All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Ibadet Ramadani. Show all posts
Showing posts with label Ibadet Ramadani. Show all posts

Wednesday, 5 November 2008

Ibadet Ramadani, Rokerice Se Jo Mahi!

Ibadet Ramadani
/photo public domain/

Super700?

Me te vertet jane befasuese kur i degjon. Muzika e tyre te con cdo kund. Po flasim per bendin nga Gjermania, i quajtur “Super700”, pjese e te cilit jane edhe tri motra nga Kosova. Ne Prishtine eshte vetem Ibadetja.

Prishtine, 4 nentor — Kur po e lexonit titullin, sigurisht qe keni menduar se ketu po flitet per ndonje lende djegese? E po nuk eshte kjo qe do te kishit menduar, mirepo cka ben Indie rok pop bendi Super700 eshte nje muzike qe di te djege edhe ate mire.

Super 700 vjen nga Berlini. Ne Kosove, muzika e tyre njihet shume pak apo ajo preket dhe degjohet vetem nga nje klase e njerezve. Kjo nuk eshte fer, muziken e Super 700 duhet ta keni ne shtepi. Kerkoni ne youtube, klikoni Super 700 dhe do te vertetoni. “Super700” perbehet nga tri motra qe kane prejardhjet nga Kosova. Ato jane: Ibadetja – vokal, Ilirjana – backvokal dhe Albana Ramadani – backvocal se bashku me Johannes Saal - kitare, Simon Rauterberg – keyboard, Michael Haves - bas dhe Sebastian Schmidt - drum.

Grupi Super700

Nga kritiket muzika e tyre cilesohet si inovative, e thelle, e fuqishme e pse jo edhe melankolike. Me nje fillim te ngadalshem dhe me nje ngritje te larte ne pjesen kryesore.

Ibadetja, qe eshte edhe vokalistja e ketij bendi, eshte ne Prishtine per disa dite. “Kam ardhur per pushim, per xhaz festival por edhe per gjyshin dhe gjyshen time. Ja kam degjuar zanin gjyshes ne telefon dhe mendova po zhduket dhe po zvogelohet dhe vendosa sa ma shpejt me pa”, tregon Ibadetja.

“Super 700” momentalisht jane ne pauza para publikimit te albumit me te ri, i treti me radhe qe quhet “Loves Bites”(Dashuria kafshon). Ky album del ne treg ne muajin shkurt te viti 2009. Pjese e ketij albumi eshte edhe producenti i njohur Rob Kirwan, i cili ka punuar edhe me bendin e njohur U2 si dhe Depeche Mode.

Vete emri i albumit vjen nga nje kenge me emrin e njejte, mirepo edhe kenga vjen nga nje pervoje. “Kur kam qene e vogel i kam dashte filmat horror dhe s’kam mundur te dal nga ta per nje kohe te gjate . Me eshte dashur qe t’i varros, por te marr me veti shume frike dhe fantazi ne koke. Keshtu, kur i kam pas njeren prej ketyre neteve te tmerrshme dhe kur keto fantazi po tranoheshin, kam filluar te shkruaj dhe keshtu jam qetesuar”, tregon Ibadetja. Andaj eksperienca jane edhe si dashuria, ato kane shenja.

Shumica e kengeve te “Super 700” shkruhen nga Ibadetja dhe basisti Haves, e qe njihen mes vete shume mire. “Shume here luajme edhe pingpong. I shikojme gjerat, i diskutojme dhe pastaj luajme pingpong me lirikat me shume pune, tension dhe ne fund cka del e duam dhe luftojme derisa te dy e dojme”, tha Ibadetja. Super 700, eshte formuar ne vitin 2003, ndersa sic thote Ibadetja, gjithmone ka qene enderr e saj qe prane t’i kete edhe dy motrat. Kjo edhe u realizua. Nga albumi i pare e deri tek ai i fundit, sipas Ibadetes, ka nje dallim te madh. “Eshte pop ose indi pop, por kjo e fundit ndoshta nuk eshte me indi. Eshte ndoshta alternativ pop, atmosferike, nganjehere melankolike, harmonike, merzi, gezim”, shprehet Ibadetja. Kur mund ta degjojme Super700 ne Prishtine ? “Po kam qeft shuam me ardh ketu. Por, duhet te organizohemi pasi eshte nje bend i madh. Po presim thirrjen dhe realizimin e koncertit”, tha Ibadetja. /milot hasimja/gazeta express/05.11.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
Faqja zyrtare e grupit Super700: www.super700.de
- - - - - - - - - - - - - - - -
Shiko Super700 "Selfcontrol"

- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: ibadete
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online