All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Fitore Rexhepi. Show all posts
Showing posts with label Fitore Rexhepi. Show all posts

Sunday, 1 March 2009

Fitore Rexhepi, Fituesja e Mengjesit!

Fitore Rexhepi
/photo gazeta express/

Fituesja e Mengjesit

Dikur eshte zgjuar ne 12 te dites, e sot zgjohet ne 6 te mengjesit. Thote se ndihet shume rehat ne Programin e Mengjesit dhe per momentin do t'i qendroj besnik. Ju flet Fitore Rexhepi, prezantuese dhe gazetare e programit te mengjesit ne RTK.

Ke qene shume e re kur je bere pjese e RTK-se, na trego pak per kete “udhetim” tendin prej nje emisioni ne tjetrin?
Fitore Rexhepi: Me keni kthyer shume kohe mbrapa. Kam qene vetem 17-vjecare kur kam konkurruar ne emisionin “Amazing be njeri“, ku edhe u pranova. Sic e dini, ky emision trajton tema per te rinj dhe duhet te them qe kam kaluar nje kohe shume te mire, sepse me pelqen puna ne terren dhe pastaj erdhi koha ku duhej te ndryshohej dicka dhe ishte ideja qe une dhe kolegia ime, Erleta Hoti te benim nje emision argetues te drejtperdrejte, sic ishte Top RTK. Nje emision, i cili ka pasur shikueshmeri dhe ka qene shume interaktiv me mesazhe telefonike, telefonata te shumta dhe pjesa me e mire e ketij emisioni ishte rubrika mbi “kenget e huazuara“. Duhet gjithsesi te permend qe emisioni Top RTK me ka pergatitur per te ardhmen, sepse ishte emision i drejtperdrejte dhe shume dinamik dhe kete kohe e quaj nje sukses ne karrieren time.

Si eshte te punosh ne Program te Mengjesit ne RTK?
Fitore Rexhepi: Ne fillim duhet te cek qe nuk kisha menduar ndonjehere qe une do te mund te punoja ne Programin e Mengjesit, kjo per shkak te gjumit dhe nuk besoja qe do te funksiononte. Programi i Mengjesit eshte nje nder kater programet me te shikuara ne RTK, eshte emision informativ-argetues qe zgjat plot dy ore e gjysme dhe u pergjigjet kerkesave te cfaredo moshe te audiences. Eshte sukses te jesh pjese e Programit te Mengjesit, sepse je e rrethuar me njerez shume profesioniste. Jemi nje ekip ku ndihmojme shume njeri-tjetrin dhe suksesi shihet cdo dite, nga e hena deri tek e diela.

A do te jesh pjese e TOP RTK apo ky emision e ka perfunduar misionin e tij?
Fitore Rexhepi: Jo, nuk besoj qe emisioni Top RTK ka perfunduar misionin e tij. Une nuk isha e vetme ne kete emision, isha se bashku me kolegen time Erleten dhe ne kemi funksionuar shume mire bashke, por kjo nuk do te thote qe emisioni nuk vazhdon pa njeren ose tjetren. besoj qe do te vazhdoje dhe me te njejtin sukses qe kishte. Top RTK-ne nuk do ta harroj. Kam kaluar nje periudhe shume te mire dhe une ende do te jem pjese e Top RTK–se, por jo si prezantuese, por si nje shikuese e rregullt e ketij emisioni.

Fitore RexhepiMe cilin prej bashkebiseduesve ke kaluar me se miri ne intervistat qe jane bere per programin “Nje kafe ...”?
Fitore Rexhepi: Kafeja e Mengjesit eshte rubrika, e cila transmetohet cdo te diel ne ora 9:00, ku personalitete nga sfera te ndryshme tregojne jeten e tyre te perditshme. Eshte nje rubrike shume e kerkuar dhe e shikuar nga audienca shqiptare. Deri me tani keni pasur rastin te shikoni emra te njohur, si pjese e kesaj rubrike, por une nuk do te mund te vecoja nje emer, sepse te te gjithe kemi gjetur mikpritjen dhe te gjithe kane qene te hapur per kameren tone.

A ua ve veshin thashethemeve qe mund te dalin per ty?
Fitore Rexhepi:Thashethemet jane cmimi qe duhet te paguash si fytyre publike. Fliten gjera te paverteta, ndonjehere dhe shume te ekzagjeruara, por ndodh qe edhe t’ia qellojne ha ha ha ha. Nuk ua ve veshin shume. Fytyrat publike besoj qe duhet te jene me te hapur me publikun, sepse spekulohet me pak.

Cili ka qene momenti me i mire dhe ai me trishtues gjate prezantimit live ne TV?
Fitore Rexhepi: Prezantimi live me pelqen me shume, sesa emisionet qe gjirohen, sepse me duket me emocionues, me aktiv. Ka pasur momente shume te mira, ndodhin gjera interesante, disa mund t’i shohin edhe shikuesit. Ndodh qe ben nje lapsus, sepse nuk mund t’u shmangesh ne 2 ore e 30 min transmetim, por jane simpatike, bile une bej humor me lapsuset e mia, nje jave rresht, ha ha ha, gjithsesi nuk duhet te jene te shpeshta. Momente trishtuese nuk kam perjetuar, por ndoshta momente te sikletshme, kur nuk me eshte kujtuar ndonje fjale.

A pritet qe Fitorja t’i qendroje besnike Programit te Mengjesit apo ke plan te dalesh me nje emision tendin?
Fitore Rexhepi: Me lart e tregova udhetimin deri te Programi i Mengjesit. Per momentin ndihem mire, me pelqen shume puna qe bej, por, te ardhmes nuk i dihet, ndoshta duhet leshuar vendin dikujt tjeter, e une te kaloj diku tjeter, por prape po them jam shume rehat, sa qe po zgjohem ne 6 mengjesit dhe po harroj qe dikur jam zgjuar ne ora 12 te dites. /rtk magazine/gazeta express/01.03.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -

FLET FITORE REXHEPI
DREJTPERDREJT NE “MIREMENGJESI

"Jam qe 6 muaj pjese e programit te mengjesit, gazetare dhe prezantuese e ketij emisioni, i cili ka nje numer te madh shikuesish. Ndihem shume mire dhe me pelqen puna aktive dhe e shpejte, qe behet se bashku me ekipin e programit te mengjesit", thote Fitorja

Fitore RexhepiFitore Rexhepi, gazetarja e dhene pas profesionit, qe ne moshen 17-vjecare filloi te punoje fillimisht ne emisionin per te rinj "Amazing be njeri", e me pas ne "Top RTK'' dhe tani se fundi eshte duke prezantuar emisionin e mengjesit "Miremengjesi Kosove". Per me shume rreth punes se saj ne RTK flet per "Kosova Sot".

"Kosova Sot": Na pershkruani fillimin e punes suaj ne RTK?
Fitore Rexhepi: Kam filluar te punoj derisa isha ende ne shkollen e mesme, diku 17-vjecare. Fillimi, si ne cdo profesion tjeter, ishte i veshtire, por shume interesant. Isha pjese e emisionit per te rinj "Amazing be njeri". Rreth 1 vit e gjysme u mora me temat dhe problemet qe i preokuponin te rinjte, per te vazhduar me tutje me nje emision argetues te drejtperdrejte, sic ishte "Top RTK", i pasur me ngjarje te ndryshme muzikore. Tani jam ne programin e mengjesit "Miremengjesi Kosove", po ashtu nje emision i drejtperdrejte, i cili ploteson shijet e cfaredo moshe te audiences.

U AMBIENTOVA SHPEJT NE PROGRAM

Fitore Rexhepi"Kosova Sot": Keni pasur enderr te punoni ne kete profesion?
Fitore Rexhepi: Endrrat ndryshojne gjate viteve. Nuk mund te them qe e vogel kam enderruar qe te jem gazetare apo prezantuese, por ne shkollen fillore prezantoja ne ngjarje te ndryshme qe organizoheshin nga shkolla dhe besoj qe ketu ka filluar ndjenja e te qenit prezantuese.

"Kosova Sot": Tani jeni ne programin e mengjesit, si ndiheni?
Fitore Rexhepi: Jam qe 6 muaj pjese e programit te mengjesit, gazetare dhe prezantuese e ketij emisioni, i cili posedon nje numer te madh shikuesish. Ndihem shume mire dhe me pelqen puna aktive dhe e shpejte, qe behet se bashku me ekipin e programit te mengjesit.

"Kosova Sot": Keni veshtiresi per ta prezantuar emisionin?
Fitore Rexhepi: Programi i mengjesit informon shikuesin i pari me lajmet me te reja nga vendi dhe bota ne cfaredo lemi, duke trajtuar tema politike, sociale e kulturore. Veshtiresi nuk do te thosha se kam. Jam ambientuar shume shpejt, gjithmone me perkrahjen e kolegeve. Nje emision i perditshem, me kohezgjatje 2 ore e 30 minuta, nuk eshte i lehte, por mua me pelqejne emisionet e drejtperdrejta, sepse duhet te gjendesh aty per aty.

"Kosova Sot": E keni pasur me mire ne emisionet e tjera apo tani ne programin e mengjesit?
Fitore Rexhepi: Perderisa nuk kam nderruar kanal dhe jam ende ne RTK, nuk mund te bej dallime. Secili emision ka pasur te mirat, sfidat dhe sakrificat per t'u realizuar. Nuk besoj se eshte dashur te mbetem ne nje emision per kohe te gjate. Ndonjehere ndryshimi te ben mire.

ME PELQEN JETA E NATES

Fitore Rexhepi"Kosova Sot": Keni problem me zgjimin ne oret e hershme te mengjesit?
Fitore Rexhepi: Kjo ka qene ajo qe e kam menduar ne fillim te punes ne "Miremengjesi Kosove", sepse une ende i takoj nje moshe qe me pelqen jeta e nates. Frekuentoj shume nga kafeterite e Prishtines, e tani me eshte dashur qe t'iu largohem paksa. Po ashtu, kam fjetur shume gjate dites, por shume shpejt jam ambientuar. Tani, me zgjimin ne oren 09:00 ne mengjes, po me duket vone (qeshet) dhe pas ores 10:00 une them 'Miredita', nje ndryshim i madh ne ritmin tim ditor, por i kendshem.

"Kosova Sot": Do te deshironit edhe ne te ardhmen te jeni ne programin e mengjesit?
Fitore Rexhepi: Une sapo kam filluar te jap kontributin tim ne kete emision. Besoj se kam ende per te dhene dhe gjithsesi do te jem ende ne kete program, por per te ardhmen nuk do te flisja. Nuk jam tip qe bej plane afatgjate. /k.bajrami/kosova sot/02.03.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online