All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Gjeniu i Vogel. Show all posts
Showing posts with label Gjeniu i Vogel. Show all posts

Tuesday, 11 June 2013

Inis Neziri nga Tirana, fituese e "Gjeniu i Vogel 5"...

U mbyll edicioni i peste i talent-show-t te te vegjelve.
Pas 15 javesh, ne nje gare qe s’e ka njohur me pare ky spektakel, zgjidhet fituesi.

Inis Neziri, 12-vjecarja shpallet fituesja e “Gjeniu 5”

Pas 15 javesh gare, “Gjeniu i Vogel 5” e ka fituesin e tij. Eshte 12-vjecarja nga Tirana, Inis Neziri. Ta quash “te vogel” Inisin nuk eshte tamam me vend, sepse mjafton te mbyllesh syte per te kuptuar se cfare pushteti fshihet ne ate trup hollak. Te kendosh “I have nothing” te Whitney Houston eshte nje guxim i marre. Ndoshta po te ishte pak me e rritur Inisi, do ishte menduar pak. Por ajo eshte vetem 12 vjec dhe kendon aq bukur, deri ne frike. Por Inisi nuk ishte vetem. Pergjate 15 javeve, ne skenen e teatrit te televizionit “Klan” u ngjiten plot 32 femije. E habitshme se si mund te mblidhen bashke femije aq te talentuar nga Shkodra, Durresi, Elbasani, Prizreni, Fieri, Vlora, Tirana… Kenge te veshtira, ndonjehere dhe pak te degjuara, te cilat ata i interpretonin si te kishin vite ne skene. “Kengetaret” e CD-ve (qe po e harruan CD-ne ne shtepi i mori lumi ata dhe koncertin) do te duhej te skuqeshin para tyre.

Friday, 29 March 2013

Genta i respekton kështu talentet e vegjel

Genta Ismajli
Vajza atraktive e muzikës, nga Kosova, Genta Ismajli, duket sikur angazhimin e saj, e ulur në karrigen e jurisë në “Gjeniu i vogël”, e ka marrë shumë seriozisht.

Nuk është vetëm veshja e saj e rëndësishme gjatë netëve garuese të talenteve fëmijë, por ajo i respekton ata duke u ngritur në këmbë, siç duket edhe në këtë foto.

Bravo Genta! Kështu duhet, pasi nesër këta fëmijë do të jenë artistë të mëdhenj dhe kolegë me ty. M. GJ.

Burimi Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Genta respects so little talent

Attractive girl of music, from, Genta Ismaili, it seems her commitment, sitting in the chair of the jury at the "little genius" has taken very seriously.

There is only wearing her important competitive nights children's talents, but she respects them being set on foot, as it appears in this picture. Genta Bravo! So, after tomorrow, these children will be great artists and colleagues to you. M. GJ.

Sunday, 24 March 2013

Pirro Cako: "Gjeniu i Vogel" kerkon nje takt te jashtezakonshem...

Pirro Cako: “Gjeniu i vogel”, nje eksperience e bukur, por shume delikate

Pirro Cako, kantautori i mirenjohur, prej disa javesh ka marre nje rol sa te bukur aq edhe delikat per te, sic shprehet edhe ai vete ne nje interviste te dhene per suplementin “Koha Tjeter”. Ai per 15 jave do te jete ne rolin e anetarit te jurise se super-spektaklit “Gjeniu i vogel”. Por, si e ka pritur Pirro kete ftese dhe si eshte ndjere ne kete rol te ri, mund ta mesoni duke lexuar intervisten e plote.

Ju keni disa jave qe jeni vendosur ne rolin e anetarit te jurise se “Gjeniut te vogel”, si ndjeheni?

Eshte nje eksperience e re shume e bukur, por edhe shume delikate do te thoja, sepse femijet nga natyra jane sensibel dhe shpesh here te mbushen syte me lot, kur te duhet te japesh nje vendim qe ti e di ne koken tende se kush duhet te kualifikohet, por fillon dhe te qan zemra per femijen tjeter. Kur e imagjinon se femija tjeter do te trishtohet aq shume, te dhimbset se te duket se eshte femija jot. Keshtu qe eshte nje gare e dyfishte, sepse te duhet te kesh nje takt te jashtezakonshem qe mos te vritet psikologjikisht femija dhe ta kuptoje, ne menyre qe momentin e largimit ta marre sa me lehte, ta marre sa me me optimizem dhe mos i largohet kenges, por t’i rikthehet pasionit per kengen.

Monday, 11 March 2013

Genta rrefen emocionet e te qenit ne jurine e "Gjeniut te Vogel"

Genta Ismajli
Genta Ismajli: Kush lind artist, nuk stepet para nje eliminimi

Eshte nje emer shume i njohur i kenges shqiptare, por tashme do ta shohim ne nje rol tjeter, ate te anetares se jurise ne spektaklin “Gjeniu i Vogel 5”, kjo eshte Genta Ismajli.

Ne nje interviste te dhene per suplementin “Koha Tjeter”, Genta tregon emocionet e shumta si dhe veshtiresite qe ka te qenit anetar jurie, aq me teper kur behet fjale per femije te vegjel, qe per Genten jane shume te dashur. Mes te tjerash, tregon se edhe pse do te jete e angazhuar si anetare jurie, nuk do te rreshte se punuari per te sjelle gjate stines se veres, kenge dhe hite te reja.

Wednesday, 6 March 2013

Genta Ismajli e provon veten ne juri

Genta Ismajli
Pasi e ka sjellë videoklipin e shumëpritur ‘E kam provuar’, këngëtarja Genta Ismajli e provon veten në një tjetër eksperiencë.

Ajo, që nga mbrëmja e së hënës është ulur në stolin e jurisë në talent-shoun në Tiranë, ‘Gjeniu i vogël’.

Mendimi i saj dhe kritika do të merret për bazë për t’i vlerësuar zërat e vegjël shqiptarë. Kjo është hera e parë që këngëtarja kosovare ulet në karrigen e kritikës.

Prania e Gentës është pritur mirë nga komentet e para pas natës fillestare të këtij shou. M.GJ.

Burimi Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Genta Ismaili proves itself to jury

Having brought the long-awaited video clip 'I tried', Genta Ismaili singer proves herself to another experience. She, as of Monday evening is sitting on the bench of the jury in the talent-reality show in Tirana, 'little genius'. Her opinion and criticism will be taken into account to assess Albanian young voices.
This is the first time that Kosovar singer sit in the chair of criticism. Genta presence is welcomed by first comments after the initial night of the show. M.Gj.

Sunday, 3 March 2013

Pandi Laco: Ja surprizat e spektaklit "Gjeniu i Vogel 5"...

Pandi Laco
Pandi Laco: Ju zbuloj surprizat e spektaklit te ri, premiera te henen

Ky eshte edicioni i peste i “Gjeniut te Vogel” dhe premton emocione te forta ne garat e dueleve qe sfidojne njeri-tjetrin. Vellezerit Pandi dhe Bledi Laco zbulojme te gjitha surprizat e spektaklit, ku garojne 32 femije.

Edicioni i ri i “Gjeniut te Vogel” nis te henen, si do te jete gara mes femijeve?

Ne parapergatitjet i filluam qe pranveren e vitit te kaluar, ne maj. Ne sezonin aktual televiziv, pra ne tetor, krahas realizimit te “100 vjet muzike”, ne promovuam dhe edicionin e ri te “Gjeniut”. Keshtu, gjate tetor-nentorit kishte qindra femije qe ishin regjistruar e aplikuar per te marre pjese. Pas nje seleksionimi final qe beme ne janar, nga rreth 800 femije aplikues, ne arritem te perzgjedhim 32 me te miret.

Rudina Magjistari, prezantuese e "Gjeniut te Vogel 5"...

“Gjeniu i Vogel”, ne momentin e fundit i hiqet prezantimi Olta Bokes, vendoset Rudina Magjistarit

Spektakli i njohur i talenteve te vegjel “Gjeniu i vogel” nis edicionin e peste te henen ne mbremje ne TV Klan, nderkohe qe ju zbulojme emrin perfundimtar te prezantueses se ketij edicioni, qe do te jete Rudina Magjistari. Organizatoret e ketij spektakli, ku jane ne gare talentet e vegjel te muzikes, kane menduar fillimisht ta zevendesojne moderatoren Suela Demiri me kengetaren e re Olta Boka. Ishte vendosur nga ata qe me moderimin e ketij show kete vit te angazhohej nje kengetare e re, e cila po ashtu e kishte provuar eksperiencen dhe emocionin e audicionit publik, pikerisht Olta. Por, pas disa provave ne skene, organizatoret kane konstatuar qe Olta nuk ka mundur dot t’i kape normat e prezantimit. Keshtu qe, ne momentin e fundit, kane gjetur nje zgjidhje te shpejte, duke vendosur perfundimisht Rudina Magjistarin ne pozicionin e moderators se “Gjeniut”, qe hap siparin te henen ne TV Klan.


Saturday, 2 March 2013

Genta Ismajli ndjehet mire prane femijeve...

Genta Ismajli
Genta Ismajli, pjese e jurise se superspektaklit “Gjeniu i vogel 5”

Nis te henen ne ekranin e televizionit Klan, superspektakli me i ndjekur “Gjeniu i Vogel 5” edhe pse protagoniste jane femijet ne transmetim HD. Eshte edicioni i peste i ketij talent-shou, i cili do te sjelle zerat e mrekullueshem te 32 femijeve te perzgjedhur me shume kujdes nga produksioni. Nje nga anetaret e jurise eshte kengetarja e mirenjohur nga te gjithe, Genta Ismajli, e cila ne nje prononcim qe ka bere per mediat kosovare, nuk e ka fshehur lumturine qe i ka dhene ftesa e bere nga organizatoret e ketij talent-shou per femije. “Ne fakt kur e mora ftesen per te qene ne jurine e “Gjeniut te vogel”, nuk u mendova gjate, menjehere pranova te jem ne kete shou, sepse me pelqejne femijet dhe qendrimi me prane tyre, do te me beje te ndjehem mire”, ka thene ajo.


Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online