Ia thotë bukur muzikës që të gjithë shqiptarët e duan dhe e kërcejnë asaj argëtuese, dhe është një nga këngëtarët më të kërkuar sidomos në dasmat shqiptare.
Ne mësojmë se Gazi ia thotë bukur edhe muzikës së folkut shqiptar sic e shihni edhe në këtë foto përkrah këngëtarit Mahmut Ferati ai ka qenë në një program ku është kënduar bukur muzika e pastër burimore shqiptare, ajo folk, ndërsa me të duket edhe prania e artistit Isuf Berisha që të gjithë e njohin si një veteran folkut nga Peja.
Ne mësojmë se dy artistët Gazi dhe Isufi kanë kënduar në programin e vitit të ri një këngë të bukur me titull “Bashkojmë trojet”, këngë që është regjistruar në Tiranë dhe do të jete në DVD-të festive të Vitit të Ri.
Gazi është nga qyteti i bukur i Pejës, por duke jetuar në Diasporë ai shihet më tepër i angazhuar andej, por nuk e harron të vizitojë dhe të jetë i ftuar në shumë koncerte edhe në origjinën e tij.
Është gjithashtu një nga këngëatarët me një agjendë shumë të ngjeshur sidomos kur i referohet dasmave shqiptare ku shumë të rinj që martohen dhe duan ta kenë atë në dasëm e tyre./Maksim Gjokaj/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google: Gazmend Rama - the master of folk Gas