All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label James Belushi. Show all posts
Showing posts with label James Belushi. Show all posts

Monday, 8 December 2008

Robert Belushi Gjurmeve Te Babait!

Robert and Jim Belushi
/photo celebrity babies/

Beme baba te te ngjaj!

Robert Belushi ne gjurmet e te atit. Djali i aktorit komik Xhejms Belushi sot ne Tirane per te prezantuar filmin e tij. Po sot, Stan Dragoti vjen me filmin e vitit 1972 “Dirty little Billy”

Nderkohe qe nje publik shqiptar ne Festivalin Nderkombetar te Filmit te Shkurter ne Tirane, ndiqte ne kinema filmin e tij, Robert Belushi ishte ne avion rruges per ne Shqiperi. Behet fjale per djalin e nje prej te famshmeve vellezerve Belushi, Xhejms Belushi - aktore hollivudiane me origjine shqiptare - Nderi me i ri i Kombit (!), i vleresuar nga presidenti i Republikes.

Filmi “The temerity of Zim” i regjisorit Joshua Koople eshte nje produksion komik qe u shfaq diten e peste te Festivalit Nderkombetar te Filmit, TIFF(Tirana International Film Festival). Zimi eshte nje djale qe ka kaluar nje femijeri ne liri te plote, por kur vjen adoleshenca gjerat komplikohen. Menyra e te berit te gjerave “ala Zim”, e fut ate ne konflike me njerezit e afert. Arrin t’i shpetoje problemeve qe ka me te dashuren por nuk mund t’ia hedhe te tjerave qe ka akumuluar. Me veshtiresi i shpeton edhe ndonje plumbi hakmarres. Belushi Junior duket se ka trasheguar nga i ati aftesine si aktor komik, talent qe duket se ka buruar se paringa Belushi, i madhi Xhon, nje nga “Bluz Brothers” legjenda qe rron ne historine e kinemase boterore.

Robert BelushiKeshtu komiku Robert Belushi, nje muaj pas vizites se babait Xhejms ne Shqiperi, deri ne fshatin e lindjes, vjet sot per here te pare ne Tirane, ne vendin e te pareve te tij.

Po sot, nje dite para fundit, TIFF paraqet nje tjeter emer te rendesishem. Ne programin special, ne oren 17.00 ne kinema Imperial, projektohet filmi “Dirty Little Billy” i Stan Dragotit, i vitit 1972. “Billi i vogel i piste” i regjisorit shqiptaro-amerikan, ka per protagonist Michael j. Pollard i cili mori nje nominim Oscar per “Bonnie and Clyde” me 1967, luan te jashteligjshmin legjendar “billy the kid” si nje adoleshent idiot larg traditave heroike perendimore. /yllka lezo/shekulli/06.12.08/
- - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

Une si Belushet komik

Aktori Robert Belushi ka ardhur ne Tirane per te prezantuar ne Festivalin Nderkombetar te Filmit TIFF, punen e tij me te fundit “ The temerity of Zim”. Robert Belushi flet per filmin e prezantuar ne Shqiperi, per famen dhe origjine e tij shqiptare

Robert Belushi ne TIFF

Nje film qe flet per ngaterresat e nje adoleshenti. Robert thote se ende nuk e ka pare filmin e tij dhe per te eshte nje kenaqesi qe do te shohe ne Shqiperi.

Robert Belushi vjen per here te dyte ne Shqiperi. Kane kaluar 14 vjet qe nga vizita e tij e pare ne token e stergjysherve. 28- vjecari thote se me pare kishte degjuar shume nga i ati James, per vendlindjen e gjysherve. Fjalet e tij se shqiptaret ishin nje popull dashamires i besoi vetem kur shkeli ne token shqiptare. Tani 14 vjet me vone ai e quan Shqiprine atdhe. Ndonese ka shume deshire te shkoje per vizite ne shtepine e te pareve ne Korce ai thote se nje gje e tille do te jete e pamundur per shkak te programit te ngjeshur te festivalit.

Ne vitin 2008 Robert realizon 2008 dy filma “ The temerity of Zim” dhe “Riff-Raff”. Pjesa me e madhe e skenarit te pare eshte marre nga jeta e tij. Regjisori Joshua Kopple e njihte Robertin dhe “bemat” e tij qe ku ai ishte ne gjimnaz. Vite me vone ai vendos t’i beje subjektin e filmit te tij, protagonist i te cilit nuk mund te ishte vec Roberti. Publikut shqiptar Robert Belushi i paraqitet me nje rol komik por ne karrieren e tij numeron nje numer te madh karakteresh ne seriale televizive, teater dhe kinema.

Pinjolli i Belusheve thote se ndjehet me mire ne rolet komike. Por te jesh nje komik me kete mbiemer eshte nje pergjegjesi e madhe. Roberti tregon se per te eshte e mrekullueshme te jetoje nen hijen e fames e vellezerve Belushi. Megjithate shton se rruga per te arritur famen e tyre do te jete e veshtire. Por eshte i sigurt se eshte i denje per te cuar perpara emrin e mire te Belusheve si komediane. “Une po ndjek te njejten rruge qe kane ndjekur ata, dikur do te mberrij”,- thote Robert Belushi. /yllka lezo/shekulli/07.12.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Thursday, 13 November 2008

James Belushi Shkel Token e Te Pareve

James Belushi ne Qyteze 12 nentor 2008
/photo panorama/

Aktori James Belushi viziton Qytezen, fshatin e prinderve

Rreth ores 10:00 James Belushi zbriti me helikopter ne kodren ku lartohet kisha e Shen Thanasit, mbi fshatin Qyteze te rrethit te Devollit.

Nje shekull me pare, aty jetonin prinderit e tij. Sapo shkeli ne toke pershendeti perzemersisht gjithe bashkefshataret, qe ishin mbledhur per te pritur e nderuar mikun e tyre te rralle. Shume prej tyre i njihte edhe me emra. I kishte takuar ne viziten e pare, 13 vjet te shkuara. Shume syresh qe kishin ardhur nga fshatra te tjere e vecanerisht nga Korca, ishin njerez te afert te prinderve te tij. Nuk reshtin fotografite. Mandej hipur mbi nje shkemb ne maje te kodres, i perlotur veshtroi per minuta te tera fshatin. Por nuk ishte thjesht malli per vendin e te pareve, qe e solli Belushin ne Shqiperi. Duket se vendi i vogel eshte nje shans i madh biznesi per aktorin. Ai eshte partner i nje projekti per ndertimin e minierave ne zonen e Korces. Behet fjale per minieren e hekur-nikelit qe gjendet ne afersi te Bilishtit, por edhe per miniera te tjera qe ka interes kompania.

Qyteza, me 27 shtepi, nga te cilat vetem 7 banohen edhe ne stinen e dimrit, eshte e vendosur ne te dyja anet e Lumit te Vogel, qe zbret nga malet e Nikolices. I vendosur ne nje grope te rrethuar nga kodra e shpate te veshur malesh, ne kete prag dimri, Qyteza dukej sikur ishte strukur ne brigjet e lumit per t’iu fshehur ererave te forta te dimrit. Familja e Belushit eshte larguar nga ky fshat pas Luftes se Pare Boterore, me deshiren per nje jete me te mire. Sigurisht James nuk e ka njohur jeten e fshatit. Lindi dhe u rrit ne Amerike, por per Shqiperine dhe vecanerisht per Qytezen ka degjuar shume nga prinderit e tij. Nuk pushonte se pyeturi. Donte te mesonte lagjet e fshatit, ku jetonin Xekat, Filipet, Donet, Farmaqet, Monikat e nenes se tij, Samsuret, Pajcinet, mbiemra qe i ka degjuar nga prinderit dhe qe vitet e fundit ka pasur rastin t’u njohe pinjollet, atje ne Cikago te SHBA-se. “Deshiroj qe ta shetis fshatin anembane”, tha ai, kur zbriti nga maja e kodres dhe beri nje pushim te shkurter tek sheshi para Kishes se Shenkollit.

Shetitja neper fshat ishte nje kenaqesi e madhe per aktorin. Ecte i permalluar drejt vendit ku nje shekull me pare lartohej shtepia e babait te tij, edhe pse e dinte qe aty gjithcka ishte sheshuar nder vite. “Une tani jam i gezuar qe jam ne shtepi!” Gruaja e moshuar Kristina Manka i afroi nje gote raki rrushi dhe i shpjegoi se e kishte djalin e kusherires se saj. Aktori perseri ne gjuhen shqipe uron: “Gezuar ne shtepine tone!” Mandej duke u kthyer nga maja e kodres mbi themelet e shtepise aterore kerkon te sigurohet se atje burojne ujerat e burimeve te Bunarit. Tek oborri i Kishes se Shenkollit qytezaret sipas tradites se tyre, kishin shtruar tryezat per te ngrene dreke fshatce. Ata i uruan mikut mireseardhjen. James, gjate drekes se pasur me ushqime tradicionale te fshatit, piu raki e hengri mish te fresket bagetie, pa harruar edhe lakrorin me dy pete te pjekur ne sac, qe gatuajne grate qytezare.

James Belushi Qyteze Albania James Belushi Qyteze Albania James Belushi Qyteze Albania James Belushi Qyteze Albania James Belushi Qyteze Albania James Belushi Qyteze Albania
James Belushi Qyteze Albania James Belushi Qyteze Albania
/photo gazeta shqiptare/


INTERVISTE
“Emrin tim, verjani nje ure”

Jeni serish ne Qyteze, si ndiheni?
Jam shume i gezuar qe jam ne shtepine e prinderve dhe te gjysherve te mi. Eshte shume bukur te takoj njerez te dashur. Kjo ma ngroh zemren e ndihem krenar.

Cfare shenon per ju dekorimi nga Presidenti Shqiptar?
Ishte nje nder i madh per mua qe u dekorova. Me pate ne TV mbreme? Ndihem shume mire, aq me teper qe kete rast e festoj sot me te gjithe njerezit ketu. Gjithandej e kam ruajtur shpirtin e Qytezes. Me vjen shume keq qe babai im nuk ishte dje qe ta shihte kete dekorim. Une gjithandej nga kam shkuar neper bote e kam ruajtur shpirtin e Qytezes dhe te Sinices.

Si do te ndiheshit po te ngrihej nje muze per ju ne Qyteze?
Nuk e kam idene se cfare mund te vendosim ne ate muze. Nese behet per te vendosur ca fotografi, le te behet. Nese eshte e mundur ta ndertojme, le ta ndertojme. Ose me mire t’i veme emrin nje ure dhe e leme me kaq.

Cfare ndryshimesh shihni nga hera e pare, qe keni ardhur dhe a do ta ndertoni shtepine e babait tuaj?
Ne Tirane kam pare shume progres. Kryeministri, Presidenti dhe kryetari i Bashkise ne Tirane kane punuar shume gjate viteve te fundit. Kam pare ndryshime te medha, qe kane ndodhur ne Shqiperi nga viti 1995.

Sa ka ndikuar ne karrieren tuaj te qenit shqiptar?
Babai im ka lindur ketu, ndersa une ne Amerike. Kjo origjine ka pasur nje ndikim dhe impakt shume te madh ne karrieren time, sepse shpesh frymezimi im kane qene njerezit qe me kane rrethuar. Patjeter qe ka pasur ndikim te madh.

Cfare projektesh keni ne duar?
Kam lexuar disa skenare, por ato nuk perbejne plane urgjente per t’i zbatuar. Po pas tre javesh ne festivalin qe organizon Tirana International Film do te jete nje film i djalit tim Robert, i cili ka qene me mua 13 vjet me pare ketu.

DEKORIMI
Presidenti i Republikes, Bamir Topi, dekoroi aktorin me origjine shqiptare, James Belushi, me urdhrin “Nderi i Kombit”. Mbremjen e se martes, gjate spektaklit “Dua me shume Shqiperine”, te organizuar ne Pallatin e Kongreseve, Presidenti Topi, i akordoi kete urdher me motivacionin: “Me mirenjohje dhe krenari, aktorit te shquar, me fame boterore ne kinematografine, teatrin dhe televizionin amerikan, njeriut qe trashegoi dhe ruajti me dinjitet dashurine per prejardhjen e tij shqiptare dhe per Shqiperine”. /jorgeta gjanci/panorama/13.11.08/

FOTO NGA EVENIMENTI (derguar nga Beqir Sina)

James Belushi James Belushi Dua Me Shume Shqiperine James Belushi James Belushi

- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Wednesday, 12 November 2008

James Belushi ne Albania Fashion Week

James Belushi Albania Fashion Week 2008
/photo gazeta shqiptare/

FOTOLAJM
XHIM BELUSHI NE SHQIPERI

Ne mbremjen e katert te Albanian Fashion Week, nje surprize e bukur befasoi gjithe te apasionuarit e modes qe ishin te pranishem ne kete aktivitet. Aktori i mirenjohur amerikan me origjine shqiptare Xhejms Belushi, ka shijuar sfilaten e stilistes ukrahinase me origjine shqiptare Mirabelle Supure. I shoqeruar nga Presidentja e Dhomes Kombetare te modes znj. Diana Cekodhima, Belushi uroi stilisten si dhe organizatoret per eventin. /gazeta shqiptare/11.11.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Tuesday, 4 November 2008

James Belushi: Dua Me Shume Shqiperine

James (Xhim) Belushi: Dua Me Shume Shqiperine
Xhim Belushi Photo by Jean Paul AussenardI mirenjohuri Xhim Belushi do te jete nje nder te ftuarit kryesore qe do te marre pjese ne mbremjen me te madhe Gala qe do te zhvillohet ne daten 11 Nentor me titull "Dua me shume Shqiperine". Eshte nje nder evenimentet me te rendesishme te organizuara nga producentja dhe regjisorja e madhe Vera Grabocka. Xhim Belushi do te jete ne rradhe me shume artiste te tjere shqiptare qe jetojne ne vende te ndryshme te botes, duke treguar keshtu faktin se eshte gjithmone prane Shqiperise. Kjo sigurisht nuk eshte hera e pare qe Belushi vjen ne Shqiperi, ne vendin qe bart origjinen e tij. /gazeta shqiptare/02.11.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Sunday, 19 October 2008

James Belushi: Te Ndihmojme Shqiperine!

Jim Belushi
Photo Beqir Sina

Jim Belushi : "Ne kete periudhe, ka lidere te shkelqyer ne Shqiperi. Kam nje besim te madh te lidershipi i Kryeministrit Berisha dhe te planet e tij per te sjelle ne Shqiperi prosperitet dhe nje jete me te mire. Edhe une dua te jem pjese e ketyre planeve, sepse nje gje e tille me duket e drejte."

BOSTON - MASACHUSETS : Kisha e pare orthodokse shqiptare ne Boston - Amerike, - Kisha e Shen Gjergjit, ne kremtimin madheshtor te 100 - Vjetorit te saj, e dekoroi aktorin e famshem te Hollivudit, Jim Belushi(Xhim Bellushi), me motivacionin “Per kontributin e larte qe me emrin e tij si shqiptar - ka bere ne prezantimin e vlerave kombetare, teksa eshte prezantur, se eshte shqiptar”. Njohja me emrin e tij si aktor me origjine shqiptare, behet shkak dhe i meritave te tij te konsiderueshme, per zhvillimin e kultures dhe te artit shqiptar, nepermjet prezantimit te tij prej nga e ka origjinen shqiptare.

Kete, ai e ka bere sa here eshte pyetur nga gazetaret amerikane, ne mbare opinionin Amerikan, duke treguar origjinen e tij se vjen nga rrenjet shqiptare me baba e nene shqiptare. James (Jim) Belushi ka lindur ne 15 Qershor 1954 ne Chicago. Jimi eshte i lindur nga prinder shqiptare; i jati, Adam( Adem), emigroi ne Amerike, kur ishte 16 vjeç, ndersa e jema, Anjeza(Agneza), ka lindur ne Amerike nga prinder shqiptare.

Kjo, dekorate iu dha aktorit te njohur me origjine shqiptare Xhim Belushi, i ftuar special ne pjesemarrjen e mbremjes festive me rastin 100-vjetorit te Kishes Ortodokse Shqiptare, te themeluar nga Theofan Stilan Noli. Rendesia e kesaj dekorate, qendron ne faktin se ky eshte nder te vetmit aktore te medhenje me origjine Shqiptare, ne Amerike, qe njihet deri me sot, dhe ai nuk e ka mohuar asnjehere origjinen e tij - Shqiptare.

Pra, ne koleksionin e tij te madh prej dekoratave, çmimeve dhe vleresimeve qe ka marre deri tani Ylli i Hollivudit, aktori me origjine shqiptare Jim Belushi (Xhim Bellushi), aktor, komedian dhe nje aktor i shquar i muzik-hollit, ka ne kete koleksion dhe kete dekorate, te dhuruar nga shqiptaret e Amerikes. Dekorate, kjo e cila eshte dekorata me e larte e dhene deri me tani, nga bashkevendasit e tij ne Amerike. Kjo eshte njohja e pare qe kjo pjese e bashkesise shqiptare te SHBA-se, i bene ketij aktori me origjine shqiptare, nga shqiptaret e hershem e te rinje.

Ende ne faqet e shtypit shqiptar ne Amerike, percillet pjesemarrja e aktorit te famshem me origjine shqiptare ne darken e themelimit te Kishes se pare orthodokse shqiptare ne Boston - Amerike, - Kisha e Shen Gjergjit, ne kremtimin madheshtor te 100 - Vjetorit. Shtypi shqiptar po "zbulon" nga fjalimi i tij dhe deklarimet e tija edhe te vertetat se perse Belushi po shkon ne Shqiperi. Fjalimin e tij ne darken e 100 Vjetorit te Kishes se Shen Gjergjit, Xhim Belushi e perfundoi me kujdesin qe duhet treguar per edukimin e femijeve ne Shqiperi, shkruan sot nje medie shqiptare nga Bostoni.

Ajo shkruan se "Ai e perseriti disa here: “Te ndihmojme femijet!” Ai ishte befasuar kur kishte degjuar se 25% e nxenesve te shkelqyer ne shkollat e Bostonit ishin shqiptare... Kryekisha e Shen Gjergjit i dhuroi nje medalje Belushit dhe informoi se do te behen donacione ne emer te Xhim Belushit per “Shtepine jetimore ne Durres, qe mbeshtetet nga Kisha Ortodokse shqiptare ne Amerike."

Aktori i madh do te niset se shpejti per ne Shqiperi, lajmerim ky qe eshte bere prej dites kur ai e deklaroi kete. "Te ndihmojme Shqiperine!" ,- ishte fjala e tij e fundit ne kremtimin madheshtor te 100 - Vjetorit te themelimit te Kishes Ortodokse Shqiptare Shen Gjergji ne Boston.- duke perfundur se "Kjo mbremje festive na ka mbledhur te gjithe se bashku: ortodokse, katolike, myslimane..., te gjithe jemi shqiptare!”.

Mirepo, "sekretet" e Belushit, me vendin e te pareve, Shqiperine, te cilen ai po e permend me shume krenari, vazhdojne t'i rremojne edhe me shume thenjet e tija ne shtypin shqiptar. Lidhjet e tija me Shqiperine, duket se nuk jane me ndonje sekret.... Ai thote me mburrje kudo se" E dua Shqiperine, eshte vend shume i bukur. Solla tim ate ne 1997-en, nje vit perpara se te nderronte jete. S`ishte kthyer aty per me se 63 vjet, ndaj ishte nje eksperience e bukur te zbulonte nga e para vendlindjen e tij, kurse per mua ishte fantastike te zbuloja rrenjet.

Tani ai ka vendosur edhe me nje pjese te fitimeve te tija, pse jo, t'i investoj edhe ne vendin e te pareve ne Shqiperi. Xhimi i ka thene, gjate nje interviste, gazetarit nga Tirana, se" Jam lidhur me disa burra(nje firme Kanadeze - Amerikane, e cila ka nenshkruar nje kontrate me qeverine shqiptare, per eksplorimin e metaleve ne malet e Mirdites) ne Montreal, te cilet po perpiqen te hapin biznes ne Shqiperi. Jemi ne fazat e para e deri tani kam pasur sukses, me teper fale bashkepunimit te shkelqyer me qeverine shqiptare." Keshtu, i eshte pergjigjur revistes, aktori i famshem me origjine shqiptare Xhim Belushi, duke vijuar se kete jave per shembull, jemi marre me formalitetet. Belushi pohon se " Ne kete periudhe, ka lidere te shkelqyer ne Shqiperi. Kam nje besim te madh te lidershipi i Kryeministrit Berisha dhe te planet e tij per te sjelle ne Shqiperi prosperitet dhe nje jete me te mire. Edhe une dua te jem pjese e ketyre planeve, sepse nje gje e tille me duket e drejte. Flas pak shqip, aq sa me duhet per kete pune.", rrefehet aktori yne i famshem me origjine shqiptare Jim Belushi - ne planet e tij me Shqiperine. Te cilen pritet t'a vizitoje sipas tij brenda muajit tjeter./BEQIR SINA, Boston/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online