All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Edona Memini. Show all posts
Showing posts with label Edona Memini. Show all posts

Tuesday, 7 May 2013

Po vjen nata finale e ÇM7

Shumë shpejt në ekranin e televizionit më të madh muzikor në Kosovë, Zico TV ne HD do të vijë nata finale e festivalit “Celësi Muzikor 7”.

Shumë të ftuar special por mbi të gjithë plot cmime për këngët më të mira.

Tashmë janë shpallur edhe nominimet ku mund ti lexoni më poshtë.

NOMINIMET
Best NEË ARTIST
Stelina - Gjejeni, tregoni
Petro - Përse
Salo - Ti

Friday, 22 March 2013

Celesi Muzikor 7 po vjen (Video-Promo)

Besoj se e keni parë spotin ku paralajmëron ardhjen e Festivalit më të madh në Kosovë, ‘Celësi Muzikor’,  në edicionin e shtatë të tij.

Tashmë organizatorët janë duke u marrë me përgaditjet e fundit dhe duke dëgjuar këngët e shumta që janë paraqitur edhe këtë vit nga shumë artistë të rinj dhe me emër, të muzikës moderne dhe asaj popullore.

Ndërsa ky festival vazhdon të presë edhe për pak ditë këngët tuaja për konkurim , deri me datën 8 prill në e-mail adresën : festivali@zicotv.net.

Sipas disa informacioneve tona, ka shumë emra dhe të rinj të cilët edhe këtë vit zgjedhin këtë festival për të promovuar këngën e tyre të re.Do të jenë disa netë garuese gjatë muajit prill dhe maj, dhe më pas nata finale me plot çmime dhe të ftuar.

Friday, 19 October 2012

Ryva Kajtazi ishte e ftuar ne ZHSHA 2012

Në një të përditshme kosovare ishte shkruar se këngëtarja Ryva Kajtazi nuk kishte marrë asnjë ftesë për të qenë në spektaklin Zhurma Show Awards 2012, që sipas mendimit të këngëtares ajo ishte nominuar dhe miqtë e saj i kishin treguar.

Por në kontaktin se sa e vërtëtë është se nuk është ftuar këngëtarja Kajtazi, e cila vitin e kaluar u nderua me dy cmime nga ky event, me organizatorët, ata na treguan se aspak nuk është e vërtetë, dhe se Ryva po gënjen.

Ajo është ftuar dhe jo vetëm një herë por disa herë nga drejtoresha artistike e këtij eventi, por edhe ka qenë e përzgjedhur që të këndonte në një kolazh muzikor në ZHSHA 2012, por e ka refuzuar sipas saj se ka disa punë, dhe se në natën e 15 tetorit do të ishte në Zvicër.

Por ajo në natën e së hënës është parë në after party, ku kishte ardhur për të uruar Labin e RTV21 pasi ai festonte me një grup të tij ditëlindjen. Ndërsa spektaklin e nderuan emrat e njohur të muzikës shqiptare, por pa harruar edhe emrat e rinj të cilët si gjithmonë përkrahen nga Zhurma Show./Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Ryva Kajtazi was invited to ZHSHA 2012

Friday, 1 June 2012

“Baba Tarabuka” e fiton çmimin radiofonik ne “CM6”

Edhe këtë vit radio më atraktive në vend “Top Kosova Radio” ka ndarë çmimin radiofonik në “Çelësin Muzikor 6”.

Këtë herë ishte menduar më bukur, ky çmim do t’i dorëzohej grupit “Baba Tarabuka dhe DJ Benity” nga super-stari për fëmijë Roderika Ukelli, e cila u ka uruar fat djemve për këtë këngë të bukur.

Ndërsa Roderika vinte në këtë ndarje çmimesh, pasi që vetë kishte fituar çmimin e madh në Festivalin Mbarëkombëtar për Fëmijë “Ylberi” në Shkup me këngën “Eriku”./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
"Baba Tarabuka" wins radio prize in "CM6"

Even this year's most attractive country radio "Top Radio Kosova" awarded the radio in "Musical Key 6". This time it was thought beautiful, this award will be handed the "Father and DJ Tarabuka Benity" by super-Stari Ukelli children Roderick, who wished the boys luck for this beautiful song.

While Roderick was in this division awards, as himself had won the grand prize at Nationwide Children's Festival "Rainbow" in Skopje with the song "Eric". / Maxim Gjokaj / Kosova Sot /

Tuesday, 29 May 2012

Sonte nata finale e “Çelesit Muzikor 6”

Është menduar një shou i madh në natën finale të festivalit “Çelësi Muzikor 6”, i cili do të mbahet sonte me 30 maj, në orën 21:00 në ‘Zipp Club’ në Prishtinë dhe më pas transmetohet nga RTV21 dhe Zico TV.

Pas 5 netëve garuese, sonte ndahen çmimet të cilat vijnë nga nominimet e rrymave të ndryshme muzikore. Emrat si Zajmina Vasjari, Gold Ag, Hekuran Krasniqi, Farush Azemi, Fjolla Morina, Shkenda, Baboo Tarabuka etj. presin me emocione ndonjë çmim.

Por finalja e këtij festivali do të ketë edhe të ftuar specialë, të cilët janë fituesit e vitit të kaluar këngëtarja atraktive Gjyste Vulaj dhe Berkan Ahmeti, ndërsa nga Zvicra vjen një kërcimtar shumë i njohur, Ludovic Karrica.

Përveç shumë çmimeve që do të jepen, edhe këtë vit radio më atraktive në vend Top Kosova Radio do të ndajë çmimin radiofonik./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Tonight the final night of "Musical Key 6"

It meant a great show on the final night of the festival "Musical Key 6", which will be held tonight at 21:00 in 'Zipp Club' in Pristina and then transmitted by RTV21 and Zico TV. After 5 nights of racing, prices fall tonight that the nominations come from different musical currents.

Friday, 25 May 2012

Shpallen nominimet per naten finale ne "Celesin Muzikor 6"

Gjithcka eshte gati per naten finale te Festivalit te Muzikes Moderne dhe Popullure "Celesi Muzikor' ne edicionin e 6-te te tij.

Finalja e madhe do te ofroje shume spektakel, me te ftuar dhe shume cmime dhe emocione. E merkura po vjen me 30 Maj ora 21:00 ne Zipp Club ne Prishtine dhe ku do te trasmetohet nga RTV21 dhe Zico TV.

Për te votuar për këngët e nominuara ne 'Çelësi Muzikor 6' për favoritin tuaj të nominuar, dërgoni SMS (Kosova dhe Shqipëria) ne nr 55005 me tekst: cm (hapësirë) dhe numri i nominuarit.

Best NEW ARTIST
Ardita Haliti ‘Falma’ (cm 01)
Besnik Peqani - Niki ‘Ik’ (cm 02)
JetmiR ‘Une tboj high’ (cm 03)

Best MALE
Besnik Peqani - Niki ‘Ik’ (cm 05)
JetmiR ‘Une tboj high’ (cm 06)
Rattle ‘Lshoma binen’ (cm 07)

Tuesday, 3 January 2012

Gjyste Vulaj, këngëtarja bombë e festave

Një nga këngëtaret e cila ka qenë më ë kërkuara gjatë festave të fundvitit padyshim që është Gjyste Vulaj. Ajo pasi ka kënduar në Gjermani në natën e ndërrimit të viteve dhe me 1 Janar, me 2 është dashur që të jetë në një restorant super të mbushur me adhurues në Malishevë të Kosovës.

E veshur si një babadimreshë super seksi e shoqëruar gjithmonë me bashkëshortin e saj, orkestruesin e njohur Sokol Vulaj, ajo ka kënduar pa u lodhur në këtë ambient që ishtë shumë familjar dhe tepër i ngrohtë. Por adhuruesit e Gjystes kishin ardhur nga skajet e Kosovës, kishte nga Prizreni, Prishtina, Peja, Shqipëria, por dhe nga diaspora.

Në mesin e kësaj atmosferë që krijoi artistja, ishin të pranishëm dhe Stafi i Tv Zico, prezantuesja simpatike Edona Memini sic po e shihni në këtë foto me këngëtaren, dhe modeli i njohur Francesk Frokaj dhe prezantuesi i Top Kosova Radios. Malisheva atë natë dridhej nga atmosfera shumë e ngrohtë që krijonte këngëtraja atraktive Gjyste Vulaj./MAKSIM GJOKAJ/

Thursday, 6 November 2008

Se Shpejti Spektakli "Zhurma Show"

Zhurma Show

Se shpejti do te mbahet spektakli "Zhurma Show"

Gare per videoklipin me te mire

Kete vit "Zhurma shou" mbush kater vjet qekur ka filluar punen per te bere perzgjedhjen e videoklipit me te mire te vitit. Ky spektakel sivjet do t'i ndaje 33 cmime per kengetare dhe grupe te ndryshme te Kosoves, Maqedonise dhe Shqiperise

Shume shpejt pritet qe te mbahet edicioni i katert i spektaklit, qe tashme eshte bere tradicional "Zhurma shou". Ne kete spektakel, i cili me shume i ngjan nje festivali, ku kengetaret shperblehen per vidoklipet e bera brenda nje viti, kete vit do te ndahen gjithsej 33 cmime te ndryshme. Pa dyshim se cmimet qe me se shumti bien ne sy jane kenga e vitit, albumi i vitit dhe videoklipi i vitit. Kete vit pritet qe konkurrenca te jete e madhe per shkak te numrit te madh te videoklipeve te realizuar brenda ketij viti.

Sikur ne cdo spektakel garues, edhe ketu pritet te kete nje juri, e cila do te beje seleksionimin e kengeve neper kategori te ndryshme. Ende nuk jane bere te ditur emrat e jurise, por kjo pritet te ndodhe ne ditet ne vijim. Kurse organizatori i ketij evenimenti, Zico, per gazeten "Kosova Sot" tha se ata ende jane duke u pergatitur dhe se shume shpejt te gjitha detajet do t'i bejne publike. "Data ende nuk eshte caktuar, mirepo do te mbahet ne fund te nentorit ose ne fillim te dhjetorit. Kenget, albumet dhe videoklipet propozohen nga redaktorja e muzikes se televizionit "ZICO TV", Edona Memini, pastaj bordi i spektaklit ben perzgjedhjet finale per ne konkurrim. Interesimi eshte shume i madh nga kengetaret qe te jene pjese e konkurrimit te ketij spektaklit, por do te hyjne ne konkurrim vetem artistet qe ne vitin 2008 kane treguar vlera te mirefillte", thote Zico. Sipas tij, ky do te jete nje festival qe do t'u dale ne krah vlerave te mirefillta dhe do t'i perkrahe vetem ata kengetare qe vitin 2008 kane prodhuar kenge qe ia vlejne. Kengeve fituese do t'u ndahen cmime speciale, por vlera e tyre nuk behet publike nga organizatori, i cili thote se kete do ta zbuloje ne naten finale. "cdo kenge fituese ne kategorine e vet do te certifikohet, ndersa tri cmimet kryesore te spektaklit do te kene cmime speciale, qe do te publikohen ne naten e mbajtjes se spektaklit", theksoi, nder te tjerat, Zico per gazeten tone. /b.zyberi/kosova sot/05.11.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online