All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Ermonela Jaho. Show all posts
Showing posts with label Ermonela Jaho. Show all posts

Wednesday, 8 May 2013

Ermonela Jaho, cmim nga Opera Awards

"Suor Angelica"
Ermonela Jaho: “Suor Angelica”, cmim nga Opera Awards

Triptiku pucinian ku interpreton sopranoja Ermonela Jaho, u vleresua si DVD-ja me e mire operistike per vitin 2013 ne “The International Opera Awards”. Kur u shfaq ne Royal Opera ne Londer, kritika u shpreh me superlativa per rolin e Jahos si suor Angelica

Pjesen me te madhe te vitit Ermonela Jaho e kalon me valixhe ne duar, duke rendur nga njeri shtet ne tjetrin, nga njera skene ne tjetren, hoteleve, avioneve, duke veshur e zhveshur lekuret e personazheve, duke u shnderruar nga nje kurtizane me tuberkuloz, ne nje geisha, ne nje te dashur tragjike…

Sunday, 4 November 2012

Sonte koncert i madh ne Gjeneve...

Emra te medhenj jane mbledhur sonte ne Gjeneve, ne Manifestimin Qendror te Diaspores Shqiptare nen moton "100 Vjet Shtet", me nje koncert akademik, popullor dhe artistik.

Do te jete nje manifestim madheshtor, nje gershetim i artit dhe muzikes, shoqeruar nga Orkestra Simfonike e Teatrit dhe Operes Tirane, me pjesemarrjen e solisteve me fame nderkombetare si Ermonela Jaho, Inva Mula, Irini Qirjako, Saimir Pirgu, nen dirigjentin, e maestro Zhani Ciko.

Spektakli do te jete nen moderimin e te ftuarit special Adi Krasta dhe do te mbledh personalitete te njohura te kombit si: Vace Zela, Mirush Kabashi, Nexhmije Pagarusha, Cun Lajci, Yllka Mujo etj.

Kengetare nga te gjitha trevat shqiptare si Shkurte Fejza, Kastriot Tusha, Sabri Fejzullahu, Enkeleda Arifi, Ilir Shaqiri, Shyhrete Behluli, Selami Kolonja, Sinan Vllasaliu etj. do te sjellin tingujt e muzikes popullore te shoqeruar nga ansambli kengeve dhe valleve popullore shqiptare.

Manifestimi poashtu sjell shume emra te muzikes moderne dhe argetuese si Genta Ismajli, Tuna, Capital T, Etno Engjujt, Soni Malaj, Elita 5, Eugent Bushpepa, Poni, Sinan Hoxha, Seldi, etj.

Ky spektakel madheshtor, sjell vemendjen artistike dhe kulturore shqiptare, me pjesemarrjen e jashtezakonshme te emrave me te njohur. /Albavipnews/

Me shume info tek: www.100vjetshtet.org

Monday, 25 June 2012

Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho ne BBC

Sopranoja shqiptare ne BBC

Ka qene padyshim suksesi i shfaqjes se Triptikut te Pucinit me dirigjent Antonio Papano ne Operan Mbreterore te Londres ajo cka detyroi gjigandin mediatik BBC te regjistroje dhe transmetoje mbreme dhe sot serish kete veper te Pucinit, ku ne operan “Sister Angelica”, rolin e kryesor e luan sopranoja shqiptare me fame boterore tashme, Ermonela Jaho.

Kjo opera, me e preferuara e kompozitorit italian, nuk ishte luajtur ne Operan e Londres per pothuajse 50 vjet. Ne rolin dramatik te murgeshes, sopranoja shqiptare pati nje sukses te jashtezakonshem ne Londer, ku kritika e artit dhe shtypi vendas ben vleresime maksimale per klasin dhe interpretimin e saj.

Sunday, 24 June 2012

Ermonela Jaho perseri zevendeson sopranon ruse...

Ermonela Jaho ne "La Scala"

MILANO - Mbremjen e se martes ne Teatrin “La Scala” te Milanos pritej premiera a Manon e Jules Massenet, me sopranon Anna Netrebko ne rolin kryesor. Por ne vend te saj do te dale ne skene artistja shqiptare Ermonela Jaho e cila kendon ne te shtate datat qe jane ne program.

Parashikohej qe premiera te kishte si Manon sopranon ruse Anna Netrebko, por per arsye shendetesore kjo eshte terhequr dhe ne vend te saj Jaho do te kendoje ne te shtate datat qe jane ne program.

Eshte hera e dyte qe ndodh nje gje e tille: Ermonela Jaho ka korrur suksesin me te madh te deriatehershem ne shkurt te 2008-tes ne rolin e Violetes se operes "La Traviata" te kompozitorit Giuseppe Verdi ne Royal Opera House te Londres duke zevendesuar pikerisht sopranon e mirenjohur ruse Anna Netrebko te semure papritur nga nje bronshit. Dhe pikerisht pas interpretimit te Jahos, nje nga spektatoret do te shprehej "Bravo Ermonela. Netrebko, tani mund te kthehesh ne shtepi!".
(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Friday, 22 June 2012

Ermonela Jaho, Intervista "Opinion" ne TV Klan me Blendi Fevziun


Ermonela Jaho: Ne fillimet e karrieres isha e paragjykuar ngaqe isha shqiptare

Interviste me Ermonela Jaho, ne emisionin “Opinion” ne Tv Klan

Ne kete interviste do te flasim per Shqiperine, karrieren tuaj, eksperiencen por dhe shume qytete te botes qe per nje kohe te caktuar dhe jo shume te shkurter behen qytetet tuaja si Vjena, Londra, Marseja, Lioni, etj. Kam pare qe kalendari juaj eshte shume i ngjeshur i perballoni dot te gjitha?

Po kur e ben nje zanat me nje deshire kaq te madhe dhe me nje pasion te madh veshtiresine e ndjen me pak.

Monday, 9 January 2012

Ermonela Jaho shkelqen ne Londër

Mirditorja qe po shkelqen ne bote

Metroja e Londrës, e cila frekuentohet nga 3.5 milionë pasagjerë çdo ditë, është Meka e reklamës artistike në kryeqytetin britanik.

Por Opera Mbretërore për herë të parë ka përgatirur foton e një sopranoje shqiptare Ermonela Jahos, për të reklamuar "Traviaten" e Verdit, ku ajo është diva e kësaj opere.

Ermonela Jaho luan rolin kryesor te Violetes, ne kryevepren e Xhuzepe Verdit, qe po shfaqet ne Operan Mbreterore te Londres, qe nga fillimi i janarit dhe do te jete deri ne fund te muajit.Kritika e pameshirshme e artit britanik ka vleresuar maksimalisht profesionalizimin dhe klasin artistik te sopranos

Egzistojne menyra te pafundme per t'u bere nje artist i madh dhe secila prej tyre ndërtohet mbi respektin per individin, perkushtim ndaj te perkryeres dhe perjashtim te mediokritetit shqiptare. Madje disa prej kritikeve te artit, skeptikë ndaj Jahos ne debutimet e para te saj ne kryeqytetin britanik, kane pranuar se e kane ndryshuar mendimin e tyre, duke folur tashme me superlativa per performancen e saj keto dite ne Londer, duke e veçuar ate dukshem nga kasta e artisteve te kesaj opere.

Kritiku Michael Migliore ne 'musicalcriticism.com', shkruan se 'Ermonela Jaho ishte mahnitese, Violeta e saj ishte sharmante'.

Friday, 6 January 2012

VIP Ballina: Revista CELEBRITY - 6 Janar 2012

Revista CELEBRITY, 6 Janar 2012
  • Xhensila Myrtezaj tregon te gjitha
  • Ermonela Jaho diamanti shqiptar i Royal Opera
  • Fatrin Krajka: Une kompozitori i Ralph Lauren
  • Seldi anulon koncertin, feston me Dafinen
  • Bleona feste private per miliarderin Haskell
  • Polici shqiptar puth gazetaren
  • Blerim Destani flirt me Drenushen
  • Kritika: Rona me e mira per Eurovizion
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Celebrity Magazine, 6 January 2012

Xhensila Myrtezaj shows all
Ermonela Jaho Albanian diamond of Royal Opera
Fatrin Krajka: I the composer of Ralph Lauren
SELDI cancels concert, celebrates with Dafina
Bleona Private party for billionaire Haskell
Albanian policeman kisses reporter
Blerim Destani flirt with Drenusha
Critics: Rona best for Eurovision
]]

Sopranoja Ermonela Jaho "pushton" Londren me vokalin brilant...

Ermonela ne rolin e Violettes
Ermonela Jaho “pushton” Londren me Traviata

Ky padyshim eshte nje nder lajmet me te shkelqyera per operistiken shqiptare: sopronoja Ermonela Jaho, protagonist keto dite ne Royal Opera House, ka qene ne qender te vemendjes se mediave britanike me pjesemarrjen e saj si protagonist ne operen “Traviata”. Persosmeria e intepretimit te Jahos ka lene me goje hapur te gjithe, nje rol i mbushur me emocion qe sic shkruajne mediat angleze nuk mund te realizohet me mire sesa me vokalin brilant te sopranos shqiptare.

“Ne tetor, ne pame intepretimin e mrekullueshem te sopranos ruse Marina Poplavskaya si Violetta si heroine tragjike, ne dhjetor, roli u kendua bukur nga e reja amerikane, Ailyn Perez, dhe tani ne kemi shqiptaren Ermonela Jaho”-shkruan gazeta britanike Express.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online