All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Erjola Jolldashi. Show all posts
Showing posts with label Erjola Jolldashi. Show all posts

Saturday, 21 February 2009

Big Brother Albania 2: ERJOLA ELIMINOHET!

BIG BROTHER ALBANIA 2

Erjola Big Brother Albania 2Surprize dhe eleminim per Erjolen
21/02/2009 22:40

Banorja e pare e cila le shtepine e Big Brother Albania eshte Erjola. Ky vendim u morr nga publiku, 56% e te cilit votoi per ta nxjerre ate nga loja.Erjola qe me pare ndihej e frikesuar dhe ne ankth, ne momentin e daljes ndihej teper konfuze dhe tha se nuk kishte fjale se si ta shprehte. Perpara daljes nga shtepia, per Erjolen Big Brother kishte rezervuar nje surprize. Ajo u takua me bashkeshortin e saj (Gentin), me te cilin ishte ndare prej 4 muajsh. Erjola u duk shume e emocionuar dhe e lumtur per kete takim, gjate te cilit ata kane lene te kuptohet qe do te rikthehen bashke.
- - - - - - - - - - - - - - - -
p.s. Rezultati i sondazhit ne AlbaVipNews.Blogspot.com

ERJOLA 323 (57%)
ZHULJETA 237 (42%)

TOTAL 560
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Tuesday, 17 February 2009

Big Brother Albania 2: Perplasen Erjola dhe Bika!

BIG BROTHER ALBANIA 2

Erjola Bika Big Brother Albania 2“Perplasje” mes Erjoles dhe Republikes!
17/02/09 14:00

Ndersa Erjola po hapte petet per byrekun e drekes, Republika ka hyre ne kuzhine. Ajo i ka thene Agonit dicka qe Erjola nuk e ka degjuar mire dhe e ka pyetur Republiken: “Ke kerkon?” –“Veten time!” – ia ka thyer Bikja. Kaq ka mjaftuar qe Erjola t’i kerkoje asaj sqarime se perse duhet te fliste ne kete menyre. Debati eshte zhvilluar me tej. Republika i ka thene Erjoles se ajo i merr gjerat negativisht dhe nuk e kuptonte pse duhet ta bente gjithmone kete. Erjola i ka thene se i beri nje pyetje normale dhe priste nje pergjigje normale, fraze te ciles Bika i eshte pergjigjur se e ka vene re se ajo gjithmone i zgjat gjerat. “Fundja ashtu me erdhi mua per ta thene, ashtu do ta them!” – ka perfunduar ajo.
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Big Brother Albania 2: Adi, Pershtypjet e Mia Per Erjolen!

BIG BROTHER ALBANIA 2

Adi Erjola Big Brother Albania 2Pershtypjet e mia te para per Erjolen
17/02/09 11:30

Adi ka treguar pershtypjet e para te tij ne lidhje me Erjolen. Ne fakt, sipas tij, impakti i pare me te nuk ka qene fort pozitiv. Kjo per shkak te reagimit jo normal qe kishte bere ajo pas nje batute te tij te dielen e pare pas spektaklit. “Kjo fliste gjuhe te huaja, -tregon Adi, - dhe une te vetmen fraze qe di ne frengjisht “vu le vu kushe avec moi? – do te flesh me mua sonte?”, ia thashe. Une bera shaka, kjo m’u kthye sikur…!”. Qe ne ate moment ai kishte menduar se kjo ishte tip me te cilin nuk u bisedonte. Erjola e aprovoi dhe tha se te tilla gjera mund t’i kene ndodhur edhe me banoret e tjere.
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Saturday, 14 February 2009

Big Brother Albania 2: Erjola dhe Zhuljeta Te Nominuara!

Big Brother Albania 2 Erjola Zhuljeta
/photo top channel/

BIG BROTHER ALBANIA 2, JAVA 1, NOMINIMET

Te kandiduarit e javes se pare jane

ERJOLA JOLLDASHI dhe ZHULJETA DACI

Nga te gjithe rrjetet e telefonise celulare ne Shqiperi e Kosove

Per te VOTUAR Zhuljeten, dergoni: BB ZHULJETA ne 15191
Per te VOTUAR Erjolen, dergoni: BB ERJOLA ne 15191

- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Wednesday, 11 February 2009

Big Brother Albania 2: "Mimoza" Sallon Bukurie

BIG BROTHER ALBANIA 2, DITA 5

Big Brother Albania 2 MimozaSallon bukurie “Mimoza”
11/02/09 16:30

Vajzat kane improvizuar ne banjen e shtepise nje “sallon bukurie”. Klientja e pare e Mimozes ka qene Erjola. Vajzat kane menduar ta quajne sallonin e tyre “Mimoza” ose salloni “Lulja me e bukur”. Ky propozim ka ardhur nga Erjola, e cila pas makiazhit qe i ka bere Mimoza ka ndryshuar vertet shume. Per mire!.
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: mimoza krasniqi erjola jolldashi eriola
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Tuesday, 10 February 2009

Big Brother Albania 2: Erjola "Kam Punuar Pastruese"

BIG BROTHER ALBANIA 2, DITA 4

Erjola “Kam punuar pastruese”
10/02/2009 17:50

Per here te pare Erjola pranon para Mimozes se kur ka qene ne Greqi ka punuar si pastruese dhe aty i eshe injektuar ndjenja fanatike ndaj pastertise. Ajo tregon se deri kur ka qene deri ne 16 vjec prinderit nuk linin te merrej me punet e shtepise, pasi donin qe ajo te merrej vetem me studimet. Ajo tregon se familjet greke e lodhnin shume, derisa ajo ja arrinte qellimit per te pastruar ashtu si ato donin. Kjo bisede aludon edhe per banoret e tjera te cilat sipas Erjoles nuk aktivizohen te gjitha per te pastruar shtepine, por merren vetem me rregullimin e vetes dhe jo te mjediseve ku ata jetojne. Vajza nga Elbasani thote se nuk duhet qe autoret ti terheqin vemendjen dhe te nisin pastrimin, por duhet qe e gjithe kjo te kthehet ne nje detyre te perbashket.
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: eriola erjola jolldashi
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Big Brother Albania 2: Erjola, Rrefen Per Vajzen e Saj

BIG BROTHER ALBANIA 2, DITA 4

U detyrova ta largoja vajzen
10/02/09 03:00 ?

Ne oret e para te mengjesit Erjola i rrefen Lirites veshtiresite ne momentet e para te jetes se saj si nene. E kishte lindur vajzen ne Greqi, e vetme, larg familjes se saj, ne nje periudhe kur marredhenia e saj bashkeshortore ishte ne krize e kur as tek ajo e as tek bashkeshorti i saj nuk ishin zhvilluar ende ndjenjat prinderore. “Ajo qe m’u gjend prane, ishte vjehrra ime,- thote ajo, -sepse ajo kishte mundesi te vinte”. Por pas 40 ditesh, vjehrres i duhej te largohej. Erjola e gjendur vetem dhe e pamesuar per rritur nje foshnje, te cilen nuk dinte as ta lante, kishte preferuar me mire t’ia jepte asaj me vete, sesa ta rriste vet. Kohe me pas, e detyruar nga lutjet e vazhdueshme te prinderve te saj per t’u kthyer, ajo dhe burri i saj kishin ardhur ne Shqiperi. “Ishte tmerrshme,- vazhdon Erjola, - vajza nuk me afrohej, sepse nuk me njihte!”
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: eriola erjola jolldashi erijola
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Monday, 9 February 2009

Big Brother Albania 2: Erjola "Me Pelqejne Aventurat Ne Det"

BIG BROTHER ALBANIA 2, DITA 3

Big Brother Albania 2 ErjolaErjola “Me pelqejne aventurat ne det”
09/02/2009 21:10

Pas nje periudhe pauze, Erjola me ne fund fillon dhe te flase per frikerat dhe gjerat qe pelqen me shume. “Me pelqejne udhetimet e gjata, sidomos ne krocera,, te lundroj mbi det dhe te bej aventura te gjata eshte gjeja qe enderroj”, thote Erjola. Ajo rrefen se i pelqen shume te rrije ne det, por ka nje problem sepse ka shume frike te hyje ne det, nje fobi qe ende nuk di sesi ta shpjegoje. Nderkohe Arjoni fillon te vere ne loje Erjolen, por ajo ne fillim nuk arrin t’i pergjigjet kesaj loje, derisa arrin qe ta kundervihet me batuta, djaloshit qe i pelqen modelingu dhe stilimi. Qetesori dhe Adi tregojne aftesite e tyre si xhonglere, por Dritani kundershton duke thene se ata nuk duhet te abuzojne me frutat, te cilat jane per te ngrene dhe jo per te luajtur. Nderkohe pjesa tjeter e banoreve kane dale ne oborr per te pire cigare, duke kujtuar historite e nje nate me pare te cilat do te shfaqen ne ekran. Zhuljeta pergezon Pavlinin per natyren e tij te hapur dhe pa komplekse, duke theksuar se kjo eshte nje menyre mjaft e mire per te zbuluar vetveten.
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: erjola jolldashi eriola
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Sunday, 8 February 2009

Big Brother Albania 2: Erjola Ben Thashetheme Per Zhulieten

BIG BROTHER ALBANIA 2, DITA 2

Big Brother Albania Erjola Zhuljeta08/02/2009 17:20
Erjola ben thashetheme per Zhulieten

Nuk kane mjaftuar as 24 ore qe ne shtepi te fillojne thashethemet e para. Ka qene pikerisht Erjola ajo qe komentuar sjelljet e Zhuljetes, duke thene se ajo duket nje tip nevrik dhe kete sjellje e ka vene re shume shpejt, ende pa u njohur mire. Erjola i shpjegon Mimozes se e kuptoi sjelljen e vajzes nga Tirana ne momentin kur ishin duke hartuar listen e ushqimeve te javes, kur ajo kishte kundershtuar ne zgjedhjen e disa produkteve ushqimore. Edhe Mimoza, e ka perkrahur Erjolen gjate bisedave te saj, te cilat kane qene shume te vecuara, krahasuar me banoret e tjere. Thashethemet e Erjoles i jane adresuar edhe Adit, duke e etiketuar ate si nje konkurent qe nuk aktivizohet ne asnje loje qe ata kane organizuar, sjellje kjo e cila sipas saj, nuk i shkon per shtat nje 40 vjecari. Nga ana tjeter Mimoza ka pohuar se Republika i duket nje vajze mjaft e urte, edhe pse ne momente te vecanta, nuk jep masimumin gjate bisedave qe behen mes vajzave. /top channel/08.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: erjola jolldashi eriola erijola zhulieta zhulijeta zhuljeta
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Big Brother Albania 2: Erjola Jolldashi Profil!

Erjola Jolldashi
/photo top channel/

BIG BROTHER ALBANIA 2: ERJOLA JOLLDASHI PROFIL!

Mosha: 25 vjec
Vendlindja: Elbasan
Vendbanimi: Kucove, se fundi ka ardhur ne Tirane
Gjendja civile: E martuar me nje femije
Syte: Geshtenje
Floket: Te verdha
Arsimi: I larte. Vazhdon studimet per Agro-Biznes, Viti II, Elbasan.
Profesioni: Ndihmon burrin ne biznesin e fruta-perimeve
Hobi: Llafet!
Do te hyje ne Big Brother sepse: ka shume energji pozitive qe do donte t’ua transmetonte dhe te tjereve.

Karakteristika: Thote qe eshte tip karizmatik, e afte te pershtatet me cdo grup shoqeror. Mendon se BB eshte nje trampoline e mire per njerezit si ajo qe kane aftesi ne fusha te ndryshme e qe nuk kane mundesi te tjera per t’i shpalosur ato. Zoteron anglishten, italishten, greqishten dhe pak turqisht. Ka jetuar 2 vjet e gjysme ne Greqi. Eshte shume e shkathet dhe di te pershtatet me cdo lloj situate. Ka bere profesione qe gjithmone kane pasur kontakte me njerezit. Tip i sfidave dhe qe nuk dorezohet lehte para veshtiresive.


- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online