All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Gresa Behluli. Show all posts
Showing posts with label Gresa Behluli. Show all posts

Saturday, 19 October 2013

Shkurte Fejza me vajzat ndjek sfilatat e modës

Është një zonjë që ka shumë angazhime kur i referohemi koncerteve dhe shfaqjeve muzikore, por kjo nuk do të thotë se ajo nuk ka kohë të ndjekë edhe modën e fundit.

Shkurte Fejza, artistja e madhe e skenës shqiptare e shoqëruar me dy vajzat e saja, këngëtaren Gresa Behluli dhe vajzën tjetër më të vogël.

Ajo është parë duke ndjekur sfilatën e mirëorganizaur ne “Prishtina Fashion Night”, nga "B Models", ku atë natë modelet dhe modelët kanë prezantuar veshjet  vjeshtë-dimër 2013, si dhe fustane të mrekullueshme ku si duket kjo e fundit artisten e merituar e ka tërhequr më shumë, pasi ato janë krijuar nga mikeshat e saja./Maksim Gjokaj/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Shkurte Fejza sfilatat girls follow fashion

Friday, 20 September 2013

Gresa Behluli, mban sekret identitetin e te fejuarit...

Gresa Behluli by Adonis Krasniqi
Te fejuarin nuk e ekspozoj ne publik

Ka me se nje vit qe kur publikoi lidhjen e saj te dashurise, mbase thuri edhe fejesen, por karakteristike te Gresa Behluli eshte fshehja e identitetit te djaloshit te saj edhe pas nje viti. Madje deri me tani nuk ka publikuar akoma nje foto bashke me te.

Gresa ka vendosur qe deri ne diten e marteses mos te flase ne opinion per te fejuarin e saj edhe pse na bene te ditur se martesa e saj eshte shume afer.

“Nuk kemi caktuar ende ndonje date te marteses, por mund te ju them se shume shpejt do te martohem. Nuk kam dashur qe te fejuarin tim ta ekspozoj ne publik. Ai eshte nje djalosh nga kryeqyteti dhe nuk eshte fytyre publike, por ne diten e marteses mund te flas me shume per identitetin e tij”, ka thene ajo per “Zeri”.

Monday, 18 February 2013

Artistet shqiptare me dy flamuj

Kosova tashmë ka pesë vjet që e ka simbolin e vet, edhe kur i referohet flamurit të një shteti.

Por sa po mësohen më këtë flamur VIP-at dhe a kanë ata vetëm një flamur kuqezi apo edhe flamurin e Kosovës.

Dikush thotë se flamuri kombëtar është i pazëvendësueshëm, e dikush tjetër thotë që po mësohen edhe me flamurin tonë. Për më tej, artistët janë rrëfyer për gazetën tonë.

Gena: Po i kam të 2 flamujt, madje m’i kanë dhuruar fansat nëpër koncerte dhe për këtë arsye i mbaj, sepse kanë vlerë të dyfishtë për mua.... Një, sepse është flamuri i vendit tim dhe jam krenar për të dhe tjetra sepse janë dhuratë nga fansat e mi që dhe kjo ka vlerë të veçantë për mua.

Wednesday, 11 July 2012

Pa justifikimi i Gresa Behlulit ne kenge (Video)

Gresa Behluli ka lansuar klipin e saj më të ri të titulluar “Pa justifikim”, një video e realizuar nga produksioni EMF Creative dhe e xhiruar në Vlorë dhe Gjirokastër.

Gjatë një prononcimi për të përditshmen “Zëri”, Gresa thotë se ka punuar me një përkushtim të madh dhe ka përshtypjen se kjo këngë dhe ky klip mund të jetë projekti më i mirë që ka realizuar nga ajo deri më tani.

“Kënga ‘Pa justifikim’ trajton një temë dashurie, ku bëhet fjalë për një ndarje të pajustifikueshme në mes çiftit. Pra janë të shumta rastet kur bëhen ndarjet pa pasur ndonjë arsye”.

“Kënga është realizuar mjaft mirë dhe besoj se ky është projekti më i mirë deri tani. Një meritë të madhe e ka edhe stilistja Besiana Behluli e cila ka bërë që unë të dukem më ndryshe në këtë klip”, ka thënë ajo për “Zërin”./Zeri/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
No justification Gresa Behluli in song

Gresa lyrics clip has launched its newest titled "No excuse", a video production made ​​by EMF Creative and shoot in Vlora and Gjirokastra.

Tuesday, 15 May 2012

Gresa Behluli shkelqen ne ballon e RTV21

E veshur si “Women in red”, këngëtarja Gresa Behluli ka qenë e pranishme në festën e organizuar nga RTV21 me rastin e 14 vjetorit të themelimit të këtij mediumi.

Gresa me fustanin e saj që mësuam se ka qenë idea e saj, por e krijuar nga Nexhmije Ademi-Uka, ka shkëlqyer duke rënë në sy në këtë ballo të organizuar në Sheshin 21. Edhe artistët e tjera ishin munduar të visheshin me fustane, por fustani i kuq i Gresës sikur dominonte./Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Gresa Behluli balloon glows in the RTV21

Dressed as "Women in Red" singer Gresa lyrics was present at the party organized by RTV21 in the case of 14-year anniversary of this medium. Gresa with her dress that has been learned that her idea, but created by Adam Nexhmije-Uka, has excellent dropping to look at this ball organized in Square 21. Other artists were also trying to wear dresses, but the red dress as Gresës predominate./Albavipnews/


Sunday, 8 April 2012

Gresa Behluli : “A je ti ajo”, kenge per femijet e braktisur

Ka goditur edhe këtë herë në shenjë me një duet me nënën e saj, artisten Shkurte Fejza, këtë e tregon edhe mijëra klikimet e para që ka marrë vetëm për pak ditë kënga “A je ti ajo”. Është këngëtarja Gresa Behluli, që vjen sot në një rrëfim për gazetën tonë ku me plot emocion tregon se si erdhi deri te realizimi i një këngë që u kushtohet fëmijëve të braktisur, kaq shumë flet për këtë fenomen, saqë harron se ne e kemi pyetur edhe për martesën e saj.

“Kosova Sot”: Kënga më e re flet për fëmijët e braktisur, ideja e kujt ishte Gresa?

Gresa Behluli: Kënga “A je ti ajo?”, kushtuar fëmijëve të braktisur, ishte ideja e autorit të tekstit. E frymëzuar nga një ngjarje e vërtetë, por natyrisht personi mbetet anonim me kërkesën e autorit, dhe ne e kemi parë të arsyeshme ta këndojmë, duke qenë këngëtare nënë e bijë, që ta shfaqim sa më realisht këtë ngjarje të dhimbshme.

“Kosova Sot”: Si reagon Gresa kur i shikoni këta fëmijë?
Gresa Behluli: Si çdo njeri normal me shumë dhimbje dhe keqardhje.

Tuesday, 20 March 2012

Nëne e bije, në TV shteteror të Turqise

Të dyja janë më shumë se artiste, janë nënë e bijë, mish e thua, por kësaj here janë të vetmet shqiptare që kanali shtetëror i Turqisë, TRT, do të flasë për ato.

Këngëtarja Shkurte Fejza dhe vajza e saj e njohur në muzikë, Gresa Behluli, sapo kanë regjistruar një shou televiziv në kanalin më të ndjekur turk, ku sipas informacione që këngëtarja na tregoi, ka qenë çdo gjë “Live”. Janë artiste të vetme, të cilat kanë dhënë këtë shfaqje, ku xhirimet janë bërë para dy javësh dhe gjithçka mësojmë se ka qenë live me një orkestër profesionale./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Mother and daughter, in Turkey's state TV

Both are more than artists, are mother and daughter, claw meat, but this time are the only Albanian Turkish state channel TRT, will speak to them. Singer Kanye West and her daughter, known in music, lyrics Gresa once recorded a television show on channel on Turkish track, where, according to information the singer told us there was anything "Live". Are the only artists that have given this show, where filming is done two weeks ago and everything we know has been live with a professional orchestra./Maxim Gjokaj/Kosova Sot/

Wednesday, 11 January 2012

Gresa Behluli serish nje duet me nenen

Këngëtarja që këto ditë ka ardhur shumë “hot” me disa foto të realizuara nga fotografi i njohur Veton Osmani, Gresa Behluli, na e tregoi një sekret. Ajo së bashku me nënën e saj, këngëtaren e madhe Shkurte Fejza, do të vijë së shpejti në një duet, një këngë e cila do të jetë në zhanrin popullor, ndërkaq Gresa thotë që do të pëlqehet, ashtu siç ndodhi me këngën e parë “Nëna dhe bija”.

Këngëtarja simpatike, e cila megjithëse i pëlqen të këndojë në një zhanër tjetër, nuk harron të këndojë edhe në zhanrin e nënës së saj, duke fituar më shumë fansa. Gresa së shpejti do ta sjellë dhe një këngë në duet me Genc Prelvukajn. Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:

The singer who these days has been very "hot" with some photo files derived from the known Veton Osmani, Gresa Behluli, showed us a secret. She along with her ​​mother, the great singer Christmas Songs, will soon come in a duet, a song which will be popular genre, while Gresa means to be accepted, as happened with the first song "mother and daughter ".

Charming singer, who likes to sing though in a different genre, do not forget to sing in her mother's genre, gaining more fans. Gresa soon and will bring a song in duet with Genc Prelvukaj.
/Maksim Gjokaj/Kosova Sot/

Tuesday, 10 January 2012

Gresa duet me Genc Prelvukaj

Këngëtarja e re Gresa Behluli në një intervistë për portalin Gjuha Shqipe ka bërë të ditur se është duke punuar një këngë të re me reperin e njohur nga Kosova, Genc Prelvukaj të “Etno engjujve”, këngë e cila do të shoqërohet edhe me videoklip.

Nuk e fsheh gëzimin që është vajza e bilbilit të këngës shqipe, Shkurte Fejza, por thotë se emri i nënës së saj e bën të jetë shumë më e përgjegjshme në veprimet e saj, edhe pse jo rrallë herë privohet nga shumë gjëra si e re që është. E cilëson si shumë të dhimbshme që disa këngëtare me zhveshje mundohen të mbulojnë anti-talentin e tyre, dhe mëkat që diçka e tillë u ofrohet publikut.

Gjuha Shqipe: Gresa ka kohë që nuk jeni aq aktive në media me ndonjë projekti të ri muzikor?

Gresa: Projekti im i fundit ka qenë kënga “Faqe e re”, të cilës i është realizuar edhe videoklipi . Mund të them që ka qenë një këngë e suksesshme dhe mbetet një nga këngët më të bukura të mija dhe mendoj se është pëlqyer edhe nga publiku dhe jam e kënaqur për këtë.

Gjuha Shqipe: A jeni duke punuar rreth ndonjë kënge të re, videoklip. Nëse po a mund ta bëni të ditur për ne dhe adhuruesit tuaj?

Sunday, 30 October 2011

Gresa Behluli e Kenaqur me "Zhurma Show Awards"...

photo by avni selmani
Gresa e kenaqur me cmimin “Zico TV”

Kengetarja Gresa Behluli po rezulton me mjafte sukses ne projektet e saj muzikore. Ajo se fundi ishte nominuar me videoklipin “Faqe e Re” ne “Zhurma Show Awards 2011” qe u mbajt disa dite me pare. Gresa ndjehet e kenaqur me kete cmim, ndonese kjo eshte vetem nje hap me i madh per te ecur perpara.

“Jam ndiere shume e vleresuar qe arrita te marre nje cmim nga nje televizion qe tanime e ka krijuar imazhin e vet, e kete imazh mendoj qe po e forcon edhe me shume me evenimentin ‘Zhurma Show Awards’. Eshte i vetmi eveniment qe i shperblen te gjitha llojet e muzikes.

Saturday, 31 January 2009

Gresa Behluli i Kthehet Skenes Muzikore!

Gresa Behluli
/photo kosova sot, etc./

Interviste: Gresa Behluli
I kthehet skenes pas nje pauze njevjecare

“Jam ne pergatitje e siper te nje kenge te re, te ciles do t’i lansohet edhe videoklipi dhe shpresoj qe do te ofroj dicka te bukur”, premton Gresa

Ka kohe qe Gresa Behluli nuk eshte paraqitur ne skene me ndonje kenge apo videoklip te ri. Ajo tani e nje vit u eshte perkushtuar me shume studimeve, andaj kengen e ka lene pak me anash. Mirepo, kete vit, ajo thote se do te jete me aktive ne skene dhe adhuruesve te saj do t’u sjelle kenge e videoklipe te reja. Per me shume rreth mungeses se saj ne skene dhe projekteve per te ardhmen per lexuesit e “Kosova Sot” flet vete Gresa.

“Kosova Sot”: Ka me se 1 vit qe i keni munguar skenes muzikore me ndonje paraqitje te re, cila ka qene arsyeja?
Gresa Behluli: Ne jete njeriu ka shume plane dhe ambicie, te cilat mendon t’i realizoje. Natyrisht se ato duhet te radhiten se cilat jane me me prioritet. Gjate vitit qe shkoi, per mua prioritet ka qene shkollimi. Niveli im i arsimimit, si domosdoshmeri per mua, ishte edhe nje kerkese e prinderve te mi. Kjo ndikoi qe une te jem pak me larg skenes muzikore per nje kohe. Mirepo, me ndihmoi qe une ta kryej fakultetin dhe te jem edhe me mire me vetveten. Tani mendoj te filloj masterin, por krahas kesaj do te merrem edhe me kengen.

“Kosova Sot”: Do te paraqiteni se shpejti me ndonje risi ne skene?
Gresa Behluli: Kjo me preokupon edhe mua. Mendoj te jem paksa me ndryshe. Deshiroj qe adhuruesve te mi, publikut shqiptar, t’i ofroj sadopak vlera, sepse pauza qe kam bere me sherbeu edhe si mesim dhe si periudhe e pjekurise per shije me te mire per skenen ne pergjithesi. Jam ne pergatitje e siper te nje kenge te re, te ciles do t’i lansohet edhe videoklipi dhe shpresoj qe do te ofroj dicka te bukur.

Gresa Behluli

“Kosova Sot”: Me ke jeni duke bashkepunuar?
Bresa Behluli: Bashkepunoj me kompozitore te ndryshem dhe autore tekstesh ne pergjithesi, qe jane te mire po edhe qe jane aktuale. Konsultohem edhe me shoqerine time, te cilen e kam te zgjedhur dhe, pse jo, prej tyre marr edhe propozime dhe preferenca.

“Kosova Sot”: Jeni duke u marre edhe me dicka tjeter jashte kenges dhe studimeve?
Gresa Behluli: Jo, e ceka edhe me heret, jane preokupimet e mia jetesore, te cilat njeriu i shekullit XXI mendoj se duhet t’i kete. Te jete i pergatitur per kohen qe jemi.

“Kosova Sot”: Cila eshte ideja juaj per lumturine e vertete?
Gresa Behluli: Ideja ime per lumturine e vertete eshte puna, e cila te fale lumturi. Ne shoqerine tone kjo paksa eshte e keqkuptuar, sepse e verteta flet ndryshe. Te gjithe dallaveraxhinjte jane te lumtur, po kjo shpresoj dhe e lus Zotin qe te jete shume jeteshkurter. Megjithate, per mua cdo dite me fale kenaqesi, ne familje dhe ne shoqeri. Mendoj se duhet cmuar dhe duhet konsideruar si lumturi familjen, e cila te ofron dashuri dhe mbeshtetje pa kushte.

“Kosova Sot”: Cila eshte frika juaj me e madhe?
Gresa Behluli: Egoizmi dhe lakmia ekstreme.

“Kosova Sot”: Cili eshte udhetimi juaj i preferuar?
Gresa Behluli: Udhetimin e preferoj shume, kenaqem kur udhetoj neper Kosove, sepse udhetimi neper Kosove me ofron nje lehtesim shpirteror, pavaresisht se kjo here pas here trazohet me pamje qe nganjehere nuk na pelqejne. Mirepo, preferoj ta shoh boten dhe sa here me jepet rasti i le punet e mia keq dhe shkoj te vizitoj vendet e tjera. E tille ishte edhe vizita ime ne Australi, ku kam mbetur e habitur me nje bote krejt tjeter gjeografikisht, por edhe me nje pritje shume te perzemert qe na e bene shqiptaret atje, te cilet edhe i pershendes permes gazetes tuaj. Per mua te gjitha ato pamje te bukura, qe deri atehere i kam pa vetem si fotografi ne internet, tani i jetesoja. Ishte nje ndjenje qe ende me shoqeron dhe e jetoj si kenaqesi shume te vecante.

“Kosova Sot”: Ne cfare rasti mund te genjeni?
Gresa Behluli: Mundesisht asnjehere, por mund edhe te ndodhe vetem atehere kur ajo genjeshter nuk e lendon askend, perkundrazi permireson dhe e ndreq nje situate. Por, kuptohet, te mos jete nje genjeshter e madhe, por nje genjeshter me pak peshe.

“Kosova Sot”: Personi qe e percmoni me shume?
Gresa Behluli: Nuk e percmoj askend, vetem nese vertet dikush e meriton.

Gresa Behluli Gressa

“Kosova Sot”: Pengu yt me i madh?
Gresa Behluli: Mendoj se jam shume e re per te pasur dicka peng, e kam jeten perpara. Mundohem te mesoj gjithmone prej te djeshmes dhe nuk kam deshire te kem dicka peng, sepse cdo vendim qe kam marre une e kam menduar si te drejte per ate kohe dhe ate pune dhe te gjitha ato kane kontribuar qe une te jem kjo qe jam sot, si karakter, dhe jam e kenaqur. Gjithcka te djeshme e perdori per mire, per te ardhmen, dhe kete e kam mesuar nga babai, e falenderoj shume, sepse kjo me ka sherbyer gjithmone.

“Kosova Sot”: Kur dhe ku keni qene e lumtur?
Gresa Behluli: Une jam e lumtur, sepse jeta ime eshte e mbushur dhe falenderoj Zotin per kete. Mirepo, dicka qe na ka lumturuar te gjitheve mendoj se eshte shpallja e pavaresise se Kosoves, per te cilen mendoj se te gjithe kemi sakrifikuar dicka.

“Kosova Sot”: Ndonje plan per te ardhmen?
Gresa Behluli: Kam shume plane dhe ambicie dhe mendoj qe me pune dhe perkushtim do t’i arrij te gjitha. Si plan me afatshkurter eshte realizimi i nje kenge te re, bashke me nje videoklip, qe shpresoj te pelqehen ne publik. /k.bajrami/kosova sot/31.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: gressa
- - - - - - - - - - - - - - - -
p.s. Nese nuk e keni ditur, Gresa eshte vajza e kengetares se mirenjohur Shkurte Fejza. Vizito Gresa Behluli Music Videos
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online