All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Hygerta Sako. Show all posts
Showing posts with label Hygerta Sako. Show all posts

Wednesday, 12 June 2013

Endri Prifti tek "Netet e Klipit", ironizon me kilet e teperta te femrave VIP

Ne foto: Kozeta Kurti,Kastro Zizo dhe Hygerta Sako
Endri Prifti, ironi me femrat VIP XXL ne naten “gala“ te “Netet e Klipit”

Kengetari korcar Endri Prifti, i cili shquhet per natyren e tij moskokecarese, nuk e ka kursyer ironine e tij per femrat VIP, te cilat parakaluan ne tapetin e kesaj mbremjeje gala, te organizuar kete vit ne teatrin “Kame” ne Petrele. Ne naten e ndarjes se cmimeve ishte menduar qe prezantimi nga Adelajda Xhamani te alternohej me ngjitjen ne podium te disa femrave te njohura te ekranit, te cilat do te prezantonin cmimet e mbremjes sipas kategorive. Por u vu re qe pjesa me e madhe e tyre u shfaqen mbipeshe, duke filluar nga: Rajmonda Bulku, Hygerta Sako, Ciljeta Xhilaga, Gerta Heta, Kozeta Kurti etj., dicka qe e vuri ne dukje dhe Endri, i cili shkaktoi te qeshura me batuten: “Ajo cfare vura re ne kete nate, ishte dhe rritja e cilesise se femrave te mbremjes”. Ky edicion i 12-te i “Neteve te Klipit” shpalli fitues videoklipin “Une dhe Gogoli” te Renis Gjokes, ne kete festival te pervitshem, qe eshte prodhim i RTSH-se dhe “Deliart Assocation”. Renis Gjoka, nipi i kengetarit Aleksander Gjoka, rrembeu kupen e ketij evenimenti midis 42 krijimesh te artisteve nga Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia, te cilet konkurruan per 8 jave.

Saturday, 27 April 2013

Revista PANORAMA PLUS - 27 Prill 2013

Revista Panorama Plus
Revista PANORAMA PLUS, 27 Prill 2013
  • Ingridi, feste per 1-vjetorin e djalit, Paridit. 
  • Joana dyshon per shtatzeni, publikohen pamjet duke bere seks me Anaidin
  • Zbulohet nje foto super erotike e Rikes!
  • Olta: Kur degjova se jane binjake shtanga, Fabi qeshi...
  • Big Brother; Semundja e Eldores dhe divorci i Shpendit, si mund te influencojne nje lidhje. Flet miku i Shpendit, Zgjim Sojeva: Ai e sheh vetem si shoqe Eldoren, ia njoh mire shijet; Rikja-Viganit: A do ta lije Elenen per mua?; Zgjimi: Ish-bashkeshortja e ka vuajtur ndarjen.
  • Lista e te preferuareve, me e votuara Elona
  • Rremuje me ciftet e shtepise, Elena afrohet me Anaidin, Joana me Viganin
  • Xhimi: Si i kam pare ciftet e shtepise, per mua Elona eshte lesbike. Jam penduar per sekretin qe zgjodha, e veshtire te mos flasesh per familjen, kam humbur 5 kile. Xhimi: Ja banoret me maska, te keqinjte dhe te vertetet
  • Bien dyshimet per lidhjen e Oltes me Arsimin

Saturday, 10 November 2012

Revista PANORAMA PLUS - 10 Nentor 2012

Revista PANORAMA PLUS, 10 Nentor 2012
  • Te Miss Albania, Aurela pa te brendshme si Angela, Genta e Adelina
  • Gazmend Paja: Duke studiuar per rolin, jam bere profesor seksi
  • Ardit Gjebrea: Ju rrefej pengjet e jetes sime
  • "Kenga Magjike", cmimi i pare mes Skenderajt e Aleksander Gjokes
  • Jehona Sopi "dorezohet", publikon fotot e para te vajzes
  • Ertemiona Mejdani, e perzgjedhura e Bozos per ne Kine
  • Amarda Toska: Ne prezantim ne vitin 2013, angazhimet e reja.
  • Almeda Abazi kapet mat me futbollistin milioner turk, ne fokus te mediave turke
  • Hygerta Sako, partnerja e Krenar Ahmetit ne "Miss Globe"
  • Prapakuintat e "Kenga Magjike"
  • Pas kthimit nga Amerika, Genta Ismajli tregon te brendshmet ne koncert
  • Rita Ora lavderohet edhe nga mediat serbe
  • Jozefina ne "klasik-black"

Saturday, 20 October 2012

Revista PANORAMA PLUS - 20 Tetor 2012

Revista PANORAMA PLUS, 20 Tetor 2012
  • Rezarta Shkurta: Si e perjetoj ndarjen
  • Zbulohet i dashuri i Greta Kocit, historia e dashurise se kengetares me dentistin 25-vjecar
  • Cilet ishin VIP-at pjesemarres ne mbremjen gala te Liri Berishes, fotot
  • Hygerta Sako: Pse kam zgjedhur te terhiqem nga jeta publike
  • Enver Petrovci nderron mendje: Nuk kam kohe te hyj te "VIP Shpija"
  • Albana Osmani shperngulet ne Kosove, do te moderoje spektaklin "VIP Shpija"
  • Adrian Gaxha: Luana eshte inspirimi im
  • Flori akuzon Adrianin per kopjim te kenges "Tallava"
  • Elton Deda pas perplasjes me Pandi Lacon, hap club-in e rockut ne Tirane
  • Tuna pa konkurrence, fiton tri cmime te "Zhurma Show"
  • Dashurohet djali i Presidentit Nishani, lidhja e Ersit me Isabelen
  • Zanfina censuron vetem gjysmen e gjoksit, gjysma tjeter jashte

Sunday, 16 September 2012

Hygerta Sako i jep fund marteses...

Ish-miss-i serish beqare, fiton kujdestarine e vajzes

Hygerta Sako i jep fund marteses, zbardhet divorci

Hygerta Sako, miss Albania 1995, nga shkurti i ketij viti, sipas nje vendimi te Gjykates se Tiranes, i eshte kthyer serish statusit ‘beqare’. Sako eshte ndare nga bashkeshorti i saj, Turi, ne shkurt te 2012-es, ndonese sic pershkruhet ne vendim, lidhja e tyre nuk funksiononte prej 1 viti. Divorci i tyre ka qene shume i fshehte, ndaj dhe per kete arsye ndarja nuk eshte bere publike ne momentin qe ka ndodhur, por si cdo e vertete qe nuk mund te mbahet per shume kohe e fshehur, edhe kjo eshte zbuluar. Thashethemet kane filluar te vlojne dhe prej tyre ne kemi arritur te zbulojme vendimin e Gjykates, qe deshmon per zgjidhjen e marteses se bukuroshes shqiptare, nga e cila ajo dhe ish-bashkeshorti kane lindur edhe nje vajze. Lidhur me kete, Gjykata ka vendosur qe kujdestarine e femijes ta kete Hygerta, nderkohe qe ish-bashkeshorti i saj, vec detyrimit financiar qe duhet te paguaje, mund ta takoje te bijen nje here ne jave pergjate gjithe vitit, si dhe mund ta mbaje ate gjate 2 muajve te pushimit. Per me shume, po ju leme te lexoni vendimin.

Revista BLUETOOTH - 15 Shtator 2012

Revista BLUETOOTH, 15 Shtator 2012
  • Hygerta Sako i jep fund marteses. Zbardhet vendimi i divorcit, ish-missi merr kujdestarine e vajzes
  • Nadir Murra, aktor ne filmat hard porno
  • Hueyda El Saied: "Po"-ja ne altar, s'eshte garancia e lumturise
  • Sinani dhe Seldi, te lumtur si dikur, se shpejti kenga e re
  • Edhe Edi behet gati per ne shkolle
  • Pushimet singell te Agnesa Vuthajt
  • Artistet e Kosoves edhe kolege, edhe miq
  • Luana shkon ne shkollen naten
  • VIP-at kujtojne femijerine...Filmat e preferuar me kartona
  • Helidon Haliti pushon te Mercedes
  • Besjan Pesha ndryshon zhanrin
  • Bert Budina e Romir Zalla, serish per pune
  • "Baba Stars" ne prag te shperberjes, largohet edhe menaxheri
  • Familjet e Shaqirit e Berhamit, tifozllek per djemte, por jo per Zvicren
  • Aurela Hoxha cudit, e veshur e gjitha ne "Prada"

Wednesday, 22 August 2012

Hygerta Sako, ende ruan bukurine, por jo edhe linjat...

Hygerta Sako ruan bukurine e ish-misit, por jo linjat

Kane kaluar shume vite qe kur ajo u shpall “Miss Shqiperia”, por ne ndryshim nga nje mori misesh qe kane prodhuar keto spektakle bukurie, te cilat kane kaluar tashme ne harrese, Hygerta Sako ka pasur fatin te vazhdoje pasionin e saj, rrugen e televizionit. Ajo prej vitesh prezanton programin e mengjesit ne TVSH. Hygerta eshte e martuar, ka nje vajze dhe keto dite ka bere pushime ne plazhin e Vlores, aty ku bashkeshorti i saj ka disa biznese. Sic shihet edhe nga fotot, Hygerta vijon te jete nje femer e bukur, por disa kilograme me shume ia kane prishur paksa finesen e nje ish-misi. Gje kjo e kuptueshme kur behesh nene. /panorama plus/
- - - - - - - - - - - - - - - -

Saturday, 18 August 2012

Revista PANORAMA PLUS - 18 Gusht 2012

Revista PANORAMA PLUS, 18 Gusht 2012
  • Hygerta Sako ruan bukurine e ish-missit, por jo linjat
  • Klajdi Selimi: Ish-e fejuara italiane me vodhi parate, ceshtja ne gjyq
  • Ezel ben aksident automobilistik
  • Sherr mes foleseve te lajmeve ne "TCH", Monika Stafa dhe Beti Njuma. Konflikti u ndez nga nje editorial i Stafes, ku ajo akuzon rende gazetaret e kultures si injorante te librit dhe si te pandershem.
  • Gjyste Vulaj: Po kaloj shtatzeni te veshtire, kam anuluar cdo aktivitet
  • Flet babai i Elvana Gjates: Si ma shpetoi jeten vajza. Fatmir Gjata: Kartolina qe Sali Berisha i kishte derguar Elvanes, i beri mjeket te na sherbejne
  • Vesa Luma merr nenshtetesine shqiptare
  • Ledri Vula fillon te praktikohet si regjisor
  • Desada Metaj, ne gayparaden e Stockholmit

Monday, 19 December 2011

Hygerta Sako ne Diete intenzive para Festivalit...

Hygerta Sako hyn ne diete intensive para festivalit

Rikthehet pas 12 vitesh si prezantuese e Festivalit te 50- te te Kenges ne RTSH, por kesaj here me nje status ndryshe. I kujton me nostalgji vitet kur sapo kishte fituar nje kurore miss-i dhe prestigjin per te qene nje prezantuese festivali ia jepte ajo kurore. Pas tri viteve rresht si prezantuese e ketij evenimenti te rendesishem te fundvitit qe nga viti ‘97, dy here ne krah te Adi Krastes dhe nje here ne krah te Gazmend Gjokes, tani serish ne krah te nje aktori si Nik Xhelilaj. Zbulojme prapaskenat e prezantimit te nje viti jubile, ku ethet e kengetareve do te alternohen me historine e 50 viteve muzike e lehte shqiptare, ne kater nete show duke filluar nga 26 dhjetori.

Saturday, 17 December 2011

VIP Ballina: Revista PANORAMA PLUS - 17 Dhjetor 2011

Revista PANORAMA PLUS, 17 Dhjetor 2011
  • Arnida Capi: Une miss-i ne zyren e Spartak Ngjeles
  • Zajmina Vasjari, Fansat duan ta shohin gjysme nudo
  • Seldi joshet nga pasuria e Dafines, nuk i duhet me Sinani...
  • Nocja me ne fund stabilizohet, fejohet me nje student te panjohur
  • Noizy privohet te takoje vajzen 4 vjecare, pas akuzes se modeles per shtatzeni
  • Adelina Ismajli feston 32 vjetorin si "femra supersexy"
  • Dafina Zeqiri pas ndarjes bie ne depresion dhe humbet ne forme.
  • Big Mama tani joshet nga travestitet
  • Dafina Zeka eshte arsyeja e ndarjes Sinani-Seldi
  • Eranda, Rezi dhe Rovena  si vajzat e "Sex and the City"
  • Ne krize fejesa dyvjecare e doktorit te "Fix"-it, Gerta largohet nga shtepia
  • Nora Istrefi nderton vile mbi 600 mije euro dhe blen makine 32 mije euro
  • Xhelozia e tepruar e Luanes detyron Adrianin t'i jap fund lidhjes
  • Ermela e BB deshton ne politike dhe perfundon ne veline
  • Nik Xhelilaj ne festival me kostumet "houte couture" te Joni Pecit
  • Hygerta Sako hyn ne diete intensive para festivalit

Saturday, 10 December 2011

VIP Ballina: Revista BLUETOOTH - 10 Dhjetor 2011

Revista BLUETOOTH, 10 Dhjetor 2011
  • Armend Rexhepagiqi: Nuk isha i lumtur, duhet Gjebrea tek "E Diell". Cfare do t'i mungoje nga Tirana dhe eksperienca ne Top Channel
  • Prezantuesit e RTSH-se: Pas Nik Xhelilajt, konfirmohen Enkelejda Zeko dhe Hygerta Sako
  • Shqiptarja Rita Ora kunate me Kim Kardashian
  • Regjisori: Ja pse zgjodha Bjordin dhe Ciljeten!
  • Anxhelina Hadergjonaj: Los Anxhelosi ka djem yje!
  • Neda Karafili, Del ne treg libri me proza
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
BLUETOOTH Magazine, 10 December 2011

Armend Rexhepagiqi: I was not happy, Gjebrea is needed at "The Sunday". What will he be missing from Tirana and experience in Top Channel
ART presenters: After Nick Xhelilaj, confirmed are Hygerta Sako and Enkelejda Zeko
Albanian Rita Ora in-law with Kim Kardashian
Director: Here is why I chose Bjordi and Çiljeta!
Angelina AGI: Los Angeles has the star guys!
Neda Karafili, Its out in the market the fiction book
]]

Thursday, 8 December 2011

Festivali RTSH, 26 Fitues te Kenges ne nje Nate Gala...

Festivali i RTSH, 26 fitues ne nje nate gala

Zyrtarizohen prezantuesit: Kreshnik Xhelilaj, Hygerta Sako dhe Enkelejda Zeko

Nje jubile nuk mund te kaloje pa nje mbremje gala. Kthime e bashkime. Kjo do te jete mbremja festive e 50-vjetorit te Festivalit te Kenges ne Radio-Televizionin Publik Shqiptar. Pergjate kater neteve, ne datat 26, 27, 28 dhe 29 dhjetor do te zhvillohet edicioni i radhes i festivalit te kenges, i cili kete vit ben gjysme shekulli jete. Krahas gares, e cila do te zhvillohet pergjate tri neteve (dy netet e para dhe nata e katert), eshte parashikuar edhe nje nate e trete, e cila do t’i kushtohet teresisht nostalgjise. Plot 26 kenge, te krijuara mes viteve 1962-2000 do te ngjiten ne skenen e Pallatit te Kongreseve. Jane te gjitha fituese, por ne historine e kenges shqiptare, kur fituesja jo detyrimisht duhet te ishte me e bukura, por ajo qe i kushtohej partise dhe udheheqjes, keto jane ato qe me te vertete e meritonin cmimin e pare. Pavaresisht se kane kaluar shume vite, ato vazhdojne te mbeten te dashura per publikun. Organizatoret e festivalit, udheheqesi artistik, Shpetim Saraci e regjisori Osman Mula kane menduar qe keto kenge, ne shumicen e tyre te vijne te kenduara nga interpretuesit e dikurshem, por disa do te vijne edhe prej zerave te rinj. Publiku do te mund te shijoje edhe nje here kengen “Keputa nje gjethe dafine” nga kengetari Gaqo Cako.

Saturday, 13 February 2010

Flash News 13 Shkurt 2010

Alba Vip Flash News
Alba Vip Flash News 13 Shkurt 2010

Cüneyt Cakim dhe Genta Ismajli sjellin kengen “Sexy” me 14 shkurt
Dueti mes Genta Ismajlit dhe Cüneyt Cakim eshte gati. Keshtu shprehet kengetari turk i cili per “Panorama plus”, tregon detajet: “Albumi im i ri me titull “Sexy” do te hidhet ne treg diten e “Shen Valentinit” pra me 14 shkurt. Eshte nje album shume energjik tek i cili kam punuar nje kohe te gjate. Kam shkruar dhe kompozuar shume kenge te mia aty. Gjithashtu ne album perfshihet edhe dueti me kengetaren Genta Ismajli me titullin e njejte si te albumit pra kenga titullohet “Sexy” e cila per momentin eshte vetem ne versionin anglisht, por Genta aty ka pasur rastin te thote edhe ndonje fjale shqip si per shembull fjalen “Te dua”. Kenga eshte ritmike dhe e stilist dance. Kenga me Genten dhe i gjithe albumi do te promovohen neper vende te ndryshme gjate ketij viti. Videoklipi i pare do te xhirohet gjate muajt shkurt kurse dueti me Genten do te behet klip gjate pranveres, diku nga muaj prill. Nderkohe gjate asaj kohe une se bashku me Genten do te marrim pjese neper show te ndryshme ne Turqi dhe gjithashtu do jem i pranishem edhe ne Kosove dhe Shqiperi”, - tregon Cakim. /panorama/


Ledina Celo konkurron per here te pare ne “Top Fest”
Kengetarja Ledina Celo, ka vendosur qe kete vit te marre pjese per here te pare ne festivalin e muzikes moderne “Top Fest 7”, duke hyre keshtu ne gare me shume artiste te rinj. Ende nuk behet i ditur bashkepunimi dhe titulli i kenges, por tashme Celo ka vendosur te marre pjese si konkurrente bashke me mbi 100 pjesemarresit ne kete edicion te ri te ketij festivali qe ka nisur te transmetohet, cdo mesdite ne ekranin e “Top Channel”. Kjo do te jete shfaqja e pare ne skene e Ledines, pas nje periudhe pauze ne muzike, ndersa e ndan jeten qe ben mes Londres dhe Tiranes. Nuk dihet nese ne kete gare ajo ka hyre me synimin vetem per te fituar, por mund te thuhet se eshte nje nga kengetaret me me shume vite ne skene, qe konkurron festivalin, ku mbizoterojne kengetaret deputues. “Top Fest” mbetet evenimenti qe promovon ne vazhdimesi artistet e rinj. Por kete vit pervec tyre garojne ne te njejten kohe edhe kengetare te tjere me emer si: Mariza Ikonomi, “NRG Band”, Jonida Maliqi, Eugent Bushpepaj, Flaka Krelani. Edicioni i ketij festivali drejtohet artistikisht nga Dorian Gjoni, dhe prezantohet nga Albana Osmani. Per here te pare kengetaret do te sfidojne njeri-tjetrin “live”, ne fazen e dyte seleksionuese dhe naten finale. /panorama/

Televizionet kosovare censurojne kengen e Alberies kushtuar Rugoves
Ishte nder kengetaret e para shqiptare qe i kishte ardhur nje ide ne koke per t’i thurrur disa vargje presidentit historik te Kosoves, te ndjerit Dr. Ibrahim Rugoves. Kenga e titulluar “Nderi i kombit” ishte punuar edhe me videoklip, por neper televizionet kosovare shume rralle e transmetojne ose thene me drejte, aspak! Mediat televizive nuk e shohin te udhes qe kenga te trasmetohet as ne pervjetorin e vdekjes se Presidentit. Arsyen e censurimit te kenges nuk di si ta komentoje as vete kengetarja: “Per mendimin tim eshte shume gabim sepse nuk duhet qe te politizohen te gjitha gjerat. Mediat duhet te jene te gatshme qe gjithmone te informojne popullin dhe te bejne publikun te ndihet mire. Shume me kane pyetur ne lidhje me kete ceshtje por as une nuk e di, nuk kam pasur ndonje keqkuptim me askend. Por ndoshta duhet te jete permbajtja e kenges, ajo qe i frikeson” televizionet”. Keshtu eshte shprehur kengetarja Alberie Hadergjonaj. Nderkohe qe ne vende te zhvilluara, televizionet u paguajne nje perqindje te caktuar kengetareve per klipet e trasmetuara, ketu tek ne, kengetari duhet te paguaje qe kenga te qarkulloje neper ekrane. /panorama/

Big Mama konfirmon pjesemarrjen ne "Big Brother-in" VIP ne Kosove
Kengetarja Big Mama keto dite ka pranuar nje oferte per te qene pjese e nje reality show qe se shpejti do te filloje trnasmetimin ne RTV21 ne Kosove. Behet fjale per nje shou te ngjashem me “Big brother” por qe do te quhet “Big house” apo “Shtepia e madhe” dhe te gjithe pjesemarresit do te jene fytyra publike. Te merkuren Bigi ka udhetuar per ne Kosove per te nenshkruar kontraten e pjesmarrjes. Ky show duhet te filloje diku nga muaj prill dhe Bigi brenda ne show do te qendroje rreth 30 dite. Per kete eveniment oferta te ngjashme kane pranuar edhe disa fytyra publike nga Kosova por deri me tani askush nuk ka rrefyer asgje deri sa te nenshkruhen kontratat. Cmimi kryesor ne kete show do te jete 100.000 euro. Bigi per kete pjesemarrje shprehet: “Jam shume e lumtur, kete e kam pranuar si nje lloj zbavitje per mua dhe do te kenaqem ne cdo moment gjate qendrimit ne ate shtepi. Nuk me intereson edhe aq shume dhurata por nese e fitoj cmimin kryesor atehere, parate do i dhuroj ne ndonje shtepi qe kujdeset per femijet pa prinder”, thekson ajo. Kengetarja eshte e permbajtur ne lidhje me prononcimin se sa do te paguhet gjate qendrimit brenda, por burime te “Panorama plus” thone se Bigi do te paguhet 500 euro ne dite. /panorama/

Vesa Luma i tha “nuk te dua me” Genc Dobroshit
Kengetarja Vesa Luma dhe i dashuri i saj Genc Dobroshi, vellai i aktores Arta Dobroshi, kete 14 shkurt nuk do te jene bashke. Cifti qe ekspozoheshin shume ne media kane bere nje ndarje fare ne heshtje, pasi keshtu kishte deshiruar vete kengetarja. Qe nga momenti i ndarjes, Vesa nuk ka dashur te jape asnje koment per jeten private dhe arsyet e ndarjes. Ajo i ka cilesuar deklarimet e saj ne media si nje keqperdorim te sinqeritetit te saj. Edhe pse mediat i dhane shume rendesi kesaj ndarjeje, duke e bere teme diskutimi, per Vesen nuk ka qene me ndonje problem. Ajo i dha fund historise qe kishte lindur ne punen e saj si gazetare, ndersa vazhdon te jete imazh i nje pakete televizive. /panorama/

Genta Ismajli vetem, pas tradhtise se Milotit
Genta Ismajli ka menduar ta kaloje ndarjen me spektakel. Ky “Shen Valentin” per here te pare do e gjeje ne pisten e vallezimit, ndersa ajo po pergatitet per sfiden “Vallzim me yjet”, qe nis transmetimin me 18 shkurt ne “Vizion Plus”. Ndarja e kengetares me Milot Binakun, shkaktoi shume zhurme ne media, pasi ishin nje cift i shumeperfolur. Genta Ismajli dhe Milot Binaku i dhane fund bashkejeteses pas disa vite jetese ne nje apartament. Ndarja e tyre thuhej se eshte bere shkak i tradhtise qe Miloti i kishte bere Gentes. Deri me tani, asnjeri nuk eshte prononcuar per median, ne lidhje me ndarjen. /panorama/

Largesia ndan Getin nga Hana
Keto dite po flitet per ndarje te ndryshme mes personazheve te spektaklit. Mes emrave qe i ka dhene fund lidhjes se tij disavjecare eshte edhe kengetari rep Getoar Selimi. Por arsyet e ndarjes deri me tani askush nuk mund t’i beje te ditura. Nderkohe qe Hana po vazhdon studimet ne Kroaci, vend ku punon familja e saj, edhe Geti ne anen tjeter po vazhdon aktivitetet e tij neper koncerte dhe evenimente te ndryshme. Geti me grupin e tij po pergatisin edhe albumin e ri. Si arsye e ndarjes se tyre mund te jete largesia mes njeri- tjetrit dhe anagazhimet e shumta, duke mos u dhene mundesi takimi sa me shpesh. E kontaktuar nga “Panorama plus”, Hana Shehu nuk jep me shume detaje mbi ndarjen por vetem komentoi keshtu: “Fjalet qe po fliten se jemi ndare jane te verteta, por detajet le te mbesin mes ne te dyve....”. /panorama/

Zanfina Ismajli hera e trete me Florin
Pas dy sukseseve te fundit muzikore qe kishin si autor Flori Mumajesin, kengetarja Zanfina Ismajli edhe kete here i ka besuar kengen e fundit atij. Behet fjale per nje kenge te re e cila i perket zhanrit pop, dhe qe pritet te publikohet se afermi. "Gjithcka eshte e realizuar nga Flori, duke filluar nga teksti, muzika e aranzhimi, ndersa mua me ka mbetur vetem ta kendoj dhe te kujdesem per pjeset e xhirimit te klipit", - shprehet Zanfina. Kenga ka, ashtu si edhe heret e tjera, temen e dashurise, nje fabul qe ka ne qender te saj ndarjen, te cilen Zanfina nuk e pranon lehtesisht, pasi ndien ende per te. /gazeta shqiptare/

Tuna: "Nuk jam shtatzene"
Kengetarja nga Shkupi, Altuna Sejdiu - Tuna ndihet e demtuar nga thashethemet e fundit te dala per te. Keshtu ka thene nje burim prane familjes se kengetares, i cili tha se thashethemet qe jane bere per kengetaren e kane prek ate ne moral, duke e demtuar karrieren e saj profesionale. Mes thashethemeve te shumta, ajo qe e ka shqetesuar kengetaren eshte ai qe e komenton ate si shtatzene. "Te gjitha keto jane thashetheme dhe totalisht jane lajme te paverteta", tha ky burim qe nuk deshi te citohet me emer ne gazete. Ne fakt kengetarja shume pak flet per jeten private. Aktualisht Tuna ka filluar te punoje per te realizuar albumin e saj te ri. /gazeta shqiptare/

Falimenton biznesi i Hygerta Sakos
Kater vjet me pare, Hygerta Sako do te ishte nje nga te parat mise dhe prezantuese qe do te merrte persiper hapjen e nje biznesi. “Hygerta’s Angeles” quhej salloni i saj i fustaneve te nuserise, qe ne fakt u be shume i famshem ate kohe dhe ku moren spunto mjaft emra te tjere bukuroshesh per t’iu futur rruges se biznesit. Mjaft personazhe, madje, zgjodhen ne dasmat e tyre pikerisht dyqanin e misit, e cila dallohet per shije. Por, se fundmi, sic kemi degjuar ne “Bluetooth”, Hygerta e ka mbyllur biznesin e saj. Nuk dihet nese e ka bere perkohesisht kete gje, derisa te vije sezoni i veres, apo nese ajo ka falimentuar?! Por, ndoshta edhe fakti qe prej dy vjetesh ajo iu rikthye ekranit ka bere qe te impenjohet me shume tek ky i fundit, sesa tek sipermarrjet e saj si biznesmene. E martuar prej disa vjetesh dhe nene e nje vajze, Hygerta ndihet me e plotesuar se kurre. Gje qe ka bere qe ajo ta le pas dore biznesin. Nuk dihet nese ne kete sezon te ri ajo do ta rihape serish sallonin e fustaneve te nuserise, por nga ana tjeter eshte me se e qarte se konkurrenca ne kete fushe eshte bere shume e eger. /gazeta shqiptare/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:

Genta Ismajli Cüneyt Cakim and bring the song "Sexy" on February 14
Duo between Genta and Cüneyt Cakim is ready. So who says Turkish singer for "Panorama plus", shows the details: "My new album entitled" Sexy "will be thrown on the market day of" Saint Valentine "so on February 14. It is a very energetic album to which I have worked a long time. I have written and composed many of my songs there. Also included in the duo album with singer Genta Ismajli with the same title as the album then song titled "Sexy" which is currently only in English version, but there Genta has also had the opportunity to say a word Albanian as for example the word " Te dua ". Re stylist is rhythmic and dance. Genten and song with the whole album will be promoted through different countries this year. Music Video will be shot first during the months of February and the duo will be set Genten clips during spring, sometime in April month. Meanwhile during that time together with Genten I will take part through different show in Turkey and will also be present in Kosovo and Albania ", - tells Cakim. / panorama /

Ledina Celo competing for the first time in "Top Fest"
Singers Ledina Celo, has decided this year to participate for the first time in modern music festival "Fest Top 7", by entering the race with so many young artists. Yet disclosed cooperation and title of song, but now Celo has decided to participate as competing together over 100 participants in this new edition of this festival that has started to broadcast, every lunchtime on screen "Top Channel". This will be the first appearance of Ledines scene, after a period musical break, while the shares that makes life between London and Tirana. It is unknown if this race she has entered with the intention only to win, but we can say that is one of the singers with more years in the scene, which competes festival, singers dominated deputues. "Top Fest" event that remains continually promoting new artists. But besides them compete this year at the same time the other singer with the name as: Black Eyed Peas, "Weblog", Jonida Maliqi, Eugene Bushpepaj, flame Krelani. Edition of this festival is artistically directed by John Dorian, and presented by Albana Osmani. For the first time singers will challenge each other "live", in the second stage selection and final night. / panorama /

Kosovar televisions censurojne song dedicated Alberies Rugova
Was among the first singers Albanian idea had come to head for a few verses thurrur historical president of Kosovo, the late Dr. Ibrahim Rugova. Song titled "Honor the nation" was working with video, but rarely through the Kosovo television broadcast or told me right, no! TV media do not see the path that the song sent as the anniversary of the death of the President. Reason of the censorship of lyrics I do not know how to Comment or singer himself: "In my opinion is very wrong because no need to politicize all things. The media should be ready always to inform the public and make people feel good. Many have asked me about this issue but as I do not know, I have not had any misunderstanding with anyone. But probably should be the content of the song, she was afraid "television". So is the singer said Oda Hadergjonaj. While in developed countries, television was pay a certain percentage of singers for broadcast clips, here to us, must pay the singer that song to circulate through screens. / panorama /

Big Mama confirms participation in "Big Brother-in" Hero in Kosovo
Singer Big Mama these days has accepted an offer to be part of a reality show that will start soon trnasmetimin in RTV21 in Kosovo. It is about a show similar to "Big Brother" but that will be called "Big House" or "great Home" and all participants will be the public face. On Wednesday Bigi has traveled to Kosovo to sign the participation contract. This show should start sometime within the month in April and Bigi show will stay around 30 days. For this event have received similar offers few public faces of Kosovo, but so far no one has confessed nothing until contracts are signed. The top prize at this show will be 100,000 euros. This participation Bigi said: "I'm happy, I accepted this as a kind of fun for me and will take pleasure in every moment during the stay in the house. Not with so much care if the gifts but then win the main prize, the money will donate to any home that cares for children without parents, "she stresses. Singers is contained in about prononcimin than would be paid during the stay inside, but sources Panorama plus "Bigi say that will be paid 500 euros per day. / panorama /

Vesa Luma told "not to want to" Genc Dobroshi
Singers Vesa Luma and her boyfriend Dobroshi Genc, brother of actress Arta Dobroshi, this February 14 will not be together. Pairs displaying many in the media have made a separation at all in silence, as the singer himself had so desired. Since the moment of separation, Vesa has not had to give any comments for reasons of privacy and separation. She has described her statements in the media as an abuse of its sincerity. Even though the media gave more importance to this division, making the discussion topic, for vices not been any problem. It ended the history that was born in her work as a journalist, while the image continues to be a television package. / panorama /

Genta Ismajli only after the treachery that Milot
Genta Ismajli thought to exceed the spektakel division. The "Saint Valentin" for the first time will find pisten of dance, while she is preparing to challenge "dance with the stars", which starts broadcasting on 18 February in "Vision Plus". Division of singer with Binakun Milot, caused much uproar in media, as were a pair of shumeperfolur. Genta Ismajli and Milot Binaku coexistence ended after several years of living in an apartment. Their division said that it was made because of the treachery that had made Gentes Milot. Until now, no one is pronounced for the media, in connection with the separation. / panorama /

Distance separates by Hana Dawn
These days are talking about different separation between characters of the spectacle. Among the names that has its end connection that is the singer rep disavjecare Getoar Selimi. But the reasons for separation until now no one can disclose. While Hana is continuing studies in Croatia, the country where her family works, and Sharon on the other hand continues its activities through different concerts and events. Sharon and his group are preparing the new album. As a reason of their separation can be distance between each other and numerous anagazhimet, not allowing the meeting as often as possible. E contacted by Panorama plus ", Hana Shehu not give more details on the division but only commented like this:" Words that are spoken that are shared are true, but let the details of both remain between us ....". / panorama /

Perpisahan third Florin
After two recent successes of music that had as Flori Mumajesi author, singer Perpisahan this time has also believe that last song. It is about a new song which belongs to the pop genre, and is expected to be published shortly. "All is made by Flory, ranging from text, music arrangement, while it has remained only me to sing and to cater for the shooting of the clip parts", - said Zanfina. Re has, as well as other early, the theme of love, a story that has at its center division, which does not accept Zanfina easily as still feels for her. / Albanian newspapers /

Tuna: "I'm not pregnant"
Singers from Skopje, Altuna Sejdiu - Tuna feels damaged by the latest rumors coming to. So said a source close to the family of singer, who said rumors that have been made for the singer have affected it in moral, damaging her professional career. Among the numerous rumors, what has troubled singer is he who comment on it as pregnant. "All these are rumors and are totally false news," said the source who declined to quoted by name in the newspaper. In fact singer speaks very little private life. Currently Tuna has begun work to achieve its new album. / Albanian newspapers /

Bankrupt business Hygerta Sakos
Four years ago, Hygerta Sako would be one of the first and introductory mise that will take over the opening of a business. "Hygerta's Angeles" Salon called her dress to nuserise, which in fact became very famous that time and which took quite spunto other lovely names for business to introduce road. Many characters, even their weddings chosen in exactly misin shop, which is distinguished for taste. But recently, as we heard in "Bluetooth", Hygerta has closed its business. It is unknown if has done so temporarily, until we come summer season, or if it has gone bankrupt? But perhaps the fact that two years she returned to the screen has done more to impenjohet latter than to its enterprising businesswoman. The married for several years and mother of a girl, with the filling feels Hygerta than ever. Which has caused it to neglect business. It is unknown if this new season it will restart again the dress of nuserise saloon, but on the other hand it is clear that competition in this field has become very wild.
]]

Sunday, 2 November 2008

Hygerta Sako: Si i humba 15kg per 5 muaj

Hygerta Sako Photo by Felix Bilani
/photo felix bilani/

HYGERTA SAKO: Si i humba 15 kg per 5 muaj

“Aktrimi dhe biznesi nuk bejne per mua. Jam e prere per televizion”

Pas ores 10:00 te cdo dite i duhet te mendoje per miqte me te cilet do te takohet emisionin e dites tjeter ne TVSH. Por tashme ndihet me mire, sepse para pasqyres sheh nje vajze, qe edhe pse i ka kaluar te 30-at, ka hyre ne rinine e dyte. Sepse tani, qe e bija Anais eshte bere 2 vjec, Hygerta ka fituar dicka tjeter, elegancen dhe linjat ideale.

Keni menduar se eshte e pamundur te humbesh ne peshe? Jo fare. Ia ka arritur Hygerta, dhe pa shume mundim. Jemi mesuar ta shohim gjithnje me linjat forma, trupin e mbushur, por tani jo me. Nuk ka bere palester per te forcuar muskujt, as ka mbajtur ndonje diete nga ato te rrezikshmet e torturueset, por nje diete teresisht te shendetshme dhe kalorike. Dhe 15 kg, mos u cuditni por i ka humbur vetem per 5 muaj. E nisi dieten ne mars, kur ishte 76 kg dhe tani eshte shume mire me gjatesine 170 cm, pasi ka arritur peshen 62 kg. Dobesimi eshte luks shpeshhere, pasi nuk eshte me nje vuajtje apo kushedi cfare mund t’u shkonte ne mendje zonjushave apo zonjave qe kane te njejtin problem. Hygerta e ka arritur te dobesohet, me nje trajtim rigoroz ne nje qender dieotologjike ne Tirane, duke marre ushqime me shume pak kalori, per te arritur nje peshe normale. “Ishte nje formule e bazuar te kalorite, duke marre me pak sesa harxhon gjate dites. Tani si ndihet? Kur u shpall me e bukura e vitit 1995, ishte vetem 52 kg, por atehere ishte vec nje adoleshente. Po tani si ndihet me trupin e saj? “Natyrisht qe kam filluar te me ndihem mire, me pelqen te vishem, dhe ajo qe me gezon me shume eshte se kam tre muaj, qe ruaj te njejten peshe dhe te njejten forme” - thote Hygerta. Por edhe pse nuk eshte e fiksuar pas trajtimeve estetike, tani qe vajza e saj Anais 2 vjece shkon ne cerdhe, ka me shume kohe per te shkuar ne parukeri. Dhe ne forme mund ta shihni Hygerten cdo mengjez ne Televizionin Publik Shqiptar, ku prezanton nje format emisioni argetues, qe zgjat dy 2 ore.

Hygerta Sako Photo by Felix Bilani

Hygerta ju shohim shume ne forme, madje si asnjehere me pare. Sa e mundimshme ka qene te dobesoheshit?
Ka qene nje diete e shendetshme, qe une e kam perjetuar vetem me pangopesi. Domethene isha korrekte me konsumimin e ushqimeve me shume kalori, dhe gjithmone nuk e teproja ne te ngrene.

Pas prezantimit te “Miss Globe” tani ju shohim cdo mengjes ne ekranin e TVSH-se.A mund te quhet ky nje rikthim i juaji ne televizion?
Nuk mund ta quaj rikthim, pasi nje format te ngjashem e drejtova per 8 muaj, pikerisht emisionin “Venus”. Mund ta quaj nje sezon te ri te punes sime ne televizion.

Nje emision mengjezi do te thote te mos shijosh gjumin. E moret me frike?
Ne fakt e mora pak me frike jo vetem gjumin e mengjezit pasi mezi zgjohem, por dhe kujdesin per vajzen. Por tashme pas nje jave transmetim, ndiej se jam mesuar. Kam fituar lirshmerine.

Cfare mendon se ke sjelle ndryshe ne kete format?
Po ideja ka qene e imja dhe tashme merrem shume me te ftuarit, pasi kam bashkepunuar shume vite dhe kam njohjet e mia. Po ajo qe kerkoj eshte nje nivel i mire te ftuarish, me qellimin qe nepermjet ketij emisioni te percillet dicka interesante per shikuesit. Gjithashtu mund te them se gjithmone kam menduar si dicka te rendesishme per faktin se eshte target grup i gjere ai qe te ndjek, qe nga intelektualet qe ende nuk mund te kene dale nga shtepia, dhe deri tek shtepiaket.

Ku e ndien veten me mire ne studio apo ne skene?
E ndiej veten rehat ne te dyja. Gjate prezantimit te nje spektakli nuk kam komplekse, pasi me karakterizon lirshmeria ne skene. Ndersa ne studio perpiqen te bej nje thyerje te formateve standard duke qene mikpritese me te ftuarit dhe te krijoj raporte te aferta me ta.

Flasim pak per biznesin tuaj te fustaneve te nuserise. Keni veshur vajza te njohura te ekranit apo artit me fustanet tuaja?
Jo ne dyqanin tim nuk kane shkelur njerez te njohur, ndoshta mund te jete xhelozi, a nuk e di se cfare. Fustanet e mija i kane veshur vetem vajza te thjeshta.

Mendoni se jeni nje biznesmene e mire?
Jo. Pas tre vitesh qe kam hapur kete biznes, kuptoj qe nuk kam ndonje lidhje te vecante me biznesin, nuk e kam prirje dhe nuk me jep kenaqesi.

Cfare ju jep kenaqesi?
Kenaqesi me jep vetem televizioni dhe arti.

Cila eshte jeta qe beni si nje ish-miss tashme e martuar?
Jete normale, kuptohemi mire me bashkeshortin dhe i leme hapesira njeri-tjetrit.

A ju mbeshtet bashkeshorti ne karrieren tuaj?
Mund te them se diti te me kuptoje. E falenderoj dhe e respektoj qe me ka dhene hapesiren te ndjek endrren ne rrugen e televizionit.

Cfare ka ndryshuar ne jeten tuaj si cift nga ardhja ne jete e vajzes?
Ardhja ne jete e saj ka sjelle padyshim nje ndjenje te re mes nesh, por absolutisht jo, nje lloj neglizhence ndaj njeri-tjetrit.

Hygerta Sako Photo by Felix Bilani

Pse permendni fjalen “neglizhence”?
Po ka cifte qe me sjelljen ne jete te femijes se tyre te pare kalojne nje lloj krize. Tek ne kjo nuk ka ndodhur.

Nje femije i dyte eshte ne planet tuaja te aferta?
Pse jo? Eshte ne planet tona, por as shume te aferta dhe as te largeta. Une ne fakt do kisha deshire te kisha shume femije, pasi me pelqen familja e madhe, dhe zhurma ne shtepi.

Kane kaluar 13 vite qe nga shpallja juaj Miss. Si do ta pershkruanit Hygerten tani?
Nga nje adoleshente ne nje moshe shume te re dhe tip i hedhur, kur u shpalla miss, tani besoj jam ndryshe. Jeta me mesoi shume. Jam pjekur dhe gjerat nuk i bej me nga pasioni i momentit, por me logjike.

Cfare nenkuptoni kur thoni keshtu?
Tani seleksionoj njerezit me te cilet bashkepunoj, apo krijoj miqesi.

Si ju duket vetja me e bukur atehere apo tani?
Tani me duket vetja me e bukur. Atehere vija nga Durresi, nga nje jete province, ndaj besoj se kam ndryshuar shume per mire ne menyren e te folurit, te veshurit. Me pelqen vetja tani.

Keni provuar te luani dhe ne teater, pasi dhe jeni diplomuar per aktrim. Do vazhdoni ta beni me aktoren?
Po, me eshte dhene rasti te luaj tek “Stine e merzitshme ne Olimp”, por nuk e di, pasi nuk e kam ndonje pasion te madh.

Si e kaloni kohen e lire?
Shoh filma dhe lexoj romane.

Po stresin si e kaloni, apo si te gjithe femrat duke bere shopping?
Jo, une dal dhe blej libra, nuk me pelqen te bej shopping.

Ku i kaloni pushimet,fundjavat?
Ne Vlore. /klotilda harka/panorama plus/01.11.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Saturday, 18 October 2008

Alban Skenderaj dhe Miriam Cani Se Bashku Ne Miss Globe 2008

Alban Skenderaj & Miriam Cani

Alban Skenderaj dhe Miriam Cani se bashku te “Miss Globe”

Shume surpriza kane pergatitur organizatoret e “Miss Globe International”, qe per te pestin vit zbret ne Shqiperi. Mbremjen e se dieles ne nje skene te ndertuar enkas ne Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, me nje dekor bardh e zi dhe tre pasarela qe zbresin deri prane publikut do te parakalojne 37 bukuroshe nga te pese kontinentet e Globit. Nen prezantimin e Hygerta Sakos dhe Piter Bross mbremja e 19 tetorit duket se do te zbuloje shume supriza per publikun shqiptar. Dy studente te Akademise se Arteve, Heroldina Koçillari dhe Edlira Bozo kane punuar pa nderprerje per gjashte dite me radhe per te krijuar maskat qe konkurentet e ketij viti do te mbajne gjate parakalimit para publikut me fustanet e mbremjes. eshte nje risi speciale e ketij viti qe vetem sa do ta shtoje luksin e mbremjes. “Ideja e maskave eshte qe pavaresisht se behet fjale per misse, - per 37 vajza te bukura qe synojne te gjitha kuroren e “Miss Globit”, - perçojne karaktere te ndryshme”, thote Heroldina. Ato do ta shfaqen me te njejten maske te gjitha, por brenda tyre fshihen karaktere kretesisht te ndryshem nga njeri tjetri”. Dhe nuk mbaron me kaq. Sepse mbremjen e se dieles ka akoma shume te ftuar speciale qe do te shtojne ritmin e ketij edicioni te radhes se “Miss Globe”. Do te shfaqen per here te pare se bashku ne skenen shqiptare edhe Alban Skenderaj dhe Miriam Cani. Nje çift qe kohet e fundit ka qene jo pak i pranishem neper kronikat roze te kryeqytetit, per historine e tyre te dashurise. Ne fillim lidhja e tyre qarkulloi vetem si thashethem dhe vetem pak dite me pare ne klipin e tij te ri, Albani u shfaq ne nje bashkepunim te pare me bukuroshen Cani. Me shume detaje rreth tyre, mbase do te zbulohen te dielen, paraditen e se ciles Alban Skenderaj pritet te fluturoje drejt Tiranes. Ne fakt, sipas planeve ai duhej te kishte mberritur qe te shtunen ne Shqiperi, por nje vonese e paparashikuar e ka shtyre udhetimin e tij per paraditen e 19 tetorit. Perveç tyre ne skenen e “Miss Globe” do te performoje edhe Valbona Mema, e cila me aq sa thuhet parashikonte te realizonte nje duet me kengetaren tjeter te njohur te muzikes popullore Artiola Toska. “Produkt 28” dhe “Djemte e detit” gjithashtu premtojne t’i ofrojne publikut nje performance speciale. Sa per jurine? Edhe kesaj here emrat e zgjedhur jane personazhe te spikatur ne fusha te njohura. Perveç drejtoreve nacionale qe çdo vit vizitojne Shqiperine, ne jurine perzgjedhese te ketij viti do te jene edhe Arta Dade, Halim Kosova, Hervin Çuli, drejtori i “Porche” ne Shqiperi, Edit Mihali dhe Rajmonda Bulku. /Panorama Plus, 18.10.2008/

Shikoni performancen ketu Albani dhe Miriami
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online