All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Ismet Bogujevci. Show all posts
Showing posts with label Ismet Bogujevci. Show all posts

Sunday, 30 November 2008

Interviste Me Ismet Bogujevcin

Ismet Bogujevci
/photo public domain/

Interviste me kengetarin Ismet Bogujevci
Nje korife i kenges popullore

“Armiqte me te medhenj te muzikes popullore jemi ne vet. Ka shume matrapaze qe vjedhin apo huazojne nga greqishtja, bullgarishtja, turqishtja, serbishtja, e keshtu me radhe. Keta bejne qe kenga jone te sulmohet me nje virus te keq, po si krimbi qe sulmon nga brenda mollen e shendoshe”, thote kengetari Ismet Bogujevci

Ismet Bogujevci pa dyshim do te mbahet mend nga breza te tere si njeri nga kengetaret qe i qendroi besnik kenges se mirefillte popullore shqipe. Ai do te mbetet nder kengetaret e paket qe nuk e komercializoi ate, por e kendoi me aq endje e zemer.

Andaj, gjenerata te tera e kane pelqyer dhe vazhdojne ta pelqejne kengen e tij. Padyshim, ai eshte nje korife e kenges popullore. Koncertet qe mban ansambli “Shota”, pjesetar i se ciles eshte Bogujevci, nuk do ta kishin ate ngrohtesine e publikut sikur ne to te mos kendoje edhe ky kengetar. Kjo u pa edhe ne koncertet e fundit te mbajtura nga ansambli, ku kenget e kenduara nga Ismet Bogujevci u percjellen me duartrokitje nga publiku.

Ne kete interviste per “Kosova Sot”, Ismet Bogujevci ka folur per kaosin qe ka perfshire kengen popullore shqipe, rrezikun qe i kanoset kenges popullore nga bastardimet qe kane perfshire skenen tone muzikore, etj.

Kaos me kengen popullore shqipe

“Kosova Sot”: Ju jeni protagonist i shume ngjarjeve te muzikes popullore, si e vleresoni gjendjen e tanishme te kenges popullore, duke i pare ndryshimet e pergjithshme ne muzike, qe kane ndodhur vitet e fundit?
Ismet Bogujevci: Me keqardhje duhet ta them se ne fakt ne skenen tone muzikore eshte krijuar nje kaos i vertete. Shume kengetare dhe shume kompozitore u bene brenda nates te zote dhe te ditur. C’eshte me e keqja, keta e bastarduan edhe kengen popullore, deri ne ate mase sa mos ta njohim fare. Muzika ne pergjithesi ka disa rregulla te vecanta, andaj ata qe merrem me te duhet t’i kene keto parasysh.

“Kosova Sot”: Mos valle trendet e fundit muzikore mund te ndikojne qe te humbet muzika popullore?
Ismet Bogujevci: Nuk besoj se kjo do te ndodhe. Mendoj se vlerat nuk humbin kurre. Por, duhet te gjithe se bashku, kompozitoret, kengetaret ne Kosove, Shqiperi dhe ku jane shqiptaret, ta ruajme dhe njekohesisht ta kultivojme muziken popullore.

“Kosova Sot”: Nga ajo cka shihet tani del se shqiptaret qe jetojne ne diaspore e ruajne me shume muziken popullore, sesa ne qe jetojme ne Kosove, Shqiperi e Maqedoni?
Ismet Bogujevci: Sa i perket shqiptareve ne mergim, ne koncertet e shumta qe kemi pasur rastin te marrin pjese, ne shtete te ndryshme evropiane dhe te Amerikes, kemi pare qe bashkatdhetaret tane ne moshe te shtyre e kane ruajtur shijen per muziken dhe kengen e mirefillte popullore. Kujtoj se edhe malli ndaj atdheut i ka shtyre ata ta ruajne traditen kombetare, adetet dhe zakonet tona, e me keto edhe kengen popullore. Per fat te keq, edhe atje, si dhe te ne ne Kosove, Shqiperi e Maqedoni, ka depertuar kenga tallava, e cila i eshte servuar rinise tone te mire.

Institucionet, pergjegjese per te ruajtur pastertine e muzikes popullore

“Kosova Sot”: Sipas jush, sa mund te ndikoje shteti qe te ruhet muzika popullore?
Ismet Bogujevci: Mendoj se institucionet jane ato qe duhet te angazhohen per ruajtjen e gjithe asaj qe konsiderohet vlere e mirefillte, dhe per kete edhe kane pergjegjesi. Institucionet jane ato te cilat duhet te kene kritere te rrepta ne mbrojtje te vlerave ne pergjithesi, gje qe duhet te reflektohet edhe te mediet tona.

Shundi, e keqja e muzikes popullore

“Kosova Sot”: Keni kenduar shume per Kosoven, i keni kenduar Prishtines, Kacanikut, Drenices, etj. A mund te na thoni cilen kenge e kendoni me me afsh?
Ismet Bogujevci: Nuk mund ta vecoj asnjeren, te gjitha i kam kenduar me pasion dhe i kam ndier thelle ne zemren time.

“Kosova Sot”: Sa besoni qe rinia e Kosoves do ta kultivoje kete lloj tradite te kenges?
Ismet Bogujevci: Mendoj se ne te ardhmen e shpejte do te vije nje periudhe kur njerezit do te ngopen me shund e kiq, me tallava te ndryshme, me kenge me tekste bajate, e madje edhe tejet banale dhe serish do t’i kthehen kenges popullore, e cila ka fabula dhe porosi. Besoj se shume shpejt ata do t’i kthehen ketij zhanri muzikor dhe do t’u fleje ne zemer. Edhe tani ka mjaft njerez, madje edhe te rinj, te cilet e duan kengen popullore, sepse ajo eshte dhe duhet te jete kenga e gjakut te tyre.

“Kosova Sot”: Kush jane armiqte me te medhenj te muzikes popullore?
Ismet Bogujevci: Armiqte me te medhenj te muzikes popullore jemi ne vet. Saktesisht, shume matrapaze qe i perkasin kombit tone, e qe vjedhin apo huazojne nga greqishtja, bullgarishtja, turqishtja, serbishtja, e keshtu me radhe, bejne qe kenga jone te sulmohet me nje virus te keq, po si krimbi qe sulmon nga brenda mollen e shendoshe.

“Kosova Sot”: Cka do t’i ofroni publikut se shpejti?
Ismet Bogujevci: Ka kohe qe jam ne bisede me miqte e mi qe e duan kengen popullore, qe ne te ardhmen e afert te realizojme nje program me kenge te vjetra, madje shume te vjetra. Shpresoj se kesaj do t’ia dalim.

“Kosova Sot”: Sot, ne Kosove, nje kengetar me pervojen tende numeron disa albume, bile ka kengetar qe realizon disa albume brenda nje kohe te shkurter. Po ju pse nuk keni shume albume?
Ismet Bogujevci: Arsyeja pse nuk kam albume shume te realizuara eshte e thjeshte. Kurre nuk jam nisur nga ajo qe te bej shume e te mos them asgje. Kam ndjekur parimin: pak e per merak. /isa vatovci/kosova sot/30.11.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online