All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Heroldina Kocillari. Show all posts
Showing posts with label Heroldina Kocillari. Show all posts

Saturday, 18 October 2008

Alban Skenderaj dhe Miriam Cani Se Bashku Ne Miss Globe 2008

Alban Skenderaj & Miriam Cani

Alban Skenderaj dhe Miriam Cani se bashku te “Miss Globe”

Shume surpriza kane pergatitur organizatoret e “Miss Globe International”, qe per te pestin vit zbret ne Shqiperi. Mbremjen e se dieles ne nje skene te ndertuar enkas ne Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, me nje dekor bardh e zi dhe tre pasarela qe zbresin deri prane publikut do te parakalojne 37 bukuroshe nga te pese kontinentet e Globit. Nen prezantimin e Hygerta Sakos dhe Piter Bross mbremja e 19 tetorit duket se do te zbuloje shume supriza per publikun shqiptar. Dy studente te Akademise se Arteve, Heroldina Koçillari dhe Edlira Bozo kane punuar pa nderprerje per gjashte dite me radhe per te krijuar maskat qe konkurentet e ketij viti do te mbajne gjate parakalimit para publikut me fustanet e mbremjes. eshte nje risi speciale e ketij viti qe vetem sa do ta shtoje luksin e mbremjes. “Ideja e maskave eshte qe pavaresisht se behet fjale per misse, - per 37 vajza te bukura qe synojne te gjitha kuroren e “Miss Globit”, - perçojne karaktere te ndryshme”, thote Heroldina. Ato do ta shfaqen me te njejten maske te gjitha, por brenda tyre fshihen karaktere kretesisht te ndryshem nga njeri tjetri”. Dhe nuk mbaron me kaq. Sepse mbremjen e se dieles ka akoma shume te ftuar speciale qe do te shtojne ritmin e ketij edicioni te radhes se “Miss Globe”. Do te shfaqen per here te pare se bashku ne skenen shqiptare edhe Alban Skenderaj dhe Miriam Cani. Nje çift qe kohet e fundit ka qene jo pak i pranishem neper kronikat roze te kryeqytetit, per historine e tyre te dashurise. Ne fillim lidhja e tyre qarkulloi vetem si thashethem dhe vetem pak dite me pare ne klipin e tij te ri, Albani u shfaq ne nje bashkepunim te pare me bukuroshen Cani. Me shume detaje rreth tyre, mbase do te zbulohen te dielen, paraditen e se ciles Alban Skenderaj pritet te fluturoje drejt Tiranes. Ne fakt, sipas planeve ai duhej te kishte mberritur qe te shtunen ne Shqiperi, por nje vonese e paparashikuar e ka shtyre udhetimin e tij per paraditen e 19 tetorit. Perveç tyre ne skenen e “Miss Globe” do te performoje edhe Valbona Mema, e cila me aq sa thuhet parashikonte te realizonte nje duet me kengetaren tjeter te njohur te muzikes popullore Artiola Toska. “Produkt 28” dhe “Djemte e detit” gjithashtu premtojne t’i ofrojne publikut nje performance speciale. Sa per jurine? Edhe kesaj here emrat e zgjedhur jane personazhe te spikatur ne fusha te njohura. Perveç drejtoreve nacionale qe çdo vit vizitojne Shqiperine, ne jurine perzgjedhese te ketij viti do te jene edhe Arta Dade, Halim Kosova, Hervin Çuli, drejtori i “Porche” ne Shqiperi, Edit Mihali dhe Rajmonda Bulku. /Panorama Plus, 18.10.2008/

Shikoni performancen ketu Albani dhe Miriami
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online