All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Jona Muca. Show all posts
Showing posts with label Jona Muca. Show all posts

Friday, 30 December 2011

Stilistja që vesh vipat; Jona Muça “Eshtë vështirë të bësh modë në Shqipëri”



Jona Muça, stilistja e njohur e modës shqiptare vjen në një intervistë për revistën Shqip. Momente nga puna e saj e përditshme, si e ka ngritur këtë biznes mode, influenca e përvojës perëndimore, veshja e vipave, si dhe mbështetja e veçantë që i jep bashkëshorti, Agroni.

Mbi të gjitha sekreti që e ka bërë të lumtur në modën që ajo krijon
 Ka vite të tëra që realizon veshje dhe stilime për klientët e saj, mes të cilëve do të dalloheshin njerëzit e ekranit, të festivaleve apo këngëtarët më në zë të skenës shqiptare, por nuk do të veçoheshin absolutisht edhe njerëzit e thjeshtë të cilët nuk kanë lidhje me jetën në skenë.

Ajo është Jona Muça. Stilistja e famshme tashmë, ku emri i së cilës dëgjohet vazhdimisht në eventet e ndryshme spektakolare. Kanë qenë krijimet e saj të bukura e të veçanta, të cilat të stiluara me shumë klas dhe rafinim janë dalluar gjithmonë për prerjen, stilin dhe elegancën e tyre.

Saturday, 28 February 2009

Jona Muca: Arjoni me Zhuljeten?! Naaa...!

Jona Muca dhe Arjoni
/photo panorama etc./

JONA MUCA: As nuk mund ta imagjinoj Arjonin te lidhur me Zhuljeten!

Flet mamaja e Arjonit per afrimin qe Zhuljeta ka bere me te birin

Duke njohur mire djalin tim, edhe si nje mike e mire e tij, mund te them se druaj se Zhuljeta mund ta kete filluar gjithcka si loje, me te vertete, por me pas mund te bjere ne dashuri me Arjonin. Shpresoj qe ajo te terhiqet ne momentin e duhur pa u lenduar, pasi Arjoni ka te tjera interesa sentimentale. Ka dike jashte…

Pak dite me pare teksa banoret e “Big Brother” vendosen te tregojne me ne detaje per jeten e tyre, Arjoni ishte nder te vetmit qe shfaqte cudi dhe gati-gati nuk arrinte te besonte se shume prej djemve dhe vajzave me te cilet ka vendosur te jetoje per disa jave, nuk kane fatin e madh te kene nje familje sic e ka ai. Pervec mamase se tij, Jona Muces e cila eshte nje stiliste e njohur, edhe pse ka pak vite qe ka filluar aktivitetin e saj ne Shqiperi pas disa vitesh te sukesshme si stiliste ne Itali, edhe i ati, Agroni punon ne ateliene familjare me nje talent te vecante ne kete fushe. Nderkohe sapo u rriten, e motra Frensi dhe vete ai, u angazhuan ne pune te ndryshme qe kishin te benin me moden, sfilatat, dizajnin etj. Nje familje ku te gjithe kane krijuar nje marredhenie shokesh, partneresh, duke respektuar padyshim statusin familjar te secilit, ku flitet hapur per gjithcka, ku nuk ekzistojne komplekset, eshte familja ideale qe secili nga ne do ta deshironte. Prandaj dhe per Arjonin historite e trishta te Republikes, Pavlinit, Aides etj., jane nje bote e larget dhe gati-gati e paimagjinueshme. Nderkohe kjo ciltersi dhe marredhenie e hapur, e karakterizon djalin vlonjat edhe ne raport me cdo banor te shtepise. Madje duket se ai po menaxhon shume mire edhe miqesine me konfidenciale qe kohet e fundit i ka ofruar Zhuljeta. Po si e sheh te birin Jona? Si i duket lidhja me Zhuljeten? Na e ka treguar ne nje interviste per “Panorama Plus”.

Duke e pare me syrin e nenes si ju duket ne keto tri jave Arjoni?
Ne javen e pare e shihja pak te tensionuar. Duke e njohur mire natyren e tij, jo vetem si nene por edhe si mike, ai kishte friken nese po sillet mire dhe mos po ben ndonje gabim.

Cilat jane anet pozitive dhe negative qe ai po shfaq brenda asaj shtepie?
Duke qene nje menyre krejt e vecante jetese, nuk di te ndaj anet pozitve dhe negative qe e ndihmojne apo e pengojne ne kete rast. Kam pare qe Arjoni eshte i drejtperdrejte, pa komplekse, nuk mendohet gjate per te thene ate qe ndjen. Ai pyet pa fund banoret per jeten e tyre pasi mendon se duhet t’i njohe sa me mire njerezit me te cilet jeton. Mbase ata mund t’i bezdise ky fakt.

Neper forume te ndryshme Arjoni ka patur raste qe e kane quajtur mendjemadh. A eshte i tille ai?
Duke qene nje djale i ri me aftesi te jashtezakonshme per te bere shoke e miq te te gjitha moshave, nuk ka sens te thuash qe eshte mendjemadh. Te jesh koshient per vlerat e tua nuk eshte mendjemadhesi.

Kohet e fundit ka filluar te afrohet me shume me Zhuljeten, e prisnit kete afrim?
Absolutisht jo. Me e natyrshme do te me dukej nje lidhje pak me konfidenciale me Mimozen ose Adelajden, kjo edhe per arsye te moshes se perafert qe kane.

Si po e menaxhon kete afrim te Zhuljetes, Arjoni?
Arjoni eshte nje djale qe di te sillet me femrat dhe nuk do te lendoje askend. Te njejten gje po ben edhe me Zhuljeten. Ai i thote asaj te kam moter dhe me ngjan shume me mamane time. Ai kerkon t’ia shperbleje interesin asaj, por duke ia bere te qarte se mes tyre mund te kete vetem miqesi dhe jo ndjenje.

A e favorizon Arjonin, i cili eshte edhe ne nominim, ky afrim me Zhuljeten?
Natyrisht duke u afruar me njeri-tjetrin, jo vetem ata te dy por edhe banoret e tjere, loja behet me interesante dhe shikuesit do te behen me kurioze. Nga ana tjeter, ndarja e nje cifti nga grupi, mund te ndikoje qe ata te nominohen nga te tjeret, pasi presupozohen se ata edhe per votat kunder do te jene te nje mendjeje.

Jona Mucha

Si mendoni se mund te shkoje lidhja mes Zhuljetes dhe Arjonit pavaresisht se per cfare arsyesh rrine bashke?
Duke njohur mire djalin tim, edhe si nje mike e mire e tij, mund te them se druaj se Zhuljeta mund ta kete filluar gjithcka si loje, me te vertete, por me pas mund te bjere ne dashuri me Arjonin. Shpresoj qe ajo te terhiqet ne momentin e duhur pa u lenduar, pasi Arjoni ka te tjera interesa sentimentale. Ka dike jashte…

Si kane reaguar miqte tuaj ndaj kesaj lidhjeje?
Me marrin pafund ne telefon duke me pyetur se si eshte puna e kesaj lidheje mes Arjonit dhe Zhuljetes por une nuk di t’ju jap nje shpjegim pasi nuk mund ta imagjinoj se si mund te jete jeta aty brenda.

Vjet flitej dhe me pas na eshte konfirmuar nga disa ish banore te “Big Brother”, se nuk ka munguar edhe seksi ne ate bashkejetese te gjate djemsh dhe vajzash te reja. Nese edhe sivjet do te ndodhe, keshtu, mund te jete Arjoni njeri prej tyre?
Mendoj se ai eshte aq i rritur dhe i permbajtur sa te frenoje instiktet e tij, duke patur parasysh edhe mentalitetin shqiptar. Por megjithate gjithcka mund te ndodhe.

Nese stafi i “Big Brother” vendos te fuse te tjera femra, ndoshta dhe shume simpatke, si mendoni se mund te reagoje Arjoni?
Shpresoj qe jo sepse do te ishte nje zhgenjim i madh per Zhuljeten, sidomos nese keto femra do te ishin te bukura dhe pa komplekse.

Se fundi cilet iu duken banoret me te forte dhe pretendente per fitues?
Si te forte shoh Aiden, Bjordin, Zhuljeten dhe natyrisht Arjonin.
/redona sadiku/panorama/28.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online