All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Ismet Peja. Show all posts
Showing posts with label Ismet Peja. Show all posts

Monday, 2 February 2009

Interviste me Ismet Pejen, Kolosin e Muzikes Popullore!

Ismet Peja
/photo oxygen rtk/

Interviste me Ismet Pejen, kolosin e muzikes popullore
Mbi gjysme shekulli ne sherbim te kenges

“Karriera ime ne muzike fillon qysh nga femijeria, mirepo dola ne pah gjate viteve 1954-1955. Qe nga atehere e deri me tash sigurisht qe numri i kengeve te interpretuara duhet te arrije ne nje mije. Ne ate kohe nuk ka qene komercializmi i theksuar ne muzike, prandaj mendoj qe vlera ka pasur me shume rendesi sesa paraja”, thote Ismet Peja

Ismet Peja eshte pa dyshim kolosi i muzikes popullore shqiptare. Ai me shume se gjysme shekulli eshte i pranishem ne skenen shqiptare. Deri sot ka bere qindra kenge, te cilat gjithmone jane pelqyer nga publiku i gjere shqiptar. Si nisi karriera e tij? Si u prit kenga e pare? A kishte frike se nuk do te pelqehet kjo kenge? Per te gjitha keto dhe per shumecka ne lidhje per muziken, ne nje interviste per “Kosova Sot”, flet Ismet Peja.

“Kosova Sot”: Jeni nje kohe te gjate ne skenen e muzikes shqiptare. Cfare formule keni perdorur per te qendruar kaq gjate ne skene?
Ismet Peja: Sigurisht qe dashuria e madhe qe e kisha dhe e kam per kengen dhe muziken ishte ajo qe me shtyri te punoj tere kohen dhe t’i perkushtohem kenges, saqe edhe sot e kesaj dite po me mban akoma ne skene.

Ismet Peja

“Kosova Sot”: Te gjithe e pelqejne kengen tuaj. Cka ju ben kaq te vecante?
Ismet Peja: Per kete me mire eshte ta pyetni publikun tim qe nuk eshte edhe i vogel ne numer, sepse, po te flas per veten se cka me ben te vecante, do te ik nga modestia.

“Kosova Sot”: Ismet Peja eshte emer i madh i muzikes popullore, jo vetem ne Kosove, por ne mbare trojet shqiptare. Si arritet te hyni ne zemrat e gjithe shqiptareve?
Ismet Peja: Perpos zerit qe ma dha natyra, une kam pasur fatin qe gjithmone te kem nje rreth bashkepunetoresh te mire qe me kane perkrahur dhe me kane shtyre gjithmone drejt sukseseve. Mirepo, ne kete rast mendoj se ka ndikuar edhe perkushtimi im ndaj muzikes se mirefillte shqipe, duke mos me lekundur asnjehere nga ajo vije muzikore ne te cilen isha perkushtuar.

Muzika ishte dhe eshte pjese e familjes sone

“Kosova Sot”: Te flasim pak per fillimin e karrieres suaj. Si ishte fillimi i karrieres. Kishit droje se nuk do te arrinit kaq shume ne muzike. Me disa fjale na pershkruani si filluat te merreni me muzike?
Ismet Peja: Muzika ishte dhe eshte pjese e familjes sone. Babai im, Musa Peja, ishte anetar i grupit muzikor qe udhehiqej nga mjeshtri i sharkise, Ymer Riza. Karriera ime fillon qysh nga femijeria, mirepo dola ne pah gjate viteve 1954-1955, kur iu rashe ne sy njerezve te Radio Prishtines te atehershme. Ata ate kohe ishin ne vizite ne gjimnazin “Hajdar Dushi” ne Gjakove, ku benin nje lloj audicioni. Si cdo fillim edhe fillimi i karrieres sime ishte pak i veshtire, sepse me duhej te perballesha me “kurbetin” ne ate kohe, kur prej Gjakoves u transferova si solist i rregullt ne Radio Prishtine. Nuk kam pasur kurre droje qe nuk do te arrij suksese, sepse gjithmone kam qene adhurues i punes dhe normalisht puna e mire qe ben nje dite do te dale ne shesh.

Ismet Peja

“Kosova Sot”: Si lindi kenga e pare, si e pritet ju daljen e kenges suaj te pare dhe cilat ishin emocionet?
Ismet Peja: Sigurisht qe akoma i kam te fresketa ato emocione, sepse ishte hera e pare qe ballafaqohesha me aparaturen e radios te asaj kohe. Ishte edhe nje ndjenje e vecante, kur une ecja rrugeve te Gjakoves, ndersa Radio Prishtina e transmetonte kengen time. S’kam fjale t’i pershkruaj ato emocione.

“Kosova Sot”: Si u prit nga publiku kenga e pare?
Ismet Peja: Isha aq i dashur dhe i mirepritur qe ne ate kohe, pra ne vitet 1954-1955. Kenget e mia kerkoheshin jo vetem nga adhuruesit ne Kosove, por edhe ne Kroaci e Bosnje (si pjese e ish-Jugosllavise).

“Kosova Sot”: Qe atehere e deri me tash ju keni kenduar mijera kenge. Ju kujtohet perafersisht sa kenge keni bere deri me tash?
Ismet Peja: Sigurisht qe interpretimi i kengeve duhet te arrije ne nje mije.

“Kosova Sot“: Perpos jush, cilet kengetare kane qene te popullarizuar ne kohen kur ju niset te merreshit me muzike?
Ismet Peja: Qamil i Vogel, Nexhmije Pagarusha, Sanije Shala, Ismet Koshutova, Mazllom Myezini, Liliana Cavolli etj.

“Kosova Sot”: Ju kujtohet me ke keni bashkepunuar ne fillimin e karrieres?
Ismet Peja: Sigurisht qe me kujtohet. Kam bashkepunuar me kompozitoret, si Akil Koci, Isak Mucolli, Gazmend Zajmi, Musa Piperku, Masar Peja, Sabah Bytyci etj.

Infiltrimi i muzikes se huaj rrezikon muziken tone burimore

“Kosova Sot“: Prej kohes kur keni filluar te merreni me muzike e deri me tash ka ndryshuar shumecka ne muzike. Teknologjia ka ecur shume. Sa e keni pasur veshtire ate kohe te incizoni nje kenge?
Ismet Peja: Po ta krahasosh ate kohe me kohen e sotshme eshte sikur ta krahasojme te bardhen me te zezen. Kur ne incizonim kenge per radio ka pasur raste kur ka qene e nevojshme nderhyrja e policise per te ndaluar qarkullimin e qerreve me kuaj, qe mos te degjohet zhurma nga jashte, dhe per dallim nga sot tere orkestra dhe zeri shkonte ‘live’.

“Kosova Sot”: Sot kengetaret e rinj kane kushte shume te mira, por nuk bejne kenge te mira, keshtu vlereson kritika. Pse sot nuk krijohen kenge ashtu sic jane krijuar dikur?
Ismet Peja: Varet nga kengetaret, sepse edhe sot kemi disa nga ata qe krijojne akoma me perkushtim, por koha e ka bere te veten, sepse gjerat po ecin me shpejtesi te madhe. Ne ate kohe nuk ka qene komercializmi i theksuar ne muzike, prandaj mendoj qe vlera ka pasur me shume rendesi sesa paraja.

“Kosova Sot”: Para luftes ka pasur shume kengetare qe jane marre me muzike popullore, por pas luftes shume prej tyre filluan te kendojne muzike zbavitese apo te ndonje zhanrit tjeter. Sipas jush, pse ata e braktisen muziken popullore?
Ismet Peja: Sigurisht qe kane dashur qe ta provojne veten ne nje stil tjeter, dhe ndoshta aty e kane gjetur veten me mire. Mua me vjen mire kur njeriu e hulumton vetveten, prandaj mendoj qe ata perpos anes komerciale kane dashur ta sprovojne veten ne ndonje zhaner tjeter.

“Kosova Sot”: Eshte thene se muzika popullore eshte ne krize. Mendoni se ne te vertete eshte ne krize?
Ismet Peja: Nese flasim per infiltrimin e muzikes se huaj sigurisht qe eshte nje krize, por prape po kthehemi tek ajo qe jeta po shkon shpejte, teknologjia po zhvillohet, e ndoshta edhe ajo po e bie krizen.

“Kosova Sot”: Cili eshte projekti i fundit qe keni edituar?
Ismet Peja: Ishte projekti me kenge te vjetra gjakovare dhe kenge qytetare, te cilat i realizova ne bashkepunim me Visarin.

“Kosova Sot”: Do te vazhdoni ende te kendoni?
Ismet Peja: Fakti se ende vazhdoj po me ate dashuri ta kendoj kengen popullore, me forcon besimin se keshtu do te vazhdoj edhe ne te ardhmen.

“Kosova Sot”: Mund te presim ne te ardhmen nga Ismet Peja ndonje kenge te re?
Ismet Peja: Nga une mund te prisni nje album, te cilin po e pergatis me kenge te vjetra dhe qytetare, te cilat nuk do te harrohen gjate.

“Kosova Sot”: Pas kaq vjetesh ne skene, keni perjetuar ngjarje te ndryshme. Cila nga keto ngjarje ju ka ngelur ne kujtese?
Ismet Peja: Kam shume ngjarje, e ato me te prekshmet sigurisht qe lidhen me diasporen. Kam qene ne koncerte neper SHBA ne vitin 1978, kur isha duke kenduar kengen “Vaj si qenka bo dynjaja”, aty me afrohen dy plaka nga Korca dhe me pergezojne e me urojne, sepse kenga atyre dy te moshuarave ua ktheu kujtimet per Korcen. /besir zyberi/kosova sot/01.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online