All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Irena Dedvukaj. Show all posts
Showing posts with label Irena Dedvukaj. Show all posts

Friday, 25 July 2014

Irena Dedvukaj në ‘Planetin e Dashurisë’ por ‘single’

Ajo e ka quajtur këngën e saj më të re ‘Planeti i Dashurisë’, këngë kjo e cila është në bashkëpunim me Ardian Qikaj dhe Ges, dhe sic na tregon artistja është e kënaqur se si fansat e kanë pritur shumë mirë dhe është pak më ndryshe se krijimet e tjera.

E kemi fjalën për këngëtaren simpatike dhe me një stil dhe zë të vecantë Irena Dedvukaj, e cila për ne tregon se ka qenë ideja e saj dhe e regjisorit për një këngë të tillë me ritme dhe pamje verore, por nuk do të jetë vetëm kjo këngë, ajo ka në dorë këngë të tjerë të cilat do të vijnë shpejt një e nga një deri në dimër.

Por ne na tingëllon mbiemri i saj shumë i njohur në botën e artit e ajo na shuan kureshtjen tonë kështu : ‘Po është e vërtetë sic e shikoni dhe keni dëgjuar ne jemi një brez të lindur dhe me trashëgime nga muzika, e kështu jemi edhe një fis i madh falë Zotit, dhe falë talentin dhe pasionit për muzikën jemi shumë këngëtarë.

Irena tregohet shumë modeste kur ne duam të dimë se përvec hitit të saj cila është ndonjë këngë tjetër e momentit shqiptare që po e dëgjon, dhe duke mos na dhënë emra pasi ajo është e vëmendshme dhe i dëgjon të gjithë këngëtarët dhe ndjehet edhe vetë ajo krenare që ka shumë të mirë në tregun muzikor shqiptar.

Por vajza shkodrane e rritur në Koplik e më pas në Londër e tash ka 6 vjet që jeton në Milano, kur ne e pyesim nëse këndon nëpër dasma ajo thotë se megjithëse adhuron muzikën Dance-House, këndon nëpër dasma pasi atmosferave e tyre të ringjall.

Po ku këndon më shumë gjatë këtij sezoni Irena, apo ku është më shumë e ftuar? Ajo rrëfen kështu: ‘ Jam më shumë në koncerte apo mbrëmje muzikore në zonat shqiptare, sidomos në Shqipëri, por më kërkojnë edhe në Kosovë, e oferta kam shumë edhe në evropë, por këtë verë më shumë ia kam rezervuar Shqipërisë, pasi ka kohë për evropë në vjeshtë dhe në dimër’.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online