All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Festivali RTSH. Show all posts
Showing posts with label Festivali RTSH. Show all posts

Monday, 20 May 2013

Adrian Lulgjuraj: Dhame maksimumin ne Eurovision, por nuk mjaftoi

Adrian Lulgjuraj: Dhame maksimumin, nuk mjaftoi per ne finale

Ekipi shqiptar i Eurovizionit dha maksimumin qe meritonte gjithe kombi yne. Energjia, pasioni dhe gjithe emocioni i dhene ne ato 3 minuta qe dolen nga ne, nuk ishin te mjaftueshme per t'u kualifikuar ne naten finale". Ky ka qene statusi i postuar ne rrjetin social "Facebook", nga njeri prej kengetareve qe perfaqesoi Shqiperine ne Festivalin Europian te Kenges, qe fatkeqesisht na la kete vit jashte finales. "Nuk dua t'u futem detajeve se pse ndodhi kjo gje, - shton Lulgjuraj, - por eshte nje ceshtje qe s'na takon ne artisteve. Por ju siguroj, jemi shume krenare me suportin qe na keni dhene. Ne emrin tim dhe te gjithe ekipit, dua t'ju falenderoj. Po ashtu dua te falenderoj shume koleget dhe miqte tane, qe pa rezerva na dhane kuraje, para, gjate dhe pas performances, ne krye me Elton Deden", - shprehet ai. Me tej, ai falenderon ne gjuhen angleze per komentet e mira qe iu bene kenges, duke u shprehur se fatkeqesisht, kjo kenge (Identitet) nuk beri histori ne Eurovizion. Sa i takon pjesemarrjes se ketij viti, Rona Nishliu, kengetarja nga Mitrovica qe vitin e kaluar zuri vendin e peste ne kete konkurs europian, ka deklaruar se "ne mesin e kengeve qe arriten te futeshin ne finale, padyshim qe kishte vend edhe per Shqiperine", duke dhene keshtu mbeshtetjen e saj per djemte.

Thursday, 16 May 2013

Shqiperia skualifikohet nga finalja e Eurosong-ut...

Shqiperia eliminohet nga Eurosongu

Kenga “Identitet” nga Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko nuk ka arritur qe te kualifikoje Shqiperine ne finalen e madhe te Eurovision Song Contest qe po mbahet ne Malmo te Suedise.

Nata e dyte gjysmefinale e Eurosongut u mbajt ne nje atmosfere te jashtezakonshme ne Malmo te Suedise, ku te pranishem ne impiant ishin edhe shume bashkeatdhetare tane te cilet i dhane perkrahje ekipit shqiptar.

Shqiperia ne kete mbremje performoi e 14-ta, ku Bledar Sejko dhe Adrian Lulgjuraj performuan kengen e zhanrit rock, “Identitet”.

Perkunder performances mjaft inspiruese te tyre, Adriani dhe Bledari nuk arriten qe te grumbullojne numrin e mjaftueshem te votave nga evropianet dhe juria per t’u kualifikuar ne finalen e madhe te se shtunes.

Eurosong: Votoni Shqiperine sonte!... [VIDEO]

Shqiperia konkuron sonte ne Eurosong

Sonte ne mbremje Bledar Sejko dhe Adrian Lulgjuraj interpretojne ne Eurosong kengen "Identitet", mete cilet vendi yne konkuron ne gjysmefinalen e dyte te festivalit te ketij viti, qe mbahet ne Suedi.

Ne proven e se shtunes, interpretimi i djemve shqiptare ka qene mbreselenes aq sa edhe producentet e Eurosong te cilet prej vitesh e kane ndjekur kengen shqiptare ne Festivalin Europian te muzikes do te tregoheshin entuziaste pasi Shqiperia kete here ndryshe nga vitet e shkurara shkon me nje kenge rock.

Sunday, 12 May 2013

Adrian Lulgjuraj: Rona na la nje pergjegjesi shume te madhe ne edicionin e kaluar...

Adrian Lulgjuraj
photo: dennis stachel
Adrian Lulgjuraj: “Cfare presim nga Eurosong dhe cilet jane konkurrentet qe na frikesojne”

Me nje vetebesim te forte, por edhe modest, Ardian Lulgjuraj rrefen emocionet para ngjitjes ne skenen e Festivalit Europian, ne naten e dyte gjysmefinale me 16 maj, ne Malmo te Suedise. Se bashku me Bledar Sejkon do te kendojne “live” versionin final te kenges “Identitet”, te realizuar ne studiot “Kingside” ne Suedi. Artisti nga Mali i Zi ka ndaluar per disa ore ne Tirane para nisjes ne Malmo dhe zbulon pritshmerite e kesaj gare.

Adrian, si po ndihesh para ngjitjes ne skenen e Festivalit Europian, qe shume kengetare e kane enderr?

Tani qe ka filluar numerimi i oreve mbrapsht deri ne ngjitjen tone ne skenen e Eurosongut, ne naten e dyte gjysmefinale, me 16 maj, ne Malmo te Suedise, vertet ndihemi te emocionuar. Por eshte nje emocion i bukur, ndaj shpresoj qe ta perjetojme sa me mire, t’ia kalojme bukur e te korrim suksesin qe ta meritoje gjithe Shqiperia.

Thursday, 9 May 2013

Bledar Sejko: Do te kemi surpriza ne performancen ne Malmo...

Adrian Lulgjuraj & Bledar Sejko
photo: besa kokedhima
Bledar Sejko zbulon identitetin ne Suedi

Behet fjale per kengen “Identitet”, perfaqesuesja e Shqiperise ne Festivalin Europian te ketij viti. Bledar Sejko zbulon disa nga detajet e prezantimit ne Malmo, nga perpunimi i kenges ne studiot suedeze, deri te performanca live me 16 maj…

“Do te kemi surpriza ne performancen ne Malmo me 16 maj, por nuk po i zbuloj qe tani”, te pergjigjet Bledar Sejko kur e pyet se si do te paraqiten mbremjen e dyte te gjysmefinales se Eurosong-ut, qe kete vit mbahet ne Suedi. Mund te kete rezervuar nje nga ato shfaqjet qe te le pa fryme kur e sheh Sejkon te luaje kitaren e tij elektrike me dhembe, ashtu si gjate mbremjes kur kenga “Identitet” u shpall fituesja e Festivalit te fundvitit ne RTSH, apo dicka qe do ta eksperimentoje per here te pare ne token skandinave per publikun europian. Me dy rrokere si Bledar Sejko dhe Adrian Lulgjuraj mund te pritet gjithcka. Ndaj Sejko preferon t’i mbaje ca gjera te pathena, per t’i folur zeshem me kitaren e tij.

Thursday, 27 December 2012

Rosela, edhe e pesta e saj pa fat

Ka shkelur për të pestën herë me radhë në festivalin e madh në RTVSH, por edhe këtë herë nuk e kapi dot çmimin e parë.

E kemi fjalën për këngëtaren shkodrane, Rosela Gjylbegu, që këtë herë kishte ardhur në festivalin e 51-të me këngën me titull  “Dëshirë”, një baladë e bukur për dashurinë, por si duket e humbi këtë dëshirë për të fituar vendin e parë e për të përfaqësuar Shqipërinë në ‘Eurosong’.

Megjithëse në pesë herë konkurrim për çmimin e madh, Rosela e ka prekur një herë ‘Eurosongun’, atëherë kur shoqëronte si bek-vokal kolegen e saj Anjeza Shahinin. M.GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Rosela - her fifth with no luck

Stepped for the fifth time in a row at the festival large in RTVSH, but this time not captured first prize. The we refer to shkodrane singer, Rosela Gjylbegu, which this time came in the 51st festival with the song titled "Desire", a beautiful ballad about love, but apparently lost that desire to win first place to represent Albania in the 'Eurovision'.

Although five times compete for the grand prize, Rosela touched once 'Eurosongut' when accompanying bek her colleague vocals Anjeza Şahin. M.Gj.

Sunday, 23 December 2012

Festivali RTSH: Renditja e plote! [VIDEO]

Tashme lajmi kryesor eshte bere i ditur, Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko me kengen e tyre "Identitet", jane fitues te Festivalit te 51-te ne RTSH dhe do te perfaqesojne Shqiperine ne garen e Eurovisionit ne Malmo te Suedise. Ishte pikerisht fituesja e edicionit te kaluar, Rona Nishliu, qe prezantoi trofeun per fituesit e sivjetshem.

Adriani dhe Bledari ngadhenjyen ne nje lufte te afert me kengetaren Anjeza Shahini e cila perfundoi ne vendin e dyte dhe nuk arriti te realizoi endrren e saj te perfaqesoi per here te dyte Shqiperine, sic kishte bere me sukses ne vitin 2004, qe ishte njeherit viti debutues i Shqiperise ne Eurosong. Vendin e trete e fitoi kengetarja e re nga Kukesi, Hersi Matmuja me kengen "Kush ta dha kete emer", e cila, per ndryshim, vitin e kaluar nuk mori asnje pike me kengen e saj "Aty ku me le".

Saturday, 22 December 2012

Flaka Krelani, nje puthje per fat nga mamaja

Kengetarja Flaka Krelani eshte rikthyer fuqishem ne Festivalin e RTSH sivjet me nje balade me titull "Tek ti ne shpirt" te kompozuar nga Endri Sina.

Dhe, ja ketu ne prapa skene, ajo ka zene ne foto me iPhon-in e saj, nje moment simpatik, gjersa mamaja e saj po i jepte nje puthje shpirtit te saj te vogel, per nje paraqitje sa me te mire ne konkurrim.

Ne keto momente, konkurruesit jane ende ne gare dhe nuk dime nese puthja e mamase do i sjell fat kengetares por shpresojme te pakten qe kenga te pelqehet nga fansat. /Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Flame Krelani, a kiss for luck from mother

Flame Krelani singer has returned strongly ART Festival this year with a saga entitled "To be in the soul" composed by Endri Sina. And, behold, here on behind the scenes, it has occupied in picture-in iphon her a charming moment, while her mother is giving a kiss her little soul, for a presentation as the best in the competition. In these moments, the contestants are still in the race and did not know if the mother's kiss will bring luck singer but hope at least that song is liked by fans. / Albavipnews / ]]

Ani Cuedari perjashtohet nga Festivali per plagjiature [VIDEO]

Nje skandal qe nuk mbahet mend te kete ndodhur ne Festivalin e Kenges, po ndodh sivjet ne edicionin e 51-te pas zbulimit se kenga finaliste "Me ler nje enderr" e interpretuar nga Ani Cuedari eshte e kopjuar nga kengetarja koreane J Min dhe kenga "Stand Up".

Fillimisht eshte shkruar se kenga eshte kompozuar nga Arion Muka por me vone eshte konfirmuar se ne te vertete eshte nje kenge e kompozuar apo me mire e kopjuar nga Endri Tola, transmeton noa.

Kengetarja Ani Cuedari ka shkelqyer me performancen e saj ne festival, por ky skandal do te njollos karrieren e saj te re, pasi emri i saj do te futet ne regjistrin e plagjiaturave, megjithese fajin me te madh ketu e ka vet kompozitori.

Sipas vendimit te jurise, qe perjashtoi kengen, ne finale sonte shkojne vetem 17 kenge, pra nuk do te kete zevendesime. /Albavipnews/

Shikoni dy verzionet me poshte:



- - - - - - - - - - - - - - - -

Festivali RTSH: Finalistet!

Festivali i Kenges ne RTSH, ne edicionin e tij te 51-te eshte tani ne fazen e fundit te perzgjedhjes. Ne dy netet qe kaluan, kemi pasur rastin te degjojme gjithsejt 26 kenge te intrepretuara nga kengetare te njohur dhe te rinj.

Juria tashme ka perzgjedhur nga 9 kenge nga te dyja netet dhe do te jene gjithsejt 18 kenge qe do te marrin pjese ne naten finale qe mbahet sonte me 22 Dhjetor.

Sipas sondazheve deri tani kenga e Ardian Bujupit "I c'mendur pas teje" eshte njera nga me te preferuarat, por duhet te presim sonte te shohim se si do te paraqiten kengetaret ne paraqitjen e tyre te dyte. Me pastaj juria do te jap fjalen e fundit duke shpallur fituesin e edicionit te sivjetshem qe do te perfaqesoj Shqiperine ne Eurosong.

Thursday, 20 December 2012

Festivali RTSH: Ja juria!

Deri ne momentet e fundit eshte mbajtur sekret per te mos pasur ndikime, por tani jane bere te ditur emrat e jurise qe do te vendosin fituesin e Festivalit te 51-te ne RTSH qe do te perfaqesoj Shqiperine ne Eurosong. Juria perbehet nga 7 anetare, 3 te huaj dhe 4 vendor.

 Anetaret e huaj te jurise jane:
  • Nicola Caligiore - Shef i delegacionit te RAI-t ne Festivalin Evropian te Kenges; 
  • Joseph Mizzi - Shef i delegacionit te RTV te Maltes ne Festivalin Evropian te Kenges dhe 
  • Szilva Puspok - Shefe e delegacionit te RTV hungarez ne Festivalin Evropian te Kenges. 
Ndersa anetaret shqiptare te jurise jane:
  • Sokol Shupo, profesor i shkencave muzikore, studiues i muzikes dhe kompozitor, aktualisht Dekan i Fakultetit te Muzikes ne Universitetin e Arteve; 
  • Justina Aliaj, artiste e njohur shqiptare e goditur ne Festivalin e 11-te te RTSH-se per performancen e saj; 
  • kompozitori i njohur Zef Coba dhe 
  • botuesi Petrit Ymeri.
Edicioni i sivjetshem mbahet ne datat 20, 21 dhe 22 dhjetor. /Albavipnews/

Tuesday, 11 December 2012

Rosela Gjylbegu, per te pesten here ne Festivalin e RTSH

Kengetarja shkodrane, Rosela Gjylbegu, e cila eshte ende nen ethe te muzikes qysh se doli nga "Ethet", muziken e ka ilac te shpirtit dhe eshte nje pjesemarrese e devotshme e festivaleve muzikore, ku shpesh del me cmime dhe vleresime te larta. Profesioni i saj i perditshem i takon nje bote tjeter, si nepunese ne administraten e Kuvendit, por politiken nuk e ka aspak ambicie.

Kete vit merr pjese per here te peste ne Festivalin e RTSH, me ambicien per te prekur Eurovizionin. Nuk eshte se nuk e ka prekur ta pakten skenen e Eurovizionit, pasi ne vitin 2004 ne Stamboll te Turqise, ishte ne "backvocal" dhe ka shoqeruar Anjeza Shahinin ne debutimin e Shqiperise ne Eurovizion.

Hera e pare e saj ne Festival ishte ne vitin 2003 ku zuri vendin e trete, pastaj 2004, dhe me pas me vendin e dyte ne vitin 2006 dhe e fundit me 2007. Tri vite me vone, ne vitin 2010, se bashku me Eliza Hoxhen, shoqeruan ne duet kengetarin Pirro Cako ne Festivalin e 48-te.

Kete vit ne festival, ajo paraqitet me nje balade me titull "Deshire", te punuar nga Endrit Shani dhe me tekst te Endrit Mumajesit. /Albavipnews/

Wednesday, 5 December 2012

Festivali i 51-te vetem me tre artiste BIG

Dikur në një festival të tillë konkurronin emra të mëdhenj dhe madje edhe në moshë e në karrierë të madhe artistike, e ndërsa sot festivali i RTVSH-së është shndërruar në një festival ku marrin pjesë vetëm të rinj.

Ndoshta janë ata që synojnë më shumë që ta prekin skenën e Festivalit Eurosong. Ndërsa kanë nisur përgatitjet për edicionin e 51-të, të këtij Festivali ku më 20-21-22 dhjetor do të konkurrojnë më shumë artistë të rinj.

Të vetëm që janë në moshë dhe karrierë janë këngëtarët Kozma Dushi, Selami Kolonja dhe Bojken Lako. E nëse do të vazhdojë kështu ky Festival i madh i muzikës shqiptare, atëherë mund të shuhet siç ndodhi me “Këngët e Stinës”./Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
51st Festival of only three artists BIG

Tuesday, 4 December 2012

Festivali RTSH: Ja emrat!

Po afrohet festivali i muzikes shqiptare ne RTSH ne edicionin e tij te 51-te, qe ben perzgjedhjen e perfaqesuesit te Shqiperise ne Eurovizion, dhe tashme jane bere te ditur emrat e 26 pjesemarresve ne kete gare te madhe.

Festivali nise me Naten e Pare me 20 dhjetor, me pastaj me Naten e Dyte me 21 Dhjetor, ndersa me 22 Dhjetor do te jete Nata Finale ku do te kalojne 16 me te miret, nga te cilet njeri do te shpallet fitues. Juria e festivalit do te jete e perbere nga 7 anetare, 3 prej te cileve do te jene te huaj. Provat e festivalit fillojne te merkuren me 5 Dhjetor.

Prezantimi i festivalit kete vit u eshte besuar gazetarit Enkel Demi dhe bukuroshes Floriana Garo, me regji te Agron Vulajt dhe Astrit Idrizit, ndersa drejtor artistik do te jete Shpetim Saraci.

Friday, 23 November 2012

Flaka Krelani, rikthehet me balade ne Festivalin e RTSH

Rokerja kosovare, Flaka Krelani, qe i ka munguar skenes per nje kohe, do te rikthehet me nje balade ne Festivalin e 51-te te RTSH.

Ne vitin 2007, se bashku me kengetaren Doruntina Disha, pas nje skandali ne votime, perfunduan me cmimin e dyte. Nese ju kujtohet, popullariteti i kengetarit shume te dashur Alban Skenderaj pesoi renie ne Kosove, per faktin qe nuk i dha asnje pike duetit Krelani-Disha me kengen "Jeta kerkon dashuri", duke pamundesuar qe dy kosovaret te perfaqesojne Shqiperine ne Eurovision. Natyrisht, me vone, u be e qarte se faji ishte te pazarlleqet qe beheshin brenda panelit te gjyqtareve, dhe Albani i sinqerte u manipulua ne kete ngaterrese. Dy vite me vone, ne vitin 2009, Flaka u paraqit serish ne Festival dhe zuri vendin e peste me kengen "Le te behet cfare te doje".

Kete vit ajo ka ndryshuar zhanrin dhe vjen me nje balade, duhet theksuar e para ne repertoarin e saj, te kompozuar nga Endri Sina dhe me vargje te Pandi Lacos.

Ka zgjedhur pikerisht Festivalin e RTSH per t'u rikthyer, pasi i pelqen te kenduarit live, qe asaj i jep emocione te verteta aty per aty. Urojme qe hera e trete te jete e vertete per kengetaren nga Gjakova, qe enderron nje dite te perfaqesoje shtetin shqiptar ne Eurosong, nje enderr qe vjet e perjetoi me sukses shoqja e saj Rona Nishliu./Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -

Wednesday, 14 November 2012

Serish Anjeza Shahini ne gare per Eurovizion

Të gjithëve na kujtohet kur Shqipëria për herë të parë preku festivalin e madh evropian “Eurosong” me këngën “The Image of you” në vitin 2004, dhe që u rendit në një pozitë shumë të mirë.

Ishte kjo këngëtarja e cila sapo kishte dalë nga ‘Ethet’ dhe menjëherë fitoi nga Festivali i RTVSH, në 2003.

Ndërsa mësuam se këngëtarja Anjeza Shahini ka gati këngën e radhës për të konkurruar këtë vit në festivalin e madh që do të mbahet në pjesën e dytë të dhjetorit në RTVSH.

Ndërsa edhe këtë vit Anjeza ka zgjedhur të bashkëpunojë me kompozitorin që e dërgoi në Eurosong, Edmond Zhulalin, dhe nëse kënga e saj do të fitojë, ne nuk do ta kemi frikën e përfaqësimit të saj në këtë festival të madh evropian.
M. GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Anjeza Shahin again in the race for Contest

We all remember when Albania for the first major European festival touched "Eurosong" with the song "The EMAG of you" in 2004, and was placed in a very good position. Was this singer who had just come from 'Fever' and immediately won RTVSH Festival in 2003.

Friday, 20 January 2012

Eliza Hoxha: Mbylleni ju qe nuk kuptoni "Suus"...

Shshshshshshtt...!

Me dritheroj, me mori me vete dhe me beri te reflektoj. Ky ishte emocioni kur degjova per te paren here kengen “SUUS”. Emocioni u be edhe me i fuqishem kur ky reflektim i nje kenge kaq personale beri qe ne 50-vjetorin e festivalit ne RTVSH te thyhet edhe tabuja kolektive, qe nje shqiptar i Kosoves nuk mund ta fitoje ate dhe ta perfaqesoje Shqiperine ne Eurosong.

Lumturia rritet kur e mendon se nje kenge kaq intime dhe pa tendence imponimi audio-vizuel mori miratimin e jurise profesionale, por edhe te publikut njekohesisht. Nje moment ky i rendesishem per te gjithe ne, qe shenon nje drite per nje kthese dhe nje etje per vleren e vertete dhe per krijimin e sinqerte ne dimensionet e ndryshme te krijimtarise shqiptare.

Thursday, 19 January 2012

Zija Saraci: Festivali i RTSH nje deshtim i paralajmeruar...

Zija Saraci: Festivali i RTSH, nje deshtim i paralajmeruar

Zija Saraci eshte emer i njohur ne krijimtarine muzikore shqiptare, kenget e te cilit kane mbetur ne kujtesen e publikut. Emocionet dhe vlerat qe ai dhuroi me krijimtarine muzikore e kane bere nje emer te dashur dhe te vleresuar nga publiku, i cili kurre nuk i ka kursyer duartrokitjet. I larguar prej vitesh ne Itali, ku dhe jeton, kantautori Zija Saraci tregon se i vjen keq qe aktiviteti me i rendesishem i kenges shqiptare, Festivali ne RTSH, eshte katandisur ne nje gjendje te mjerueshme. Me nostalgjine qe ka nder vite per kete aktivitet, ne intervisten dhene per gazeten, kantautori Zija Saraci pohon se ne festival duhet te afrohen njerez me aspirata, ku te nderthuren tradicionalja, pervoja me zhvillimin e kujdesshem modern te talenteve te reja, dhe perzgjedhja e artisteve debutues dhe materialeve te tyre duhet te behet vetem ne baze te moralit dhe aftesise profesionale. Kengetari Zija Saraci ne jeten e tij artistike u be shpejt i perkedheluri i kompozitoreve te njohur si, Nikolla Zoraqi, Gjon Simoni, Ferdinand Deda etj, per te cilet kengetari durrsak vazhdon te ruaje nje respekt te vecante. Sot ai pohon se ne lulezimin e aftesive te tij profesionale ndjehet i perjashtuar, i skajuar nga organizatoret e sotem te evenimenteve te ndryshem lokale dhe kombetare.

Alfons Ballici: Ne Festivalin e Kenges mungoi melodia...

Alfons Ballici: RTSH s’kishte njerez te kualifikuar per perzgjedhjen e kengeve te festivalit te fundvitit

Festivali i Kenges ne RTSH nuk prezantoi ne 50 vjetor krijimtarine artistike qe priste publiku, aq me shume qe dhe per emrat e njohur te krijimtarise muzikore ai nuk erdhi ne nivelin artistik qe pritej. Kompozitori i njohur Alfons Ballici, i cili ne vitin 1968 u ngjit per here te pare ne skenen e festivalit tregon se ne 50 vjetor ky aktivitet linte per te deshiruar, ndersa skenes i munguan dhe shume emra te njohur te krijimtarise muzikore. Dekada te tera me krijimtarine muzikore nderuar dhe me titullin “Mjeshter i Madh”, kompozitori Alfons Ballici pohon se problemet me festivalin nisin qe nga perzgjedhja e kengeve qe behet per festivalin.

Sipas mjeshtrit te kenges shqiptare, nese do te ishte nje komision i afte dhe me pervoje, atehere do te behej nje perzgjedhje artistike me vlera dhe nuk do te kishim keto probleme ne krijimtari.

Monday, 16 January 2012

Rona Nishliu merre shtetesine shqiptare ne Shkurt...

Eurovizioni, ne Shkurt shtetesia shqiptare per Rona Nishliu

Fituesja e edicionit te 50-te te festivalit ne RTSH, kengetarja Rona Nishliu pritet te marre shtetesine shqiptare vetem pak para fillimit te Eurovizionit, i cili mbahet ne muajin maj ne Baku te Ajzerbarxhanit. Mesohet se institucioni i Presidences ka nisur procedurat e pershpjetuara per miratimin e kerkeses per dhenien e shtetesise Rona Nishliut, ne menyre qe ajo te plotesoje te gjitha kriteret e perfaqesimit te vendit tone ne ngjarjen me te rendesishme muzikore ne Evrope. Kerkesa eshte bere ditet e para te janarit, pak dite pas fitores se Nishliut dhe pritet qe gjate muajit shkurt ajo te fitoje edhe shtetesine e dyte, pas asaj kosovare.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online