All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Ervin Bejleri. Show all posts
Showing posts with label Ervin Bejleri. Show all posts

Saturday, 16 November 2013

Ardit Gjebrea, per here te pare me prezantues meshkuj ne "Kenga Magjike"...

Ermal Mamaqi dhe Ervin Bejleri, ne krah te Gjebrese tek “Kenga Magjike”

Jemi mesuar gjithmone ta shohim Ardit Gjebrene te rrethuar nga dy partnere femra, qe shpesh kane qene te huaja VIP dhe shume seksi, duke e shoqeruar ne tri netet finale te festivalit “Kenga Magjike”. Ne kete edicion te 15-te te neteve finale te “KM”, qe pritet te organizohen ne datat 27, 28, 29 ne “Pallatin e Kongreseve”, Gjebrea do te kete per here te pare dy meshkuj, dhe te dy, aktore humori, me qellimin qe ne festival te kete shume situata komike. I pari eshte Ermal Mamaqi, i cili kete vit nuk merr pjese si konkurrent per te shfaqur talentin e tij si prezantues. Dhe i dyti eshte po ashtu nje aktor humori, pikerisht Ervin Bejleri, i cili pas shkeputjes nga spektakli i “Portokalli” u shfaq si moderator i nje show me kamera te fshehta, “Game Over” ne “Vizion Plus”. Tashme qe prezantimi i kengeve pjesemarrese ka mberritur drejt fundit, le te shohim se sa e forte do te jete gara ne netet finale. 45 kengetaret qe do te kalojne ne gjysmefinale, do te votojne edhe kete vit per njeri-tjetrin. Nga ky votim do te dalin 20 kenget finaliste ne naten e fundit. “Edhe pse jane te paevitueshme miqesite mes kengetareve ose edhe inatet e shprehura ne votime, ky sistem ka rezultuar ne nje perqindje te madhe efikas ne percaktimin e renditjes te kengeve sipas vlerave te tyre, me pluset dhe minuset e veta”, kane shpjeguar organizatoret ne faqen zyrtare te “Kenga Magjike“ ne facebook.

Saturday, 14 April 2012

Ervin Bejleri perkrah yjeve te Hollivudit...

Ervin Bejleri
Ervin Bejleri dhe regjisori Carlo Fusco
Ervin Bejleri perkrah yjeve te Hollivudit

‘Sins Expiation’ eshte filmi nga regjisori italian Carlo Fusco ku perkrah nje kasti hollivudian interpreton edhe aktori shqiptar Ervin Bejleri. Michael Madsen, Danny Glover dhe John Savage jane emrat e njohur te kinematografise boterore qe interpretojne ne kete film me buxhet te ulet.

Bejleri, i cili eshte bere i famshem me rolet e tij ne ‘Portokalli’ shprehet: “Une kam qene ne javen e fundit te xhirimeve te filmit dhe fatkeqesisht nuk i kam takuar keta aktore, por do i takoj kur te promovohet filmi.”

I ftuar ne studion e ‘Pasdite ne Top Channel’, se bashku me regjisorin italian Carlo Fusco, aktori shqiptar tregoi eksperiencen e tij: “Nuk kam folur me theks sicilian, por i falenderoj figurantet siciliane qe me ndihmonin me batutat. Ne film bej edhe nje batute ne shqip.”

Wednesday, 15 February 2012

Ervin Bejleri: Une perball aktorit qe ka fituar Oscar...

INTERVISTA/ Flet aktori Ervin Bejleri (Vini i Portokallise)

Ervin Bejleri: “Portokallia”, trampoline, por jo ure per mua

Ne bisede ai eshte shume i sinqerte, i qeshur dhe konkret. Nuk heziton te thote edhe gabimet e tija ne jete, por dhe gezimet dhe peripecite. Ne shkolle ishte kerkues dhe pse pedagoget i jepnin pjese teatrale qe atij s’i kane pelqyer. Mosmirenjohjen e cileson si vesin me te keq te njeriut, sikunder punen e quan vlere te pakontestueshme. Per te “Portokallia” ka qene nje trampoline per ecjen perpara, por dhe nje fat, pasi njohu Olen, bashkudhetaren e jetes. Pika me kulmore e karrieres se tij eshte filmi i fundit ne Itali “Shlyerja e mekateve”, ku ai luan me shume aktore te medhenj italiano-amerikane.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online