All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Gena. Show all posts
Showing posts with label Gena. Show all posts

Saturday, 23 November 2013

Elvana, Gena..gati për ta ‘kallur’ disko ‘Enjoy’

Një nga ambientet më madhështore në Evropë, ku të gjithë shqiptarët që jetojnë në Diasprë e frekuentonjë, disco “Enjoy” po përgaditet për Festën e Flamurit.

Samiri dhe Musa që e drejton këtë club kanë menduar të sjellin për këtë festë e kontretisht më 30 Nëntor emrat më të mirë të skenës shqiptare si këngëtaren seksi Elvana Gjata, dhe këngëtarin “in” Gena, por edhe artistin e njohur të muzikës ‘live’ Bajram Gigolli.

Do të jetë një natë fantastike dhe një show madhështor i cili do të prezantohet nga moderatori i njohur Maxi.

Ne mësojmë se kanë nisur rezervimet për këtë natë festive, e cila do të mbahet në diskon e shqiptarëve duke nisur nga ora 22:00 në diskon ‘Enjoy’ në Stuttgart./Maksim Gjokaj/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Elvana, Gena .. ready to 'burned' disco 'Enjoy'

One of the greatest venues in Europe, where all Albanians living in the frekuentonjë jasper, disco "Enjoy" is preparing for the Feast of the Flag.

Friday, 5 July 2013

Behuni gati per "Gena Show"...

Gena Show, E Premte, 12 korrik 2013
Vjen Me Nje Show Dhe Dy Kenge Te Reja

Padiskutim vazhdon te jete edhe kete vere kengetari me i kerkuar i mbremjeve te cilat ku eshte ai, atmosfera jo vetem eshte shume e mire, por sallat mbushen plot e perplot.

E kemi fjalen per kengetarin me ‘In’ Gena ku ne mesojme se me 12 korrik ne Sheshin 21 ai do te vije me nje show te tij ku cdo gje do te jete ‘live’ duke argetuar miqte dhe fansat e tij te shumte me zerin e tij te embel.

Po ne kete mbremje te se premtes Gena do te promovoje edhe dy kenget e tij me te reja, qe flitet se do te jene dy hite fantastike krijuar nga Edlir Begolli, ndersa si gjithmone eshte organizatori me i sukseshsem ne Kosove Enis Fetahu ai qe do te sjelle kete mbremje ku do te zgjase deri ne mengjesin e se shtunes. /maksim gjokaj/

Sunday, 2 June 2013

Miss Diaspora vjen me 8 qershor

Kanë nisur ka kohë përgaditjet për eventin më të madh në Diasporë, për spektaklin e bukurisë shqiptare “Miss Diaspora 2013”.

Ky event do të mbahet në diskon më të madhe shqiptare në “Golden Time Club” nën organizimin e personalitetit Enver Idrizi.

Mësojmë se nata finale për të shpallur vajzën më të bukur të Diasporës do të jetë më 8 qershor, dhe do të ketë shumë personalite nga bota e Artit, Kulturës dhe jo vetëm.

Ndërsa në këtë event të bukurisë të gjithë të ftuarit do të shoqërohen me zërin e ëmbël të këngëtarit më ‘in’ shqiptar Gena, dhe nën humorin e bukur të të mëdhenjve “Stupcat”.

Vajzat do të fotografohen nga mjeshtri i fotografisë shqiptare Avni Selmani, ndërsa fituesja dhe shoqëruesja e parë në këtë garë bukurie do të marrin pjesë në ‘Miss America” dhe “Miss Gjermani”.

Moderatorët e këtij eventi do të jenë Sasa Honda dhe Maksim Gjokaj, ndërsa do të ketë shumë supriza, lojra, prandaj të gjithë të shtunën e 8 qershorit i drejtohen diskos më të madhe shqiptare në Neuss të Gjermanisë./Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Miss Diaspora coming June 8

Sunday, 5 May 2013

Garë duetesh edhe këtë sezon

Si duket, moda e dueteve nuk do të ndalet, madje kanë nisur që edhe këtë fillim-sezoni të jenë në tregun shqiptar.

Po flasim për bashkëpunimet mes dy artistëve, të cilët ishin shumë në trend dhe rezultuan tepër të suksesshëm edhe gjatë verës së 2012-s.

Nuk ka nisur ende vera, megjithëse temperaturat e nxehta kanë trokitur,  por duetet kanë lindur dhe pritet të vijnë të tjera.

Nga momenti që doli kënga “Beso” kënduar nga Elvana Gjata në bashkëpunim me reperin ‘2PO2’ u  kthye në një hit. Jo vetëm kënga si audio, por edhe video tashmë ka fituar sigurinë që besoj se do të jetë edhe e dëgjuara e verës që po vjen, ndërsa këngët e shumta që Elvana nxori javë më parë, kjo i vulosi apo i la në hije.

Tuesday, 23 April 2013

“Making off” me Florin, Genen, Andy dhe Avniun (Video)

Ju kemi thënë pak ditë më parë se dy artistët më me emër pasi kanë performuar në disa qytete të Kosovës dhe ku janë pritur për mrekulli, i janë drejtuar studios së fotografit të njohur Avni Selmanit.

Gena dhe Flori së bashku më Andt DJ do të vijnë shumë shpejt me disa superfoto të realizuar nga fotografi, por duket në këtë video ‘Making Off” që djemtë janë argëtuar edhe mjaft, ndërsa mjeshtri Selmani shkrepte aparatin.

Kjo video që shihni është realizuar nga produksioni i njohur kosovar “Vissoundmedia Vsm”, ndërsa disa foto do të mund ti shihni në numrin më të ri të revistën prestigjioze ‘OK’./Maksim Gjokaj/

- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
"Making Off" with Florin, Gene, Andy and Avni

Monday, 15 April 2013

Flori dhe Gena i kendojne nje vajze

Janë bashkuar këtë herë të dy bashkë producenti i njohur, Flori Mumajesi dhe një nga këngëtarët më “in”, Gena.

Ata këto ditë sjellin videoklipin e duetit të tyre, që tashmë ka përfunduar dhe është duke u montuar. Gazeta jonë mëson se kënga bën fjalë për dy djem, që dashurohen me një vajzë dhe i luten që kjo vajzë t’i presë.

Videoklipi do të vijë shumë shpejt dhe kënga është punuar nga Flori. M.GJ.

Burimi Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Gena gold and sing a girl

This time joined together two famous producer, gold Mumajesi singers and one of the most "in", Gena. These days they bring their duo video clip that has already been completed and is being mounted.

Our newspaper learns that the song is about two boys who fell in love with a girl and pray that this girl cut. The video clip will come soon and the song is worked by gold. M.Gj.

Sunday, 3 March 2013

Gena, gati kengen ritmike “Se sa…”

Javën që vjen në treg do të vijë videoklipi më i ri i një prej këngëtarëve më të mirë shqiptarë, Genës.

Tashmë ai do të vijë me një këngë shumë ritmike dhe “Kosova Sot” mëson nga vetë këngëtari se është gati videoja që është realizuar nga “Max Productions” dhe kënga e mban titullin “Se sa…”, me orkestrim të Edlir Begollit dhe me tekst të Avni Qailit.

Mësojmë gjithashtu se kjo video do të ketë edhe shumë femra të bukura dhe seksi që kërcejnë, pasi edhe synimi i kësaj këngë do të jetë pushtimi i diskotekave shqiptare. /Maksim Gjokaj/

Burimi Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Gena, almost rhythmic song "How ..."

Next week the market will come new video clip of one of the best performers Albanians genes. Now it will come with a very rhythmic song and "Kosova Sot" teaches by the singer that is about the video that was carried out by "Max Productions" and the title song "How ..."

Edlir instrumentation Begolli and text Avni Qaili. We learn also that this video will have many beautiful women and sex that jump, because the goal of this song will be the invasion of Albanian disco. / Maksim Gjokaj /

Monday, 18 February 2013

E braktisen Tiranen per Prishtinen

Rruga e Kombit si duket i ka shkurtuar kaq shumë orët e lodhshme të dikurshme, saqë Prishtina dhe Tirana sikur janë më afër edhe nga koha dhe të gjithë lëvizin brenda ditës.

Nuk janë vetëm njerëzit jopublikë që lëvizim, por shohim që edhe VIP-at një të shtunë në drekë mund të jenë prezentë në një shfaqe në Tiranë e në mbrëmje janë në Prishtinë.

Por, nga ata që kanë vendosur të jetojnë shumë kohë, madje të marrin një banesë për të zhvilluar aktivitetin e tyre direkt në Prishtinë, duke e braktisur Tiranën, apo vendlindjen e tyre e të jetuarit në Shqipëri, janë tre artistë të njohur. Ne kemi kontaktuar me këngëtarët dhe njëri ende nuk e ka një banesë të tijën në Prishtinë e dy këngëtaret e tjera po. Po çfarë i ka shtyrë këngëtarët që të jetojnë në Prishtinë?

Rovena Stefa: E dua Kosovën njësoj si tokën ku kam lindur. Edhe Kosova është Shqipëri. Ndihem shumë mirë dhe njëjtë sikur të jem në Shqipëri.

Emocionet dhe lotet e artisteve para 5 vjetesh

Të ftohtët e 17 shkurtit të 2008-s për të gjithë shqiptarët e sidomos për ata që jetonin në Kosovë nuk është ndier, pasi gëzimi për shpalljen e shtetit më të ri ka bërë që e diela para pesë vjetëve të jetë dita më e paharruar për ta.

Por, edhe personazhet publike tregojmë me emocion se ku ishin dhe si e pritën shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Ja sesi e kujtojnë ata atë ditë:

Leonora Jakupi: Kam qenë në atë datë në një manifestim në Drenicë, në Skenderaj e më pas po dëgjonin në makinë me nënën dhe familjen time deklaratën e shpalljes së pavarësisë direkt nga Parlamenti. Kemi qarë të gjithë që ishim aty, më shumë nëna. Përjetim emocionues shumë.

Gena: Po më kujtohet, kam qenë në një mbrëmje duke kënduar dhe si gjithmonë shpallja e pavarësisë festohet në maksimum nga të gjithë, ashtu dhe nga unë.

Artistet shqiptare me dy flamuj

Kosova tashmë ka pesë vjet që e ka simbolin e vet, edhe kur i referohet flamurit të një shteti.

Por sa po mësohen më këtë flamur VIP-at dhe a kanë ata vetëm një flamur kuqezi apo edhe flamurin e Kosovës.

Dikush thotë se flamuri kombëtar është i pazëvendësueshëm, e dikush tjetër thotë që po mësohen edhe me flamurin tonë. Për më tej, artistët janë rrëfyer për gazetën tonë.

Gena: Po i kam të 2 flamujt, madje m’i kanë dhuruar fansat nëpër koncerte dhe për këtë arsye i mbaj, sepse kanë vlerë të dyfishtë për mua.... Një, sepse është flamuri i vendit tim dhe jam krenar për të dhe tjetra sepse janë dhuratë nga fansat e mi që dhe kjo ka vlerë të veçantë për mua.

Thursday, 3 January 2013

Rita dhe Gena, me te miret e 2012-s

Nga një sondazh dhe anketë radiofonike që ka zgjatur rreth një muaj, dëgjuesit e radios më atraktive në vend, Top Kosova Radio, kanë votuar për këngëtarin dhe këngëtaren më të mirë të vitit që kaloi, 2012.

Mes shumë artistëve të preferuar ka fituar këngëtarja, e cila u zbulua si një fenomen i rrallë ,me origjine shqiptare, por që kaloi kufijtë, Rita Ora, duke lënë pas Tunën, Genta Ismajlin, Leonora Jakupin etj.

Ndërsa nga këngëtarët meshkuj më së shumti dëgjuesit kanë votuar për këngëtarin Gena, duke lënë pas Adrian Gaxhën, Flori Mumajesin etj. Pothuajse është traditë që Top Kosova Radio në fund të çdo viti të realizojë një sondazh të tillë.M. GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Rita and Gena, the best of the 2012-s

Kengetaret, asnje peng te madh ne 2012-n

Kaloi edhe një vit, ku artistët kanë qenë të organizuar në forma dhe mënyra të ndryshme, sidomos këngëtarët dhe me ta ne kemi biseduar për të kuptuar nëse në vitin që kaloi kanë pasur ndonjë peng që e kujtojnë dhe për arsye të ndryshme nuk e kanë realizuar.

Por, shprehja më e shpeshtë e tyre gjatë prononcimit për gazetën tonë ka qenë kjo: “Asnjë peng nuk më ka mbetur”.

Megjithëse këngëtarët e njohur shqiptarë të rinj dhe të vjetër në karrierën e tyre muzikore janë treguar paksa diplomatikë duke na kujtuar se pengje nuk kanë pasur, për shkak se albumet, këngët dhe videot kanë rezultuar të suksesshme, por e gjitha kjo falë fansave të tyre të shumtë. E dikush shkurt e dikush më gjatë flasin për këtë temë.

Aurela Gaçe: “Asnjë peng nuk më ka ngelur. I kam realizuar të gjitha ato që ia kisha vënë qëllim vetes. Nga ana profesionale arrita  të  “promovoja albumin e ri që kisha 2 vjet që punoja, nxora në treg video të reja, këngë të reja. Realizova koncert recital në Tiranë, ku çdo gjë ishte “live”. Pata mundësinë të isha në USA, Itali e Vlorë për festën e Pavarësisë dhe  të merrja një emocion të papërshkrueshëm. Nga ana humane, këtë vit ndiej se jam njeri shumë i lumtur dhe e plotësuar si femër. Jam nënë e një vajze 1-vjeçare dhe kjo është lumturia dhe arritja më e madhe e jetës.”

Wednesday, 2 January 2013

Kengetaret, shpenzime per te qene “in”

Nuk janë vetëm femrat ato që duhet të duken bukur në një video, por edhe meshkujt, apo qoftë edhe në një ditë të zakonshme dhe të lirë të tyre, jo vetëm gjinia e bukur është meraklie e të veshurit.

E për tu dukur bukur dhe ’in’ dhe duke qenë se je në syrin kritikues të njerëzve të tjerë të thjeshtë, artisti mundohet të vishet bukur dhe të duket mirë në një video.

Këtë vit që iku sollën shumë klipe, sa i kushtuan ata rëndësi, apo a i fituan ato para që shpenzuan na rrëfejnë vetë këngëtarët e njohur shqiptar.

Aurela Gaçe: “Oh, sigurisht shpenzova shumë në albumin tim të ri, në klipet pasuese sigurisht, dhe të gjitha këto kanë shumë kosto.  Nuk i kam bërë llogaritë  a i fitova menjëherë çfarë shpenzova, por  diçka është e ditur, kur punon shumë , edhe rezultatin  e sheh.”

Rovena Stefa: “Do të gënjeja nëse do të thosha se nuk shpenzova, nganjëherë më shumë se sa duhet kur i referohem harxhimeve, pasi unë si këngëtare i kushtoj shumë rëndësi dukjes, për të ardhur pranë fansave më bukur dhe gjithmonë e më mirë.

Sunday, 4 November 2012

Gena: Suksesin ta jep Zoti


Gena, pa gjumë të mjaftueshëm, por i kthjellët shumë në një bisedë të këndshme, i ftuar çdo natë, por edhe në dy vende gjatë një date, këngëtar rrëfen në Top Kosova Radio angazhimet e shumta, por edhe për videoklipin e ri.

Ka vetëm pak ditë që videoklipi më i ri me titull ‘Më ke vrarë’, që është në qarkullim, një baladë e shkruar dhe me muzikë nga vetë Gena, ka marrë shumë shikime.

Këngëtari ka treguar se videoklipi është realizuar në një ishull të Greqisë që ka gjithmonë erë dhe ka qenë e vështirë të gjenden vendet më të bukura, pasi atje ka shumë të tilla.

Ndërsa vajza në klipin e ri, këngëtari na ka treguar se ka qenë një kalimtare rasti, e huaj, por që e ka realizuar shumë mirë pjesën e saj, e për këtë ajo është paguar.

I shoqëruar në studion tonë me Lorenën, me nusen e tij, këngëtari tregon se në punë mundohet që të japë maksimumin e tij, dhe ky është suksesi i të pasurit gjithmonë publik të shumtë, pasi Gena, siç tha, këndon vetëm ‘live’, dhe dëshiron që këngët e tij të mbeten gjatë. Ndërsa për arsye të klikimeve false, Gena thotë se ai këngëtar që e bën këtë, gënjen veten, duhet që audienca ta votojë, nëse jo, këngëtari atëherë nuk ka sukses.

Më tej Gena ka treguar se ka në mendje një duet me një këngëtare të njohur shqiptare që vjen para vitit të ri, ndërsa ka në treg dy albume të reja, një me këngë të vjetra qytetare dhe një me këngë folk. Por, për të gjithë këtë sukses kujt i thotë faleminderit ai?

Thursday, 11 October 2012

Tuna kete here me Genen

Këngëtarja e hitit “I asaj”, Altuna Sejdiu, vazhdon koncertet e saj kudo ku ka shqiptarë. Ne zbuluam këtë foto të realizuar në Evropë, ku këtë herë këngëtarja bionde ka qenë me Genën.

Dhe, nëse ju shkon mendja për ndonjë flirt mes tyre, Jo. Të dy artistet kanë qenë të ftuara në një koncert  të madh, organizuar nga “Albanian Night”, dhe mësojmë se shqiptarët dhe fansat e shumtë kanë shijuar zërin e dy këngëtareve shumë “in” të momentit.
M. GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Tuna this time with Gene

The singer of the hit "her" Altuna Sejdiu, continues its concerts wherever Albanians. We found this picture realized in Europe, where this time the blonde singer was Gene. And, if you go contemplating a flirt between them, Jo. The two artists have been invited to a big concert, organized by the "New Night" and learn that the Albanians and many fans have enjoyed the sound of two singers "in" the moment.
M. GJ.

Friday, 7 September 2012

Kengetaret shqiptare dhe plazhet nudo

Ndërsa këto ditë në të gjitha portalet shqiptare po qarkullojnë disa foto nudo të këngëtares Bleona Qereti, ndoshta si tentativë keqdashëse para koncertit të saj që do të mbahet sot në Prishtinë, besoj se kolegëve të saj kur i kanë parë këto foto u ka ardhur keq dhe janë tronditur duke bërë që të reflektojnë më mirë ata.

Por, jashtë kësaj, ne ditë më parë, gjatë temperaturave të larta të verës, e realizuam një anketë me disa këngëtarë shqiptarë që pranuan të flasin se a u pëlqen atyre që të marrin ngjyrë kudo dhe t’i frekuentojnë plazhet nudo.

Ne kemi dëgjuar se disa artistë shqiptarë i kanë frekuentuar ato, sidomos në Ulqin, por si duket artistët që ne pyetëm nuk i pëlqejnë plazhet e tilla, madje dikush e quan absurde pozimin në plazh nudo, por kishte edhe nga ata që nuk u pengonte. Por, ndërsa në bregdetin shqiptar në Shqipëri një plazh nudistësh ndalohet ende me ligj, çfarë thonë këngëtarët tanë në lidhje me frekuentimin e një plazhi të tillë?

Drenusha Latifi:
- Unë i falënderohem Zotit që më jep mundësinë të shkoj në dete e pishina dhe pak ka rëndësi se nga cilat anë marr ngjyrë, unë edhe kështu nuk jam e bardhë, marr lehtë ngjyrë nuk kam çfarë të ekspozohem shumë.

Thursday, 6 September 2012

Ermali dhe Gena ne telashe me Rock City...

Ermal Fejzullahu & Gena

Ermali dhe Gena ne telashe me Rock City

Tashme eshte shnderruar ne hit kenga “Ermal Fejzullahu & Gena - Ajo” e cila eshte duet i kengetareve te mirenjohur, Ermal Fejzullahut dhe Genes, por ne fakt kenga e cila thuhet se eshte punuar nga Florent Boshnjaku, ka nje autor tjeter.

Kompania Rock City ka derguar nje komunikate ne redaksine tone, ku thuhet se Dj Nardi eshte ai qe e ka punuar kengen “Ajo”. Besohet se Dj Nardi e ka perfunduar vijen melodike te kenges ashtu sikurse ‘beatin’, ndersa me pas kengetaret shfrytezuan po kete vije melodike dhe ‘beat’ pa te drejte.

Friday, 24 August 2012

Hitet shqiptare qe pushtuan veren e 2012-s

Janë të shumta këngët që e bënë më të nxehtë këtë verë të 2012-s që dalëngadalë po ikën. Këngëtarët shqiptarë edhe këtë verë nxituan që secili me krijimet dhe muzikën e tyre të konkurrojnë tregun muzikor dhe secili me dëshirën që të jenë sa më “in”.

Por jo të gjithë artistët gjetën ritmin e duhur në mënyrë që shqiptarët t’i dëgjojnë vetëm ata dhe t’i pëlqejnë aq sa duhet. Edhe gjatë programit “Top Vip” në Top Kosova Radio në një sondazh që realizuam me dëgjuesit u vlerësuan shumë këngë që vazhdojnë të jenë hite në këto ditë të nxehta.

Superhit, kënga e Tunës “I asaj”
Mund të quhet SUPER-HITI i kësaj vere si këngë shumë e klikuar në kanalin youtube më shumë se 2 milionë klikime dhe gati 5 mijë pëlqime, është fjala për këngën e Tunës “I asaj”.

Ndërsa nëse do të veçonim ndonjë koment është e pamundur se përveçse ka qenë kënga më e dëgjuar, ajo ka qenë edhe më e komentuara negativisht për prekjen dhe performancën e saj në klip. Një tjetër superhit megjithëse erdhi vetëm në audio që u dëgjua shumë dhe në radion atraktive Top Kosova Radio u pëlqye pa masë, ishte kënga “Noku vogël”, këngë kjo dedikuar Alehadrës, vajzës së vet, nga reperi Noizy.

Sunday, 22 July 2012

Ermali dhe Gena, gati videon e duetit

Tashmë çdo gjë është gati vetëm pritet lansimi i këngës duet në mes këngëtarit Gena dhe Ermal Fejzullahu. Është gati edhe video-klipi i punuar mjaft interesant nga produksioni ‘Max Production’.

Ne siguruam edhe këtë foto gjatë xhirimin, në të cilat shihen dy artistët e suksesshëm, që siç thotë edhe vetë Gena me modesti kur ne e pyesim për hitin e kësaj vere dihet tashmë, do të jetë kjo këngë super verore e ritmike dhe me një tekst të bukur.

Ndërsa Gena, na ka thënë se të gjithë fansat e tyre duhet të durojnë edhe pak dhe po vjen ky hit i bukur. /Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Ermali and Gena, a video about duo

Now everything is ready just waiting to launch the song duet between singer Gena and Eminem. It is about the video clips of interesting work from production 'Max Production'.

Friday, 20 July 2012

Bezdia e VIP-ave ne foto me fansat ne plazh

Nuk kanë shumë kohë për të bërë pushime dhe për të marrë rreze, sepse ata punojnë të paktën në ditët më të nxehta të verës.

Por artistët tanë ndonjë ditë para se të këndojnë në mbrëmje në një ambient veror, shfrytëzojnë ndonjë orë për të marrë disa rreze.

Por si reagojnë ata nëse ndonjë fans i tyre i takon afër pishinës apo detit dhe do të ketë një kujtim me artistin e preferuar. A janë këngëtarët tanë të ‘marrueshëm’ kur gjenden përballë fansit me rroba banje dhe u shmangen fotove të tilla? Ne i kemi pyetur disa prej tyre dhe ja se çfarë na tregojnë ata në këtë situatë.

Drenusha Latifi
Zakonisht po i shmangem se edhe munden ta keqpërdorin, unë kam shumë frikë dhe bezdi.

Grupi Aurora
Të jesh njeri i famshëm ngërthen me vete elemente pozitive dhe negative.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online