All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Fatmir Spahiu. Show all posts
Showing posts with label Fatmir Spahiu. Show all posts

Saturday, 14 February 2009

Vip-at dhe Shen Valentini!

Happy Valentines Day

CFARE DHURATASH DO TE BEJNE VIP-at PER SHEN VALENTIN
Dhurata, Shenje e Respektit dhe e Kujtimit

Dhurata eshte shenje e kujtimit, e respektit te ndersjelle, e ekzistences se marredhenieve te mira mes te dashuruarve, keshtu qe berja e dhuratave eshte e ndryshme dhe arsyeshme

Festa e Shen Valentinit qe prej disa vjetesh ka filluar te festohet edhe ne Kosove, 14 shkurti eshte date e dashurise dhe pikerisht ne kete date te dashuruarit mundohen qe te bejne dhurata sa me te mira. Per te pare se cfare dhuratash do te bejne VIP-at, kemi zhvilluar nje ankete me disa nga ta.

Fatmir Spahiu:
Patjeter se per kete feste do t’i dhuroj lule, dhe normalisht nje darke ne mbremje, kurse pres qe gruaja ime te beje dhurate nje milion euro (qeshet).

Hekuran Krasniqi:
Kur behet fjale per dashurine, dhurata eshte shenje e kujtimit, e respektit te ndersjelle, e ekzistences se marredhenieve te mira mes te dashuruarve, keshtu qe une berjen e dhuratave e bej shpesh duke dhuruar lule, embelsira, puthje dhe lajme te mira. Nderkaq, se cka do t’i blej per Shen Valentinin nuk po e zbuloj, sepse e dashura ime e lexon gazeten tuaj dhe do ta kuptonte se cka do t’i dhuroja perpara kohe, pastaj nuk do te kishte vend per befasi. Suksese ne jete gjithe te dashuruarve dhe urime per kete dite.

Fatos Kryeziu:
Une bashkeshortes do t’i dhuroje nje ore dore dhe nje buqete me lule.

Mihrije Braha:
Festa e Shen Valentinit me pelqen per shkak se eshte festa e te dashuruarve dhe u dedikohet te dashuruarve. E festojme cdo vit se bashku me Naimin kete feste dhe tere te dashuruarve u uroj jete te lumtur, te kene sa me shume dashuri dhe harmoni jetesore. Ndersa, sa u perket dhuratave, une ia kam blere nje set parfumesh, edhe keshtu i kam pike te dobet parfumet, por edhe ai besoj se do te me dhuroj ndonje parfum bashke me ndonje dhurate te bukur simbolike, sic me befason cdo vit.

Arjeta Islami:
Me pelqen festa e Shen Valentinit, dhe kemi vendosur qe se bashku me shoqet e mia te dalim neper disa lokale te qytetit. Meqe ende nuk kam te dashur, jam e lire sa u perket dhuratave, nuk kam kujt t’i dhuroj dhe natyrisht se nuk pres dhurate.

Drenusha Latifi:
Po te kisha te dashur, me siguri do te dija se cfare t’i dhuroja, por meqe nuk kam nuk di se cfare mund t’i dhuroja. Kurse, simpatizanteve te mi dua t’u them se kjo feste nuk ka qene asnjehere festa ime e parapelqyer.

Adelina Berisha:
Per festen e Shen Valentinit do te kendoj ne Malisheve, e sa i perket dhurates nuk do t’i bej askujt dhurate per shkak se nuk jam e dashuruar.

Blinera Krasniqi:
Per Shen Valentinin do te dal me te dashurin per darke, kurse per te kam pergatitur nje dhurate, por ajo le te mbetet surprize.

Edita Sopjani:
Une nuk jam e dashuruar, prandaj edhe nuk do te bej dhurata, apo me mire te them nuk do ta festoj kete feste.

/k.b. & b.z./kosova sot/14.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Thursday, 16 October 2008

Me Aktorin Fatmir Spahiu

Fatmir Spahiu
Photo Tung&Nata

Bashkatdhetareve Tane t'u Ofrojme Vlera

"Oki", "Tullumi", "Orhani" jane vetem disa emra me te cilet tash sa kohe njihet te publiku kosovar aktori Fatmir Spahiu. Pos qe ka treguar talent ne projekte te ndryshme teatrale dhe televizive, aktori Spahiu popullaritetin me te madh e arriti ne serialin "Kafeneja Jone", serial qe me shume sukses vazhdon te jete i pranishem. Ne nje bisede krejtesisht te lire dhe me shume doze humori, Fatmiri, me shume kenaqesi, pranoi te flet per gazeten "Tung & Nata".

Tung Fatmir! Mund te pyesim se cila eshte pershendetja e perditshme jotja?
Ne pergjithesi eshte po kjo, fjala Tung, me te cilen pershendetem me te gjithe. Te them te drejten me ka pelqyer ky emer me te cilin e keni emertuar edhe gazeten tuaj.

Kur u degjuam ne telefon, sapo u paraqita, me thate se ke degjuar per kete gazete. Cilat jane pershtypjet tuaja?
Pervec se kam degjuar komente te mira, kam pasur rastin ta kam ne dore nje ekzemplar. Po ashtu ju falenderoj edhe ju qe ma sollet edhe nje tjeter, sepse veshtire eshte ta gjesh neper kioska, ngase po shperndahet me te shpejte. Mendoj qe eshte nje gazete shume atraktive, duket si nje gazete perendimore ditore, dhe e di qe eshte e pranueshme ne familje, vecanerisht kur dergohet me poste. Jam i vetedijshem qe eshte shume e lexuar, sidomos ata qe kane deshire te informohen se cfare ndodh me komunitetin tone shqiptar ne Zvicer, si dhe me te rejat qe ndodhin ne Kosove.

Cilat jane angazhimet tuaja aktuale?
Aktualisht jam duke u marre me serialin "Kafeneja jone", i cili po transmetohet cdo jave. Puna eshte duke shkuar shume mire, shikueshmeria eshte shume e larte dhe kjo po na jep force qe te punojme edhe me shume. Pervec kesaj, kam kompanine time "Buka marketing and promotion" e cila po ashtu po funksionon shume mire.

Nese nuk gabohemi, keto dite do te jepni nje shfaqje ne Zvicer. Mund te na tregosh disa detaje rreth kesaj?
Me daten 17 tetor, ne Lugano, ne do te jemi ne nje festival atje, ku do te marrim pjese me nje shfaqje te titulluar "Galani", e cila eshte me regji te Bekim Lumit, ndersa luajne pos meje edhe Astrit Kabashi dhe Eshref Durmishi. Kjo nuk eshte shfaqje e humorit te cilen jane mesuar shqiptaret te shikojne. Kjo eshte nje shfaqje e nivelit te larte e cila do te garoje me shume shfaqje te tjera boterore ne kete festival. Te gjithe bashkatdhetaret tane te cilet jane dashamire te teatrit mund te vijne per ta shikuar kete shfaqje.

Mendon se iu mungojne bashkatdhetareve tane shfaqjet teatrale shqiptare ne Zvicer?
Une mendoj se ne nje menyre diaspora po keqperdoret. E keni pare ne prag te veres, apo te Vitit te Ri, secili kengetar ne albumet e tyre ka nje ose dy kenge per diaspore. Nuk jam qe te mos kete mbremje rinore, larg asaj, mirepo duhet gradualisht qe diaspores sone t'i ofrohen vlera e jo vetem muzike dhe programe humoriste.

Ti a merr pjese ne programe humoriste qe organizohen ne diaspore?
Edhe une shkoj here pas here ne mbremje rinore. Mendoj qe ato jane me shume te natyres komerciale, dhe nuk jam shume ithtar i tyre, edhe pse duhet te kete edhe mbremje te tilla, vetem e vetem qe te grumbullohen rinia jone.

Te kthehemi te seriali "Kafeneja jone". Cila eshte ajo e vecanta juaj qe ju ben te jesh nder aktoret me te pelqyer kosovar?
Mendoj qe puna, qasja serioze ndaj punes dhe tendenca per t'u dukur dhe tingelluar sa me komik. Mandej thjeshtesia dhe afersia ime me publikun mendoj se eshte ajo, qe, meqe po thua ti se jam me i miri, nese jo krejt ashtu, nder me te miret po.

Mendon qe je mi mire?
Ai qe nuk mendon per veti qe eshte me i mire, Zoti i vrafte! (qeshet)

Kur jemi takuar muaj me pare me ke thene se je duke mbajtur diete. Vazhdon te mbash ende?
Fatkeqesisht e kam nderprere, por me duhet urgjentisht qe ta vazhdoj.

Sa kilogram ke rene nga pesha?
30 kilograme. Tani jam shtuar per 15 kilograme. Ende jam ne minus, por me duhet serish t'i nenshtrohem dietes.

E di qe je dashamire i flakte i futbollit. Cilen skuader e doni?
Ne nivelin qendror mua me pelqen Drita qe eshte ekip nga qyteti im i Gjilanit, nderkaq ne nivel boteror mund te them se e pelqej Chelsin, sidomos pas investimeve te shumta qe ka bere.

A ke ndonje pasion?
Jo, pervec artit, familjes sime, nuk kam ndonje pasion me te cilin merrem gjate kohes me te madhe. Normalisht kur te gjej kohe, mblidhemi me shoket e mi dhe shkojme ne ndonje vend ku pergatisim mish te mire. Keshtu qe nese mund ta quaj, jam pasionant i mishit te mire.

Po futboll a luani ndonjehere?
Po, tri here ne jave luaj futboll. Jam sulmues por nuk leviz shume. Nese ma gjuan kush ndonje top, me shutu nuk pertoj. E nese ia qelloj te shutoj brenda portes, vaj halli per ate portier. Mund te them se me peshen time qe kam, sigurisht jam lojtari me i mire ne Kosove. (hehehe)

Je nga Gjilani, por jeton ne Prishtine. Me ke jeton?
Jetoj me nenen time, me bashkeshorten time Zanen dhe fjalin Malin, i cili eshte nje vit e gjysme. Mali eshte nje djale i mire, pakez lazdran dhe qe po e ben shtepine krejt hallakam.

A mendon se do ta trashegoj Mali profesionin tend?
Nese vazhdon me kete nivel qasja ndaj kultures ne Kosove, do te perpiqem me cdo kusht t'ia heq nga koka cfaredo pasioni te artit, per shkak te streseve dhe problemeve qe ofron ky profesion.

Pse nuk je i kenaqur me trajtimin e ketij profesioni ne Kosove?
Nuk jam i kenaqur me trajtimin e kultures ne Kosove, sepse shqiptaret e duan artistin. Kjo shihet ne rruge, ne vizitat e ndryshme qe behen ne shkolla apo kudo tjeter. Nese nje delegacion i huaj vjen per vizite ne Kosove, a duhet cdo dite dhe cdo nate ta dergojme neper kafene dhe restorante?! Kjo nuk ka logjike! Nese u kujtohet, ne vlugun e madh te luftes qe zhvillohej ne Kosove, kur sekretarja amerikane Albright shkoi ne Rusi per te diskutuar per ceshtjen e Kosoves, ministri i jashtem i asaj kohe ne Rusi, para se gjithash e mori zonjen Albright per te shikuar nje shfaqje opere. Pra, vetem permes vlerave kulturore, si opera, teatri e te tjera, jane mireseardhja me e mire qe i behet cfaredo mysafiri apo delegacioni qe vjen ne Kosove.

Po ti, si e kalon kohen e lire me familje?
Vikendeve sidomos, mundohem qe te shkoj me familje ne Gjilan. Atje e kemi nje kopsht te madh ku dalim me djalin per te luajtur me top.

Te shohim shpesh edhe ne rolin e moderatorit. Eshte ky nje profesion i dyte i juaji?
Une jam nje aktor por nuk jam moderator, por mund ta luaj edhe kete rol. Jam i lire ne skene, shume i afert me publikun, dhe organizatoret me kane percjelle dy - tri here duke moderuar, dhe tani cdo here e me shume po marr ftesa per kete rol, duke menduar ata qe une jam i mire.

Falemnderit per biseden. Dua t'u pershendes po me ate fjalen qe e filluam. Tung...
Tung edhe juve. Ju prifte e mbara!

/Intervistoi:Arben Gjinaj/Tung&Nata/15.10.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online