All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Hekuran Krasniqi. Show all posts
Showing posts with label Hekuran Krasniqi. Show all posts

Monday, 16 April 2012

Hekuran Krasniqi ne “Celesin Muzikor 6” (Video)

“Rrezikoj për mirë në një festival të tillë si “Celësi Muzikor” – kështu ka treguar këngëtari i njohur Hekuran Krasniqi, perballe prezantueses Edona Memini, para ngjitjes së tij në skenë.

Këngëtari konkuron në këtë festival, i cili ka nisur me netët garuese, ndërsa sic do të mund ta dëgjoni edhe më poshtë, kënga është një baladë me tekst të Ilir Gecit dhe orkestrim të vetë këngëtarit, me titull “Jam i yti”.

Sapo është trasmetuar kënga në Zico TV dhe më pas në kanalin zyrtar të këtij televizioni në youtube dhe ka marrë pëlqimet e para.

Gara dhe ethet e konkurimit do të vazhdojnë në netë të tjera, ndërsa flitet se edhe emra të tjerë të njohur kanë paraqitur këngët e tyre për të marrë pjesë në edicionin e gjashtë të këtij festivali./Albavipnews/

- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Hekuran Krasniqi in "Keys clips 6"

Thursday, 29 March 2012

Kengetaret me te mire ne “Kosova Fashion Week”

Javën që vjen, duke nisur nga data 4 deri më 8 prill, rikthehet java e modës në vendin tonë, edicioni i radhës i “Kosova Fashion Week 2012”.

Mësuam se edhe këtë vit do të performojnë si të ftuar specialë edhe emrat më të njohur të muzikës shqiptare: Genta Ismajli, Rovena Stefa, Dafina Zeqiri, Nora Istrefi, Hekuran Krasniqi, Blero, Ryva Kajtazi, Njomza Hyseni, Astrit Mulaj, Adrian Gaxhaj, e disa emra të tjerë. Në këtë ngjarje do të jenë kompanitë më të mëdha të modës të pranishme për t’i prezantuar krijimet e tyre./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
The best singers in "Kosovo Fashion Week"

Next week, starting from 4 until 8 April, fashion week back in our country, the next edition of the "Kosovo Fashion Week 2012". We learned that this year will perform as special guests the best known names of Albanian music: Wiley, Rovena Stefa, Katrina Aegis, Hekuran Krasniqi, Blero, Ryva Advertise Njomza Hyseni, Astrit Mulaj Lulgjuraj Viki, some names other. In this event will be the largest companies of fashion present to introduce their creations./Maxim Gjokaj/Kosova Sot/

Wednesday, 7 March 2012

Dhurata e kengetareve te njohur shqiptare per 8 Mars

Është festa e gruas, e nënës, 8 Marsi, dhe dua ta nis me këtë thënie të bukur të Bajerit: “Gratë duhet të jenë të dashuruara, në qoftë se duan të mbeten të bukura”.

Edhe personazhet tanë që vijnë në rrëfimet e tyre janë meshkujt, të cilët krenohen për gruan që kanë në krah, megjithëse falë angazhimit dhe punës së tyre nuk kanë mundësi ndoshta t’ia shprehin shumë, qoftë edhe me një dhuratë.

Ata janë artistë shumë të njohur, të cilët dinë të bëjnë dhurata, por nuk e harrojnë kurrë se dhurata edhe këtë vit i takon nënës së tyre, kur flasin për djem ende të rinj në moshë, siç janë Ermal Fejzullahu, Ervin Bushati, Hekuran Krasniqi.

Ndërsa kur e pyesim legjendën e muzikës shqiptare Sabri Fejzullahu, ai tregon për dhuratën më të veçantë që, siç na thotë, është dashuria çdo sekondë që ka për bashkëshorten e tij.

Ndërsa për artistët e rinj në moshë bashkëshortet e tyre nuk do të bëhen kurrë xheloze edhe nëse nuk do të marrin shumë vëmendjen e duhur në këtë festë, pasi nesër shpërblimi për to do të jetë nga fëmijët e tyre të dashur.

Wednesday, 15 February 2012

Gold AG dhe Hekurani, kenge per Çamerinë me Ponin

Nuk do të jetë bukuroshja Afërdita Dreshaj, ajo që do të bashkohet në bashkëpunim mes reperit Gold AG dhe këngëtarit Hekuran Krasniqit.

Vendin e saj do ta zërë, ndoshta një zë më i veçantë, të paktën në muzikë, ajo është këngëtarja labe Poni, e cila siç na tregon Goldi e ka mirëpritur këtë ide për një këngë që do t’i këndohet Çamërisë, me titull “Më prit Çamëri”.

Ideja dhe teksti tashmë është gati nga reperi shqiptar më i kërkuar tani për tani, ndërsa muzika është punuar nga Hekurani. Goldi ka treguar se për ne kjo këngë do të ketë edhe një video, e cila do të punohet në Tiranë, nga “Max productions”. /Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Gold AG and Hekurani, songs for Chameria with Poni

Thursday, 26 January 2012

Gold AG, Hekuran Krasniqi, Aferdita Dreshaj, kenge kushtuar Çamerise

Po vjen nje kenge qe do te dridhe shqiptarine

Me një gërshetim dhe laramani zhanresh do të paraqiten së bashku tre këngëtarët e njohur Hekuran Krasniqi, Afërdita Dreshaj dhe reperi Arian Agushi i njohur si “Golden AG”.

Ata së shpejti do të lansojnë në treg një këngë të re e cila i dedikohet Çamërisë dhe kjo këngë do të lansohet bashkë me videoklip.

“Kemi vendosur që së bashku me Afërditën dhe Arianin të realizojmë një këngë kushtuar Çamërisë. Do të jetë një kombinim mes Hip-Hopit, labërishtes dhe toskërishtes. Është diçka e re në tregun muzikor dhe shpresojmë të pëlqehet në publik”, tha Hekuran Krasniqi për “Zërin”. Hekurani sapo ka përfunduar edhe një projekt tjetër të ri, me këngëtaren Adelina Hasani.

Friday, 6 January 2012

Këngëtari me dy zemra

Këngëtari i cili jo vetëm këndon hite, por dhe krijon këngë të bukura për artistë të tjerë, Hekuran Krasniqi para se viti 2011 të largohet ka qenë i ftuar në programin “Pro Shqip” në Top Kosova Radio. Djaloshi i cili kurrë nuk e harron vendlindjen  e tij, Prizrenin, ka rrëfyer për ne disa gjëra që kurrë më parë nuk i ka thënë.

Në pyetjet tona “Mix-Max” ku i jemi referuar titujve shumë simpatikë të këngëve që djaloshi ka kënduar, ai na është përgjigjur sinqerisht kështu.

“Kosova Sot”: Sa zemra i ka Hekuran Krasniqi?
Hekuran Krasniqi: Unë e kam një që ma ka falur Zoti, dhe kam dy për të qenë i durueshëm me disa, kur duhet e kam në anën e djathtë.

  Adelina Hasani, si “mandarinë”
“Kosova Sot”: Kë quan ndarje pa kuptim Hekurani, ndarje nga një fëmër, apo nga një grup muzikor?
Hekuran Krasniqi: Këto janë tekste që janë krijuar që të ketë kuptim, janë dicka imagjinare, janë tituj me metaforë brenda.

Friday, 23 December 2011

Hekuran Krasniqi thote "Genta eshte Diva"...

Hekuran Krasniqi thote se Genta eshte Diva

Kengetari i cili sapo ka sjelle ne treg nje balade qe po degjohet shume, me titull "Sa zemra i ke ti", Hekuran Krasniqi, ka qene i ftuar ne programin "Pro Shqip" ne Top Kosova Radio. Kengetari ka rrefyer shume per muziken, por qe gjate kesaj kohe, sic na tha, e pengojne shume padrejtesite, qe fatkeqesisht po e ulin cilesine e kengetareve me vlere. Ndersa, Hekurani ne lidhje me duetet ka treguar se ato behen dhe forcojne me shume suksesin e nje kenge, ndersa per duetin me Genten ka thene vetem nje shprehje, se "Genta eshte Diva". Artisti ka kohe qe krijon kenge dhe per te tjeret, madje per kete eshte i lumtur dhe i hapur per talentet e reja. posted at albavipnews.blogspot.com. Ne fund ai ka treguar se ku do ta gjeje nderrimi i viteve, do te jete ne sheshin e Gjilanit, me pas ne Prizren dhe me 1 janar ne Prishtine, duke kenduar. /maksim gjokaj/dhjetor 2011/

Monday, 29 March 2010

Hekuran Krasniqi Nuk Ndalet, Edhe Nje Klip...!

Hekuran Krasniqi
/photo public domain/

HEKURAN KRASNIQI REALIZON VIDEOKLIP TE RI
“Si cokollate”, videoklipi i radhes

Kengetari i njohur, Hekuran Krasniqi, nuk ka te ndalur me projektet e tij muzikore. Ai tani sapo ka nisur xhirimet e videoklipit te kenges “Si cokollate”. Sipas Hekuranit, ne kete videoklip ai do te bashkepunoje me Dj Jaz ft Hekuran Krasniqi ft Legenda”. Eshte ky nje bashkepunim ne mes te ketyre kengetareve, me te cilen kenge shpresojne te arrijne suksese. “Kemi nisur pergatitjen e ketij videospoti, nje pjese te xhirimeve jemi duke e bere ne Prishtine dhe pjesen tjeter do ta bejme ne Prizren tek Shatervani. Jemi duke dhene maksimumin per kete projekt, ne te cilin presim suksese. Mendoj qe bashkepunimi yne me Dj Jaz dhe Legenden, do te vleresohet pozitivisht edhe nga te tjeret”, shprehet Hekurani per “Kosova Sot”. Hekurani gjate sezonit veror do te paraqitet edhe me disa kenge dhe videoklipe te reja, te cilat do t’i zbuloje me kohe. Ai tani shpreson qe kenga dhe videoklipi “Si cokollate” te mirepriten ne publik. /kosova sot/mars 2010/
- - - - - - - - - - - - - - - -
albavipnews.blogspot.com
- - - - - - - - - - - - - - - -

[[ translation by google:

Hekuran KRASNIQI realizes NEW Music Video

"Like a chocolate" video clip of the upcoming

Known singer, Hekuran Krasniqi, has not stopped with his musical projects. He now has just started shooting the video clip of the song "Like a chocolate". According Hekurani in this video he will collaborate with DJ Jaz feat Hekuran Krasniqi ft Legenda ". It is this collaboration between these singers, with songs which hope to succeed. "We started the preparation of this videospoti, a part of the shooting are being made in Pristina and the rest will make in Prizren to shatervani. We are giving the maximum for this project, in which we expect success. I think that our cooperation with Dj Jaz and Legenden, will be assessed positively by others, "said Hekurani for" Kosova Sot ". Hekurani during the summer season will be presented with some new songs and video clips, which will reveal the time. He now hopes that the song and video clip "As chocolate" be welcomed in public.
]]

Friday, 29 May 2009

Hekurani dhe Blinera Krasniqi Fitues te "Netet e Klipit Shqiptar 2009"

Hekuran e Blinera Krasniqi
/photo videoart/

“Netet e klipit shqiptar”, fitues Hekurani e Blinera

Kengetaret kosovare jane shume te suksesshem edhe ne Shqiperi. Pas suksesit te madh ne "Top fest 6", vjen edhe nje sukses i radhes. Kete here klipi i Hekuran Krasniqit dhe Blineres "Mos e le per pak", fitoi cmimin kryesor ne festivalin e videoklipeve "Netet e klipit shqiptar". Ne tete jave me radhe, ku cdo te shtune konkurruan artiste dhe studio te ndryshme muzikore me klipet e tyre nga Kosova, Shqiperia dhe Maqedonia, deri ne naten finale. Klipi "Mos e le per pak", interpretuar nga Hekuran Kransiqi dhe Blinera, fitoi cmimin kryesor, klipi me i mire ne te gjithe komponentet: kamera me e mire, interpretimi me i mire, regjia me e mire. Klipi "Mos e le per pak" eshte realizuar nga produksioni "Video Art" nga Gjilani. /b.z./kosova sot/29.05.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:

"Nights of Albanian Clips", Hekurani and Blinera the winner

Singers Kosovo are very successful even in Albania. After the huge success of "Top fest 6", comes a regular success. This time the klipi Hekuran Krasniqi Blineres and "Do not let the few", won top video clips of the festival "nights of klipit Albanian. In eight weeks time, where every Saturday and competed artists studio with different musical Clips of them from Kosovo, Albania and Macedonia, to the final night. Klipi "Do not let the few", interpreted by Kransiqi and Hekuran Blinera, won the main award, klipi better in all components: the best cameras, the better interpretation, the best dress. Klipi "Do not let the little" production is carried out by "Video Art" from Gjilan.
]]

Tuesday, 7 April 2009

DJ Cimi dhe Hekurani Promovojne Klip Te Ri!

DJ Cimi dhe Hekuran Krasniqi Nje Duet dhe videoklip i ri "Krejt ti blej"

Promovimi ne "Zhurma Show" Zico TV, 5 prill 2009.


- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:

]]

Thursday, 12 March 2009

Blinera dhe Hekuran Krasniqi Promovojne Klip Te Ri!

Blinera dhe Hekuran Krasniqi ne LALI
/photo videoart, ktv/

HEKURAN DHE BLINERA KRASNIQI SERISH BASHKOHEN NE KENGE

Kengetaret Hekuran e Blinera Krasniqi kane realizuar duetin e tyre te dyte. Ata synojne qe edhe kjo kenge te behet hit, njejte sikur kenga e pare "Mos e le per pak", e cila kenge vazhdon ende te degjohet Kengetari i mirenjohur Hekuran Krasniqi ka bere serish videoklip te ri ne duet me kengetaren e re e te talentuar Blinera Krasniqi. Pas sukseseve qe paten me duetin e tyre te pare, te titulluar "Mos e le per pak", ata kete sukses synojne qe ta arrijne edhe me kengen e tyre te re te titulluar "Lali", kenge kjo e cila i ka autoret e njejte sikur kenga e pare. "Muziken dhe orkestrimin e kenges i kam bere vete une, ndersa tekstin Granit Gashi, kurse kenga eshte incizuar ne studion e Dj- Cimit, nderkaq videoklipi eshte punuar nga produksioni "Video Art", tha per "Kosova Sot", kengetari Hekuran Krasniqi. Videoklipi eshte pothuajse i njejte sikur videoklipi i pare /nuk ndaj kete mendim - teni/. Kete videoklip kengetaret kane vendosur ta promovojne me ndryshe se sa jemi mesuar t'i shohim promovimet. "Promovimin e videoklipit do ta bejme vetem neper televizione, pra neper emisionet e ndryshme ne televizioneve tona", theksoi Hekurani. /b.zyberi/kosova sot/12.03.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
p.s. Blinera dhe Hekurani kane promovuar kete klip ne emisionin "Express Live" te dates 10.03.2009. Mua me duket kjo kenge me e perkryer se ajo e para.
Hekurani dhe Blinera ne Express Live
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com
- - - - - - - - - - - - - - - -
[translation by google, don't lough!]

Hekuran AND BLINERA KRASNIQI Again join in song

Singers Hekuran Blinera Krasniqi have realized the duo their second. They also tend to be hit this kenge, song same as the first "Do not let the few", which still continues kenge heard singer famous Hekuran Krasniqi has made a new video clip again in the new duet with the talented singer Blinera Krasniqi. After success with the duo had their first, entitled "Do not let the few", those who succeed tend to achieve with their new song entitled "Lali", a song which has the same authors kenga as the first. "Music and orchestrating the song I've made them, while the text Granit Gashi, while song is recorded in the studio and Dj-Cimit, meanwhile, is working videoklipi production" Video Art ", said for "Kosova Sot", singer Hekuran Krasniqi. Videoklipi is about the same as the first videoklipi. This video clip singers have decided to promote the otherwise than we used to see promotions. "Promotion of videoklipit will do only through television, then through the various shows in our TV, "stressed Hekurani./hej, s'po kam kohe me korigju, nese dikush deshiron, le verzionin tend te perkthimit ne koment - teni/

Saturday, 14 February 2009

Vip-at dhe Shen Valentini!

Happy Valentines Day

CFARE DHURATASH DO TE BEJNE VIP-at PER SHEN VALENTIN
Dhurata, Shenje e Respektit dhe e Kujtimit

Dhurata eshte shenje e kujtimit, e respektit te ndersjelle, e ekzistences se marredhenieve te mira mes te dashuruarve, keshtu qe berja e dhuratave eshte e ndryshme dhe arsyeshme

Festa e Shen Valentinit qe prej disa vjetesh ka filluar te festohet edhe ne Kosove, 14 shkurti eshte date e dashurise dhe pikerisht ne kete date te dashuruarit mundohen qe te bejne dhurata sa me te mira. Per te pare se cfare dhuratash do te bejne VIP-at, kemi zhvilluar nje ankete me disa nga ta.

Fatmir Spahiu:
Patjeter se per kete feste do t’i dhuroj lule, dhe normalisht nje darke ne mbremje, kurse pres qe gruaja ime te beje dhurate nje milion euro (qeshet).

Hekuran Krasniqi:
Kur behet fjale per dashurine, dhurata eshte shenje e kujtimit, e respektit te ndersjelle, e ekzistences se marredhenieve te mira mes te dashuruarve, keshtu qe une berjen e dhuratave e bej shpesh duke dhuruar lule, embelsira, puthje dhe lajme te mira. Nderkaq, se cka do t’i blej per Shen Valentinin nuk po e zbuloj, sepse e dashura ime e lexon gazeten tuaj dhe do ta kuptonte se cka do t’i dhuroja perpara kohe, pastaj nuk do te kishte vend per befasi. Suksese ne jete gjithe te dashuruarve dhe urime per kete dite.

Fatos Kryeziu:
Une bashkeshortes do t’i dhuroje nje ore dore dhe nje buqete me lule.

Mihrije Braha:
Festa e Shen Valentinit me pelqen per shkak se eshte festa e te dashuruarve dhe u dedikohet te dashuruarve. E festojme cdo vit se bashku me Naimin kete feste dhe tere te dashuruarve u uroj jete te lumtur, te kene sa me shume dashuri dhe harmoni jetesore. Ndersa, sa u perket dhuratave, une ia kam blere nje set parfumesh, edhe keshtu i kam pike te dobet parfumet, por edhe ai besoj se do te me dhuroj ndonje parfum bashke me ndonje dhurate te bukur simbolike, sic me befason cdo vit.

Arjeta Islami:
Me pelqen festa e Shen Valentinit, dhe kemi vendosur qe se bashku me shoqet e mia te dalim neper disa lokale te qytetit. Meqe ende nuk kam te dashur, jam e lire sa u perket dhuratave, nuk kam kujt t’i dhuroj dhe natyrisht se nuk pres dhurate.

Drenusha Latifi:
Po te kisha te dashur, me siguri do te dija se cfare t’i dhuroja, por meqe nuk kam nuk di se cfare mund t’i dhuroja. Kurse, simpatizanteve te mi dua t’u them se kjo feste nuk ka qene asnjehere festa ime e parapelqyer.

Adelina Berisha:
Per festen e Shen Valentinit do te kendoj ne Malisheve, e sa i perket dhurates nuk do t’i bej askujt dhurate per shkak se nuk jam e dashuruar.

Blinera Krasniqi:
Per Shen Valentinin do te dal me te dashurin per darke, kurse per te kam pergatitur nje dhurate, por ajo le te mbetet surprize.

Edita Sopjani:
Une nuk jam e dashuruar, prandaj edhe nuk do te bej dhurata, apo me mire te them nuk do ta festoj kete feste.

/k.b. & b.z./kosova sot/14.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Saturday, 6 December 2008

Ulpiana Club 13 Dhjetor 2008: Bleona Qereti, Hekuran Krasniqi

Ulpiana Club 13 Dhjetor 2008

TE SHTUNEN ME 13 DHJETOR 2008

BLEONA QERETI, HEKURAN KRASNIQI
Aziz Murati, Nexhi, Avnia
Dj Jaz, Dj Rico

Adresa & Info:
autoroute A9
sortie Villeneuve
suivre fléchage Funplanet
Ulpiana club
zone commerciale
1844 Villeneuve

Mobil: 079 331 92 35
Mobil: 079 679 67 70
Mobil: 079 542 19 85
www.ulpiana-club.ch
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Saturday, 15 November 2008

F-Five Club 22 Nentor 2008: Hekuran Krasniqi, Stupcat

F Five Club 22 Nentor 2008

TE SHTUNEN ME 22 NENTOR 2008

HEKURAN KRASNIQI, STUPCAT, ELMIRANDI
DJ Jaz, DJ Limi, DJ Lumix

22:00 - 23:00 HYRJA FALAS PER FEMRA!

Mattenstrasse 165
Biel/Bienne
Switzerland
078 911 98 15
076 596 44 85
f-five.ch
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Friday, 14 November 2008

Disco Puls: Miss Puls 2008

Disco Puls 21 Nentor 2008 Miss

TE PREMTEN ME 21 NENTOR 2008

MISS DISCO PULS 2008

Mysafire:
Hekuran Krasniqi, Bajram Dobra, Duli, Rejhana
Miss Shqipetarja ne Evrope - Miss Gjeni

Moderator:
LABI RTV21

DJ JAZ, DJ DEE NELI

Disco Puls
Industriestr. 40
5600 Lenzburg

www.disco-puls.ch
076 / 449 57 09
076 / 589 15 91
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Saturday, 8 November 2008

Blinera dhe Hekuran Krasniqi: Kenge e Re Duet!

Hekuran dhe Blinera Krasniqi Ne Klip
/photo ktv/

Hekurani e Blinera, NJE KENGE DUET

Nje bashkepunim i ri ne mes kengetareve Hekuran Krasniqi dhe Blinera Krasniqi. Per here te pare jane paraqitur ne duet me kengen “Mos e le per pak”. Muziken dhe orkestrimin e kenges e ka bere Hekurani, ndersa tekstin Granit Gashi. Hekurani dhe Blinera jane me mbiemrin e njejte, mirepo nuk jane asgje ne mes vete, ky bashkepunim ka lindur spontanisht. “Edhe pse mbiemrat i kemi te njejte, nuk jemi asgje ne mes vete. Bashkepunimi na erdhi rendom si shume kolegeve te tjere, Blinera e degjoi kengen dhe pranoi qe te bashkepunoje me mua. Ajo ka nje vokal te mire, andaj kjo me shtyri qe te realizojme kete kenge duet. Them te drejten jam i kenaqur me kete bashkepunim. eshte hera e pare qe bashkepunuam dhe besoj se do te kemi sukses me kete kenge”, shprehet Hekurani per “Kosova Sot”. Kete kenge ata e kane punuar brenda nje kohe te shkurter. Producent i kenges eshte Dj Cimi. Kenges “Mos e le per pak” ia kane realizuar edhe videoklipin, per te cilin Hekurani ndjehet mjaft i kenaqur. Klipin e kane punuar me produksionin “Video Art” nga Gjilani.

Art Design Jeton Vorfi

"Ne klip merr pjese edhe grupi i mirenjohur i vallezimit “Art Design”, me te cilin jam shume i kenaqur. Kemi dashur qe te realizojme nje klip pak me te vecante dhe besoj se i’a kemi arritur. Kemi punuar brenda nje dite, kemi gjiruar ne Prizren. Spoti ka skena te organizuara dhe keshtu qe besoj se do te terheqe vemendjen e publikut”, thote Hekurani. /kastriote bajrami/kosova sot/07.11.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
Shenim. Videoklipi i Hekuranit dhe Blineres u promovua per here te pare ne emisionin "Express Live" KTV te enjten me 6 nentor 2008. Ndersa, lidhur me marredheniet familjare me Blineren, Hekurani tregon te kunderten nga ajo qe thote "Kosova Sot". E verteta eshte qe ata kane lidhje familjare por kete e kishin marre vesh me vone, pasi kane vendosur te bashkepunojne. Te dy vijne nga vendi Terpeze. /teni/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Wednesday, 29 October 2008

Hekuran Krasniqi: Fiatin S'e Nderroj Me Asgje

Hekuran Krasniqi
/photo public domain/

Kengetari Hekuran Krasniqi, i lidhur ngushte me veturat

FIATIN S'E NDERROJ ME ASGJE

“Kosova Sot”: Si femije, kur e keni pare per here te pare ndonje veture dhe cila ka qene ajo qe ju e mbani mend?
Hekuran Krasniqi: Sigurisht qe ne kohen kur une isha femije, vetura me te cilen une kisha mundesi te shetisja ka qene nje “Fiat kikirez”. Ka qene shume i vogel nga forma e tij, por ishte shume i mire per ate kohe, sepse te jepte mundesine qe te mos lodhesh shume duke ecur ne kembe neper bore e shi.

NGA MOSHA 15-VJECARE, “PROFESIONIST” I VETURAVE

“Kosova Sot”: Kur ka nisur interesimi juaj me i hollesishem per veturen?
Hekuran Krasniqi: Nuk kam pasur kushedi se cfare ambicie per veturat, pasi qe ne familjen time i eshte dhene prioritet me shume se si te ngriheshim sa me mire si njerez dhe te pajiseshim me dije, por pse jo me vone edhe te ishim shofere te mire te automjeteve. Per kuriozitet, une kam fantazuar qe te jem pilot i aeroplanit. Mirepo, pas perfundimit te luftes ne Kosove, ishte nje kohe kur te gjithe qe pak kishin mundesi te vozisnin mund t’i jepnin makines, edhe nese nuk kishin patente-shofer ose regjistrim te makines, keshtu qe edhe une shfrytezova ate kohe dhe u stervita shume mire per te vozitur makinen.

“Kosova Sot”: Kur ka qene kontakti juaj i pare me timonin?
Hekuran Krasniqi: Kontakti im i pare me timonin ka qene ne moshen 15-vjecare, moshe kur edhe kam filluar te vozis nga pak.

Fiati Hekuranit

I DASHURUAR PAS “FIATIT”

“Kosova Sot”: Cfare veture vozisni?
Hekuran Krasniqi: Aktualisht, vozis nje “Fiat Punto”, me te cilin jam shume i kenaqur, sepse i ka te gjitha predispozitat per te me bere te ndihem mire ne vozitje. Ka klime, komoditetin dhe peshen e vogel dhe nuk shpenzon shume. Ndihem mire me “Fiat Punto” dhe me pelqejne shume veturat e tipit “Fiat”.

“Kosova Sot”: Sa vetura keni nderruar deri me tash?
Hekuran Krasniqi: Deri me tash kam nderruar kater vetura. Kam filluar me nje “Zastava 101”, pastaj me “Wolswagen”, pra njeri ka qene furgon, kurse tjetri Golf 2. Per momentin, kam “Fiat Punto”.

“Kosova Sot”: Cfare veture preferoni?
Hekuran Krasniqi: Preferoj “Fiatin”, per momentin, sepse me te vertete eshte makine shume e mire, nese e vozit me kujdes, si edhe cdo makine tjeter, por te “Fiati” kam verejtur nje gje: ate mund ta vozitesh shume lehte, dhe eshte makine kapricoze, sepse nga jashte duket e vogel, kurse kur te futesh brenda eshte shume komode dhe ndihesh mire. Perpos kesaj, i ka edhe shpenzimet shume te vogla dhe ia vlen qe ta vozitesh “Fiat”.

FURGONI, SI MJET PER BARTJEN E VEGLAVE MUZIKORE

“Kosova Sot”: Cilin nga ngasesit boterore te veturave e preferoni?
Hekuran Krasniqi: Me pelqen shume Shumaheri. Ka qene i preferuari im dhe do te mbetet per mua i tille, pasi, pervecqe voziste shume mire “Ferrarin”, ai kishte edhe zemer luftarake ne garat e tij dhe sfidonte ne te shumten e garave te “Formula 1”.

“Kosova Sot”: A ndodh qe te vozisni edhe jashte vendit?
Hekuran Krasniqi: Po, dhe ate shpesh. Me ka ndodhur te vozis ne Zvicer, Shqiperi, Maqedoni e ne disa vende te tjera.

“Kosova Sot”: Cilat vende i konsideroni me te pershtatshme per te vozitur?
Hekuran Krasniqi: Infrastruktura rrugore eshte shume e mire ne Evrope. Kam pasur rastin te vozis ne disa vende te Evropes. Atje ka shenjezime vertikale dhe horizontale ne cdo vend te duhur dhe orientimi eshte shume i lehte, kuptohet nese di te komunikosh me alfabetin e komunikacionit rrugor. Ne kete rast, do ta vecoja Zvicren, e cila ka rruge tejet te mira.

“Kosova Sot”: Sa eshte shpejtesia me e larte, te cilen e keni arritur ndonjehere?
Hekuran Krasniqi: Nuk jam adhurues i shpejtesise se madhe, por ka pasur raste kur e kam kaluar 160 km/ore per te provuar makinen se a ka forcen terheqese. E verteta eshte qe kam qene i pranishem ne makine kur eshte vozitur edhe 220 km/ore, por shofer ka qene Agron Peni, kitaristi i “Latino band”. Kjo ka ndodhur ne autostraden Shkup-Struge.

“Kosova Sot”: A keni shpesh probleme me trafik?
Hekuran Krasniqi: Problemet ne trafik paraqiten here pas here pasi eshte ngarkese e madhe neper rruget e kryeqytetit, por ato kalohen me lehtesi si te vije rryma dhe si te aktivizohen semaforet.

“Kosova Sot”: Cfare nuk pelqeni tek shoferet ne Kosove?
Hekuran Krasniqi: Nuk pelqej vetebesimin e tepruar qe kane dhe nuk e kane parasysh shkallen e rrezikshmerise qe mund te paraqitet neper rruget e Kosoves. Kujdesi nuk eshte i shtuar aq sa do te duhej te ishte.

MBAJ MEND WOLSWAGENIN

"Kosova Sot": Cila prej veturave qe keni pasur ju mbetet ne mendje?
Hekuran Krasniqi: Sigurisht qe Wolswageni, pra furgoni, pasi qe me ate kam shetitur ne cdo cep te Kosoves. Me te i kam bartur mjetet muzikore, kur kemi qene te angazhuar te kendojme diku ne Kosove. Me ate furgon kemi pasur shume momente te mira gjate vajtjeardhjeve, sepse ka qene si dhoma jone e ushtrimeve, aty kendonim, qeshnim, kompozonim, gjate kohes sa kemi qene neper turne, ngase ishte e vetmja mundesi per ne qe te benim muzike, per shkak se kishim filluar nga pak te beheshim dembele.

AKSIDENTET

“Kosova Sot”: Sa aksidente keni pasur deri me tash dhe kush ka qene fajtor?
Hekuran Krasniqi: Deri me tani kam pasur nje aksident dhe ai, fatmiresisht, ka ndodhur derisa une e kisha makinen time ne parking dhe nje tjeter e ka goditur makinen time te parkuar. Jo qe une e kam parkuar keq, por nga pakujdesia e shoferit eshte goditur makina ime dhe une nuk kam qene fajtor. E lus Zotin qe askujt te mos i ndodhe asnje aksident me makine, por kjo besoj qe ndodh vetem atehere kur shoferet ose ngasesit e makinave jane te kujdesshem ne maksimum gjate vozitjes dhe e kane shpejtesine te kufizuar ose thene me mire atehere kur ata i respektojne shenjat e komunikacionit./b.zyberi/kosova sot/29.10.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online