All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Gjergj Leka. Show all posts
Showing posts with label Gjergj Leka. Show all posts

Sunday, 30 June 2013

Revista PALOMA - 29 Qershor 2013

Revista PALOMA - 29 Qershor 2013
Revista PALOMA, 29 Qershor 2013
  • Zanfina Ismajli: Nuk jam romantike, s'e kam mendjen te dasma. Dhunen nga i dashuri s'do ta toleroja
  • Sheila: Ky eshte momenti i duhur! Nje bashkepunim me "Maroon 5" do te me pelqente. Ikonat e mia, Rihanna dhe Madonna
  • Zgjedhjet mbaruan, a do te flas Armina?
  • "Miss Shqiperia 2013", Fiorenza Lekstakaj: Familjaret me thane se cmimet shiten, por nuk rezultoi keshtu!
  • Nora Istrefi - Imazh i pijes "Erotik" - nuk i heq cizmet nga kemba
  • Ardian Bujupi rreh paq nje student, rrezikon burgun
  • Mirela Milori: Kam nisur nje cikel te ri ne jete
  • Ingrid Gjoni, gati kenga e re
  • Martohet cifti i balerineve, me pushime ne Amerike
  • Mamaqi e mban mire me te gjithe: edhe socialist, edhe demokrat!
  • Anjeza ne Azerbejxhan, merre pjese ne "Univision"

Monday, 24 June 2013

Gjergj Leka, sfidon muziken tallava ne plazhet shqiptare...

Gjergj Leka: Muzika tallava ne plazh, demton nervat e pushuesit

Per heren e pare ne Shqiperi,organizohet nje projekt artistik e kulturor dedikuar konkretisht familjeve shqiptare e te huaja gjate muajve te pushimeve ne bregdetin shqiptar. Kantautori Gjergj Leka dhe stafi i tij ne bashkepunim me nje resort ne qytetin bregdetar te Vlores, jane ideatoret e ketij projekti origjinal. FAMILY PROJECT ka per qellim edukimin muzikor-artistik te femijeve si dhe te rriturve gjate qendrimit ne zonat turistike shqiptare, ne nje interviste per suplementin “Summer Time” Gjergji tregon disa hollesira ne lidhje me kete projekt dhe me krijimtarine e tij si kantautor.

Si lindi ideja e ketij projekti?

Ideja e projektit lindi natyrshem duke pare perpjekjet e medha qe po behen ne Shqiperi nga shteti dhe subjektet private per zhvillimin e turizmit ne vend. Edhe pse kohet e fundit strukturat turistike jane permiresuar, sidomos ne jug, mungojne sherbimet ndihmese te domosdoshme ne keto struktura. Nje nga keto sherbime dedikuar pushuesit shqiptar e te huaj eshte edhe organizimi i kohes ditore me art, kulture e muzike. Deri tani ne pergjithesi, kudo organizohen thjesht mbremje muzikore shume here te zhurmshme dhe pa nivel. Keto lloj eventesh me shume demtojne kulturen shqiptare e sidomos zhurma e krijuar nga muzika tallava ne plazh, demton edhe nervat e pushuesit.

Friday, 11 May 2012

Gjergj dhe Dorina Leka, Tingujt qe na lidhin...

Gjergj Leka: Une dhe ime bije

Nje marredhenie aspak e zakonte babe e bije. Veshtiresite e fillimviteve ’90-te, ndarja nga e bija kur ishte ende e vogel, ribashkimi dhe koha e bashkepunimit. Rrefim per nje histori te vecante familjare nga Gjergj dhe Dorina Leka.

Vetem dy porosi i ka dhene Gjergj Leka te bijes kur shkeli pragun e adoleshences: te mos provonte kurre motorin dhe cigaren. Pjesen tjeter te rolit prej babai ne jeten e saj zgjodhi ta bente ne heshtje, pak i fshehur ne hije, duke i dhene nje liri te kontrolluar sipas menyres se tij. Dorina ia ndoqi te dyja keto porosi. Edhe tani qe i ka mbushur te 26 vjetet, kur ka bere shume zgjedhje te rendesishme ne jete, eshte e pavarur dhe ndan jeten me dike, nuk ka kuriozitet as per njeren dhe as per tjetren. Madje e shpreh hapur se eshte kunder cmendurive qe mund te rrezikojne jeten dhe sidomos atyre qe tymosin ose jane te dhene e te varur pas narkotikeve. E thote kete shume shpesh edhe kur perballe saj qendron Gjergji, i cili e adhuron fshehurazi me sy, duke shuar njeren pas tjetres cigaret e paketes qe mban mbi tavoline. Por ndersa i ati ia ka lejuar vetes kete nderhyrje, Dorina nuk provon t’i ngrihet kunder, sic zakonisht bejne femijet perballe prinderve ne raste te ngjashme, per t’i thene se edhe per te eshte koha te heqe dore nga keto vese qe dikur ai i perbetohej te mos i provonte kurre. Gjergj dhe Dorina Leka funksionojne keshtu.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online