All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Juela Mecani. Show all posts
Showing posts with label Juela Mecani. Show all posts

Monday, 3 September 2012

Juela Mecani: Jeta ime pas divorcit...

Juela Mecani: Jeta ime pas divorcit dhe ambiciet ne politike

Nje ish-miss tashme e perfshire ne jeten e ngarkuar te administrates. Juela Mecani, ish-zedhenesja e qeverise, zbulon ambiciet e saj per te bere emer ne politike, dhe po ashtu per nje rikthim ne boten e televizionit. Ne kete interviste per “Panorama Plus” flet per jeten e re pas divorcit nga bashkeshorti.

Jemi ne fund te muajve te nxehte, ku dhe me ke pushuat kete vere, dhe cilat jane argetimet e preferuara?
-Pushimet i kalova ne bregdetin e Vlores, me motren time dhe me shume miq perreth. Pushime te thjeshta, me plazh dhe me ndonje pjesemarrje ne netet e Vlores kur kishte muzike live, te cilen e preferoj.

Sunday, 2 September 2012

Revista PANORAMA PLUS - 1 Shtator 2012

Revista PANORAMA PLUS, 1 Shtator 2012
  • Risite televizive te ketij sezoni: Xhemi, Dudushi, Cani dhe Demi gare me programe te reja
  • Ciljeta 4-muajshe shtatzene, mister babai i femijes. Kengetarja e ka mbajtur sekret lajmin duke u zhdukur nga qarkullimi, femija eshte i seksit mashkull
  • Flet Ersi Nishani: Si ndryshoi jeta ime, pasi u zgjodh babai President. Ju rrefej jeten time ne Vjene dhe cfare mendoj per femrat
  • Rrefimi, Juela Mecani: Jeta ime pas divorcit dhe ambiciet ne politike
  • Senada Jaho, imazhi i ri i lajmeve ne "News 24"
  • Linda Halimi, pse kerkon te behesh diletante me zor?
  • Kledi Kadiu kapet mat nga paparacet italiane ne plazhet e Sardenjes me Ambeta Toromanin
  • Martohet Nocja?
  • Nora me Robertin zgjedhin Dhermiun

Wednesday, 22 February 2012

Arma roze e Selise Blu

Të bukura, seksi dhe protagoniste në politikë. Pasi e provoi në fushatat zgjedhore kryeministri e ka hapur lojën edhe në parti e qeveri. Nga Çiljeta Xhilaga, tek Greta Koçi, Juela Meçani, Erla Mëhilli dhe Grida Duma. Formula thotë se imazhet femërore vlejnë.

Edhe pse fushata e zgjedhjeve të përgjithshme elektorale është ende larg, kryeministri Sali Berisha prej javës së kaluar e këtej i ka siguruar edhe disa këngëtare të tjera në listën e adhurueseve të tij.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, ndërsa diskutonte për ndryshimet në Kodin Penal, Berisha, për çudinë e të gjithëve, ndër të tjera ndali tek shtypi rozë. Ai paralajmëroi ndryshime në ligjin “Për të dhënat personale”, për t’u dhënë mbrojtje më të mirë personave nën hetim, por në mënyrë të veçantë artisteve dhe këngëtareve.

“Pët fat të keq në këtë vend dalin në pazar dhe dosjet me sekrete të atyre që janë nën hetim dhe gjykim, të cilat përbëjnë dëmtim të rëndë të procesit, dalin dhe dokumente të tjera”, tha kryeministri. “Konstatoj me keqardhje se abuzohet. Edhe jeta e artisteve dhe këngëtareve është objekt i një agresioni mediatik dhe e tëra në masën 80 për qind bazohet në skup dhe jo ndodhi reale”.

Ish Missi Juela Mecani kerkon shkurorezim nga Dritan Haxhiraj...

Juela Mecani kerkon divorcin

Ish-zedhenesja e kryeministrit Sali Berisha, ne prag divorci. Ish-konkurrentja e “Miss Albania”, e cila do te mbetej ne mendjen e shqiptareve per bukurine dhe sharmin qe kishte, i eshte drejtuar gjykates se Tiranes me nje padi, me objekt zgjidhjen e marteses nga bashkeshorti i saj Dritan Haxhiraj. Ne padine civile, qe pritet te marre ne shqyrtim gjykatesja Brunilda Kasmi, ish-zedhenesja e kryeministrit kerkon te kete kujdestarine e vajzes se saj, Noemi, qe erdhi ne jete si fryt i marteses me Haxhirajn. Seanca e pare gjyqesore, pritet te zhvillohet me 23 shkurt 2012, ku gjykatesja Brunilda Kasmi, do te tentoje pajtimin e ciftit, sikurse parashikohet nga ligji. Nese nuk arrihet pajtimi, do te filloje procesi per zgjidhjen e marteses dhe do te vendoset fati i te mitures. /shqiptarja/shkurt 2012/

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online