All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Jericho. Show all posts
Showing posts with label Jericho. Show all posts

Friday, 23 November 2012

Jericho i "ftohe" shqiptaret [VIDEO]

Eshte nje eufori dhe optimizem kombetar ne mesin e shqiptareve, ne vigjilje te Festes se Madhe, te 100 Vjetorit te Pavaresise. Mesiguri nje nder Nentoret me te "nxehte" deri me tani, por qe ka nevoje nganjehere edhe te "ftohet".

Rok grupi kosovar Jericho, me liderin dhe vokalistin Petrit Carkaxhiu i njohur si "Rrusta", ka publikuar videon "Nentori i ftohte", realizuar nga Pinkmoon Creative, qe pikerisht synon te "ftohe" pak shqiptaret ne kete nentor te "nxehte", ne menyre qe te reflektojme me mire ne rrugetimin tone shekullor si komb dhe realitetin qe na kaplon sot.

Jericho njihet me shume per zhanrin specifik "Gegh Rock" por qe ne kete "100 Vjetor" ata kane vendosur te vijne ne verzionin "toske". Na pelqeu jashtezakonisht kenga qe fillon me nje stil qe na kujton rok grupin e famshem anglez "Coldplay" dhe qe permban vargje me domethenie te forte, e qe nuk mund t'i lexojme medoemos si pesimiste por ndoshta me shume si realiste.

Ju sjellim me poshte videon dhe disa nga vargjet e kenges:

Wednesday, 4 July 2012

Ndahet grupi Jericho?

Shuhet Jericho?

Po. Rock grupi i njohur “Jericho” qe ka bere per vete publikun me dedikimet e tyre per luften dhe te zhdukurit pritet te shuhet.

Burime te “Indeksonline” brenda grupit bejne te ditur se grupi do te shperbehet pas edhe disa interpretimeve qe u kane mbetur.

Te merkuren ata udhetojne per ne Zvicer ne naten e Kosoves ne “Montreux Jazz Festival”.

Me gjase pas koncertit ne Prizren ne kuader te festivalit “DokuFest”, anetaret e grupit do t’i thone “mirupafshim” njeri-tjetrit./Indeksonline/

Wednesday, 18 April 2012

Grupi "Jericho" shperthen: Ky eshte Eurofashizem...!

Vizat lene “Jerichon” pa performuar ne Bruksel

Problemet me viza jane bere shkas qe rock grupi i njohur kosovar “Jericho” te mos mund te behet pjese e edicionit te gjashte te festivalit “Balkan Trafik 2012”.

Kur eshte dashur qe katershja nga Kosova te flase per perjetimet nga paraqitja ne “kryeqytetin e Evropes”, Bruksel, ata jane bere bashke ne kryeqytetin kosovar per te shprehur mllefin e tyre, per problemet qe vete i kane quajtur banale.

“Eurofashizem” ia kane lene titullin tekstit, te cilin e kane bere publik permes faqes zyrtare te tyre ne rrjetin social “Facebook”, ben te ditur “Koha Ditore”. Te njejten e kane nisur edhe ne adrese te vendeve dhe institucioneve te BE-se.

Tuesday, 20 March 2012

"Jericho" me "Gege Rock" ne Bruksel...

“Jericho” do te prezantohet me “Gege rock” ne Bruksel

Edicioni i gjashte i festivalit “Balkan Trafik 2012” qe mbahet ne “kryeqytetin e Evropes” e qe i dedikohet Ballkanit, ka lene vend edhe per rok-grupin e njohur kosovar “Jericho”. Katershja do te paraqitet ne Bruksel me kolazhin e tyre “Gege rok”.

“Balkan Trafik” eshte festivali qe bashkon kulturat e vendeve te ketij rajoni, ne zemer te Evropes dhe 45 minuta te mbremjes se 14 prillit i jane rezervuar bendit kosovar per performancen e tyre. Ata do te ndihmohen edhe nga kater anetare te tjere muzikante, qe do te performojne me zurna, tupan, sharki, daulle e kavall.

Petrit Carkaxhiu, anetar i grupit “Jerichos”, ka treguar se si ka vendosur kontaktin per te realizuar kete vizite.

Tuesday, 15 November 2011

Jericho Koncert i Madh ne Prishtine me 19 Nentor 2011...

Jericho, koncert te madh me “Ghegh Rock”

Rok grupi “Jericho” me 19 nentor do te mbaje koncert ne Prishtine. Aty, “Jericho”, do te beje promovimin e kompilacionit “Ghegh Rock”. Vokali i bendit, Petrit Carkaxhiu tha se ne kete kompilacion perfshihet puna 10 vjecare e “Jericho”.
“Jericho” do te nxehe zemrat e adhuruesve te tyre me muzike rok. Ata do te akordojne telat e kitarave te tyre me rok, por me nje zhaner te vecante, Ghegh Rock.

Kete ata do ta bejne ne nje koncert qe pritet ta mbajne ne sallen “1 tetori” ne Prishtine, ku anetaret e grupit dhe vete Jericho premtojne nate te nxehte dhe muzike per nje ore e gjysme.

Petrit Carkaxhiut – Rrusta, frontmen i grupit, ne nje bisede per Express, ka thene se koncerti i grupit pritet qe te mbahet me date 19 nentor, prej ores 20:00, ne sallen “1 tetori” ne Prishtine – kurse koncerti mbahet me rastin pergatitjes se kompilacionit “Ghegh Rock”.

Sunday, 28 March 2010

Jericho Pas 5 Vjeteve Perseri Ne Skene!

Jericho - Petrit Carkaxhiu
/photo public domain/

Jericho sjell Shkaben

Bendi “Jericho” qe nga hena del me singlin e tyre te ri “Shkaba”. Pas 5 vjeteve mos aktivizimi ata kane zgjedhur “Top Fest 7” qe ta promovojne kengen e tyre me te re.

Pas 5 vjet “kllapi”, njeri prej bendeve me te mira ne Kosove, Jericho po i kthehet skenes, kesaj here me dicka te re.

Hera e fundit kur ky bend ka publikuar dicka ishte dhjetori i vitit 2005 ndersa qe nga atehere edhe performancat e tyre ishin pakesuar.

“Tash po paraqitemi me dicka te re. Do te jete 29 marsi edhe kur do te behet premiera e kenges se re te Jerichos e quajtur Shkaba”, tha lideri i bendit Petrit Carkaxhiu. Ndersa rikthimi i Jerichos vjen mu ne edicionin me te ri te “Top Fest 7”.

Lansimi i kenges “Shkaba” sipas Carkaxhiu eshte nje paralajmerim per nje aktivitet me te madh qe e pret kete bend ne te ardhmen. Ndersa per pak kohe Jericho pritet ta publikoje edhe nje kompilacion me disa kenge te reja dhe disa nga albumi i kaluar.

“Jemi ne pergatitje te disa singlave. E kemi ne plan ta bejme nje kompilacion i cili do t’i kete 5 ose 6 kenge te reja dhe disa kenge prej albumit te kaluar”, tha Carkaxhiu. /milot hasimja/gazeta express/mars 2010/
- - - - - - - - - - - - - - - -
albavipnews.blogspot.com
- - - - - - - - - - - - - - - -

[[ translation by google:

Jericho brings Shkaben

The band "Jericho" was the Monday comes up with their new single "Shkaba. After 5 years of nonactivity they have chosen "Top Fest 7" to promote their new song.

After 5 years of "Delirious", one of the best bands in Kosovo, scene Jericho is back, this time with something new.

Last time when this band was something published December 2005 as well since their performances were diminished.

"Now I paraqitemi with something new. Will be March 29 when will be the premiere of the new song called Shkaba Jerichos, "said band leader Petrit Carkaxhiu. While the return of Jerichos comes smack in the new edition of "Top Fest 7.

The launch of the song "Shkaba" according Carkaxhiu is a warning for a great activity that receives this band in the future. And for a while Jericho is expected to publish a compilation and some new songs and some last album.

"We are in preparation for some single. We plan to make a compilation that will have 5 or 6 new songs and some songs from last album, "said Carkaxhiu
]]

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online