All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Fevzije Berani GILI. Show all posts
Showing posts with label Fevzije Berani GILI. Show all posts

Sunday, 7 July 2013

Revista PALOMA - 6 Korrik 2013

Revista PALOMA, 6 Korrik 2013
  • Aferdita Dreshaj: Zemra me eshte thyer disa here! Djali ne klip nuk eshte i dashuri im!
  • Enca Haxhia: Ku ka me mire se t'i kesh te gjitha!
  • Linda Halimi, pjese e "Playboy"
  • Adelina Tahiri i ve kusht Arian Canit: Mua ose Aferditen ne emision! Cani zgjedh Aferditen!
  • Dren Abazi: Jam nje shpirt i lire!
  • Gili: Pse nuk bej nderhyrje estetike. Nuk dua qe ne jeten e perditshme te dukem si ne ekran
  • Big Brother; Ditet e Elones ne France...
  • Alban Skenderaj i propozon per martese Miriam nen uje
  • Dajana Shabani, seksi ne plazh
  • Dafina nuk rruan sqetullat!
  • Dhurata Dora: Nuk jam kopje e Tunes dhe Dafines! Me pelqen shume vetja!
  • Nga Niko Komani: Vera ne Plazh 2013

Sunday, 5 May 2013

Garë duetesh edhe këtë sezon

Si duket, moda e dueteve nuk do të ndalet, madje kanë nisur që edhe këtë fillim-sezoni të jenë në tregun shqiptar.

Po flasim për bashkëpunimet mes dy artistëve, të cilët ishin shumë në trend dhe rezultuan tepër të suksesshëm edhe gjatë verës së 2012-s.

Nuk ka nisur ende vera, megjithëse temperaturat e nxehta kanë trokitur,  por duetet kanë lindur dhe pritet të vijnë të tjera.

Nga momenti që doli kënga “Beso” kënduar nga Elvana Gjata në bashkëpunim me reperin ‘2PO2’ u  kthye në një hit. Jo vetëm kënga si audio, por edhe video tashmë ka fituar sigurinë që besoj se do të jetë edhe e dëgjuara e verës që po vjen, ndërsa këngët e shumta që Elvana nxori javë më parë, kjo i vulosi apo i la në hije.

Gili dhe Astriti sjellin nje super kenge

Nje video mjaft e bukur, por edhe nje kenge ne nje duet fantastik.

Kjo eshte kenga me e re me titull "Shpejt festove", e cila ka ardhur me nje video shume interesante kenduar nga dy artiste te njohur sic eshte Gili dhe Astrit Mulaj.

Kenga si fillim eshte pritur shume mire, dhe duke qene edhe me e postuara ne rrjetet sociale. Sic kemi thene kenga eshte krijuar me muzike dhe tekst nga Ilir Berani dhe orkestrim te Florent Boshnjakut.

Burimi Maksimnews
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Gili and bring a super song Astriti

Thursday, 25 April 2013

Astrit Mulaj sjell nje super balade me Gilin

Këngëtari i shumë hiteve shqiptare Astrit Mulaj do të vijë këto ditë me një super këngë të bukur, ku është gati edhe video e saj.

Kjo këngë është në bashkëpunim me këngëtaren e njohur Gili dhe është krijuar nga Ilir Berani, bashkëpunëtori i ngushtë i Astritit.

Kënga mësuam se do të jetë një baladë dhe videoklipi është realizuar në Ulqin. Astriti ka vite që jeton në Zvicër, por është nga Kosova, ndërsa cilësohet si një nga këngëtarët jo vetëm me zërin e ëmbël, por edhe i preferuar apo simpatiku i femrave.

Deri tani këngëtari ka realizuar 14 këngë dhe videoklipi që po vjen do të jetë i gjashti me rradhë. Astriti është një nga këngëtarët më të preferuar, jo vetëm në koncerte por edhe në dasmat shqiptare, ndërsa këngët e tij janë kthyer në hite të bukura shqiptare që i dëgjojnë të gjithë.

Sunday, 21 April 2013

Lumturia e Gilit

Thuajse e takojmë çdo ditë në të njëjtin vend në Prishtinë së bashku me bashkëshortin e saj dhe me shumë miq përreth. Edhe për intervistën tonë, të cilën e mirëpret me ëmbëlsi e takuam aty, ku po shijonte një kafe me njeriun e jetës së saj.

Është kjo këngëtarja e njohur shqiptare Gili, e cila në disa minuta rrëfen për të rejat e saja, ku flet me shumë dashuri për familjen, një biznes që po e nis, si dhe për djemtë, të cilët nuk i shikon kurrë në rrugën e muzikës.

Gili tregon edhe për këngën më të re, që pritet të dalë shumë shpejt, si dhe do të donte që gjithmonë në krijimet e dashurisë të bashkëshortit të saj, ajo të ishte muza.

*Çfarë po bën Gili në këto ditë pranvere?
Gili: Po merrem me organizimin rreth hapjes së studios së bukurisë “Prishtina”, duke munduar që të plotësoj stafin. Por njëkohësisht sapo kam përfunduar edhe videoklipin më të ri ku, do të vijë në duet me këngëtarin Astrit Mulaj. Ky klip është duke u montuar dhe është realizuar nga një produksion slloveno-shqiptar.

Friday, 28 December 2012

60 sekonda me Gilin [VIDEO]

Kengetarja 46 vjecare, shume e dashur e skenes, Fevzije Berani e njohur me mire me emrin e saj artistik Gili, ka ndertuar nje karriere te bujshme muzikore per me shume se dy dekada dhe mbahet gjithmone ne mend per paraqitjet e saja elegante dhe pa zhveshje skenike. Ne nje interviste te shkurter prej 60 sekondash, Gili ka rrefyer per "Prive" disa gjera interesante nga jeta e saj.

Mbrapa saj qendron nje familje e lumtur, burri dhe dy djemte, qe ajo i konsideron gjejen me te rendesishme ne jeten e saj, nga e cila nuk do hiqte dore kurre. Eshte tejet nostalgjike per koherat kur i kishte djemte ende te vegjel ndersa shpesh e merr malli per pushimet e perbashketa qe kaluan.

Wednesday, 19 December 2012

Gili i bene tri kengetaret atraktive - xixellonja

Do të jenë të veshura me të kuqe, me ngjyrën e preferuar dhe më shumë të përdorur nëpër vite të këngëtares së njohur Gili.

Kështu do të duken këngëtaret Genta Ismajli, Nora Istrefi dhe Kaltrina Selimi në programin festiv i cili do të vijë në netët e Vitit të Ri ideuar nga Gili, në një koncert gala në karrierën e saj muzikore.

Vajzat ngjajnë bukur të veshura me të kuqe sikur xixëllonjat e Gilit. Mësojmë se në këtë event do të marrin pjesë edhe shumë këngëtarë të tjerë përveç këngëtareve tona bukuroshe. M.GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Gili made ​​three attractive singers - xixëllonja

Will be coated with red, the color of the preferred and more used through the years Gili known singer. So will look Genta Ismaili singers, Nora Istrefi and Kaltrina Selimi festive program which will come in the New Year nights designed by Gili, in a gala concert in her music career.

Monday, 17 December 2012

Mihrija nuk perjashton nderhyrjet estetike ne te ardhmen [VIDEO]

Ajo eshte nje personazh i dashur i skenes, ka mbushur 45 vjec, por ende me permasa dhe nje look te nje manekeneje. Nuk ka dyshim, pra, fjala eshte per kengetaren Mihrije Braha, e cila ne nje interviste per "Prive" ka zbuluar sekretet e pamjes se saj rinore.

"Nuk kam pasur asnje cik nderhyrjeje ne trupin tim, deri tani!", ka pohuar kengetarja, por nuk ka perjashtuar qe ne te ardhmen, mund edhe te kete, kur pashmangshem nje dite, fillojne te shfaqen rrudhat e pleqerise.

Natyrisht, kengetarja ka deshire te ironizoje me pamjen e saj, duke e quajtur veten 25 vjecare, por eshte me se e vetedijshme se procesi i plakjes nuk mund te ndalohet plotesisht.

Friday, 8 June 2012

Çiftet simpatike te “VFM 12”

Ndoshta fotot do t’ju flasin këtë herë më shumë se fjalët tona. Ata kanë qenë çiftet më simpatikë që u dukën shumë bukur në tepihun e kuq të “Video Festit Muzikor 2012”.

Duhet ta nisim me çiftin që shkëlqeu këtë herë më shumë se askush tjetër, këngëtari Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij, apo edhe çifti që ka kohë që duken mirë, Robert Berisha dhe Nora Istrefi.

Ndërsa, nëse do të bënim një listë pas çifteve të para vinin edhe Ermal dhe Ami i “Dancing with the Stars”, apo çifti tjetër nga Shqipëria që ishte zemra e këtij eventi, Albani dhe Miriami, pa harruar edhe Ilir Beranin dhe Gilin që janë dukur dhe kombinuar mjaft bukur, dhe në fund Blero dhe Teuta. Këta ishin çiftet simpatikë të “VFM 12”. /Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Charming couples "VFM 12"

Maybe the pictures will speak this time more than our words. They have been more charming couple who seemed very nice on the red carpet of "Festus Music Video 2012".

Friday, 11 May 2012

Gili: Mos u zhvishni ne videoklipe...

Gili: Ata qe zhvishen ne videoklipe, do t'i shohim kur te jene me femije

Nje nga kengetaret me te mira qe ka skena e muzikes shqiptare, Gili, ka qene e ftuar ne studion e emisionit "Pasdite ne Klan" te Rudina Magjistarit. Nje bashkebisedim i ngrohte u zhvillua ne studio ku kengetarja kendoi edhe suksesin e saj te shume viteve me pare "Xixellonja". Duke qene se ajo prej nje periudhe u ka munguar ekraneve shqiptare, Gili foli per suksesin e saj me te fundit qe eshte kenga "Haku i Nanes" dhe per jeten e karrieres e saj, ne pergjithesi. Me poshte mund te lexoni intervisten e Gilit te plote.

Si po pritet klipi juaj me i fundit?

Thursday, 10 May 2012

Gili dhe kenga e saj e preferuar

Nje nga kengetaret me te mira qe ka skena e muzikes shqiptare, Gili, ka qene e ftuar ne studion e emisionit “Pasdite ne Klan” te Rudina Magjistarit. Nje bashkebisedim i ngrohte u zhvillua ne studio ku kengetarja kendoi edhe suksesin e saj te shume viteve me pare “Xixellonja”.

Duke qene se ajo prej nje periudhe u ka munguar ekraneve shqiptare, Gili foli per suksesin e saj me te fundit qe eshte kenga “Haku i Nanes” dhe per jeten e karrieres e saj, ne pergjithesi.

Ndërsa e pyetur për këngën e saj të preferuar Gili ka thënëse se është kenga “Prishtina”, pasi e kendova pas luftes dhe u bera nene per here te dyte. Dhe e kendova me nje nostalgji, sepse sapo isha kthyer ne Prishtinen e lire./Albavipnews/

- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Gili and her favorite song

One of the best singers that has scenes of Albanian music, Gili, has been invited to the studio of the show "Afternoon in the Klan" in Rudina Wizard. A heated conversation took place in the studio where the singer sang her success many years ago "Xixellonja".

Wednesday, 25 April 2012

Gili, nuk ka ambicie te tilla

Gili, pas një periudhe, shfaqet sërish në skenë, e fuqishme, ashtu si di të jetë gjithmonë ajo. Kënga dhe klipi “Haku i nënës” ka bërë që shumë njerëz të mendojnë dy herë para se të marrin ndonjë veprim.

Kjo këngë ka me mijëra klikime në internet dhe duket që pëlqehet nga të gjitha moshat. Për më shumë, rreth këngës dhe klipit flet Gili për “Kosova Sot”

“Kosova Sot”: Si lindi ideja për t’u krijuar një këngë si “Haku i nënës”?
Gili: Nuk është kjo kënga ime e parë që e trajton temë sociale, një dhimbje të popullit tim. Jua kujtoj këngën "Ditët e fundit", që e trajton përdorimin e drogës nga të rinjtë tanë. Kënga "Mos ma shëmto lirinë" e trajton zhgënjimin e pasluftës, kurse kënga "Sikur të isha djalë" fliste për shkatërrimin e familjes dhe braktisjen e saj. Unë jam këngëtare e popullit dhe e tillë do të mbetem gjithmonë.

E ndaj çdo gëzim dhe dhimbje me ta. Kënga "Haku i nënës" është një nga preokupimet e mia. Pasqyra e shoqërisë janë fëmijët dhe mosha e shtyrë, prindërit dhe gjyshërit tanë janë pishtarët e kësaj lirie. Si i trajtojmë sot? Këngët e mia janë pyetje që para se të kërkojnë përgjigje, kërkojnë ndërgjegjësim.

Thursday, 5 January 2012

Gili vetëm e dhjetave

Një nga këngëtaret më me përvojë që ishte e ftuar në programin e Labit të RTV21, ka qënë Gili. Në fakt këngëtarja këtë herë përvec se ishte veshur edhe ajo kuq e bardhë dhe bukur, ka kënduar, por edhe ka vlerësuar veshjet e kolegëve të saj.

Në fakt dora e saj kishte mbetur vetëm tek nota maksimale, 10, dhe mund të themi se ka gjetur zgjidhjen më të mirë, për të vlerësuar të gjithë artistët me këtë notë.

Ndoshta prandaj ajo vazhdon të duhet nga të gjithë artistët, sidomos nga të rinjtë. Bravo Gili vlerësim shumë i zgjuar./Maksim Gjokaj/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
 Gili only of Tenth

One of the most experienced singers who was invited to the RTV21 Labin program has been Gili. In fact the singer this time except that she was wearing the red white and beautiful, no singing, but also assessed wardrobe of her colleagues.

In fact, her hand was left only to the maximum score, 10, and can say that it has found the best solution, to evaluate all artists with this note. Perhaps therefore it continues to be by all artists, especially by young people. Bravo Gili very smart assessment / Maxim Gjokaj /

Wednesday, 4 January 2012

Seldi: Teta Gili a bën një foto?

Ndoshta ku këngëtarja e njohur kosovare këndonte këngën “Xixëllonja” ai ishte fare i vogël. E kemi fjalën për Seldin e BB3, apo Seldin e Sinanit, apo këngëtarin.

Kjo foto e bërë gjatë xhirimeve të programit festiv në RTV21 na bëri përshtypje, si duket Seldi ka dashur ta këtë një foto të tillë me këngëtaren që dikur e adhuronte.

Në këtë program festiv megjithëse ka qenë i ftuar dhe Sinan Hoxha, ai nuk ka qenë i pranishëm, por këngëtari i tretë i këngës së përbashkët “Kuq e Zi” nuk mungoi, është fjala për Medën.

E megjitahtë mund të themi, duke qenë se ne ishim aty, Seldi ka krijuar shumë atmosferë dhe ka qenë më i lumtur se asnjëherë tjetër./Maksim Gjokaj/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:

SELDI: Teta Gili makes a picture?

Saturday, 11 June 2011

Gili Ne Top Fest, Me Fustan Pa Shije...

Nje stilist pa shije per Gilin

Kengetarja shume e njohur kosovare, qe bente pershtypje ne skenen e Festivalit te Kenges ne RTSH pas viteve ’90-te ne Shqiperi, nuk eshte me ajo femra e fustaneve te klasit sic shfaqej dikur. Ne kete konkurrim te “Top Fest 8”, ku ajo erdhi per te dyten here me nje duet me Enis Potokun, ka rene ne sy per veshjen e saj aspak me shije, qe nuk dihet se cili stilist ia ka sugjeruar. Me nje fustan gri, te rende dhe aspak elegant, u shfaq Gili ne tapetin e kuq. Nuk dihet nese kjo ka qene nje zgjedhje e nxituar apo nese Gili ka menduar se keshtu mund te mbulonte paksa kilet e teperta qe ka marre se fundi ne trupin e saj. /panorama plus/qershor 2011/
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: fevzije berani fevzie
- - - - - - - - - - - - - - - -

Sunday, 19 April 2009

Gili: Kenga Ime Me e Votuara!

Gili dhe Enis Potoku ne Top Fest 6
/photo top channel/

Gili: Kenga ime ne "Top Fest" me e votuara
Me vjen keq qe kosovaret nuk marrin asnjehere cmim te pare

Kengetare me stil dhe me vlera, shembull per kengetaret e reja, qe i futen se show biz-it. Me nje familje te lumtur, tashme ajo numeron shume vite ne skene. E shohim te angazhuar neper mbremje muzikore, gje qe tregon se akoma publiku e do Gilin. Per keto vite ne skene, ruajtjen e imazhit prej nje kengetareje te madhe, organizimit te koncerteve, pjesemarrjes ne “TopFest”, bashkepunimin me Enis Potokun si dhe nje kerkese drejtuar organizatoreve te festivalit, ju flet Gili.

Shume kohe ne skene, c’ka ndryshuar tek Gili neper gjithe keto vite?
Mendoj se kam ecur me kohen. Te rinjte jane adhuruesit e mi me ne numer dhe kryesisht temat e trajtuara ne kenget e mia u dedikohen atyre. Por gjithmone kam ruajtur veten time, qe te mbetem origjinale perkunder kerkesave te ndryshme qe kam pasur.

Edhe pse vitet kalojne, ju gjithmone dukeni ndryshe dhe shume e fresket per publikun, si e arrini gjithe kete?
Ndryshimet vijne bashke me vitet. Pervoja e fituar me ka lehtesuar perballjen me kerkesat e reja qe imponon jeta dhe muzika ne vecanti.

Kush eshte perkujdesur per juve gjate ketyre viteve?
Une gjithmone kam pas nje ekip te gjere profesionistesh te udhehequr nga Ilir Berani, qe eshte autor i kengeve te mija. Numri i madh i orkestruesve, instrumentisteve, kreatoreve te modes, valltareve etj., ishin motori shtytes i karrieres sime. Jane keta njerez te mrekullueshem per te cilet kam vetem kujtime dhe fjale te mira.

Fevzije Berani GILI

Sipas gjithe asaj qe kemi pare, jetoni nje jete te lumtur, keni dy djem te mrekullueshem. Po prapa ekranit si shkon raporti bashkeshortor?
Jeta qe une e bej eshte realizimi i endrres sime. Jam e lumtur me familjen time si ate te ngushte ashtu edhe ate te gjere. Mundohem qe te jem shembull i mire edhe per kengetaret e reja, qe e fillojne rrugen e mundimshme te muzikes.

Shume kenge, albume, videoklipe te realizuara, si mendoni, ju ka mbetur dicka peng pa realizuar dhe qe do e realizonit ne vitet e ardhshme?
Ndoshta koncerti solistik. Nje dite mbase do te vije edhe ky moment shume i deshiruar ne jeten time.

Po ne jeten e perditshme me cfare merreni?
Kohen kur femijet jane ne shkolle e shfrytezoj maksimalisht per takime pune dhe miqesine, kurse pasditeve jam absolutisht ne sherbim te femijeve.

Si erdhi deri tek ideja qe te merrni pjese ne Top Fest 6?
Kisha nje kenge te mire dhe mendova ta prezantoj ne nje festival te mire. Edhe pse eshte perfolur se “Top Fest” i injoron kengetaret me te vjetra, kenga ime e vertetoi te kunderten. Faktikisht une konkurroj per cmimin me eminent, pra per “Bestsong”. Eshte edhe nje porosi dhe deshmi qe kenga e mire deperton gjithmone.

Po bashkepunimin me Enis Potokun kush jua sugjeroi?
Ishte ideja ime pasi e njoh prej vitesh. Sikur edhe me Ardit Stafajn edhe me Enisin e ndjeja obligim, qe ta imponoj vokalistin e mire publikut tim te gjere. Te promovosh kengetare te rinj dhe te mire do te duhej te ishte obligim edhe i kengetareve te tjere te popullarizuar.

E kishit paramenduar qe kenga do behet aq shpejt hit?
Me pervojen qe kam une e sidomos Iliri, e kam ditur se do te pelqehej shume shpejt.

Kenga eshte pelqyer shume, jeni ne pritje te ndonje cmimi?
Mbase do marrim ate te internetit, sepse kenga prin bindshem para te tjerave. Konkurrojme edhe per “Bestsong”, qe eshte nje cmim i nderuar per ne. Sa per cmimin e madh ai tashme tradicionalisht mbetet ne Shqiperi. Nese nuk e fiton se shpejti kete cmim ndonje kosovar, rrezik qe ky festival te perfundoje si ai i TVSH-se, pra pa kurrfare interesi nga ana e emrave te medhenj te Kosoves.

Pervec Ilirit, cilet jane bashkepunetoret e kenges?
Orkestrimi eshte i Ardian Kastratit, kurse muzika dhe teksti si gjithmone i Ilir Beranit. Eshte realizuar ne studion e Enis Presheves.

Kengen e keni vizualizuar edhe me videoklip, ku eshte realizuar dhe per sa kohe eshte bere?
Meqe Enisi jeton ne Zvicer dhe kishte vetem tre dite pushim, e kemi organizuar punen asisoj, qe per kete kohe shume te shkurter te mbarojme kengen, te marrim pjese ne Top Fest dhe ta realizojme klipin. Imagjinoni lodhjen dhe mundimin tone.

Pas pjesemarrjes ne Top Fest, ndonje plan te ri se shpejti ?
Shohim e bejme.

Jeni pjesemarrese aktive neper koncerte te ndryshme, sa jeni e kenaqur me kete pune?
Eshte nje crregullim total ne organizimin e koncerteve, por shpresoj se vete kengetaret do ta marrim punen ne duart e tyre dhe do ta kthejme dinjitetin artistik ne skene.

Keni menduar ndonjehere qe te ndryshoni profesionin?
Une jam me profesion mesuese e gjuhes dhe letersise shqipe, sikur te kisha kohe shtese, me shume qejf do t’i kthehesha ditarit dhe nxenesve, por tani kam mundesi te merrem vetem me kengen. /blerand rexhepi/panorama/18.04.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: fevzie fevzije berani
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:

Gili: My song in "Top Fest" with most votes
Sorry Kosovars not never take the first price

Singer with style and value, an example for new singers, who enter into the show-biz. With a happy family, now numbering many years in the scene. And committed to seeing through musical evenings, which indicates that the public will still Gili. For these years on stage, preserving the image of a great kengetareje, organization of concerts, participation in "TopFest" cooperation with Enis Potok as well as a request addressed to the organizers of the festival, speaks Gili.

More time on stage, what changed to Gili through all these years?
I think that I walk with time. Young people are fans my number, and mainly in the topics addressed in my song was devoted to them. But I always save myself, to stay despite original claims that have been different.

Although exceed years, you always look very different and fresh to the public, how come all this?
The changes come together with the years. The experience gained to facilitate the face of new requirements that impose the life and music in particular.

Who is care for you during these years?
I always have after a large team of professionals led by Ilir Berani, who is the author of my songs. The large number of orkestruesve, instrumentisteve, kreatoreve fashion, dancers, etc.. Were propulsive engine of my career. These are wonderful for people who have only good memories and words.

According to all that we have seen, live a life of happiness, you have two wonderful boys. But behind the screen as the report goes mate?
The life that I do is the realization of my dream. I am happy with my family as it close and that broad. I try to be good example for new singers, who begin the laborious path of music.

Many songs, albums, video clips of the realized, as you, you left something hostage without realizing that and we will realize the next few years?
Perhaps solistik concert. Perhaps one day will come this very moment, like in my life.

But in everyday life to get what?
Time children are in school meetings for maximum use of work and friendship, while the afternoon I am absolutely in the service of children.

As to the idea that came to participate in Top Fest-6?
Had a song and thought it better to introduce a better festival. Although it is perfolur "Top Fest" of ignoring the older singers, kenga my confirmed the contrary. Eventually I run for the eminent price, so for "Bestsong. Is a message and kenga good evidence that pervades all.

But cooperation with Enis Potok who suggested you?
It was my idea because I know for years. As with Enisin Ardit Stafajn also felt the obligation, to impose my vokalistin the broader public good. Promovosh the singer to new and better should be the duty of other popular singers.

Have you imagined for the song to become a hit so soon?
With the experience that I have especially Ilir, I know that will be favored very quickly.

The song is alot favored, are you in expectation of any prize?
Perhaps it will take to the internet, because kenga parents before convincing others. Konkurrojme for "Bestsong", which is a respectable price for us. As for the Grand Prix he already traditionally remain in Albania. If you do not win any price this soon Kosovo, a threat that this festival to be completed as the VAT, ie without any interest from larger names of Kosovo.

Besides Ilir, who are associates of the song?
Is orchestrating Ardian Kastrati, and music and text as always Ilir Berani. Was produced in the studio of Enis Presheva.

Song with the video clip you vizualised, which is realized and as long as is being done?
Since Enisi lives in Switzerland and had just three days rest, we have organized work asisoj, which for this very short time to finish song, participate in Top Fest, and I realize klipin. Imagine our efforts and fatigue.

After participation in Top Fest, a new plan soon?
Will see.

Are you participating actively through various concerts, as you are satisfied with this work?
It is a total disorder in the organization of concerts, but hope the singers will get them work in their hands will restore dignity and artistic staging.

Have you ever thought to change the profession?
I am by profession a teacher of Albanian language and literature, Had extra time, more accommodating to return journal and pupils, but now I can only deal with the song.
]]

Saturday, 4 April 2009

Gili dhe Enis Potoku Favorit ne "Top Fest 6"

Gili dhe Enis Potoku ne Top Fest 6
/photo top channel/

Interviste me kengetaren Gili
Kur u ndame”, me e votuara ne “Top Fest 6

“Eshte e vertete qe kenga “Kur u ndame”, te cilen e kemi bashke duet me Enis Potokun, eshte vleresuar si kenga me e votuar. Nga 200 kenge jane zgjedhur gjashte dhe ne ato gjashte kenget me e votuara nga juria eshte kenga jone”, ka thene per “Kosova Sot” Gili.

Gili eshte njera nder kengetaret e estrades qe i buzeqesh fati neper festivale. Ajo se fundi eshte pjesemarrese ne festivalin tashme tradicional “Top Fest 6” dhe deri me tani eshte njera nga kenget me te votuara te festivalit. Gili ndjehet e kenaqur dhe per kete me shume flet per “Kosoven Sot”.

“Kosova Sot”: Jeni pjesemarrese ne “Top Fest 6”, kenga juaj deri me tani eshte me e votuara, si ndjeheni?
Gili: Eshte e vertete qe kenga “Kur u ndame”, te cilen e kemi kenduar ne duet me Enis Potokun, eshte vleresuar si kenga me e votuar. Nga 200 kenge jane zgjedhur gjashte dhe ne ato gjashte kenget me e votuara nga juria eshte kenga jone. Une ndjehem shume e kenaqur qe kenga jone po pelqehet ne publik.

Kenga po me sjell sukses

“Kosova Sot”: Gjate ketyre diteve keni nxjerre ne treg edhe videoklipin, i cili po transmetohet neper televizionet tona, si e vleresoni?
Gili: Besoj qe edhe videoklipi i kenges “Kur u ndame” eshte duke u pelqyer shume ne treg. Televizionet tona po e transmetojne shume, dhe deri me tani kam marre shume urime dhe kritika pozitive. Jam shume e lumtur qe ky duet me Enisin po me sjell shume sukses.

“Kosova Sot”: Ku e pergatitet kete videoklip?
Gili: Videoklipin e kam pergatitur ne Maqedoni, aty i kam pergatitur edhe videoklipet paraprake, si kenga “Prapeseprape” qe e kemi bashke me Sinan Vllasaliun, pastaj kenga “Keq e me keq”. Keto videoklipe jane pelqyer shume ne publik dhe per kohe te tera kane qendruar ne maje te top-listave. Pra, kjo me ka shtyre qe te vazhdoje

Une jam vetvetja

“Kosova Sot”: Kush ua pergatiti kengen “Kur u ndame”?
Gili: Teksti dhe muzika e kenges “Kur u ndame” eshte nga Ilir Berani, ndersa orkestrimin e ka bere Ardian Kastrati. Kenga eshte e realizuar ne studion e Enis Presheves, ekip ky qe realizoi edhe albumin tim te fundit.

“Kosova Sot”: Cfare risish do t’u sjellesh adhuruesve ne te ardhmen?
Gili: Ne muziken kosovare risia me e madhe eshte te mbetesh vetvetja. Une mendoj te vazhdoj te mbetem Gili. /k.bajrami/kosova sot/04.04.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: fevzije fevzie berani
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:

Interview with Singer Gili
"Kur u ndame", most voted in Top Fest 6

"It is true that song " When was divided ", which we have together duet with Enis Potok, is estimated as the most voted song. From 200 songs are chosen in six and among those six the most voted by jury is ours, "said for" Kosova Sot " Gili.

Gili is one of the singers estrades that fate smile through festivals. She finally is already participating in traditional festival "Top Fest 6" and up to now is one of the kenge vote of the festival. Gili feel satisfied, and this speaks more to "Kosova Sot".

"Kosova Sot": You are participating in "Top Fest 6, kenga your so far is the vote, as you feel?
Gili: It is true that kenga "When was divided," which we sing in duet with Enis Potok, is estimated as kenga the vote. From kenge 200 are chosen in the sixth and six kenge the vote by the jury is kenga jone. I feel very pleased that our kenga is in the public favor.

Song is to prosper

"Kosova Sot": During these days you have off the market videoklipin, which is transmitted through our televisions, as the value?
Gili: I believe that even videoklipi the song "When was divided" is favored by many in the market. Our broadcast television is more, and so far I have received many compliments and positive criticism. I am very happy that this is the duet with Enisin bring more success.

"Kosova Sot": Where prepares this video clip?
Gili: I Videoklipin prepared in Macedonia, where I prepared the preliminary video clips, as kenga "Yet" that we together with Sinan Vllasaliun then kenga "Bad and worse." These video clips are favored in many public and for all time have stayed on top of the top-lists. So this has pushed to continue

I'm self

"Kosova Sot": Who hath prepared song "When was divided"?
Gili: The text and music of the song "When was divided" is by Ilir Berani, while orchestrating made Ardian Kastrati. The song is performed in studying the Presevo Enis, the team realized this was my last album.

"Kosova Sot": What risish will bring to fans in the future?
Gili: We Kosovar music with great innovation is to stay self. I think to continue to keep Gili.
]]

Monday, 30 March 2009

Gili dhe Enis Potoku, Intervista Express Live

Gili dhe Enis Potoku ne emisionin "Express Live", KTV, 30.03.09

Gili dhe Enis Potoku Promovojne Klipin "Kur u ndame"

Kemi mesuar me heret se Gili dhe Enis Potoku kane realizuar nje kenge se bashku te titulluar "Kur u ndame" (kliko per te shiquar videon), me te cilen kenge ata u paraqiten ne festivalin "Top Fest 6". Ndersa ne kete emision ata dhe ben promovimin e videoklipit te kesaj kenge. Kenga eshte e komponuar nga Ilir Berani i cili njeherit eshte edhe tekstshkrues i saj, me orkestrim te Ardian Kastratit, ndersa videoklipi eshte realizuar ne Shkup por nuk u precizua ne cilin produksion. Kenga eshte mjaft e degjuar dhe e pelqyer nga publiku dhe duket te jete, me ne fund, edhe nje hit i Gilit, pas suksesit me kengen "Prape se prape" ne duet me Sinan Vllasaliun. Ne kenge dominon Enis Potoku dhe zeri i tij karakteristik, e qe kam pershtypjen se Gili vete kete edhe ka deshiruar pasi, si duket, ka synuar qe te popullarizoj Enisun edhe me shume. Nje afeksion i vecante i Gilit ndaj Enisut verehet edhe ne kete interviste. Ju le vete te bindeni ne kete duke ndjekur videon me poshte. Shiqim te kendshem!


- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: fevzie fevzije berani
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com
- - - - - - - - - - - - - - - -

Sunday, 1 March 2009

Gili Flet Per "Top Fest 6"

Gili dhe Enis Potoku ne Top Fest 6
/photo top channel/

Interviste: Gili flet per pjesemarrjen ne “Top fest 6”
Nje kenge e mire per nje festival te mire

“Seciles fitore i gezohem si ne fillim te karrieres sime, por pervoja e gjate me ka edukuar qe te mos zhgenjehem, edhe nese cmimet mungojne”, ka thene Gili

Kenga “Kur u ndame” shenon bashkepunim per here te pare ne mes Gilit dhe Enis Potokut. Kenga eshte paraqitur per pjesemarrje ne festivalin tashme tradicional “Top fest” dhe do te jete konkurrente ne edicionin e gjashte te tij. Gili ndjehet e kenaqur me kete pjesemarrje, sepse per here te pare po merr pjese ne festivalin “Top fest” dhe thote se, edhe nese nuk arrin te marre ndonje cmim, nuk do te zhgenjehet per faktin se jane te shumta cmimet qe i ka rrembyer neper festivale dhe pervoja e gjate ne karriere e ka edukuar te mos brengoset. Per me shume rreth projekteve te saj dhe pjesemarrjes ne “Top fest 6”, Gili flet per “Kosoven Sot”.

“Kosova Sot”: Me cfare jeni e angazhuar kohen e fundit?
Gili: Sapo kam mbaruar kengen time me te re, ”Kur u ndame”, te cilen e kemi se bashku duet me Enis Potokun.

“Kosova Sot”: Jeni pjesemarrese ne “Top fest 6” me nje bashkepunim te ri, si erdhi ky bashkepunim?
Gili: Une jam e njohur se kam realizuar duete me vokaliste te shkelqyeshem, do te thosha, si te muzikes popullore ashtu edhe te asaj zbavitese. Kenga “Ditet e fundit” tregon se suksesi nuk kushtezohet vetem me emra te deshmuar, ngase ky duet me Ardit Stafen degjohet me po aq dashuri edhe sot pas nente vjeteve pas prezantimit te saj te pare. E nxitur nga kjo pervoje kam menduar se ka ardhur koha qe perseri te bashkepunoj me kengetare shume te mire te muzikes zbavitese dhe perzgjedhja ishte per Enis Potokun, te cilin e vleresoj shume lart.

“Kosova Sot”: Cfare ju shtyri te merrni pjese ne “Top fest 6”?
Gili: Motoja ime e punes eshte nje kenge e mire per nje festival te mire…!

“Kosova Sot”: Kush ua pergatiti kengen “Kur u ndame”?
Gili: Teksti dhe muzika e kenges “Kur u ndame” eshte nga Ilir Berani, ndersa orkestrimin e ka bere Ardian Kastrati. Kenga eshte e realizuar ne studion e Enis Presheves, aty ku u realizua edhe albumi im i fundit.

“Kosova Sot”: Besoni se kenga do te pelqehet ne publik?
Gili: T’ju them te drejten, qe nga prezantimi i pare i kenges, qe u be ne fillim te javes po marrim komplimente dhe pergezime per kete kenge te pelqyer.

“Kosova Sot”: Me cfare zhanri eshte kenga?
Gili: Kenga eshte e zhanrit pop-balade.

“Kosova Sot”: Sa kohe punuat ne kete kenge?
Gili: Jo shume kohe. Kenga u realizua shume spontanisht, thjesht nga deshira qe ta punojme nje kenge te bukur.

“Kosova Sot”: Eshte hera e pare qe merrni pjese ne “Top fest”?
Gili: Po, eshte hera e pare qe po marr pjese ne festivalin “Top fest”, por, megjithate, shkoj me nje pervoje shumevjecare ne festivale.

“Kosova Sot”: Jeni nje rrembyese e cmimeve neper festivale, pretendoni ndonje cmim ne kete festival?
Gili: Kam thene edhe me heret se ende me gezojne fitoret, sikur ne fillim te karrieres sime. Mirepo, pervoja e gjate me ka edukuar qe te mos zhgenjehem, edhe nese cmimet mungojne. Do te doja te dal ne naten finale, edhe per shkak te bashkepunetoreve te mi qe kane punuar kengen, por edhe per shkak te Enisit, per te cilin po vijne suksese te reja.

“Kosova Sot”: Cfare risish do t’u sillni adhuruesve ne te ardhmen?
Gili: Ne muziken kosovare risia me e madhe eshte te mbetesh vetvetja. Une mendoj te vazhdoj te mbetem Gili.

“Kosova Sot”: Ndonje mesazh per fund?
Gili: Gezojeni cdo dite te jetes sikur te ishte e fundit. Kjo eshte koha dhe hapesira qe na eshte falur ta jetojme, prandaj duhet ta shfrytezojme cdo cast te jetes. /kastriote bajrami/kosova sot/28.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Saturday, 10 January 2009

Disco Puls 17 Janar 2009: Gili, Bajram Dobra

Disco Puls 17 Janar 2009

TE SHTUNEN ME 17 JANAR 2009

FEVZIJE BERANI GILI, BAJRAM DOBRA
Sokol Bisaku, Nexhi
Dj Trimi & Dj Rafiluso

Disco Puls
Industriestr. 40
5600 Lenzburg (AG)

www.disco-puls.ch
076 / 449 57 09
076 / 589 15 91
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online