All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Ganimete Abazi GANJA. Show all posts
Showing posts with label Ganimete Abazi GANJA. Show all posts

Sunday, 5 May 2013

Garë duetesh edhe këtë sezon

Si duket, moda e dueteve nuk do të ndalet, madje kanë nisur që edhe këtë fillim-sezoni të jenë në tregun shqiptar.

Po flasim për bashkëpunimet mes dy artistëve, të cilët ishin shumë në trend dhe rezultuan tepër të suksesshëm edhe gjatë verës së 2012-s.

Nuk ka nisur ende vera, megjithëse temperaturat e nxehta kanë trokitur,  por duetet kanë lindur dhe pritet të vijnë të tjera.

Nga momenti që doli kënga “Beso” kënduar nga Elvana Gjata në bashkëpunim me reperin ‘2PO2’ u  kthye në një hit. Jo vetëm kënga si audio, por edhe video tashmë ka fituar sigurinë që besoj se do të jetë edhe e dëgjuara e verës që po vjen, ndërsa këngët e shumta që Elvana nxori javë më parë, kjo i vulosi apo i la në hije.

Friday, 15 March 2013

Forca e Ganes, Zoti dhe talenti

Ajo është një nga zërat më të mirë në muzikën shqiptare dhe sapo ka sjellë projektin e saj më të ri, një superbaladë dhe një video intersante.

Është fjala për këngëtaren Ganimete Abazi-Ganja, e cila e ftuar në “Pro Shqip” në Top Kosova Radio ka treguar se ia vlen të realizosh një duet të bukur me këngëtarin Kolë Oroshi “Forca e fatit” dhe shkruar nga Ilir Berani, nga muzikanti i cili është gjithmonë forca që ajo beson për një hit të ri.

Por Ganja ka treguar se forca e një këngëtareje të sukseshme është Zoti dhe talenti, ndërsa artistja ka tashmë gati edhe këngën më të re me titull “Shko”, një këngë shumë ritmike ku do ta lancojë së shpejti edhe me video./Maksim Gjokaj/.

Burimi Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Strength of Ghana, Mr. and talent

It is one of the best voices in Albanian music and just bring its new project, a superbaladë and an interesting video. It comes to Ganimete singer Abbas-Ganja, which invited "Pro English" Top Radio Kosovo has shown that it is worth to realize a beautiful duet with singer Kole Oroshi "Force of chance" and written by Illyria Berani, musician which is always force it believes to a new hit.

Monday, 18 February 2013

Te vishesh me ngjyrat e flamurit te Kosoves

Të gjitha femrat VIP-a, sidomos ato që merren me muzikë, e kanë veshur të paktën një herë një fustan kuq e zi, e dikush disa herë. Por, ne u interesuam në këtë 5-vjetor t’i pyesim femrat e njohura se a kanë veshur ndonjëherë një fustan ku tregohet flamuri i Kosovës.

Këngëtarja Bleona Qereti, vitin e kaluar në turin e saj tregoi veten patriote edhe me një veshje ku tregohej ngjyra e kaltër dhe yjet, e cila u komentua shumë.

Ndërsa, miset e Kosovës që e kanë përfaqësuar vendin tonë në kompeticione të ndryshme botërore, e kanë veshur një fustan të tillë, siç ishte rasti i Arbnora Ademajt më 2009. Ndërsa, vitin që kaloi ‘Miss’ Diaspora, Loreta Abdyli, e mori pikërisht çmimin “Miss Pavarësia”, ku e përfaqësoi Kosovën në “Miss Globe”.

Por nga këngëtaret tona dikush do të donte ta vishte një fustan me ngjyrat e flamurit të Kosovës, nëse do t’u jepej rasti, e dikush tjetër nuk është mësuar shumë me një flamur të tillë.

Rovena Stefa: Nuk kam veshur ndonjëherë një fustan me flamurin e Kosovës, pasi nuk kam pasur ndonjë ide që lidhet me të, ndonjë tekst apo video.

Thursday, 3 January 2013

Kengetaret, asnje peng te madh ne 2012-n

Kaloi edhe një vit, ku artistët kanë qenë të organizuar në forma dhe mënyra të ndryshme, sidomos këngëtarët dhe me ta ne kemi biseduar për të kuptuar nëse në vitin që kaloi kanë pasur ndonjë peng që e kujtojnë dhe për arsye të ndryshme nuk e kanë realizuar.

Por, shprehja më e shpeshtë e tyre gjatë prononcimit për gazetën tonë ka qenë kjo: “Asnjë peng nuk më ka mbetur”.

Megjithëse këngëtarët e njohur shqiptarë të rinj dhe të vjetër në karrierën e tyre muzikore janë treguar paksa diplomatikë duke na kujtuar se pengje nuk kanë pasur, për shkak se albumet, këngët dhe videot kanë rezultuar të suksesshme, por e gjitha kjo falë fansave të tyre të shumtë. E dikush shkurt e dikush më gjatë flasin për këtë temë.

Aurela Gaçe: “Asnjë peng nuk më ka ngelur. I kam realizuar të gjitha ato që ia kisha vënë qëllim vetes. Nga ana profesionale arrita  të  “promovoja albumin e ri që kisha 2 vjet që punoja, nxora në treg video të reja, këngë të reja. Realizova koncert recital në Tiranë, ku çdo gjë ishte “live”. Pata mundësinë të isha në USA, Itali e Vlorë për festën e Pavarësisë dhe  të merrja një emocion të papërshkrueshëm. Nga ana humane, këtë vit ndiej se jam njeri shumë i lumtur dhe e plotësuar si femër. Jam nënë e një vajze 1-vjeçare dhe kjo është lumturia dhe arritja më e madhe e jetës.”

Wednesday, 2 January 2013

Fenomeni Rita Ora


Të gjithë e quajnë fenomen dhe yll këngëtaren Rita Ora.

Kështu ka nisur edhe ideja jonë në bisedën me disa nga artistët më të njohur shqiptarë, ku për gazetën tonë kanë treguar dikush me disa fjalë e dikush nga krenaria që u dhuroi të gjithë shqiptarëve me suksesin e saj kjo artistë shqiptare me famë botërore, kanë shumë fjalë për të thënë për të.

Edhe ata vetë si artistë shqiptarë do të donin një ditë të kishin famën e saj, por konkretisht  çfarë mendojnë këngëtarët tanë për Rita Orën?

Genta Ismajli:  “Gëzohem për suksesin e saj, si të gjithë shqiptarët. Edhe unë mendoj njëjtë me ta.”

Ermal Fejzullahu: “Për Rita Orën çfarë të them, isha dje duke e analizuar në një performancë të “X Factor” të UK, dhe për mua ajo është një yll i lindur dhe po na e n’drit fytyrën kudo që shkon dhe kështu ne i urojmë edhe shumë më shumë sukses.

Friday, 2 November 2012

Ganja frikesohet nga gjarperinjte

Ajo është një këngëtare me një zë shumë të veçantë, por i ka edhe gjërat që nuk i pëlqen. Falënderon shumë prindërit dhe vëllezërit që janë fansat e parë të saj.

Kjo është Ganimete Abazi, e cila e ftuar pak kohë më parë në Top Kosova Radio ka thënë se nuk mërzitet se nuk ka lindur si këngëtare në këtë periudhë, por është e lumtur për atë kohë kur ajo nisi të këndojë, që ka qenë shumë-shumë më mirë se sot, pasi sipas saj është vlerësuar shumë kënga dhe jo shikimi.

Nuk ka inate dhe xhelozi me askënd nga estrada, ndërsa Ganja nuk ka frikë aspak nga udhëtimet, megjithëse udhëton shumë.

Ndërsa nuk e pëlqen aspak dhe irritohet shumë nga gjarpri, nuk e do as ta shikojë dhe e frikëson shumë.

Pëlqen shumë të dëgjojë Sabri Fejzullahun, Sinan Vllasaliun, por pëlqen edhe këngëtaret e reja. M. GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Ganja fear of snakes

Saturday, 6 October 2012

Ganja “ Nuk dua te jem hija e dikujt’

Këngëtarja  e njohur shqiptare e 9 albumeve Ganimete Abazi- Ganja ka pranuar të rrëfehet në programin ‘Pro Shqip’ në Top Kosova Radio.

Ajo ka treguar se kënga e saj duhet të mbesë shumë gjatë, ndërsa është shumë e lumtur dhe mendon se është rikthyer me një energji më pozitive pas një pauzë në muzikë për shkak të shumë udhëtimeve Kosovë-Francë-Londër, duke ditur se edhe familjen e ka atje.

Nuk e ka menduar kurrë ta lërë muzikën, e nëse e kishte menduar ajo ka thënë se shpirti i saj i flet dhe i thotë “Gane nuk bën”. Ndërsa në treg vetëm pak muaj më parë ka sjellë një baladë të bukur me titull “Hija e Askujt”, por ajo ka rrëfyer se tashmë ka gati këngën e radhës me titull ‘Shko” punuar nga Chipsi.

Ganja, sic e njohin të gjithë me këtë emër artistën, thotë se këngën duhet ta ndje një artist kur e këndon, ndërsa vetë ajo ka qarë kur ka interpretuar këngën e fundit qoftë edhe në klip.

Sunday, 3 June 2012

Ganja: Ende nuk po rrah zemra per askend...

Ganja: Ende nuk po rrah zemra per askend

Rikthehet pas shume viteve ne skene kengetarja Ganimete Abazi, duke plasuar ne treg videoprojektin me te ri muzikor “Hija e askujt”. E bindur se kjo balade do te kete suksesin e kenges se dikurshme “Mirupafshim”, Ganja me plot nostalgji flet per te kaluaren dhe rikthimin e saj ne skene per “Zerin”.

Besoni se kthimi juaj ne skene do te rezultoje me mjaft pozitivitet?

Kam pershtypjen se kthimi im ne skene do te pritet mire nga publiku dhe adhuruesit e mi kudo qe jane. Natyrisht se per disa vite i kam munguar skenes muzikore per shkak te privatesise sime. Tani jam me se e pergatitur per te sjelle kenge dhe hite per artdashesit e mi.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online