All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Ervin Bushati. Show all posts
Showing posts with label Ervin Bushati. Show all posts

Monday, 22 April 2013

Ervin Bushati, akoma i vecante...

Ervin Bushati
Ervin Bushati: Rrjedha qe mori karriera ime pas shkrirjes se grupit MISTER

Eshte ngjitur ne skene qe ne moshe te vogel. Ka studiuar per Kanto ne Lice dhe ka marre pjese ne Festivalet e RTSHse qe ne moshen 17-vjecare. Qe atehere nuk eshte ndalur kurre. Ervin Bushati ne adoleshence dhe nje pjese te mire te rinise se tij eshte identifikuar si lideri i grupit MISTER, kenget e te cileve u bene dhe vazhdojne te mbesin hite per cdo brez. "Kam nostalgji per ate kohe, kam nostalgji, sepse grupi MISTER ka lene gjurme ne muziken shqiptare te pas viteve '90-te. Ishte nje shkolle e mire per mua. Te gjitha kenget e grupit tone ishin hite asokohe dhe mendoj se shume prej tyre vazhdojne te mbesin te tilla", tregon Bushati me mall te shkuaren e tij artistike dhe te grupit MISTER". Sot ai ka nje karriere te admirueshme si kengetar solitistik dhe bashkepunimet qe ka realizuar me emrat e njohur te skenes shqiptare gjithashtu kane rezultuar mjaft te suksesshme. Lidhur me kujtimet profesionale, ne nje interviste te sinqerte, kengetari shkodran zbulon edhe axhenden e tij ne vazhdimesi, projektet e radhes, duetin me kengetarin italian, si dhe mjaft detaje nga jeta e tij private.

Monday, 21 January 2013

ALBA FLASH NEWS: 21 Janar 2013

C'ka po shkruhet dhe c'ka po flitet kete jave:
  • Albani dhe Tuna acarohen ne "X Factor Albania". Albani akuzon per vleresime siperfaqesore, ndersa Tuna i kunderpergjigjet "asnje nga ne nuk jemi ketu per vleresime siperfaqesore".
  • Bleona pozon me aktorin dhe regjisorin amerikan Ben Affleck, ne ceremonialin "Golden Globes 2013"
  • Teuta Kurti rikthehet me nje balade me titull "Arushi" komponuar nga Ilir Tolaj
  • Blero shtrihet perkohesisht ne spital pas nje semundje te lehte
  • Jashar Jashari i njohur si Jashi, eshte modeli 18 vjecar nga Tetova qe po korr sukses ne pasarelat kroate
  • 2po2 (Besnik Canolli) paralajmeron albumin e ri me titull "Rruges" i cili do te lancohet me 10 korrik te ketij viti

Wednesday, 22 August 2012

Ervin Bushati: Jam natyre e terhequr ndaj skupeve mediatike...


Ervin Bushati: Jam i terhequr ndaj skupeve, disa kolege i krijojne vete

”Albumi sapo ka dale ne treg dhe titullohet ‘Vec per ty’, ka 11 kenge, bashkepunime me kompozitoret: Adrian Hila, Jetmir Mehmeti, Edlir Begolli, Ervin Gonxhi, poetet Armand Trebicka, Rozana Radi, Pandi Laco, Agim Doci dhe dy hitet ne bashkepunim me Sabina Danen ‘Jeta ne dy pjese dhe Fale zemren’ qe kane 1 vit qe jane ne trasmetim. Ne kete album ka edhe shume balada e kenge folk ne nje stil ndryshe, e gjitha kjo eshte nje pune 5-vjecare”, keshtu tregon per gazeten ”Panorama” projektin e tij me te ri kengetari i njohur shkodran, Ervin Bushati.

Wednesday, 7 March 2012

Dhurata e kengetareve te njohur shqiptare per 8 Mars

Është festa e gruas, e nënës, 8 Marsi, dhe dua ta nis me këtë thënie të bukur të Bajerit: “Gratë duhet të jenë të dashuruara, në qoftë se duan të mbeten të bukura”.

Edhe personazhet tanë që vijnë në rrëfimet e tyre janë meshkujt, të cilët krenohen për gruan që kanë në krah, megjithëse falë angazhimit dhe punës së tyre nuk kanë mundësi ndoshta t’ia shprehin shumë, qoftë edhe me një dhuratë.

Ata janë artistë shumë të njohur, të cilët dinë të bëjnë dhurata, por nuk e harrojnë kurrë se dhurata edhe këtë vit i takon nënës së tyre, kur flasin për djem ende të rinj në moshë, siç janë Ermal Fejzullahu, Ervin Bushati, Hekuran Krasniqi.

Ndërsa kur e pyesim legjendën e muzikës shqiptare Sabri Fejzullahu, ai tregon për dhuratën më të veçantë që, siç na thotë, është dashuria çdo sekondë që ka për bashkëshorten e tij.

Ndërsa për artistët e rinj në moshë bashkëshortet e tyre nuk do të bëhen kurrë xheloze edhe nëse nuk do të marrin shumë vëmendjen e duhur në këtë festë, pasi nesër shpërblimi për to do të jetë nga fëmijët e tyre të dashur.

Saturday, 11 February 2012

Shen Valentini i djemve me te pashem shqiptare


Nuk e tregojnë dhuratën, ndërsa për ta dhurata më e madhe është vajza që e kanë përkrah, por sigurisht që mundohen të jenë sa më romantikë djemtë e pashëm të shou-bizit shqiptar, të cilët rrëfehen për 'Kosova Sot" se si do ta kalojnë dhe me kë 14 Shkurtin, Ditën e të Dashuruarve, megjithëse kishte ndonjë prej tyre që ende ishte i vetmuar.

Ermal Merdani-Mister Albania 2010:
-14 shkurti simbolizon ditën e të dashuruarve, dhe unë normalisht që si mashkull që jam e kam dhe unë të dashurën time, dhe për këtë ditë është normale që do t'i bëj dhuratë, por akoma se kam menduar se çfarë do t'i blej. Dhe është normale që do ia merrja dhuratën, nëse do më jepte, dhe nëse dhurata do të ishte vetëm një takim prapë, do të shkoja.

Saturday, 12 November 2011

Ervini dhe Sabina Kendojne Duo Perseri...

“Fale zemren”, klipi 5 mije euro qe rikthen Ervinin dhe Sabinen

Ai ka nje karriere te gjate ne muzike, ajo eshte ne hapat e pare, por kane provuar nje bashkepunim dhe u ka dale per mbare. “Jeta ne dy pjese” eshte kenga qe solli ne duet Ervin Bushatin, nje kengetar qe ka shume vite ne skene dhe Sabina Danaj. Dueti u pelqye shume, keshtu qe kengetaret vendosen ta provojne perseri. Me nje realizim nga “Max Production”, keto dite po jepet ne kanalet televizive kenga “Fale zemren”, ku klipi bie ne sy per nje cilesi mjaft te larte dhe ide te realizuara shume bukur. Ne u interesuam per cmimin dhe na thane qe ky eshte nje nga klipet me te shtrenjta qe ka kapur vleren e pese mije eurove. Nderkohe, Ervini po mendon t’u rikthehet festivaleve pas shume vitesh, ku synimi i tij eshte “Top Fest”, pasi preferon te kendoje live. Koncertet brenda dhe jashte vendit kane qene te shumta per kengetarin, nderkohe qe ne dhjetor pritet te dale albumi i tij me i ri. Per sa i perket jetes private, ne e dime qe Ervini ka preferuar te krijoje familje ne moshe te re. Ai sot ka dy djem, njerin gjashte dhe tjetrin tre vjec. Nje tjeter angazhim i tij eshte edhe puna tek Qendra e Kultures, e Medias dhe e Botimeve te Mbrojtjes, ku sherben si specialist duke dhene kurse muzike dhe pianoje per femijet e ushtarakeve. /panorama/nentor 2011/
- - - - - - - - - - - - - - - -

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online