All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Erion BB5. Show all posts
Showing posts with label Erion BB5. Show all posts

Friday, 25 May 2012

Erjoni: Vazhdoj lidhjen me te dashuren ne Greqi

Erjoni, i larguari i fundit nga shtëpia e Big Brother të shtunën e kaluar, deklaroi në emisionin ‘Pasdite në Top Channel’ se do të vazhdojë lidhjen e tij me të dashurën në Greqi, me të cilën është takuar gjatë kësaj jave.

“Shkova në Greqi për të takuar të dashurën, e cila më priti në aeroport. Ishte një takim i ngrohtë dhe sqaruam shumë gjëra. Ishte e mërzitur dhe e prekur nga ato që kanë ndodhur gjatë kohës që nuk jemi takuar”, u shpreh Erjoni.

Sipas tij, vështirësitë e një lidhjeje në distancë sjellin edhe keqkuptime: “Ne kishim 2 muaj e gjysmë para se të fillonte Big Brother që nuk takoheshim. Ishte një lidhje në distancë që ka vështirësitë e veta. Ramë dakord që të vazhdojmë lidhjen, të përpiqemi ta mbajmë gjallë. Unë do të shkoj atje, ajo do të vijë këtu e më pas të shohim.”

Në lidhje me Klaudian, me të cilën Erjoni u puth në shtëpinë e Big Brother, nënvizoi: “Me Klaudian kam vetëm shoqëri dhe për të nuk diskutova shumë me të dashurën. Ajo ishte e mërzitur për këtë episod, por e kaloi.”

Sunday, 20 May 2012

Erjoni: Do e godisja me grusht Genten nese do ishte mashkull

 Erjoni, i eliminuari i fundit nga Big Brother, foli për eksperiencën e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri në emisionin 'Fan Club'.

“Ishte një arritje e madhe për mua dhe jam i kënaqur. Nuk e prisja të qëndroja kaq gjatë. Nuk do të ndryshoja asgjë nga ato që kam bërë”, ishin fjalët e para të Erjonit, i cili shpjegoi edhe një debat të ashpër që ka pasur me Gentën gjatë qëndrimit të tij në shtëpi.

“Me Gentën pata një debat të fortë sepse më shau nga nëna dhe nëse do të ishte mashkull do të ziheshim me grushta. Nuk më interesonte se isha në shtëpinë e Big Brother, por do e qëlloja”, theksoi Erjoni.

“Izolimi në shtëpi pa kontakt me të tjerët bën që emocionet dhe ndjesitë të jenë më të forta dhe është më e lehtë të humbësh kontrollin”, shton më tej banori më i fundit i larguar nga Big Brother.

Përsa i përket marrëdhënies së tij me Klaudian, Erjoni deklaroi: “Nuk kam folur ende me të sepse sapo kam dalë. Gjërat do të sqarohen dhe raporti ynë ishte vetëm një puthje për 6 cigare. Nuk ka ndodhur asgjë tjetër mes nesh.”

Monday, 7 May 2012

Erionin e braktise Sonja, parukierja e shumeperfolur...

Erjonin e braktis e dashura, krijon nje lidhje te re

Sonja, parukierja e shumeperfolur nuk e pret me Erjonin, lidhet me nje te huaj.

Duket se Erioni i “Big Brother 5” nuk manovroi si duhet ne lojen e “Big Brother 5”, ne menyre qe minimumi t’i bente femrat e jetes se tij paksa xheloze me njera-tjetren apo ambicioze per ta fituar ate pas daljes nga shtepia e “BB5”. Ai hyri ne “Big Brother” duke folur per nje histori te gjate dashurie me nje vajze shqiptare qe jeton ne Greqi, dhe me te cilen i kishte lene pak punet pezull. Nderkohe qe me hyrjen e Klaudias ne loje, edhe pse ai s’e permendi vete, gazetat shkruan per nje tjeter lidhje ne Tirane, me Sonin, nje estetiste nga Tirana. Pasi u afrua me Klaudjan, dhe pasi u lekund ne lidhjen me te, duke i kerkuar ta priste jashte shtepise derisa sa te sqaronte punet me te dashuren ne Greqi, ai me sa duket ka menduar te mos e mbaje me te fshehte. Ne spektaklin e “Big Brother 5”, Vellai i Madh e njohu me titujt dhe shkrimet ne gazeta, ku flitej per lidhjen e tij me Klaudjan, dhe vecanerisht per faktin qe Klaudja kishte qene shoqja me e ngushte e te dashures se tij nga Tirana.

Sunday, 19 February 2012

Big Brother Albania 5 nise aventuren...

Starton Big Brother 5

“Big Brother 5” ka nisur aventuren me 15 personat qe hyne te shtunen mbrema ne shtepine me te vezhguar.

Ata jane: Gentiana nga Devolli, Meti nga Prishtina, Ermali nga Memaliaj, Graciano, te cilit vendimi per tu bere pjese e lojes iu komunikua ne shtepine e tij, Arjola nga Pogradeci, Edgari, 52 vjec nga Tirana, Emirjeta nga Shkodra, Anila nga Tirana, Flori nga Baldushku, Besarta e cila jeton ne Itali, Albulena nga Prishtina, Erjoni nga Tirana, Elvisi nga Gjakova, Liami i cili jeton ne Gjermani dhe Gjoni i cili jeton ne Itali.

Ne studio Arbana Osmani, opinionist Arjan Konomi, ndersa Vellai i Madh ka nisur menjehere me te papriturat. Asnjeri prej atyre qe hyne nuk konsiderohet ende banor zyrtar i shtepise. Vendimi se cili do te largohet nga shtepia te shtunen e ardhshme mes Ermalit, Metit dhe Elvisit do ta marre Gentjana.

Big Brother u ka ngarkuar atyre te bejne disa gjeste kortezie ndaj vajzes gjate javes dhe ai qe do te rezultoje me pak i pelqyer nga Gentjana do te largohet.

Per te tjeret sfidat jane perpara. /top channel/
- - - - - - - - - - - - - - - -

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online