All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Eurovision. Show all posts
Showing posts with label Eurovision. Show all posts

Monday, 20 May 2013

Adrian Lulgjuraj: Dhame maksimumin ne Eurovision, por nuk mjaftoi

Adrian Lulgjuraj: Dhame maksimumin, nuk mjaftoi per ne finale

Ekipi shqiptar i Eurovizionit dha maksimumin qe meritonte gjithe kombi yne. Energjia, pasioni dhe gjithe emocioni i dhene ne ato 3 minuta qe dolen nga ne, nuk ishin te mjaftueshme per t'u kualifikuar ne naten finale". Ky ka qene statusi i postuar ne rrjetin social "Facebook", nga njeri prej kengetareve qe perfaqesoi Shqiperine ne Festivalin Europian te Kenges, qe fatkeqesisht na la kete vit jashte finales. "Nuk dua t'u futem detajeve se pse ndodhi kjo gje, - shton Lulgjuraj, - por eshte nje ceshtje qe s'na takon ne artisteve. Por ju siguroj, jemi shume krenare me suportin qe na keni dhene. Ne emrin tim dhe te gjithe ekipit, dua t'ju falenderoj. Po ashtu dua te falenderoj shume koleget dhe miqte tane, qe pa rezerva na dhane kuraje, para, gjate dhe pas performances, ne krye me Elton Deden", - shprehet ai. Me tej, ai falenderon ne gjuhen angleze per komentet e mira qe iu bene kenges, duke u shprehur se fatkeqesisht, kjo kenge (Identitet) nuk beri histori ne Eurovizion. Sa i takon pjesemarrjes se ketij viti, Rona Nishliu, kengetarja nga Mitrovica qe vitin e kaluar zuri vendin e peste ne kete konkurs europian, ka deklaruar se "ne mesin e kengeve qe arriten te futeshin ne finale, padyshim qe kishte vend edhe per Shqiperine", duke dhene keshtu mbeshtetjen e saj per djemte.

Thursday, 16 May 2013

Shqiperia skualifikohet nga finalja e Eurosong-ut...

Shqiperia eliminohet nga Eurosongu

Kenga “Identitet” nga Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko nuk ka arritur qe te kualifikoje Shqiperine ne finalen e madhe te Eurovision Song Contest qe po mbahet ne Malmo te Suedise.

Nata e dyte gjysmefinale e Eurosongut u mbajt ne nje atmosfere te jashtezakonshme ne Malmo te Suedise, ku te pranishem ne impiant ishin edhe shume bashkeatdhetare tane te cilet i dhane perkrahje ekipit shqiptar.

Shqiperia ne kete mbremje performoi e 14-ta, ku Bledar Sejko dhe Adrian Lulgjuraj performuan kengen e zhanrit rock, “Identitet”.

Perkunder performances mjaft inspiruese te tyre, Adriani dhe Bledari nuk arriten qe te grumbullojne numrin e mjaftueshem te votave nga evropianet dhe juria per t’u kualifikuar ne finalen e madhe te se shtunes.

Eurosong: Votoni Shqiperine sonte!... [VIDEO]

Shqiperia konkuron sonte ne Eurosong

Sonte ne mbremje Bledar Sejko dhe Adrian Lulgjuraj interpretojne ne Eurosong kengen "Identitet", mete cilet vendi yne konkuron ne gjysmefinalen e dyte te festivalit te ketij viti, qe mbahet ne Suedi.

Ne proven e se shtunes, interpretimi i djemve shqiptare ka qene mbreselenes aq sa edhe producentet e Eurosong te cilet prej vitesh e kane ndjekur kengen shqiptare ne Festivalin Europian te muzikes do te tregoheshin entuziaste pasi Shqiperia kete here ndryshe nga vitet e shkurara shkon me nje kenge rock.

Sunday, 12 May 2013

Adrian Lulgjuraj: Rona na la nje pergjegjesi shume te madhe ne edicionin e kaluar...

Adrian Lulgjuraj
photo: dennis stachel
Adrian Lulgjuraj: “Cfare presim nga Eurosong dhe cilet jane konkurrentet qe na frikesojne”

Me nje vetebesim te forte, por edhe modest, Ardian Lulgjuraj rrefen emocionet para ngjitjes ne skenen e Festivalit Europian, ne naten e dyte gjysmefinale me 16 maj, ne Malmo te Suedise. Se bashku me Bledar Sejkon do te kendojne “live” versionin final te kenges “Identitet”, te realizuar ne studiot “Kingside” ne Suedi. Artisti nga Mali i Zi ka ndaluar per disa ore ne Tirane para nisjes ne Malmo dhe zbulon pritshmerite e kesaj gare.

Adrian, si po ndihesh para ngjitjes ne skenen e Festivalit Europian, qe shume kengetare e kane enderr?

Tani qe ka filluar numerimi i oreve mbrapsht deri ne ngjitjen tone ne skenen e Eurosongut, ne naten e dyte gjysmefinale, me 16 maj, ne Malmo te Suedise, vertet ndihemi te emocionuar. Por eshte nje emocion i bukur, ndaj shpresoj qe ta perjetojme sa me mire, t’ia kalojme bukur e te korrim suksesin qe ta meritoje gjithe Shqiperia.

Thursday, 9 May 2013

Bledar Sejko: Do te kemi surpriza ne performancen ne Malmo...

Adrian Lulgjuraj & Bledar Sejko
photo: besa kokedhima
Bledar Sejko zbulon identitetin ne Suedi

Behet fjale per kengen “Identitet”, perfaqesuesja e Shqiperise ne Festivalin Europian te ketij viti. Bledar Sejko zbulon disa nga detajet e prezantimit ne Malmo, nga perpunimi i kenges ne studiot suedeze, deri te performanca live me 16 maj…

“Do te kemi surpriza ne performancen ne Malmo me 16 maj, por nuk po i zbuloj qe tani”, te pergjigjet Bledar Sejko kur e pyet se si do te paraqiten mbremjen e dyte te gjysmefinales se Eurosong-ut, qe kete vit mbahet ne Suedi. Mund te kete rezervuar nje nga ato shfaqjet qe te le pa fryme kur e sheh Sejkon te luaje kitaren e tij elektrike me dhembe, ashtu si gjate mbremjes kur kenga “Identitet” u shpall fituesja e Festivalit te fundvitit ne RTSH, apo dicka qe do ta eksperimentoje per here te pare ne token skandinave per publikun europian. Me dy rrokere si Bledar Sejko dhe Adrian Lulgjuraj mund te pritet gjithcka. Ndaj Sejko preferon t’i mbaje ca gjera te pathena, per t’i folur zeshem me kitaren e tij.

Sunday, 24 February 2013

Eurovision 2013: Videoja "Identitet" vjen premiere me 5 mars...

Videoklipi i "Identitet" premiere me 5 mars - Eurovision

Pas versionit perfundimtar te kenges "Identitet" te cilin Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko regjistruan ne Malmo te Suedise, me daten pese mars do te publikohet dhe videoklipi i kenges, puna per te cilin eshte ne perfundim e siper. Nderkohe, djemte jane duke perfunduar dhe performancen skenike, e cila kerkohet paraprakisht nga organizatoret per te vene re detajet e per te krijuar me pas elementet e duhur skenik per netet finale te Eurovision. Sava Lena gazetare prane RTVSH ka treguar per Albaniac se ne datat 12-13 mars, nje grup nga stafi organizator suedez do vizitoje disa qytete te vendit tone, per te realizuar dhe kartolinen pershendetse te Shqiperise, e cila do te shfaqet gjate prezantimit te Adrianit dhe Bledarit ne skene.Kjo eshte hera e pare qe Shqiperia perfaqesohet ne Eurovision me nje kenge hard rrok duke ju larguar vijes se deritanishme pop-folk dhe balade.

Thursday, 21 June 2012

Rona e treta sipas jurise profesionale

Rona e treta sipas jurive

Nese do te merrej per baze vetem vleresimi i jurise profesionale ne garen me te madhe te kenges ne Evrope, perfaqesuesja e Shqiperise, Rona Nishliu, do te zinte vendin e trete.

Faqja zyrtare e “Eurovisionit” ne internet, 24 dite pas perfundimit te gares, ka publikuar listen e ndare me votat e jurise dhe ato te publikut.

Aty perfaqesuesja e Shqiperise ka marre 157 vota nga juria, qe e rendit ate te treten, shkruan sot “Koha Ditore”. Por Nishliu ka marre 106 vota nga publiku, qe ne listen e ndare vetem me vota nga kjo kategori, ajo renditet e teta.

Sistemi i votimit ne kete festival eshte kombinim ndermjet ketyre dy kategorive te votave, derisa rezultati i te dyjave e ka renditur Nishliun ne vendin e peste./Koha Ditore/



Friday, 1 June 2012

Thaci: Rona, perfaqesim i Kosoves nen flamurin kombetar shqiptar



Thaci: Rona, perfaqesim i Kosoves nen flamurin kombetar shqiptar

Kryeministri i Republikes se Kosoves, Hashim Thaci, priti sot pasdite kengetaren Rona Nishliu, te ciles i shprehu urimet me te thella per suksesin dhe perfaqesimin dinjitoz te vlerave te Kosoves nen flamurin kombetar shqiptar ne festivalin e Kenges Evropiane - Eurovision 2012.

“Me interpretimin tuaj te vecante dhe shume profesional, me emocionet prej nje artisteje te vertete, treguat cilesi kulmore, duke u vleresuar larte prej publikut evropian dhe prej profesionisteve evropiane te muzikes”, u shpreh kryeministri Thaci.

Monday, 28 May 2012

Kryeministri Berisha uron Rona Nishliun: Ishe zeri absolut i Eurovision 2012

Berisha uron Rona Nishliun: Ishe zeri absolut i Eurovision 2012

Pas mbylljes se edicionit te 57-te te Eurovision 2012 ne Baku te Azerbajxhanit, ku Shqiperia zuri vendin e peste me performancen e shkelqyer te kenges Suus, e interpretuar nga shqiptarja nga Kosova, Rona Nishliu, kryeministri Sali Berisha e ka uruar kengetaren shqiptare, duke e cilesuar si zerin absolut te kompeticionit evropian te ketij viti, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Kryetari i Qeverise i telefonoi menjehere pas perfundimit te festivalit, kengetares Rona Nishliu dhe i percolli urimet me te perzemerta per suksesin e shkelqyer si dhe per perfaqesimin dhe interpretimin dinjitoz.

Saturday, 26 May 2012

Rona Nishliu suksesi me i madh shqiptar ne Eurosong

Ka nisur ashtu sic duhet në orën 21: 00 nata finale e Festivalit të madh Evropian. Ndërsa Shqipëria sic ishte parashikuar ka kënduar e treta këngën e saj “Suus” me mjaft emocion, pas përfaqësueses së Hungarisë.

Rona ka preferuar të ketë të njëjtin look dhe veshje si në natën gjysëmfinale, dhe ka marrë shumë duartrokitje , ndërsa në fund ka thënë “Thank you”. Cmimi i madh për këtë vit ka shkuar te Suedia, ndërsa Rona Nishliu është renditur në vendin e pestë me 146 pike,  duke shënuar kështu suksesin më të madh që ka arritur ndonjëherë Shqipëria./Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Rona Nishliu Albanian triumph at Eurovision

Properly initiated at 21: 00 final night of the great European Festival. While Albania was projected as the third sang her song "Suus" with great emotion, after the representative of Hungary.

Rona has preferred to have the same look and dress like the night semifinals, and has received much applause, and finally said, "Thank you". Great price for this year has gone to Sweden, while Rona Nishliu is ranked in fifth place, marking the biggest success that has ever reached Albania. / Albavipnews /

Rona Nishliun e perkrahin edhe gazetaret e huaj

Sonte kënga “Suus” do të vijë e treta në natën finale të “Eurosong 2012”. Ndërsa Rona Nishliu edhe pak orë e do të ngjitet në skenë, por sonte si duket nuk do të ketë përkrahjen vetëm të shqiptarëve, apo edhe të huajve spektatorë, por edhe të shtypit të huaj.

Sic e shihni në këtë foto është kompozitori i këngës Florent Boshnjaku, i cili është përkrah një gazetari të huaj të Press Center, dhe ai është një fans tashmë i Ronës, dhe bën tifo për Shqipërinë.

Ndërsa sondazhet vazhdojnë ta rendisin Shqipërinë në vendet e para, por cdo enigmë dhe parashikim do të marrë fund sonte në Baku të Azerbajxhanit. Forca Rona dhe Albania! Do të ishte një fitore e madhe në 100 vjetorin e shtetit shqiptar, triumfi i Shqipërisë në këtë festival të madh evropian./Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Rona Nishliu support foreign journalists

Tonight the song "Suus" would come third in the final night of "Eurovision 2012". While Rona Nishliu even a few hours will go up on stage, but tonight it seems not to have support only for Albanians, or even strangers spectators, but also the foreign press.

Eurovision, Rona Nishliu: Jam gati, jam e motivuar!

Eurovizion, Rona Nishliu sot ne finale

Rona Nishliu do te performoje sot e treta ne naten finale te Eurovizion, ne skenen Crystal Hall ne Baku te Azerbajxhanit.

Pas perzgjedhjes se finalisteve, gjate nje konference per shtyp, u hodh shorti ku Nishliu zgjodhi numri 3. Kenga “Suus” e shkruar nga vete kengetarja kosovare dhe e kompozuar nga Florent Boshnjaku, ka arritur te shkoje ne finale.

Finalja e Eurosong mbahet sonte dhe transmetimi i saj fillon ne oren 21:00. Rona Nishliu kendon e treta dhe kodi ku shqiptaret ne diaspore mund ta votojne eshte 03. Ne sondazhet e "Wiwi Bloggs", qe i dedikohet Festivalit Europian te kenges, Shqiperia me 1551 vota eshte nje nder tre kenget me te mira, pas Suedise me 3032 vota e Rumanise me 2538.

Edhe kete vit votimi i konkurrenteve u nda 50 me 50 mes jurise profesioniste te cdo vendi dhe televotimeve te publikut.

Kengetarja qe perfaqeson Shqiperine do te konkuroje per cmimin e madh sebashku me shtetet si Greqia, Rusia, Austria, Finlanda, Izraeli, Mali i Zi, Zvicra, Malta, Turqia, etj. Rona Nishliu eshte krahasuar nga mediat e huaja per zerin e saj si Aretha Franklin apo mbretereshen e muzikes “funk”, Chaka Khan.

Friday, 25 May 2012

Rona dhe Arbri perkrahja maksimale

Ajo me lukun e saj dhe zërin e saj ka cmendur të gjithë, e ai me lojën e tij dhe zgjuarsinë e tij ka bërë miq të shumtë.

Këta janë kosovarët që sonte do të jenë në vëmendjen më të madhe nga ana e të gjithëve, Rona Nishliu në ‘Eurosong” dhe “Arbër Zeka në Big Brother Albania 5”.

Por në “Eurosong 2012” Suedia dhe Rumania duken në “pole-position” për suksesin përfundimtar, ndërsa “Suus” I Rona Nishliut  pjesëmarrëses shqiptare, parashikohet të renditet në vendin e gjashtë.

Po për djaloshin karazmatik Arbërin në “Big Brother 5” shumë mendojnë se është momenti nëse ky reality-show do të jetë i drejtë këtë vit të fitojë finalisti i vetëm nga Kosova. Mësuam se sonte stafi i Top Channel ka menduar të sjellë vërtetë një super shoë.

Thursday, 24 May 2012

Gazetari i BBC-se, serish keq per Ronen

Siç ndodhi vitin e kaluar, kur komentohej “Eurosong 2011” dhe kur në skenë u ngjit Aurela Gaçe, ai fliste keq.

Edhe këtë herë, kur Shqipëria përfaqësohej me zërin dinjitoz të Rona Nishliut, komentatori i BBC-së ka folur shumë keq për Shqipërinë. Pse vallë?

Komentet e ndryshme sikur e quajnë atë me origjinë serbe, por në fakt në kanalin ‘Youtube’ komenti i tij për Shqipërinë është fshirë menjëherë nga vetë BBC-ja.

E megjithatë, kënga “Suus” e Rona Nishliut vazhdon të jetë më e votuara nga nata e parë gjysmëfinale edhe në internet. Ndërsa nesër Rona do të këndojë e treta me radhë në finalen e madhe të “Eurosong 2012”./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
BBC journalist, again sorry for Ronen

Wednesday, 23 May 2012

Aurela Gaçe gezohet per triumfin e Rones

“Kam qarë derisa e dëgjoja këtë këngë. Kjo e meriton të fitojë”. Ky ishte një nga qindra komentet, të cilat i adresoheshin interpretimit të këngës ‘Suus” të Rona Nishliut, në Eurosong, në natën e parë gjysmëfinale.

Sikur shumë artistë të tjerë, midis tyre edhe ish-përfaqësuesja e vitit të kaluar të Shqipërisë, Aurela Gaçe, në profilin e saj ishte më se e lumtur për kualifikimin e Ronës për në natën finale.

Finalja e madhe e ‘Eurosong 2012’ do të mbahet të shtunën, më 26 maj, ku urojmë që Nora të na nderojë edhe më shumë. Ndërsa në kanalin Youtube, Shqipëria është më e klikuara pas natës së parë të festivalit./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Aurela Gaçe enjoyed the triumph of Ronës

"I cried until I heard this song. It deserves to win. "This was one of hundreds of comments, which addressed the interpretation of the song 'Suus "to Rona Nishliu in Eurovision, the first night semifinal. Like many other artists, among them former representative to Albania last year, Aurela Gaçe, on her was more than happy to Ronës qualification for the final night. Final of the 'Eurosong 2012' will be held Saturday, May 26, where Nora wish to honor us even more. While the channel on Youtube, Albania is clicked after the first night of the festival. / Maxim Gjokaj / Kosova Sot /

Rona Nishliu:U frymezova nga tragjedia e Himares...

Rona: U frymezova nga tragjedia e Himares

Rona Nishliu arriti te prekte ne thellesine e tyre shpriterat e shqiptareve, me nje paraqitje te shkelqyer ne gjysmefinalet e Eurovisionit qe po zhvillohet ne Azerbajxhan.

Vajtimi personal i kengetares se lindur ne Mitrovice, perkoi ne nje dite zie kombetare, duke e bere kengen e saj “Suus” vecanerisht te ndjere.

Sic deshmoi ne lidhje telefonike nga kryeqyteti azerbajxhanas, Baku, Rona mori frymezim pikerisht nga tragjedia, ndersa me zerin e saj shtangu dhe emocionoi te gjithe publikun prezent.

Tuesday, 22 May 2012

Triumfon Rona, kualifikohet Shqipëria ne finale

Pas interpretimit të bukur të këngës ‘Suus’ në natën e parë gjysëmfinale në festivalin ‘Eurosong 2012’, Rona Nishliu ka bërë që ta dërgojë Shqipërinë edhe në natën finale e cila do të mbahet në Baku me 26 Maj, ditën e shtunë.

Kënga dhe zëri i Ronës nga momenti i fillimit është duartrokitur fort deri në përfundim. Tani ka më shumë shpresë Shqipëria për në natën finale.

Në momentin e këtij lajmi kur është kaluar se shkon në finale edhe Shqipëria, Rona ka përqafuar kompozitorët e saj dhe ekipin që po e shoqëron në këtë festival nga Shqipëria. Jam e lumtur qe jam ne mesin e finalisteve te tjere"-ka thene Rona pas interpretimit./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Rona TRIUMPHS qualifies Albania in the final

After performing the beautiful song 'Suus' first night of semifinals at the festival 'Eurosong 2012', Rona Nishliu made ​​to send Albania in the final night which will be held in Baku on May 26 on Saturday. Ronës song and voice from the start is applauded strongly until the end. Now there is more hope for the final night of Albania. At this news when it passed the Finals and Albania, RONA has embraced her and composers who are accompanying the team at the festival by Shqipëria.Jam am happy that among the other finalists "said Rona after interpretation. / Maxim Gjokaj / Kosova Sot /

Rona shkelqen ne Eurovison (Video)

Ka shkëlqyer Rona Nishliu në festivalin e Eurosongut. Madje ajo është pritur shumë mirë gjatë interpretimit të këngës “Suus”.

Në fund Rona edhe ka qarë gjatë interpretimit. Shihni një video amatore interpretimit të saj, ndërsa ne urojmë që të vlerësohet zëri dhe jo politika këtë herë. Forca Rona! /Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Rona shines in Eurovison

Rona has excellent Nishliu Eurosongut Festival. And she is very well in the interpretation of the song "Suus". Rona finally even cried during the performance. See an amateur video of her interpretation, and we wish to evaluate the voice and non-maritime politics this time. Forca Rona! / Albavipnews /

Forca per Rona Nishliun (Video)

Radio Televizioni Shqiptar nuk do të transmetojë direkt natën e parë të Festivalit Evropian për nder të Familjeve të Viktimave, që zhvillohet sonte në orën 21.00 në Baku të Azerbajxhanit, prandaj ju që jetoni në Diasporë , Amerikë , Preshevë kudo je jetoni jasht Shqiperise Votoni per Rona Nishliun - Suus.

Të gjitha mediat shqiptare televizive radiofonike dhe të shkruara janë duke përkrahur artisten shqiptare në cdo moment.Edhe ne si portal donim që të jemi sa më pranë Ronës, duke ditur se është një datë jo shumë e lumtur për shqiptarët. Forca Rona!/Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Rona strength Nishliu

Radio and Television will not directly transmit the first night of the European Festival in honor of Families of Victims, held tonight at 21:00 in Baku Azerbaijan, So you live in the Diaspora, America, wherever you live outside the Presevo Albanian Vote for Rona Nishliu - Suus. All Albanian media radio television and print are supported Albanian singer at each portal moment.Edhe us as we like as near my Ronës, knowing that it is a date not too happy about Albanians. Rona strength! / Albavipnews /

Monday, 21 May 2012

Rona neser kendon shqip ne “Eurosong”

Do të jetë këngëtarja e parë nga Kosova, e cila do të jetë duke përfaqësuar Shqipërinë në festivalin më të madh evropian “Eurosong 2012”. Kjo është Rona Nishliu, e cila me këngën e saj ‘Suus’ do të këndojë nesër shqip në Baku të Azerbajxhanit, ku do të jetë në pjesën e parë të konkurrimit.

Në provat që i ka mbajtur Rona ka pasur rezultate shumë pozitive dhe ka dalë mirë. Urojmë që edhe nesër në provën finale Shqipëria të renditet mirë, në mënyrë që edhe Kosova të njihet më shumë me zërin e Ronës./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Rona sings tomorrow in albanian in "Eurovision"

Will be the first singer from Kosovo, which will be representing Albania in the major European festival "Eurovision 2012". This is Nishliu Rona, who with her ​​song 'Suus' will sing tomorrow in albanian in Baku of Azerbaijan, which will be the first part of competition. The rehearsals that has kept Rona had very positive results and did well. We hope that the final test tomorrow in Albania to rank well, so that Kosovo be recognized more by the voice of Ronës. / Maxim Gjokaj / Kosova Sot /

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online