valet e radios dhe ne ekranin e TV-se. Kur jam jashte ketyre, ambienti im me i pelqyer eshte shtepia. Gjate tere kohes dua te jem me familjen. Sa u perket kengeve te mia se a kane te bejne me jeten time private, me duhet t’i pyes autoret e teksteve, sepse ajo eshte bota e tyre dhe une ua besoj”. Ajo tregon se qe nga fillimi, punen e saj muzikore e ka menaxhuar Rrahman Llalloshi (babai i saj), per te cilin thote se ka qene dhe eshte shume i suksesshem.

Saturday, 25 June 2011

Edona ne Photoshoot Si Shtatzene...

Para lindjes, Edona Llalloshi realizon fotosesion profesional si shtatzene

I kane ngelur dhe shume pak jave qe kengetarja e njohur Edona Llalloshi te behet nene dhe te sjelle ne jete vajzen e saj te pare nga lidhja me biznesmenin e njohur Gazmend Haxhifejzullahu, duke iu bashkengjitur keshtu listes se gjate te femrave VIP, te cilat jane bere nena. Ajo, se bashku me Gazmendin, tashme jane vendosur ne vilen e tyre te re ne Prishtine dhe po bejne pergatitjet e fundit per pritjen e bebit te vogel, duke menduar dhe nje emer te bukur per te. Krahas ketyre aktiviteteve, Edona ka dashur qe te kete si kujtim te shtatzenise, nje set me fotografi profesionale, te cilat i ka realizuar vellai i saj, Miloti. E veshur me disa fustane elegante ngjyre te kalter dhe roze tipike per shtatzena, Edona ka pozuar edhe me bashkeshortin e saj, Gazin. Sigurisht qe keto foto do t’i ngelin kengetares si kujtim i bukur nga shtatzenia e pare me baba biznesmenin e njohur, me te cilin ishin njohur rastesisht permes shoqerise dhe kishin vendosur te fejoheshin e me pas edhe te martohen, pasi kengetarja

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online