All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Etleva Gega. Show all posts
Showing posts with label Etleva Gega. Show all posts

Monday, 13 May 2013

Iliri, si fitues i BB6

Një nga realiti-shou më i ndjekur shqiptar “Big Brother Albania 6” është thuajse drejt fundit.

Ndërsa për dikë kanë mbetur brenda konkurrentët më të fortë, e për dikë tjetër ata më të mirët kanë dalë jashtë shtëpisë.

Ndërsa gazeta jonë u mundua të kontaktojë me të gjithë banorët, të cilët e përjetuan këtë garë dhe qëndruan të izoluar nga bota e jashtme për shumë javë në këtë shtëpi të famshme.

Disa prej tyre nuk donin të flisnin apo të jepnin të paktën një emër banori, që është brenda si konkurrent më i fortë që e shohin fitues, e kishte nga ata që rrëfyen për ne, mendimet e të cilëve ne jua sjellim më poshtë.

Dhe, konkretisht  janë femrat ato, të cilat nga një bashkëjetesë në ‘Big Brother’ tashmë jashtë saj kanë të preferuarin  e tyre që e shohin fitues.

Jonilda Asllanaj-BB6: “Dëshira ime është të fitojë Iliri, që është më i miri dhe sinqerisht i uroj një fitore të madhe”.

Sunday, 7 April 2013

Elteva Gega: BB6 e fiton Iliri

E thërrasim Eva, ashtu siç e quajnë shkurt dhe në formën përkëdhelëse personazhin tonë, e cila falë pjesëmarrjes në ‘Big Brother Albania 6’, si dhe ardhja e saj nga një qytezë e vogël, e bëri që në fillim të jetë një personazh i lakuar.

Etleva Gega, vajza e cila me historinë e saj të dashurisë së pamundur për shkak të kanunit, rrëfen jetën e saj pas javëve që provoi këtë realiti-shou.

*Eva po e ndjek ‘Big Brother 6’ ?
Etleva BB6: Po e ndjek sa herë kam kohë, jam në dijeni të lojës që po bën gjithsecili aty brenda.

Ke marrë një ofertë të mirë pas daljes nga një kompani, diçka më shumë?
Etleva BB6:  Po përveç këshillimit të karrierës, gjë që  është e përjetshme, e më jep mundësi për punësim, mendoj se do kem gjithmonë një derë të hapur në kompaninë “The Headhunter”, jam shumë e lumtur që ata më përzgjodhën edhe mua përveç  finalistëve.

*Eva, pse mendon se banorët nuk e gjetën sekretin tënd, duke ditur që ti vije nga veriu, ku fatkeqësisht kanuni vepron?
Etleva BB6: Mendoj se banorët nuk e kuptuan se bëhej fjalë për një histori që ka lidhje me kanunin, por edhe unë nuk kam folur për lidhjen time, e mbi të gjitha kam treguar shpeshherë që edhe pse jam nga një qytet tjetër, mendoj dhe jam ‘openminded’ po aq sa një person që ka lindur apo jetuar jashtë....Për këto arsye mendoj se ata nuk e gjeten sekretin tim.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online