All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Fadil Berisha. Show all posts
Showing posts with label Fadil Berisha. Show all posts

Friday, 17 May 2013

Blerim Destani, hedh ne treg xhinset e para shqiptare...

Blerim Destani, ne treg xhinset Red&Black

Do te jete marka Red&Black ajo e xhinseve shqiptare qe do te hidhen ne nje treg nderkombetar.

Kete foto vete aktori i njohur Blerim Destani e ka postuar ne Instagram, duke paralajmeruar keshtu se xhinset shqiptare jane gati per tregun boteror.

Ky koleksion mban firmen e Blerim Destanit dhe Fadil Berishes, te dy artiste shqiptare te njohur ne te gjithe boten. Nderkohe modelja e njohur shqiptare Emina Cunmulaj ka qene ajo qe ka reklamuar xhinset e para shqiptare.

Emina eshte e para modele shqiptare qe ka arritur te dale ne kopertinat e revistave te njohura te modes si “Vogue” dhe “Marie Claire” dhe po e para qe ka sfiluar per pothuajse te gjithe stilistet me te njohur si D&G, Cavalli, Valentino, Vera Wang, Ferreti, Jean-Paul Gaultier, Alexander McQueen etj.

Sunday, 12 May 2013

Fadil Berisha, mik i "hollivudit"

Shkemben puthje me Sharon Stone

Fotografi shqiptar me fame boterore, Fadil Berisha, ka deshmuar shume here se ne rrethin e ngushte te miqve te tij ka shume personalitete te njohura te hollivudit.

Dhe, ja ne nje foto te fundit, qe ai ka postuar ne rrjetin social, shfaqet me aktoren, producenten dhe modelen (ende) seksi Sharon Stone, qe sapo ka mbushur 55 vjec, e cila me se miri mbahet mend me rolin e saj provokativ ne filmin "Basic Instinct" (1992).

Jane takuar se fundmi per nje "photoshoot" per kopertinen e magazines "New You" ku nuk dyshojme se Fadili do e bej aktoren amerikane te duket me te bukur dhe me te re se kurre me pare.

Por, edhe aktorja nuk i mbetet borxh Fadilit pasi i dhuron atij puthje dhe perqafime te ngrohta. Ndersa, pyesim se cfare po mendonte Fadili, 15 vite me i ri, ne keto momente? Mesiguri dicka ne linjat "Ah, sikur te ishim takuar me heret!". /Albavipnews/

Friday, 3 May 2013

Fadil Berisha sjell Sherri Hillin ne Tirane

Fotografi i njohur me famë botërore, Fadil Berisha, ka menduar që në gjysmën e parë të muajit qershor në Shqipëri të sjellë një spektakël gjigant të modës.

Ky projekt do të prezantojë koleksionet e stilistes së famshme Sherii Hill dhe do të mbahet në Tiranë nga data 1-15 qershor 2013, ku vajzat modele shqiptare do të vishen me krijimet e saja.

Si duket, kjo ishte një nga arsyet kryesore se pse fotografi i madh vizitoi ditë më parë Prishtinën, ndërsa në Tiranë ka qëndruar më shumë. M.GJ.

Burimi Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Fadil Berisha in Tirana brings Sherri Hill

Photo known world famous Fadil Berisha, has meant that in the first half of June in Albania to bring a giant fashion show. This project will introduce the famous fashion designer collections Sherii Hill and will be held in Tirana from 1-15 June 2013, where Albanian girls models will wear her creations.

Saturday, 12 January 2013

Liberta Spahiu, si nje "Bond Girl"

Modelja dhe prezantuesja, Liberta Spahiu, ka realizuar nje fotoshoot me Fadil Berishen, derisa te dy ishin te pranishem ne plazhet e Dubait, gjate festave te fundvitit.

Fadili dhe ka postuar disa nga keto foto, duke ia uruar asaj ditelindjen dhe duke e quajtur ate nje vajze nga filmat e James Bond-it:

"Happy Birthday, Miss James Bond", ka komentuar fotografi shqiptar ne fotot e Libertes.

Ne novelat e Flemingut per agjentin fiktiv "James Bond", medoemos perfshihen nga nje apo me shume karaktere femra me bukuri joshese te njohura si "Bond Girls", te cilat ne nje menyre apo tjeter terheqin vemendjen apo krijojne lidhje me agjentin ne fjale. Mbahen mend sidomos imazhet terheqese ne bikini te aktoreve amerikane Ursula Andress dhe Halle Berry, e qe Liberta na i perkujton ne kete set fotografik ne plazh.

Vet Liberta, keto dite ka qene pjese e lajmeve roze, per nje lidhje te mundshme dashurie mes saj dhe "James Bond"-it shqiptar, Blerim Destanit, ne vilen e te cilit edhe ka qendruar ne Dubai. /Albavipnews/

Friday, 28 December 2012

Fadil Berisha ne "ndjekje" te Rita Ores ne Dubai

Nuk e dime nese Fadili ka shkuar enkas per kete pune, por eshte bere e ditur se do te takohet me Rita Oren ne Dubai. E dime se gjate qendrimit te Rites ne New York, nuk u realizua asnje fotoshoot ne studion e tij.

Ne te vertete, Rita Ora ndoshta eshte e vetmja VIP deri me tani qe nuk ka pasur nje fotoshoot me fotografin e njohur shqiptar dhe ndoshta kjo eshte nje arsye me teper qe ka shtyer Fadilin te marre kete iniciative per nje sesion te mundshem fotografik ne kete vend ekzotik.

Fadili jo se vetem eshte nje fotograf profesionist i dalluar ne SHBA, por ai eshte edhe nje personalitet me influence, duke patur shume miq te hollivudit dhe showbiz-it amerikan dhe i cili ndjek me perkushtim klauzen kombetare kudo qe shkon. Ne nentor na befasoi kur beri miqte e tij te hollivudit, aktoret Stephen Baldwin dhe Joan Collins ne nje video publike ne Youtube, te urojne 100 vjetorin e Pavaresise se Shqiperise. /Albavipnews/
-

Tuesday, 9 October 2012

Fadil Berisha: Shqiptaret me te bukurit ne bote!

Fotografi shqiptar me i njohur ne bote, Fadil Berisha, keto dite ka qene i pranishem ne Tirane, gjate diteve te artit dhe kultures "Tirana Art Days" duke paraqitur poashtu nje ekspozite fotografie ne "Pallatin e Kongreseve" ku ishin te pranishem edhe kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Bashkise Lulzim Basha. Duke u gjetur ne mesin e gjithe atyre bukurosheve shqiptare qe ai ka fotografuar, Fadili ka rrefyer emocionet e tij per revisten "Mapo":

"Eshte nje emocion shume i madh. Kur jam futur per here te pare dhe kam pare gjithe keto vajza, te cilave u kam bere fotografi, me ka pershkuar trupin nje ndjenje me te vertete emocionuese. Ka qene nje enderr e imja qe t’i shoh shqiptaret ne kete nivel, me te bukurit ne bote dhe kjo u realizua." ka thene ai.

Tuesday, 11 September 2012

Fadil Berisha, njeriu qe coi Shqiperine ne moden boterore...


Njeriu qe coi Shqiperine ne moden boterore [VIDEO]

Ne programin “Poke” ne Top Channnel ishte i lidhur ne Skype nje prej personazheve shqiptare me te vleresuar ne bote, fotografi i mirenjohur Fadil Berisha. Me nenshtetesi amerikane, ai jeton ne Nju Jork dhe eshte fotografi zyrtar i Miss Universe dhe Miss USA, si dhe i markes prestigjoze “Rolex”.

Fadili udhetoi drejt Shteteve te Bashkuara ne moshen 13-vjecare. Punet e tij te para ishin te fotografonte koleksionet e reja te stilisteve, qe me pas beheshin pjese e vitrinave te dyqaneve. Me pas gjithcka erdhi ne ngritje dhe ai filloi te angazhohej si fotograf ne agjencite e njohura si Avon, Bloomingdale's, Macy's, Nordstrom's, e te tjera.

Thursday, 28 June 2012

Fadil Berisha: Angela nje nga femrat me trup me te bukur ne bote...

Anxhela Martini foto nudo buze detit

Fotografi i njohur shqiptar Fadil Berisha ka publikuar ne faqen e tij zyrtare ne Twitter nje foto te modeles se famshme Anxhela Martini. Ne kete foto foto Martini ka pozuar nudo ne plazh, duke provokuar me format dhe linjat e saj te perkryera. Nderkohe Berisha bashkangjitur me foton ka shkruar dhe nje koment ne anglisht per Martinin.

“E dashuroj kete foto @Angela_ Martini nje nga femrat me trup me te bukur ne bote rrofte Shqiperia # kjo eshte nje kryeveper,”- eshte shprehur Berisha. /vipat/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Angela Martini seaside nude photos

Famous Albanian photographer Fadil Berisha has published on his official Twitter a model of the famous photo of Angela Martini. In this file photo Martini has posed nude on the beach, provoking with its forms and perfect lines. While Berisha attached picture and wrote a commentary in English for Martin.

"I love this picture @ Angela_ Martini one of the women with the most beautiful body in the world viva Albania # this is a masterpiece," - said Berisha. / Fashion /
]]

Saturday, 26 May 2012

Revista PANORAMA PLUS - 26 Maj 2012

Revista PANORAMA PLUS, 26 Maj 2012
  • Rona. Sondazhi zyrtar i Eurosong e nxjerr te treten pas Suedise dhe Rumanise. Te gjitha komentet pro dhe kunder perfaqesueses se Shqiperise ne Festivalin Europian. Surpriza pas nates se pare gjysemfinale, Rona me e klikuara ne youtube.
  • Surprizat e finales se madhe sonte ne BB5. Fansat e ndajne fitoren mes Liamit dhe Arbrit.
  • Finalja e "Top Fest 9" me 3 qershor, ja kenget me te klikuara. "Mamica" si kenga me e preferuar dhe e urryer njekohesisht
  • Skandali, kengetaret tane te perfshire ne histori droge, kriminaliteti e prostitucioni. Flasin Shota Baraliu, Gjyste Vulaj, Gold AG dhe Stresi: "I kemi pare me syte e tane"
  • Jurgen Gjasula: Kam enderr te luaj me Realin e Madridit
  • Mihrije Braha: Aborti para 5 viteve beri qe te heq dore nga shtatzenia e dyte
  • Jon Gjebrea feston 22 vjetorin!
  • Big Brother. Kush i meriton 100 milionet? Te afermit e pese finalisteve japin argumentet e tyre.

Monday, 21 May 2012

Kardashianet ne studion e Fadil Berishes

Fotografi i famshëm shqiptar, Fadil Berisha, ka qenë këto ditë nëpër mediet “gossip”, në një foto siç e shihni me bukuroshen Kim Kardashian.

Por, në fakt ne hulumtuam dhe mësuam se kanë qenë motrat e vogla për baba të Kimit dhe konkretisht Kendall dhe Kyli Jenner, ku kanë realizuar foto nga mjeshtri i fotografisë Berisha.

Kështu, studio e Fadilit ka qenë pak ditë më parë e mbushur me bukuroshet Kardashian, që natyrisht edhe ndonjë foto për Kimin nuk do të mungojë nga duart e shqiptarit./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Kardashians in  Fadil Berisha's studio

Albanian famous photographer, Fadil Berisha, has been in the media these days "gossip" in a picture as you see with beauty Kim Kardashian. But, in fact, we investigated and learned that they were younger sisters to Kim's by father, namely Kendall and Kylie Jenner, where they carried pictures of the master of photography Berisha. Thus, Fadil studio has been a few days ago filled with Kardashian beauties, who of course also a picture of Kim will not be absent from the hands of the Albanian. / Maxim Gjokaj / Kosova Sot /

Sunday, 20 May 2012

Fadil Berisha pozon me Kim Kardashian

Fadil Berisha pozon me Kim Kardashian

Fama e tij nuk eshte vetem tek VIP-at shqiptare, por edhe tek ata te huaj. Fadil Berisha njihet nga te gjithe, si fotografi qe ka fokusuar ne menyren me te mire te mundshme, momente unike ne jete, kujtime qe nuk vdesin kurre prej tij. Kete here fokusi eshte vete ai, teksa shfaqet ne nje foto duke pozuar me Kim Kadarshian. Edhe pse foto nuk eshte me e mira e mundshme per Fadilin, pasi do te kishte shume vend per kritika po te shihej me syrin e nje profesionisti te rralle si ai, perseri eshte nje moment i bukur qe fokuson mjeshtrin e fotografise me nje prej personazheve me ne ze ne boten e showbiz-it. /bluetooth/

Shikoni videon: Kardashianet ne Studion e Fadil Berishes:

- - - - - - - - - - - - - - - -

Saturday, 19 May 2012

Revista BLUETOOTH - 19 Maj 2012

Revista BLUETOOTH, 19 Maj 2012
  • Prinder per here te pare: Princ Leka & Elia Zaharia, Ermal Mamaqi & Amarda Toska, Erjon Zaloshnja & Eneda Tarifa. Ciftet VIP, ne pritje te femijeve
  • Akuzat per pedofili. Besniku i NRG Band: Po me shantazhojne!
  • Leonora Jakupi reklamon gjoksin
  • Bertina: Erioni, kapitull i mbyllur per mua
  • Elgit Doda prezanton te dashuren
  • Fadil Berisha pozon me Kim Kardashian
  • Alberie Hadergjonaj ndryshon look
  • Shkendije Mujaj serish ne foto me VITHET jashte
  • Gerta Matohiti: Flija me Liamin per te acaruar Arbrin
  • Dritani i BB5: Gocat jo ne shijet e mia, me mungoi flirti. Liami fitues! S'kisha pare ndonjehere  vajza qe t'i hidhnin mbathjet neper shtepi per loje
  • Ciljeta e ndare nga Aleksi prej 4 muajsh
  • Stela Kotri, prezantuesja provon te kendoje me Devis Xherahun

Tuesday, 10 April 2012

Rona Nishliu nen syrin fotografik te Fadil Berishes...

Rona Nishliu
Rona Nishliu realizon foto te reja nga Fadil Berisha

Qendrimin ne Shtetet e Bashkuara per realizimin e kenges per Eurosong, kengetarja e njohur Rona Nishliu e ka shfrytezuar per shetitje, por edhe per realizimin e disa fotove te reja, te cilat ajo do t’i shfrytezoje edhe per promovimin e kenges e videos per festivalin europian. Keto dite, Rona ka hedhur ne qarkullim disa nga fotot e realizuarA ne studion e Berishes ne Nju Jork, ku kengetarja shihet me nje stil dhe elegance shume te larte. Ndryshe nga kengetaret e tjera te cilat gjithmone mundohen te sjellin freski ne karrieren e tyre, Rona pervec kengeve te bukura, nuk ka sjelle asnje ndryshim ne imazhin e saj. Madje, as kete radhe gjate realizimit te fotove nuk e ka ndryshuar look-un e as floket e saj, te cilat jane karakteristike ne vete.

Sunday, 19 February 2012

Urimi i Fadil Berishës me bukuroshet shqiptare

Ka pasur urime, këngë, dhe fotografi të ndryshme, dikush me flamurin kombëtar, e dikush me flamurin e Kosovës, e dikush në një mix flamurësh.

Kështu kanë shkruar dhe vepruar artistët shqiptarë në portalin e tyre në “Facebook”, nga të katërt anët kudo që jetojnë dhe veprojnë ata. Por, fotografi i njohur botëror, Fadil Berisha, kishte zgjedhur një mënyrë të çuditshme, duke uruar 4-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me punët e tij dhe me vajzat më të bukura shqiptare që ai ka fotografuar.

Ne po ju sjellim këto foto me të cilat ai kishe uruar, duke shkruar kështu: “Gëzuar Pavarësinë Kosova me bukuroshet shqiptare”, ku tregohet në foto Zana Krasniqi, Marigona Dragusha, Matilda Mecini, Drenusha Latifi dhe Afërdita Dreshaj./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Congratulations of Fadil Berisha in Albania beauties

There were congratulations, songs, and different files, one with the national flag, the one with the flag of Kosovo, one in a mix of flags. So artists have written and acted Albanian portal in "Facebook" from the four corners wherever they live and operate them.

Sunday, 12 February 2012

Drenusha Latifi shkoi per nje jave, qendroi me shume se nje muaj ne Amerike...

Drenusha Latifi: Nje muaj ne Nju Jork me Fadil Berishen

Ishte nisur per nje jave drejt Nju Jorkut, por ngeli atje me shume se nje muaj. Kengetarja kosovare, Drenusha Latifi, eshte gjendur rrugeve te ketij metropoli per nje muaj rresht per shopping dhe per pune. ‘’Jam nisur per nje jave ne Nju Jork dhe kam qendruar nje muaj’’,- thekson per qendrimin e saj ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, bukuroshja Drenusha Latifi. ‘’Sa i perket Fadilit, eshte njeriu me i mire qe une kam takuar deri me sot, eshte shume pozitiv dhe gjithe shqiptaret qe vizitojne studion e tij, ai i ndihmon me te gjitha mundesite qe ka. Fadili me sugjeroi qe te pushoj nje dite para fotosesionit, por une bashke me mikeshat e mia ishim jashte deri ne 5 te mengjesit dhe ne oren 10 e kishim caktuar oren per fotosesion.

Friday, 30 December 2011

Bukuria shqiptare po i mahnit të gjithë

Nuk i preferon shumë intervistat, por na ka rrëfyer me shumë mjeshtëri vetëm për gazetën ‘Kosova Sot” për shpirtin e tij që ka për artin, dhe dashurinë për të bukurën dhe për punën e tij.

Është fotografi i njohur botëror Fadil Berisha, i cili tregon se cila është femra më e bukur botërore që e ka fotografuar dhe arsyen se pse nuk kthehet në Kosovë.

“Kosova Sot”: Cila është femra më fotogjenike shqiptare që ju keni fotografuar deri më tani?

Fadil Berisha: Ka shumë femra të bukura shqiptare që kam fotografuar dhe secila e ka veçorinë e vet , p.sh Emine Çunmulaj është modelja më e suksesshme, Marigona Dragusha si misi më i suksesshëm, Zana Krasniqi si një fotogjene shumë e mirë, e cila ka pasur suksese te jashtëzakonshëm, po ashtu edhe Eralda Hitaj, e cila u bë imazh edhe në kampanjat e “ROLEX” .


Friday, 23 December 2011

Drenusha Latifi Transformohet ne Sofia Loren...

photo by fadil berisha
Drenusha Latifi behet si Sofia Loren

Sic kemi thene edhe pak dite me pare, kengetarja Drenusha Latifi po e kalon shume mire kohen ne Amerike. Madje, ia kishim qelluar ne takimin dhe miqesine me fotografin e njohur Fadil Berisha, pasi ajo ka realizuar nje set fotografish, ku bukuroshja eshte shnderruar sipas kesaj fotoje si aktorja e madhe Sofia Loren. Ndersa, mikesha e saj, kengetarja tjeter, Valza Bajra, dhe ajo do te kete nje set fotografik nga duart e fotografit te njohur, por nuk dijme se ne cfare personazhi do te shnderrohet. posted at albavipnews.blogspot.com. Edhe kete vit ne prag te Krishtlindjeve fotografi me fame boterore ka organizuar nje mbremje, ne te cilen kane qene te ftuar pothuajse te gjitha bukuroshet e Amerikes, si "Miss USA", "Miss Teen" etj. Ndersa, bukuroshes kosovare i urojme te mos i ndryshoje mendja qe t'i hyj aktrimit, pasi besoj se nga ky transformim artistik ne kete foto, fale duarve te Fadil Berishes, edhe vete ajo eshte cuditur. /maksim gjokaj/dhjetor 2011/

Sunday, 26 June 2011

Zana Krasniqi e Therret Fadil Berishen me "Babush"

Zana Krasniqi: Fadil Berishes i therras babush!

Modelja kosovare Zana Krasniqi, e cila keto kohe ka krijuar nje lidhje te re dashurore,(nderkohe qe pas ndarjes me futbollistin e famshem nuk ishte pare me asnje mashkull), ka thene gjate nje interviste televizive se eshte shume e lidhur me fotografin e famshem shqiptar, Fadil Berisha. E ftuar ne emisionin “Takimi i Pasdites” ne tv Klan, “Miss Kosova 2008”, modelja e pare qe prezantoi shtetin e saj ne nje kompeticion bukurie, eshte shprehur se pavaresisht suksesit dhe fames qe njerezit shohin, ka pasur nje periudhe ne jeten e saj kur ajo ka dashur te terhiqej fare nga moda. “Por pastaj iu riktheva dhe aktualisht jetoj ne Amerike, ne Manhatan, shume prane studios se Fadilit”, ka thene Zana, e bija e kengetarit te mirenjohur Naim Krasniqi. Ajo realizon here pas here sherbime fotografike te papara me Fadil Berishen, me te cilin ka nje marredhenie te vecante. “Nuk rri dot pa Fadilin. Kur ai nuk eshte ne studio, une shkoj e rri atje me Albanen (asistenten e tij) dhe e marr ne telefon dhe e pyes “kur do kthehesh Daddy” (keshtu i therret Fadilit- daddy-babush ne shqip)”, ka shtuar modelja e dashuruar, duke shtuar se

Saturday, 4 April 2009

Sonte "Miss Universe Kosova 2009"!

Zana Krasniqi Miss Universe Kosova 2008
/photo miss universe/

“Art motion” e Fadil Berisha organizojne “Miss Univers Kosova 2009”
Nje spektakel bukurie qe do te kete jehone

“Miss Univers Kosova 2009” gjate nje viti do ta perfaqesoje Republiken e Kosoves ne vende te ndryshme te botes, do jete pjesemarrese ne organizimet zyrtare dhe te bamiresise

Kompania “Art motion”, ne krye me Agron Selimin, Mina Selimi, Lavdim Sylejmani dhe Arben Zhjeqi, ne bashkepunim edhe me fotografin e njohur boteror Fadil Berisha, jane organizatore te spektaklit “Miss Univers 2009” qe do te mbahet sonte ne Sheshin 21. Kontributi i Fadil Berishes ka te beje edhe me marrjen e licences nga organizatoret e “Miss Univers 2009” qe do te mbahet me 23 gusht ne Bahama. Ne nje konference per media ne Prishtine u tha se per here te dyte Kosova do te prezantohet si shtet ne mesin e 84 shteteve te botes. Ne kete konference u prezantua rendesia e ketij organizimi. Sipas Agron Selimit, ne kete konkurrim aplikuan nje pjese e madhe e vajzave dhe 23 prej tyre jane perzgjedhur. Te drejten e konkurrimit e kane pasur vajzat prej moshes 18 deri 27-vjecare. Njera nga konkurrueset eshte nga Malesia e Tuzit, ndersa te gjitha te tjerat jane nga Kosova, por ka edhe prej atyre qe kane ardhur nga diaspora. Mbajtesja e titullit “Miss Univers Kosova 2009” gjate nje viti do ta perfaqesoje Republiken e Kosoves ne vende te ndryshme te botes, si dhe do jete pjesemarrese ne organizimet zyrtare dhe te bamiresise, ka thene Agroni. Sipas organizatoreve te “Miss Univers Kosova 2009” per te realizuar kete spektakel ka qene mjaft veshtire per shkak te kushteve te veshtira financiare. Por, megjithate, asnjeri prej tyre nuk e cek ndonje shifer te te hollave qe u mor ky organizim. Ndihme financiare nuk kane nga asnje institucion shteteror apo privat, madje as nga Ministria e Kultures, per te cilen Agroni thote se kane kerkuar. “Shpenzimet e larta te financimit te ketij spektakli jane te mbuluara nga mjetet vetjake dhe nje numri te konsideruar te sponsoreve, por mbetet e deshiruar edhe perkrahja nga institucionet, meqenese ky spektakel me teper i dedikohet prezantimit te shtetit te Kosoves ne pjesemarrjen e 84 shteteve te botes dhe numrit tejet te madh te shikuesve dhe medieve gjitheboterore. Ne kete kontekst vlen te permendet pjesemarrja e vitit te kaluar te kandidates nga Kosova, Zana Krasniqi, e cila arriti suksesin per t’u radhitur ne pozicionin e 6-te bukurise boterore, ka thene Arben Zhjeqi. Organizatoret shpresojne qe edhe vitin e ardhshem te realizojne “Miss Univers 2009” dhe te kene kushte me te mira financiare. /k.bajrami/kosova sot/04.04.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:

"Art Motion" and Fadil Berisha organise the "Miss universe Kosovo 2009"
Spektakel of beauty that will echo

"Miss universe 2009 Kosovo" during a year will represent the Republic of Kosovo in various countries of the world, will be participating in official events and charity

The "Motion Art" at the top with Agron Selimi, Mina Selimi, Lavdim Sylejmani and Arben Zhjeqi, in collaboration with world files known Fadil Berisha, are host to spektaklit "Miss universe 2009" to be held tonight at 21 Square. Contribution Fadil Berisha has to do with getting the license from the organizers of the "Miss universe 2009" to be held by August 23 in Bahama. At a conference for media in Pristina told a second time that Kosovo will be presented as a state among 84 states of the world. Was introduced in this conference the importance of this organization. According Agron Selimi, applied in this competition a great number of girls and 23 of them have been selected. The right of the competition have had girls from age 18 to 27-years. One is competitive from Malesia and Tuzi, while all others are from Kosovo, but also from those who have come from the diaspora. Holder of the title "Miss universe 2009 Kosovo" during a year will represent the Republic of Kosovo in various countries of the world, and will be participating in official events and charity, has said Agroni. According to organizers of the "universe Miss Kosova 2009" to achieve this spektakel has been very difficult due to the difficult financial conditions. But, however, none of them do not touch any money that the figure was this organization. Financial assistance does not have by any state institution or private, even from the Ministry of Culture, which says Agroni have asked. "The high costs of financing this spektakli are covered by private funds and to consider a number of sponsors, but remains well supported by institutions like, since this spektakel more dedicated to the presentation of the state of Kosovo in the participation of 84 states world and the extremely large number of viewers and media gjitheboterore. In this context worth mentioning the participation of last year the candidate from Kosovo, Zana Krasniqi, who arrived to success listed in the position of 6-beauty world, has said Arben Zhjeqi. Organizers hope that the next year to realize "Miss universe 2009" and have the best financial conditions.
]]

Friday, 24 October 2008

Fadil Berisha - Te Dielen ne Prishtine

Fadil Berisha me nje nga modelet
/photo unknown/gazeta lajm/

Te dielen /26.10.08/ mbahet edicioni kosovar i "Ford Best Model of the World"

Se Pari Shteti i Kosoves, Pastaj Karriera e Vajzes

Prishtine, 23 tetor - Fituesja kosovare e konkursit te modeleve "Ford Best Model of the World", e cila do te zgjidhet te dielen, nuk ka nevoje qe ne konkursin nderkombetar te ballafaqohet me problemin e vizes. Eshte vendosur qe spektakli i sivjetme boteror, i cili do te mbahet ne janar, te zhvendoset nga New Yorku ne Budve dhe meqenese ky shtet e ka pranuar pavaresine e Kosoves, atehere ne kete qytet bregdetar te Malit te Zi do te jete e pranishme edhe fituesja e ketij konkursi qe do te mbahet ne Shqiperi me 29 tetor, keshtu qe perseri edhe kete vit do te jene ne konkurrence dy vajza shqiptare.

Fotografi shqiptar Fadil Berisha, i cili ka arritur te enjten nga SHBA ne Kosove per kete spektakel, thote se ende nuk i ka pare vajzat konkurruese dhe nuk mund te prejudikoje ende per pamjen apo shanset e tyre. Ne mesin e vajzave konkurruese do te zgjidhen 15-20 prej tyre dhe fituesja do te vleresohet nga juria ne krye te se ciles eshte nje amerikane. "Nese do te zgjidhet ndonjera prej shqiptareve, fitueses i takon cmimi prej 250 000 dollaresh dhe e presin edhe shume kontrata pune si modele", thekson Berisha per "Lajm" dhe tregon se vitin e kaluar ne spektaklin kryesor ne SHBA eshte pelqyer prezantimi i dy modeleve shqiptare, sidomos i bukuroshes nga Ferizaj, Liburneta Xhemajli. Nuk eshte hera e pare qe vajzat shqiptare paraqiten ne spektakle bukurie dhe te modeleve ne rang boteror, mirepo deri me tash asnjera prej tyre nuk ka arritur te pajiset me nje nga cmimet kryesore e as te beje emer ne boten e modes. Berisha kete e shpjegon si mungese te pranise se tyre ne ndonjeren nga qendrat e botes se modes. "Ngecja e tyre vetem me modelim brenda Kosoves dhe Shqiperise, eshte mosprania e tyre ne SHBA, sepse atje eshte kulmi dhe fuqia. Mirepo, tere keto organizime kane pasur me shume per qellim qe ta prezantojme Kosoven si shtet dhe bukurine e saj, edhe kur Kosova nuk njihej si e pavarur. Per mua me i rendesishem eshte shteti se sa karriera e vajzes. Pastaj, per te bere karriere, varet edhe nga pasioni i saj, familja etj". Ai permend punen dhe kembenguljen e modeles Zana Krasniqi, e cila para tri javesh ka nenshkruar nje kontrate trevjecare prestigjioze me nje kompani amerikane.

Fadil Berisha, tash e pese vjet ka marre te drejten e organizimit te ketij aktiviteti per Shqiperi dhe Kosove, ndersa sivjet ka zgjedhur Gjakoven per te bere "Ford...", ndersa spektaklin tjeter te bukurise "Mis Universse Kosova" (per te cilen po ashtu e ka blere te drejten e organizimit), planifikon ta mbaje ne Mitrovice apo ne Peje. "eshte qytet i ndjeshem Mitrovica, dhe besoj qe do te ishte ide e mire qe keto spektakle t'i zhvendosim jashte Prishtines", thote Berisha.

Kosovarja, fytyre e “Rolex”-it
Para dy vjetesh, Berisha ka nenshkruar kontrate afatgjate per fotografite e firmes prestigjioze te oreve "Rolex" nga Gjeneva. Pervec figurave te njohura nga mbare bota qe ka fotografuar per "Rolex", aty eshte e pranishme edhe modelja nga Tirana, Eralda Itaj. Ne edicionin e ri te fotografive te "Rolex"-it do te jete edhe figura e nje kosovareje. Emrin e saj Berisha nuk deshiron ta publikoje. "Jam i bindur se jo vetem kosovaret, por mbare shqiptaret do te jene krenare me te"./naime beqiraj/gazeta lajm/24.10.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online