All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Gerta BB5. Show all posts
Showing posts with label Gerta BB5. Show all posts

Friday, 18 May 2012

Arbri dhe Liami, me te favorizuarit

“Big Brother 5”, ish-banorët flasin për fituesin

Ata nuk e vazhduan lojën për arsye se ndoshta nuk luajtën mirë, apo nuk u deshën më nga publiku që i ndiqte 24 orë në 24 orë në spektaklin “Big Brother Albania 5”.

Ne u munduam të kontaktojnë me shumicën e ish-konkurrentëve të këtij reality-shou dhe e dinim se një pjesë e mirë e tyre do të na thoshin se nuk kishin kohë ta ndiqnin më, pas daljes së tyre, madje disa as nuk donin ta favorizonin asnjërin prej lojtarëve që kanë mbetur në konkurrim.

Ndoshta kishin të drejtë pasi atyre u ishte prerë dëshira për ta fituar shumën e madhe të parave në këtë BIG BROTHER. Por, sipas banorëve të BB5, që tashmë e kanë lënë lojën, kush janë më të favorizuarit e tyre dhe kë e shohin ata fitues ndërmjet Liamit, Ermalit, Arbrit, Erionit, Françeskës apo Gentës, vetëm një javë para finales së madhe? Lexojeni mendimin e tyre dhënë gazetës sonë!

Vlashi:
Sipas mendimit tim, Liami e meriton ta fitojë “Big Brother 5”. Është djalë shumë i zgjuar dhe ka ditur si të bëjë në këta tre muaj lojë të fortë kundër gjithë të tjerëve.

Sunday, 13 May 2012

Gerta e BB5: Liamin e kam vetem mik

“Liami është një shok shumë i mirë dhe e respektoj atë bashkë me të dashurën e tij. Ai është shumë human dhe prandaj jam afruar me Liamin. Kisha simpati për të si njeri dhe mes nesh nuk kishte asnjë ndjenjë tjetër.”

Kështu është shprehur Gerta, e larguara e radhës nga shtëpia e Big Brother, në emisionin Fan Club, në Top Channel.

Banorja e larguar shpjegoi shkurt edhe arsyen pse vendosi të merrte pjesë në këtë reality-shoë: “Kam dashur të kënaqem unë në radhë të parë kur hyra.”

Dritani: Hyrja me vonesë më penalizoi

Nga ana e tij, Dritani i cili edhe ai u largua nga shtëpia më e famshme në Shqipëri në mbrëmjen e së shtunës, theksoi se fakt që hyri me vonesë e pengoi të shkonte më tej.

“Ishte disavantazh hyrja me vonesë dhe banorët më mbyllën hapësirat. Unë jam i qetë dhe nuk bërtas dot si Ermali sepse nuk e kam në kulturë. Mbase ky ishte një tjetër factor që ndikoi në eliminimin tim”, theksoi Dritani.

Monday, 23 April 2012

Te gjithe kunder ish te dashurit te Gentes

Në rastet kur jeta intime publikohet për qëllime hakmarrjeje, apo inate duhet të dënohet personi që është përgjegjës. Në fakt, ky ligj duhet të veprojë edhe në Shqipëri. E kemi fjalën për vajzën, e cila po merr pjesë në “Big Brother 5”, Gerta, dhe fotot e saj të cilat bënë xhiron e botës.

Gjatë spektaklit të së shtunës, edhe vetë Genta i ka parë këto foto, ndërsa megjithëse ka qenë e gëzuar që e ka takuar ish të dashurin Rubensin, ajo ka lënë të kuptohet se ai i ka publikuar ato.

Ndërsa të gjitha komentet e shumë shqiptarëve anekënd botës e kanë akuzuar djaloshin, i cili është komentuar me fjalët më të këqija për këtë histori të fotove të nxehta të Gentës së BB5. Ndërsa edhe shumë personazhe të njohur kanë kërkuar të merren masa, nëse Rubensi është fajtori për këto fotografi./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
All against former lover Gentes

Sunday, 22 April 2012

Arbri pas puthjes kerkon fejese me Gerten

Djaloshi i cili është i vetmi që mbeti nga Kosova si konkurrent në ‘Big Brother 5”, falë edhe zgjuarsisë dhe gjindshmërisë  së tij, Arbri ka nisur të dashurohet.

Dhe vajza e cila ia ka marrë zemrën në këtë shtëpi të rrethuar nga kamerat 24 orë është Gerta. Prishtinasi e ka puthur atë në buzë, e vetëm pak orë më parë i ka kërkuar me këto fjalë fejesën me të. “Nëse e porosis një unazë për ty, do ta pranojë?”, por Genta mohon, madje duke i thënë  se djaloshin e paska zënë shumë dielli, apo i paska bërë keq dreka që kishin ngrënë.

Në këtë “Big Brother” çfarë nuk mund të pritet, sidomos në historitë e lidhjeve të personazheve, kështu që nuk është çudi që mund të ketë edhe një fejesë brenda./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Arbri after kissing requires engagement with Gerta

The boy who is the only one who remained in Kosovo as a competitor to 'Big Brother 5 ", thanks to his wisdom and gjindshmërisë, Arbri has begun to love. And the girl has taken heart in this house surrounded by cameras 24 hours is Gerta. Prishtinasi has kissed him on the edge, just a few hours ago has urged engagement with these words with him.

Wednesday, 11 April 2012

Dritani dhe Gerta, miq edhe jashte “Big Brother”

 Autorët e Big Brother Albania këtë vit janë munduar që të fusin konkurrentë që në një mënyrë apo tjetër të kenë lidhje me njëri-tjetrin edhe jashtë shtëpisë. Janë bërë disa raste që kanë rezultuar se konkurrentët njiheshin edhe në jetën e para hyrjes në shtëpi. Rasti i fundit është Dritani dhe Gerta.

Kjo foto tregon qartë se miqësia e tyre ka qenë e konsoliduar dhe kanë hyrë në lojë me qëllim të caktuar. Por këta të dy nuk janë të vetmit që janë njohur edhe më parë. Raste të tjera ka qenë Vlashi me Ermalin, Elvisi me Ermalin, Elvisi me Metin, Erioni me Klaudian apo dhe Genta me një pjesë të banorëve./Vip.info/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Dritan and Gerta, friends outside the "Big Brother"

The authors of Big Brother this year have tried to put competitors in one way or another be related to each other outside the house. There have been some cases that have resulted in life known competitors before entering the house. The latter is Dritani and Gerta.

This picture clearly shows that their friendship has been consolidated and entered the game with purpose. But these two are not the only ones who are known well in advance. Other cases have been Vlashi with meda, meda with Elvis, Elvis with Metin, and Erion with Genta Klaudian or a part of the inhabitants. / Vip.info /

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online