All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Intervista. Show all posts
Showing posts with label Intervista. Show all posts

Tuesday, 29 July 2014

Lorena Malshi Dr. e ‘Euromode School’: ‘Gati për ‘Moda në Fokus 6’

Energjike me plot pasion dhe gjithmonë për të arritur më të mirën. Kjo është Lorena Malshi, stilistja e njohur shqiptare e cila ka vite që drejton shkollën e modës në Lezhe ‘Euromode School’, dhe gjatë intervistës sonë e ndërpresim pak mes angazhimit të madh që ajo ka, pasi po finalizon gjërat e fundit para 5 gushtit.

Lori sic e njohin të gjithë tashmë lakohet për seriozitetin e saj dhe suksesit që ka arritur duke treguar punën e saj cdo vit në një finale të bukur që e ka kurorëzuar me emrin ‘Moda në Fokus’ ku këtë vit do të jetë i gjashti më rradhë. Lori rrëfen për ne disa nga suprizat që do të ofrojë ky shoë.

Lorena a jemi gati për ‘Moda në Fokus 6’?
-Ka muaj që kemi nisur dhe besoj se jemi në përfundimin e fundit të gjërave të vogla. Di tju them se ‘Moda në Fokus 6’ do të jetë një super shoë.

Sa stiliste dhe stundente do të tregojnë punën e tyre këtë herë?
- Do të jenë disa që sic do vit tregojnë punën e tyre dhe idetë e tyre. Janë vajza dhe gra të cilat e duan shumë këtë profesion dhe natyrisht do të vlerësohen atë natë.

Lorena edhe këtë herë shtylla kryesore je ti, do të ofrojë ku event edhe shoë, cfarë mund të zbulojmë?
-Po besoj se me disa bashkëpunëtorë të mirë që më mbështesin duke nisur nga miqtë e mi më të mirë që  e duan artin, të bukurën e deri te fotografët, mediat, apo edhe një nga prezantuesit më të mirë që sërisht do të jetë këtë vit bashkë me disa artistë më me zë që duhen shumë dhe do të krijojnë atë atmosferën më të bukur të këtij shoë në këtë sfilatë mode. Dhe do të doja të thoja se kam një super mbështetje nga familja ime e mrekullueshme, bashkëshorti im Landi dhe dy vajzat e mia kukulla, dhe gjithmonë gjej kohë mes punës së shumtë që ti përkushtohem atyre.

Monday, 24 February 2014

Princ Lulzim Salihi, me tatuazh dëshmori

Nga Maksim Gjokaj

I thjeshtë në bisedë dhe me plot stil në dukje. Ky është personashi ynë që ka një nofkë shumë intersante dhe që të gjithë e njohin kështu si Princ Lulzim Salihi, një ish sportist i sporteve luftarake tregon për revistën tonë se pse e braktisi ringun si dhe sendet që i mban gjithmonë me vete. Djaloshi me origjinë nga Ferizaji duke na falenderuar shumë për intervistën, na tregon mes tjerash edhe zemërimin e tij që disa e quajtën pa asnjë fakt vëlla me Vali Corleonën, si dhe rrëfen se për cfarë arsyeje ndjehet shumë krenarë.

Përshëndetje Lulzim, doja ta nisja se pse nofka Princi?
-Përshëndetje, unë nofkën Princi e kam qysh herët në rininë time, dhe kam dashur ta kaloj jetën me këtë nofkë që ja kam emëruar vetës.

Kohë më parë dikush pa e ditur shkroi për ju se jeni vëllau i Vali Corleonës, pse mendoni se e kanë bërë këtë krahasim?
-Ka 1 vit që disa media kanë shkruar për mua se kinse unë jam vëlla i Vali Corleone, kurrë nuk më ka kontaktuar dikush se a është e vërtetë apo jo, ndoshta shkaku i Nofkës time, por unë mendoj që ‘Princi’ asgjë ska të bëjë me Vali Corleone dhe as nuk e kam stilin e jetës së tij. Kam respekt për të gjithë shqiptarët kudo që janë, dhe secili ka të drejtë ta zgjedh stilin e jetës së tij. E Shfrytëzoj rastin të them publikisht se unë jam nga komuna e Ferizajt, dhe kam një vëlla që i ka 22 vjet dhe asgjë skam të bëj me familjen e Valit nga Gjilani.

Duke ditur se keni qenë nga fëmijëria një sportist nga karatea në sporte luftarake, pse e keni braktisur sportin?
-Unë qysh i vogël jam marrë me sporte luftarake, kam filluar me Karate dhe kam përfunduar me Thai Box para 4 viteve, tani e bëj vetëm për hobi e shëndet. Duke e ditur që rruga për të pasur sukses të madh është shumë e gjatë dhe duhet ti lësh shumë gjëra anash,kështu fillova të punoja në drejtim tjetër.


Aktualisht cfarë punon Lulzimi?
-Unë e kam përfunduar zanatin e Detektivit në vitin 2007, kam punuar një kohë në atë drejtim, e më pas nisa të merrem me tregti.

Sunday, 24 November 2013

Valer Kolnikaj, me nje kalendar te nxehte...

Valer Kolnikaj by Vito Smakaj
photo: vito smakaj
...Nje kalendar i nxehte vetem per bamiresi

“Besoj se kalendarin tim do ta blejne edhe meshkujt”

Nje nga modelet me te njohur shqiptare, ka vizituar per here te pare Kosoven. Valer Kolnikaj vinte per here te pare ne Prishtine per te takuar miqte e tij, por edhe per te treguar ne media se ai ka gati nje projekt, nje kalendar “hot” e pikerisht per kete ne e takuam dhe djaloshi tashme me status mjek dhe nje baba i nje djali te vogel, tregon me shume per gazeten tone duke na siguruar edhe dy foto ekskluzive.

Valer po zien dicka, a mund ta dime se per cfare ben fjale ky projekt ku po shihen disa foto shume te vecanta?
Eshte nje projekt te cilin e kam planifikuar qe para 2 vitesh, kam punuar shume me idete dhe detajet e tij, duke pritur momentin e duhur per ta konkretizuar. Eshte fjala per realizimin e nje kalendari te vecante ne emrin tim, kam menduar ta sjell kete trend ne Shqiperi, pasi jashte eshte shume ne mode realizimi cdo fundvit i kalendareve “te nxehte” nga personazhet publike qe kane fizik dhe pamje te admirueshme, te cilet mund te jene aktore, modele, kengetare etj. Gjithashtu se bashku me fotografin Vito Smakaj kemi menduar qe ne kalendar t’u japim rendesi edhe bukurive natyrore shqiptare te pakrahasueshme te vendit tone. Per te realizuar nje foto kemi udhetuar deri ne zonen e thelle te Thethit, tek ujevara, liqeni i Shkodres etj. Humanizmi eshte pjesa me e rendesishme e ketij kalendari, pasi te gjitha perfitimet e tij do shkojne per bamiresi, per femijet ne jetimore.

Wednesday, 20 November 2013

Miranda Hashani, planet per rikthim ne skenen muzikore...

Miranda Hashani me dy femijet e saj
“Harron” kengen, u perkushtohet femijeve

U be kohe qe kengetarja Miranda Hashani ka braktisur Kosoven per te jetuar ne Gjermani. Ajo atje po merret me rritjen e dy djemve te saj, Donit dhe Detit, per te cilet thote se ndjehet shume e lumtur. Edhe pse jeton ne nje vend i cili i ofron nje jete te mire, Miranda perseri ndjen mall per Kosoven dhe ajo planifikon qe nje dite te kthehet, sepse ketu ka adhuruesit dhe ketu ka karrieren muzikore, te cilen duhet ta vazhdoje edhe me tutje.

Ajo planifikon qe rikthimin e saj ne skenen muzikore ta beje shume shpejt, duke sjelle nje kenge te re bashke me videoklip. Kengen dhe klipin ajo thote se do ta pergatite me te njejtit bashkepunetore qe ka pasur ne kengen e fundit “Qiraxhiu” me te cilet eshte ndare mjaft e kenaqur.

Miranda gjate kesaj periudhe eshte duke kaluar momente te lumtura me femijet dhe ne njefare menyre thote se nuk po i mungon kenga dhe ngado qe shkon e merr me vete sepse thuajse gjate tere dites kendon bashke me Donin kenget e femijerise, per te cilat thote se e paska marre malli. Ne intervisten dhene “Zerit” Miranda flet me shume per jeten ne Gjermani dhe planet e saj per te ardhmen.

Tuesday, 19 November 2013

Lori: “Më vjen mirë që klipi i ri komentohet edhe për BIO” (Video)

Në Kosovë komentohet si këngëtarja capkëne e estradës shqiptare. Kjo është këngëtarja Loreta Kacka, apo sic njihet në muzikë vetëm si Lori.

Ajo ka sjellë këto ditë një klip me plot ngjyra të realizuar ditë më parë në Tiranë nga produksioni “Max Productions” që mban titullin “Neve po na rrihet”. Në programin ‘Mix-Max’ Lori ka treguar mes tjerash se ndjehet mirë kur kjo video ka marrë komente të ndryshme e pozitive.

“Më behet qejfi kur duke ditur që klipi ka vende dhe produkte të vendin tonë, sidomos fshatit me plot perime, fruta e bylmete, është komentuar si një video BIO, dhe gëzohem kur më thonë se ‘Lori të lumtë se i ke dhënë shumë rëndësi me këtë video edhe femrës që jeton në fshat dhe është e lumtur dhe e bukur dhe punëtore’ ..Gëzohem shumë për këtë”.


Saturday, 9 November 2013

Gent Zenelaj, largohet nga "2XL", joshet nga oferta e "Agon"

Gent Zenelaj largohet nga "2XL", kalon tek "Agon"
Largohem nga ’2XL’, do jem me Saimirin ne programin e ri

“Bashke me Saimir Kodren do bejme nje program si ‘Fiks Fare’”

Nese dicka e ke dashur vertet, ajo behet realitet nje dite. Kjo i ka ndodhur Gentian Zenelajt, i cili 10 vite me pare ka marre pjese ne nje audicion te “Fiks Fare” per te moderuar kete program dhe nuk ishte pranuar atehere, nje peng qe e mbante dhe sot e kesaj dite. Dhe ja fati i trokiti ne dere. Nje oferte i vjen nga miku i tij, Saimir Kodra, per te drejtuar te dy programin e tij me te ri ne “Agon Channel”. Pas disa emrave te diskutuar dhe dilemave te personazheve te perfolur, vendimin e merr Zenelaj, i joshur nga nje fillim i ri ne karriere. Improvizimi ishte e vecanta e shfaqjes pa skenar qe ndodhte brenda mureve te “Apartamentit 2 XL” ne ekranin e “Vizion Plus”, dhe natyrisht qe do te vazhdoje edhe ne programin e ri te konceptuar mes “Le iene” dhe “Striscia la notizia”. Gentiani tregon arsyen pse vendosi te ike nga “Apartamenti 2XL” ne mes te sezonit, dhe paga e ofruar nga televizioni i ri.

Rike Roci: "Dancing" i veshtire pa te dashurin prane...

Rike Roci ne "Dancing With The Stars Albania"
Performanca ime e dobet, vuajta mungesen e te dashurit

Ne “Big Brother” duhet te luante me fjalen dhe strategjite e te sjellit, ndersa ne “Dancing with the stars” duhet te jete e lehte si pupel per te triumfuar. Pasionin e saj per kercimin, 24-vjecarja nga Durresi, Rike Roci, e kishte deklaruar qe ne “BB6”, spektakli qe e beri te njohur ne Shqiperi. Edhe pse nje nga konkurrentet me seksi te “Dancing with the Stars”, ne naten e pare te kesaj gare VIP-ash ne “Vizion Plus” ajo nuk mundi te grumbullonte shume pike nga kater anetaret e jurise.

Tashme me kilograme me pak, ne kete interviste ajo tregon per ambiciet ne kete gare, arsyen pse nuk ndodhej ne salle i dashuri i saj italian prej shtate vitesh, Dj. Luca Binatti, dhe miqesite e krijuara ne Tirane me konkurrentet VIP.

Tuesday, 22 October 2013

Saimiri i "Agon Channel": "Fiks Fare" do mbetet edhe pa Doktorin...

Saimir Kodra
Saimir Kodra: Edhe Doktori do largohet nga “Fiks Fare”, nuk i rezistoi dot ofertes

“Doktori, ashtu si une, nuk i rezistoi dot ofertes dhe firmosi kontraten me tv-ne e re”

Si natyre sportive qe eshte, ai ndryshimet ne jete i ben me pasion. Saimir Kodra na fton te qeshim me lot, me te gjitha ngjyrat e humorit te prodhuara nga ai, ne programin me te ri ne “Agon Channel”. Pas zhurmes se krijuar ne publik dhe komenteve te shumta per arsyen e vertete te largimit nga “Fiks Fare” e “Top Channel” pas 12 vitesh, Saimiri jep kete interviste per gazeten “Panorama” per te na sqaruar gjithcka ne detaje. Nuk e mohon qe paga e mire e joshi, por edhe ambicia per te nisur dicka te re nga e para ishte arsye e forte per te marre kete vendim. Ne programin qe pritet se shpejti, ku do te behet opozite per kedo dhe gjithcka qe nuk shkon mire ne kete vend, shpesh do te prodhohet humor i zi dhe humor politik, qe do i shkoje per shtat realitetit tone. Saimiri zbulon te rejat dhe pritshmerite.

Sunday, 20 October 2013

S'ka me "Sinani dhe Seldi"...!

Sinani dhe Seldi
“Rruget tona me Sinanin jane ndare perfundimisht”

“Nuk na u perputhen interesat”

Ka hapur nje studio te tijen ne Tirane dhe tashme po krijon kenge per vete dhe te tjeret. Ndihet i suksesshem si kantautor, pasi vetem ne pese dite ka mundur te marre 150 mije klikime ne youtube, per klipin e ri “Weli Weli”, nje kenge me nota romantike ku mund te gjejne veten te gjithe. Nderkohe ky eshte klipi i dyte qe Seldi Qalliu kendon vetem, jo ne duet me Sinanin. Pas ribashkimit te tyre vitin e kaluar ne nje tur koncertesh te bujshme ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, dy kengetaret kendojne serish te ndare. Seldi tregon se si kete here ne kryqezimin e karrieres se tyre, secili mori drejtimin e tij.

Sunday, 13 October 2013

Fatma: Nuk e ofendova Adelinen, e krahasova me Britney-in...

Fatma Haxhialiu
DEBATI NE EMISION, Adelina shperthen ne lot, pas ngacmimeve te Fatmes

Gjate emisionit “Top Show Magazine”, u be nje diskutim mbi kategorite e “artisteve” qe kemi ne Shqiperi, dhe qendra e bisedes ishte kengetarja Adelina Tahiri. Vajzat e “Thumb”, Aulona dhe Fatma, pas nje kritike te gjate mbi kengetaret qe kendojne ‘live’ dhe ata qe vetem performojne ne skene, vetem duke levizur buzet, kane shkaktuar lot tek Adelina. Ajo qe e ka ngacmuar me shume, duket se ka qene Fatma, e cila i tha Adelines se ne fakt ajo nuk eshte kengetare e mirefillte, duke qene se edhe ne studio kendoi me ‘playback’, por eshte se pari performuese. Fatma u drejtua me fjalet “ti nuk je kengetare, ti je performuese, sepse nuk kendon ‘live’”, ndersa Adelina Tahiri u pergjigj se ajo vjen nga nje familje artistesh dhe se media nuk merret me karrieren e saj, por me gjoksin. Ndersa Fatma ka shkuar me tej, duke e vene ne nje pozicion te veshtire vajzen bukuroshe: “Ti ke nje ze te mesem, medioker, dhe, kur vjen e veshur me pantallona lekure dhe nje rrip ne studio, nuk kendon ‘live’ dhe vetem kercen, normale qe me gjoksin do merren”. Kjo ka bere qe ne kohen e publicitetit kengetarja te qante. Ne nje interviste per “Bluetooth”, prezantuesja Fatma Haxhialiu sqaron situaten dhe “shton” te tjera kritika...

Adelina Ismajli: Kush tha qe s'jam martuar! [VIDEO]

Adelina Ismajli te "Prive"
...Jam martuar, mezi pres te behem nene

Intervista qe do te lexoni me poshte, do t’ju lere pa fjale, sepse kjo eshte gjeja qe di te beje me mire Adelina Ismaili. Befason gjithmone, me performanca, kenge e pergjigje... Pergjigje keto, qe ne kete interviste te shkurter per “Prive” jane thene me troc se kurre. Sic shprehu po ne te njejten menyre perpara disa javesh deshiren e madhe qe ka per t’u bere nene... “Prioriteti im per momentin eshte krijimi i nje familjeje, lindja e nje femije”, - pohoi Adelina, e cila, ne kete interviste rrefen edhe sakrificen qe do te beje kur te mbese shtatzene...

Monday, 7 October 2013

Fiori Dardha: Te prezantosh "Fiks Fare" si duhet, eshte nje supersfide...

Fiori Dardha dhe Doktori te "Fiks Fare"
Fiori: Cfare m’u kerkua nga Cakuli te bej ndryshe ne “Fiks Fare”

Nje propozim “Fiks Fare” per Fiori Dardhen, vajzen e njohur e cila para 10 vitesh beri tendence ne ekranin shqiptar me nje program pa tabu, te ideuar nga vete ajo, me titull ”Bla Bla Bla”. Edhe pse prej disa vitesh ishte larguar nga puna ne televizion me nje “qejfprishje”, sic preferon ta quaje, keto vite nuk ka heshtur, por ka bere opozitaren ne rrjetet sociale, duke dhene mendimin e saj per kedo dhe per gjithcka pa asnje droje. Fiorit i pelqen liria dhe e verteta, ndaj dhe e ka pranuar me shume deshire oferten per te moderuar “Fiks Fare”, ku zbulohen shume te tilla cdo mbremje. Nje prezantuese femer qe zevendeson Saimir Kodren, ngjall kureshtje. E ne kete dekade te dyte te historise se “Fiks Fare”, dhe po ashtu per vete Fiorin qe nga fillimet e saj ne televizion, ajo ka cfare te tregoje. Ndan emocionet e ketij fillimi te ri, dhe se si fati i trokiti ne dere per te qene ne kohen dhe vendin e duhur.

Rovena Dilo: Jam shume energjike dhe kam shume per te dhene...

Rovena Dilo ne "Kenga Magjike 2013"
Ne Europe me Rovena Dilon

Me kengetaren e mirenjohur te muzikes shqiptare, Rovena Dilo. Nje rrefim i sinqerte per gjithcka. Duke u ndalur jo vetem tek kenga me e fundit qe po ben buje per shkak te performances ndryshe qe Rovena Dilo solli ne “Kengen Magjike 2013”. Dhe per te vazhduar me nje retrospektive te rendesishme mbi fillesat e karrieres se saj. Ku sic pohon ajo, banaliteti ishte shume me i paket dhe servirja qe i behej tregut, goxha selektive. Por ajo qe ka qene e mbetet edhe me e rendesishme, perpjekja per te qene afer dhe ne sinkron me muziken evropiane, me me te miren e saj. Duke pasur si “idhuj”, emra te famshem te muzikes britanike, italiane, shume emra te famshem te muzikes rock te viteve ’80 e ’90, Rovena Dilo eshte mbrujtur me kete game te madhe muzikore dhe artistesh te medhenj. Gje e cila i ka sherbyer ne karriere, sepse nuk kishte kurre pse t’i trembej seleksionimit te rrepte qe u behej emrave te rinj ne muziken shqiptare te viteve te para-pluralizmit.

Tuesday, 1 October 2013

Gent Bushpepaj: Tradita e koncerteve rock duhet te vazhdoje...

Eugent Bushpepaj
Bushpepa: Ndjekesit e rock-ut po pakesohen, faji i medias

Per te gjithe te apasionuarit e muzikes rock, vjen sot nje lajm i mire. “Tirana Rock Festival 2013”, vjen serish kete vit si vazhdim i iniciativave te suksesshme te “Tirana Rock Festival 2012” dhe “Tirana Jazz and World Music Festival 2012 dhe 2013”.

Misioni i “Tirana Rock Festival” eshte krijimi i nje festivali tradicional rock-u, te pervitshem, i cili do te gjalleroje jeten artistiko-kulturore te kryeqytetit, duke u kthyer ne nje mjet te rendesishem komunikimi ndermjet brezave dhe shkembim kulturor me vende te tjera. Ky festival, me pjesemarrjen e Renis Gjokes, Blla Blla Blla, Samavayo, Copyleft dhe Eugent Bushpepes, do te mbahet te shtunen e 5 tetorit, ora 17.00, ne sheshin pas Pallatit te Kultures ne kryeqytet. “Bluetooth”-it te sotem do t’i bashkengjitet sot rrefimi i nje prej artisteve me te mire te rock-ut, Eugent Bushpepa

The Voice, Rezart Aga premton nje show te vertete!

Rezart Aga
“The Voice”, pritet te jete sezon i pakrahasueshem

Autori i talent show-t “The Voice of Albania”, Rezart Aga, zbulon risite dhe surprizat e sezonit te ri qe transmetohet ne “Top Channel”. Pas nje pjesemarrjeje mbreselenese, Rezi premton nje show te vertete!

Kur kane filluar perzgjedhjet per kete edicion te “The Voice”?
Audicionet paraprake kane filluar qe ne muajin mars, per t’u dhene mundesi sa me shume konkurrenteve qe te behen pjese e formatit ne kohe. Me pas kane vazhduar ne muajt e veres, deri me 7 shtator, qe ishte dhe audicioni permbylles. Ky i fundit, per t’u dhene mundesi te gjithe shqiptareve qe kthehen ne Shqiperi per pushime. Audicioni i fundit eshte kryer njekohesisht ne Tirane dhe Prishtine.

Saturday, 21 September 2013

Florida Sala, shqiptarja qe pelqen te pozon e zhveshur

23-vjecarja qe po thyen tabute

Interviste me Florida Salen, modelen qe premton nje karriere te gjate e te suksesshme jo vetem brenda kufijve te Shqiperise

Edhe pse vera sapo ka mbaruar, Florida Sala vjen me e nxehte se kurre. Eshte e vetmja vajze shqiptare qe ka guxuar kaq shume ne Shqiperi. Kemi pare modele te tjera shqiptare qe nje karriere te tille e kane praktikuar jashte kufijve te Shqiperise. Florida Sala, ama ka vendosur t’i thyeje tabute ne vendin e saj. Dhe nuk kishte si te ishte ndryshe per nje vajze vlonjate. Ajo ka lindur ne Vlore dhe eshte vetem 23 vjec.

Ka vite qe merret me modeling dhe eshte e para modele qe tenton te zhvishet perpara nje aparati fotografik. Pozat e fundit qe Florida ka realizuar jane me se tunduese, sidomos tani qe ka filluar te fryje era e vjeshtes. Nje vajze e zhveshur bukur bregut te detit ka terhequr keto dite jo vetem vemendjen e djemve shqiptare, por thuajse te te gjitheve. “Shekulli” ju sjell sot nje bisede te ngrohte me nje vajze guximtare, te paren qe mund te thyeje tabute e botes se fotomodelingut ne Shqiperi.

Thursday, 19 September 2013

Leonora Jakupi, planet per te krijuar familje

Leonora Jakupi
Do ta le muziken kur te krijoj familje

Ne muziken shqiptare vitet e fundit ka vend per te gjithe. Te rinj e te vjeter. Moderne e demode. Te gjithe synojne suksesin. Disa ia dalin, te tjere qendrojne ne vend. E ne kete skene gjigante per kete vend te vogel, ne te cilen hyjne e dalin shume kengetare ka gjithmone nevoje per yje si ajo. Suksesi e ndjek gjithmone, ne cdo gje qe ben dhe kur bie fjala per te, te gjithe njezeri themi se ajo eshte nje ikone e padiskutueshme e skenes. Leonora Jakupi, biondja me zerin e embel dhe dukjen gjithmone te kuruar, eshte artistja qe cel siparin e rrefimeve ne "VIP Pages", duke ndare me ne momente te vecanta nga jeta e saj. Veshtiresite dhe dyzimi per ta lene muziken. Plani per te krijuar familje dhe mungesa e nje mashkulli ne krah. Armiqte dhe koleget qe do me fort. Te gjitha keto ne nje interviste ekskluzive per suplementin e te merkures.

Monday, 16 September 2013

Ermela Mezuraj, ushtron vetembrojtjen...

Ermela Mezuraj ushtron artet marciale
Ermela Mezuraj: Po ushtrohem ne sportet e vetembrojtjes, disa here kane tentuar te me grabisin

Ne “Big Brother 4”, provoi logjiken e forte duke luajtur me strategji, per te dale nga situatat e rrjedhimisht per te fituar. Tashme po na surprizon me nje sport te ri qe po praktikon ne jeten e saj, ate te teknikave te vetembrojtjes qe njihet si “krav maga”. Ermela Mezuraj na tregon joshjen per te mesuar keto levizje te shpejta dhe arsyet pse i ka hyre nje sporti te tille.

Se fundi kemi pare se e ke marre me shume seriozitet mesimin e ushtrimeve te vetembrojtjes, qe njihen si “krav maga”. Si po ndihesh ne kete eksperience?
Une po ushtrohem prej nje muaji per te pervetesuar teknikat e krav maga, qe eshte nje nga sportet dhe teknikat e vetembrojtjes me ne arritje sot ne bote, dhe qe ka te beje me metoda komandosh nga me te shpejtat dhe efektive, qe ekzistojne per vetemrojtje. Eshte shpikur nga ushtria izraelite per here te pare dhe te njejtat teknika perdor sot dhe FNSH-ja jone. Arsyeja paresore pse i hyra ketij sporti, eshte per te perjetuar ndjesi qetesie mendore dhe trupore, pasi dal nga kursi. Madje, jam penduar pse s’jam marre me pare.

Tuesday, 10 September 2013

Alberie Hadergjonaj: Ja si e gjeta ne mengjes makinen e vjedhur...

... i vjedhin makinen

Pre e “hajduteve profesioniste” te makinave ne kryeqytet, kete here eshte bere kengetarja e njohur Alberie Hadergjonaj. Makina e Alberies, e tipit “Benz Mercedes ML” me vlere 47 mije euro, eshte “zhveshur” nga keqberesit gjate kohes qe kengetarja e kishte lene ne parkingun e baneses se saj. Vlera e pjeseve qe jane vjedhur shkon ne shifren 15 mije euro.

Prej disa vitesh kengetarja banon ne zonen e quajtur “Komuna e Parisit” ne kryeqytet, vend ne te cilin eshte bere edhe vjedhja. Sipas Alberies, e cila ka njoftuar menjehere policine, hajdutet jane shenjestruar dhe kapja e tyre eshte vetem ceshtje kohe. Ajo perjashton faktin se ky mund te jete nje veprim i qellimshem per ta demtuar personalisht.

Saturday, 31 August 2013

Mirjeta e BB, i dashuri i ri i blen "Maserati"

Mirjeta e “BB”, pas divorcit dashurohet me biznesmenin

E sheh jeten me optimizem dhe ndaj fati i ka buzeqeshur kesaj here ne dashuri. Mirjeta Bajramaj, 25-vjecarja nga Shkodra e cila u be e njohur si lojtare ne “Big Brother 4”, tashme ne nje “love story” qe e ka bere te ndihet vertet e lumtur kete vere. Pasi i ka dhene fund marteses se saj disamujore, Mirjeta na rrefen historine e saj te re te dashurise me nje djale shqiptar qe jeton prej vitesh ne Londer. Ajo tregon per ditet gjithe adrenaline qe po shijon me profesionistin ne gara makinash, makinen luksoze qe ka marre si dhurate nga ai vetem pas dy muajsh lidhje, dhe cfare e ka bere te ndihet e sigurt ne kete histori qe e parashikon jetegjate…

Mirjeta ndodhesh ne Shqiperi per disa dite plazh. Po si po shkon jeta jote ne Londer, ndonje dashuri e re?
Po, tashme mund te them se kam te reja te bukura ne jeten time per te treguar. Tani po dal me nje djale shume te mire.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online