All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Erjon Bogdani. Show all posts
Showing posts with label Erjon Bogdani. Show all posts

Friday, 30 December 2011

Erion Bogdani: Jeta ime mes futbollit dhe familjes


Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Erion Bogdani (34 vjeç) deklaroi për gazetën “Telegraf” se do ta mbajë gjatë vitin 2011.

“Janë dy ngjarje të mëdha në karrierën dhe jetën time: shënova golin e 15-të me fanellën e Kombëtares, duke u bërë rekordmeni i saj, por dhe u bëra baba për herë të parë. Kur kthehem pas ndeshjeve, Alesandro më çlodh, më jep shumë kënaqësi”.

Veterani i Çezenës flet edhe për ardhjen e trajnerit italian Xhani De Biazi në krye të Kombëtares shqiptare: “Është një takticien i njohur në Itali, jam plotësisht i bindur se do të bëjë shumë punë në Shqipëri”.

“Er-Bomber” veçon faktin se, Shqipëria ka shumë sulmues të rinj të talentuar, por çelësi i suksesit të tyre do të varet nga serioziteti i punës dhe impenjimit të vetë lojtarëve. Në lidhje me kundërshtarët e Botërorit “Brazil 2014”, Norvegjinë, Slloveninë, Zvicrën, Qipron dhe Islandën, Bogdani tha se të gjitha ekipet kanë shanse reale.

Saturday, 19 November 2011

Erjon Bogdani "Behet" DJ...

Bogdani provon punen e DJ ne “pub”-et e Tiranes

Futbollisti karizmatik nga Tirana, Erjon Bogdani, ka deshmuar nje pasion tjeter te vecante, qe eshte ai per muziken. Per nje moment ai ka vendosur t’i marre kufjet e dj-it te “Matis Feel good” fundjaven e kaluar, dhe te luaje per nje moment muzike per te pranishmit e oreve te vona ne kete club. Lojtari i Kombetares shqiptare te futbollit, Erjon Bogdani, kohet e fundit eshte pare te jete i pranishem me shume ne Tirane, per shkak edhe te angazhimeve te tij sportive. Tashme babai i femijes se tij te pare me emrin Aleksander, po jeton martesen ne Itali me juristen italiane, Rossella. Pas ceremonise madheshtore te dasmes, me 23 qershor erdhi ne jete djali i tyre, nje lajm qe e percollen shume site sportive italiane. Mediat e kane komentuar lindjen e femijes si nje lajm te mire per futbollistin e Kombetares shqiptare dhe ish-modelen nga Salernitana. Djalin e tyre e kane quajtur Aleksander ashtu si Bogu (emri i shkurtuar i futbollistit), kishte pohuar kohe me pare, nderkohe qe cifti ishte ne pritje te skuadres dhe qytetit ku do te transferoheshin pasi Bogdani mbylli aventuren me Cezenen. Ardhja ne jete e djalit duket se ka ndikuar dhe ne karrieren sportive te futbollistit te njohur. Vitin e kaluar, Erjon Bogdani beri te ditur terheqjen nga ekipi kombetar per ndeshjen miqesore ndaj Maqedonise. Shkak per kete ishte bere ngarkesa e madhe qe sulmuesi kuqezi kishte ne Serine A, me Cezenen. /panorama/nentor 2011/

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online