All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Gentian Zenelaj. Show all posts
Showing posts with label Gentian Zenelaj. Show all posts

Sunday, 30 November 2008

Kush Do Prezantoje Festivalin e 47-te ne RTSH?

Elsa Lila
/elsa lila, photo public domain/

Edicioni i 47-te ne pergatitjet e fundit per tre netet e medha
ELSA LILA & The SHBLSH prezantuesit e festivalit ne RTSH

Festivali i fundvitit ne RTSH eshte ne pergatitjet e tij te fundit ndersa regjisori Pali Kuke me gjithe punen e mire qe po realizon, kerkon qe gjithcka rreth surprizave qe do te ofroje ky festival t’i mbaje te fshehta deri ne momentin e fundit per t’i ofruar me pas si te tilla. E ndersa gjithcka do te behet e ditur ne nje konference per shtyp qe do te mbahet ditet e para te dhjetorit, net e ‘Bluetooth’ kemi arritur te mesojme se cilet do te jene prezantuesit e edicionit te 47-te te festivalit ne RTSH.

Emri i Elsa Liles ka kohe ne fakt qe lakohet, si zgjedhja e mundshme qe ben perseri regjisori Kuke per te prezantuar produktin e tij me te bukur te fundvitit. Dhe ja ku konfirmohet nga burime prane stafit drejtues te festivalit se kengetarja simpatike do te jete prezantuesja edhe per kete vit. Por cili do te jete partneri qe do te kete perkrah? Per te shuar kuriozitetin ju rrefejme se Elsa Lila do ta ndaje skenen e Pallatit te Kongreseve jo vetem me nje, por me dy partnere prezantues dhe ata do te jene, djemte e grupit ‘The SHBLSH’.

RISIA ‘THE SHBLSH’

The SHBLSH Julian Deda Gentian ZenelajKa qene idea e regjisorit Kuke dhe drejtorit te pergjithshem te Radio Televizionit Shqiptar, Petrit Beci, per te sjelle bashke ne nje prezantim te pazakonte aktoret Julian Deda, Gentian Zenelaj dhe kengetaren Elsa Lila. Aktoret e ‘The SHBLSH’ mund te kishin qene prezantuesit e festivalit edhe nje vit me pare por fakti qe ishin protagoniste dhe pjese e stafit te ‘Portokalli’ nuk u lejohej per te realizuar nje gje te tille. Dhe tani qe jane te lire ne kete drejtim, do i shtojne CV-se se tyre nje tjeter eksperience. Provat tashme kane nisur prej disa ditesh ku Juli dhe Genti do te jene edhe ne rolet e prezantuesve standard, por per publikun do te sjellin edhe pjeset e krijuara prej tyre me plot humor. Pa dyshim qe per ta do te jete nje eksperience e bukur duke marre parasysh faktin qe me mjeshteri ata do te dijne te ndajne te qeshuren me seriozen ne skene duke e nderthurur gjithcka edhe me prezencen e koleges se tyre ne kete rast, Elsa Lila.

EKSPERIENCA E DYTE E ELSES

Elsa Lila si prezantuese

Eshte shume e kenaqur qe edhe kete vit iu besua drejtimi i festivalit. Nje vit me pare kete eksperience ajo e ndau me kengetarin Pirro Cako, nje duet ne prezantim qe solli mjaft sukses. Ashtu sikurse nje vit me pare, sic ka permendur dhe vete Elsa, eshte e kenaqur per dy arsye, se pari sepse eshte krijese e ketij festivali pasi per here te pare ne jeten e saj ka kenduar ne festivalin ne RTSH, dhe e dyta sepse shpresoj qe ky eshte nje tjeter kujtim shume i bukur qe merr ne karrieren e saj skenike. Mjaft spontane dhe e lirshme ne skene, Elsa Lila pritet te sjelle perseri ekuilibrin e situatave ne tre nete. Me stafin e festivalit ajo ndihet shume mire, ndihet si midis miqve. Trajtohet embel dhe me kujdes si me e vogla ne moshe qe eshte duke i falur te gjithe dashamiresi dhe buzeqeshje. Ndersa ajo vete do te jete prezantuesja e kengetareve, autoreve dhe organizatoreve me gjithe eksperiencen e saj ne skene. /gazeta shqiptare/29.11.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online