
Suplementi “Bluetooth” zbulon sot per here te pare lidhjen e djalit te kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli. Genar Topalli, maturant ne gjimnazin “Petro Nini Luarasi” mesohet se eshte ne nje lidhje dashurie me modelen Eva Murati prej me shume se nje viti. Lidhja konfirmohet jo vetem nga miqte e ciftit te ri, por edhe nga vete ata ne rrjetin social “Facebook”, ku shenohet ‘in a relationship’. Prove e mire per kete lidhje jane edhe komentet qe shkembejne dy te dashuruarit ne fotot e njeri-tjetrit. Duket se per kete lidhje eshte ne dijeni eshte kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, pasi ne galerine e fotove, cifti ka edhe disa ne rezidencen qeveritare ne Durres. Nga ana tjeter, Eva Murati, e njohur me se shumti si modele e nje agjencie ne Tirane, ishte prezantuese e aktivitetit kunder dhunes qe u mbajt me 14 shkurt nen kujdesin e kryeparlamentares ne bulevardin “Deshmoret e Kombit”.