All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Kafazi Arte. Show all posts
Showing posts with label Kafazi Arte. Show all posts

Tuesday, 20 December 2011

Silvana Bushati Super Seksi...

Silvana e Kafazit, SUPER SEKSI

Silvana, fituesja e edicionit te fundit te Kafazit te Arte, gjithnje ka qene bukuroshe e me trup perfekt, fale kjo edhe nga sporti me te cilin merrej, por me keto foto profesionale ka arritur maksimumin. Super seksi dhe terheqese, ajo ka publikuar foton gjysme te zhveshur ne profilin e saj ne nje prej rrjeteve sociale te internetit. Komentet sigurisht kane qene te shumta, e kjo foto i meriton realisht. /bluetooth/dhjetor 2011/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Silvana of Kafazi SUPER SEXY

Silvana, winner of last edition of the Golden Cage, has always been lovely and the perfect body, also thanks to this sport which dealt with, but with these professional photo has reached the maximum. Super sexy and attractive, she has published semi-nude picture to her profile on one social networking site. Comments certainly have been numerous, and this picture really deserves.
]]

Saturday, 31 January 2009

Seks Ne Kafazin e Arte 6!

KAFAZI I ARTE 6: SEKS PARA KAMERAVE

Video imazhe te patransmetuara me pare!
Mund t'ja qelloni se per ke behet fjale? Le komentin!


- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Monday, 26 January 2009

Silvana Fiton "Kafazi i Arte 6"

Silvana Bushati
/photo news24/

Perfundon “Kafazi i Arte”, fituese del Silvana

Perfundon Reality-Show me i ndjekur ne televizionin NEWS24, “Kafazi i Arte” Edicioni i 6, ku fitues ka dale me 46.1 per qind te votave Silvana. Vajza nga Tropoja u rendit e para duke fituar simpatine e te gjitheve. Vendi i dyte i ketij Reality-Show shkoi per Ervisin, nderkohe qe i treti dhe i katerti shkoi perkatesisht per Gerin dhe Suaden. Nje mbremje e mbushur me plot emocion deri ne momentet e fundit e cila u percoll drejtpersedrejti per publikun shqiptar ne televizionin NEWS24. /news24/26.01.09/



Ka perfunduar me nje maraton transmetimi prej 8 javesh Edicioni i 6-te i “Kafazit te Arte”, ku ne naten finale ka arritur te dale Ervisi, Suada, Silvana dhe Geri si kandidat per cmimin e madh prej 15 mije eurosh.

Ky cmim eshte arritur te fitohet nga vajza Tropojane Silvana, e cila i ka rezistuar konkurrimit qe ne javen e pare te fillimit te ketij Reality-Show.

Silvana, vajza e cila per jave me radhe i rezistoi gares duke mos qene e pranishme asnjehere ne balotazh, beri per vete cmimin e pare prej 1.5 milion lekesh. Debate te forta kane karakterizuar studion, mes Gerit dhe Omerit, ku ky i fundit, ashtu sikurse dhe e ka shprehur nuk bashkohet me menyren sesi Geri e nxorri nga shtepia.

Gjithashtu edhe cmimi i dyte ka pasur surprizen e tij, i cili eshte zene nga Ervisi, te cilit i eshte dhuruar nje udhetim cift nga agjencia e udhetimeve “Ana Travel”. Berolda, nje tjeter banore e eliminuar e “Kafazit te Arte”, ka fituar bursen e studimit prej tre vjetesh falas, ne institutin e modes “Sipam AB”.

Kjo nate ka pasur edhe shume surpriza, ku surpriza e pare e kesaj nate finale ka qene prezenca e kantautorit te mirenjohur Gjergj Lekes, i cili i ka cilesuar te katert banoret si fitues per arritjen e tyre deri ne naten finale.

Te ftuar kane qene edhe kengetaret Anjeza Branka dhe Ervin Bushati, te cilet kane performuar ne kete nate finale duke kenduar dhe duke i dhuruar nota te shumta spektakli mbremjes se sotme finale. /a.rusta/balkanweb/26.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: kafazi i arte 6, silvana bushati, nata finale
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Kafazi i Arte 6: Dita 56, Spektakli Final!

Kafazi i Arte 6 Spektakli Final

KAFAZI I ARTE 6: DITA 56, SPEKTAKLI FINAL

26-01-2009 14:51
Geri dhe Ervisi bisede per vajzat ne tarrace

Ky eshte mengjesi i fundit i banoreve ne shtepine ne te cilen ata kane jetuar per plot dy muaj. Geri dhe Ervisi jane zgjuar te paret kete mengjes duke i lene vajzat ne gjume. Ata jane ngjitur ne tarrace dhe kane diskutuar gjate per vajzat, per faktin se sa i kane respektuar ato duke marre ne kembim mosmirenjohje nga ana e tyre. Geri eshte shprehur i pakenaqur nga reagimet e Suades ditet e fundit dhe shmangiet e pakuptimta te saj.

26-01-2009 18:31
Emocione mes kafaziereve

Edhe pse po pergatiten per spektaklin duket qe kafazieret nuk jane shume te qete. Tensioni dhe emocioni lexohet tek fytyrat e tyre. Ankthi i fitores i ka prekur te gjithe. E ne fakt dhe pak ore na ndajne nga momenti, qe do te bjere gongu i perfundimit te lojes dhe shpalljes se fituesit te edicionit te gjashte te Kafazit te Arte.

26-01-2009 20:29
Spektakli pritet me ritem ne shtepi

Kafazieret po e presin nisjen e spektaklit me ritem e muzike. Jane veshur bukur dhe ndersa degjojne tingujt e muzikes nuk pertojne edhe ta shoqerojne me kercime ate. Edhe pse mes tyre ka emocione ata jane te gezuar qe arriten te ishin deri ne finale.

26-01-2009 22:07
Spektakli ne News 24

Kafazieret kane lene shtepine dhe kane mberritur ne studio pak caste pasi ka nisur spektakli i edicionit te gjashte te Kafazit te Arte. Nje moment mjaft i rendesishem gjate spektaklit ka qene nje cmim i paparashikuar qe eshte dhene. Shkolla e modes Sipam AB ka dhuruar nje burse 3 vjecare shkolle per stiliste dhe per kete cmim juria e tyre ka perzgjedhur Berolden, fotomodelen e Kafazit te Arte, e cila eshte shume e apasionuar pas modes.

26-01-2009 23:01
Silvana fiton edicionin e 6 te Kafazit te Arte

Silvana eshte shpallur fituesja e edicionit te gjashte te kafazit te Arte. Vajza nga Tropoja, volejbollistja qe kete vit do te konkurroje per studimet e larta per regji eshte larguar nga shtepia e kafazit te Arte duke marre me vete cmimin prej 15 milione leke te vjetra. Ajo ka marre 46.1 % te votive duke triumfuar mes 14 personazheve qe moren qe ne daten 1 dhjetor 2008 statusin e kafaziereve. Per tete jave rresht ajo ka luajtur dhe nuk ka qene asnjehere ne balotazh. Nderkohe qe bashke me te ne javen finale ka qene edhe Geri. Dy te vetmit qe e nisen dhe e cuan deri en fund lojen e reality show-t me te famshem ne Shqiperi, “KAfazi i Arte”. Mes emocioneve dhe loteve te gezimit ajo ka falenderuar publikun qe e ka votuar por edhe familjen qe e ka mbeshtetur ne cdo moment.

Klasifikimi
Pas Silvanes e cila kryesoi ne votimin e publikut dhe rrembeu vendin e pare ne Kafazin e Arte 6, i dyti eshte renditur Ervisi i cili mori 35.9 % te votive. Ai ka fituar vendin e dyte dhe ka marre nje dhurate, nje udhetim turistik cift mundesuar nga Ana Travel. Geri eshte nominuar prej publikut ne vendin e trete me 15.1 per qind dhe Suada eshte klasifikaur e katerta me 2.7 per qind te votave. Geri eshte shprehur i zhgenjyer nga vendi I trete duke thene se “une fillimisht kam qene i pari, por pastaj ndryshoi shoqeria dhe normal qe ka ndryshime, jo tek une por tek tipat qe u futen me pas ne loje. Ai e ka gjykuar se ka dhene me te miren brenda ne shtepi”. “Geri i ka dhene pergjigje edhe Omerit, qe “Une e kam thene qe kur ishe brenda se nese ne do te ishim te dy ne nominim une do taq nxirrja, por fakti qe isha vete ne nominim votova kunder teje. Une ta kam thene qe mes ne te dyve do te votoja per daljen tende”. Omeri i eshte pergjigjur se “nuk eshte ky motiv por ishte femra. Dhe ta dish qe femrat te marrin ne qafe”. Suada ka marre si dhurate nje klip me momentet me te bukura te qendrimit te saj ne studio...
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Kafazi i Arte 6: Sot Shpallet Fituesi!

Kafazi i Arte 6 Finalistet
/photo news24/

Ne mbremje ne News 24, spektakli me plot surpriza dhe te ftuar
Kafazi i Arte, sot shpallet fituesi

Geri, Suada, Silvana dhe Visi, ne gare

Ka mberritur tashem dita e fun dit e edicionit te gjashte te realit show-t me te famshem ne Shqiperi, "Kafazi i Arte". Pas 56 ditesh intensive, ku kemi pare personazhe te temperamenteve dhe karaktereve te ndryshem, ne javen e fundit te kesaj loje triumfuan kater pretendentet per cmimin e madh prej 15 milione lekesh te vjetra. Suada, Silvana, Geri dhe Ervisi do te kaloje diten e fundit te ankthit sot, ndersa mbremja bashke me gongun qe do te bjere, do te shpalle edhe me te votuarin e publikut shqiptar.

DITA 56 /mendoj se duhet te jete 55-teni/
Dita e 56-te ne shtepine e Kafazit te Arte ka nisur qete por me pas banoret jane perpjekur te argetohen sa me shume meqe ka qene dita e fundit ne shtepi. Dhe ja kane arritur. Lojerat e shumta qe kane bere ne shtepi, shakate dhe batutat nuk kane munguar aspak. Ne mengjes banoret jane zgjuar pak me pertese. Megjithese koha ka qene e zymte kjo nuk ka ndikuar aspak tek ata. Suada ka marre nje surprize qe ne mengjes. Nje cante me dhurata i eshte futur nga autoret brenda ne shtepi. Kane qene fustane, pantallona te reja nga mamaja per naten finale te cilat i ka provuar menjehere. E nderkaq te katert ata jane ndjere pak keq qe lojes i ka ardhur fundi. Per kete motiv ata kane marre zotimin te argetohen ne maksimum. Loja me e preferuar dhe qe i ekzalton komplet ata eshte ajo me miell. Dhe djemte e kane marre menjehere iniciativen dhe ndersa Silvana ka qene ne banje ata i kane hedhur asaj miell dhe pastaj kovat me uje. Situata ka qene me teper se gazmore. Silvana nuk eshte merzitur aspak por perkundrazi eshte bere pjese e lojes dhe ka nisur te luaje duke u hedhur edhe ajo djemve miell. E kunderta ka qene me Suaden e cila nuk ka dashur te jete pjese e kesaj loje. Ajo eshte fshehur tek dhoma e sekreteve dhe ka qendruar per mbi gjysme ore atje pasi djemte Geri me Ervisin e prisnin me kova me uje tek dera. Atmosfera ka qene aq gazmore sa edhe e sikletshme, pasi shtepia u kthye ne nje katastrofe te vertete. Megjithate ata nuk e kane vrare mendjen. Pas lojerave kane pastruar dhe i kane dhene fytyren e vertete shtepise, dhe e kane pasur ne rregull kur Jeta Faqolli kengetarja my-safire e dites se djeshme ka hyre ne shtepi.

EDICIONI
E ndersa sot ne mbremje edicioni i gjashte i Kafazit te Arte do te mbyllet me shpalljen e nje fituesi, gjate ketyre dy muajve publiku ka ndjekur ne News 24 jeten e 14 njerezve qe u bene pjese e ketij realit show. Qe nga dita qe ai u cel me 1 dhjetor 2008 ne kemi pare dhe ndjekur jeten reale, pa pike emocioni te kafaziereve tane. Argetim, lojera, sekrete, diskutime, debate, madje dhe zenka kane perbere jeten e survejuar te tyre, ndersa personazhet tane na ofruan nje gjeografi te gjere te jetes shqiptare. Por nuk kane munguar ne kete edicion te ftuarit VIP, mjaft personazhe nga jeta e muzikes, politikes, apo edhe jeta civile kane qene miqte e kafaziereve dhe i kane dhene larmi jetes se tyre.

FINALISTET
Kete vit 14 njerez moren statusin kafazier. Vetem kater prej tyre ishin triumfatoret qe rezistuan ne javen finale. Silvana, volejbollistja nga Tropoja, Geri, i cili kishte ardhur ne Kafaz pas nje eksperience te gjate ne Gjermani, Suada studentja e juridikut, qe hyri ne gare dy jave pasi kishte nisur loja dhe Ervisi, qe hyri kater jave me vone ne Kafaz. Ne mbremjen e sotme gjate spektaklit ne News 24 pervec te ftuarve, surprizave, debateve do te shpallet edhe fituesi i kesaj gare qe na ka mbajtur ne tension per dy muaj resht. Endrra po mbaron, me te edhe do te zbulohet triumfuesi i saj.




TE SKUALIFIKUARIT
Dhjete personazhe qe hyn ne loje jane skualifikuar deri me tani nga gara. Niku i Lumes, nje nga banoret e shtepise ishte me me pak fat nga te gjithe. Ai qendroi ne loje vetem pese dite. Rast ky vertete i rralle. Niku nuk mundi ta vazhdonte garen per shkak te mungeses se etikes qe kishte ne cdo bisede dhe diskutim qe bente me kafazieret e tjere. Gje qe i detyroi autoret te jepnin masen arbitrare per ta perjashtuar ate nga loja. Megjithate ai ka qene prezent ne debatet e zhvilluara ne studion e spektaklit te te henave ku nuk ka munguar asnjehere. Albana, Adela, Ylberi, Matilda, Omeri, Berolda kane qene gjashte personazhet qe jane skualifikuar sipas votimit. Ata kane dale ne balotazh dhe pas votimit ne shtepi nga banoret kane lene lojen. Nderkohe ka pasur edhe nga ata qe kane braktisur lojen. Nje moment, nje dobesi, mungese e durimit apo ndoshta nje tjeter motiv, beri qe tre banore cuditerisht meshkuj te tregohen te pafuqishem per te vazhduar lojen. Keshtu Pellumbi, Frensis dhe Joni ishin ata qe u dorezuan dhe e lane garen ne mes. Ata u terhoqen nga gara pa e filluar mire ate. E megjithate, ata provuan emocionin e te qenit pjese e nje realit show dhe te fitonin statusin kafazier.

SURPRIZAT
Loja me nje realiti show ka nje ritem te paimagjinueshem. Kafazieret tane e provuan kete. Net plot emocion, te gjata deri ne mengjes, biseda dhe debate te pafundme, njohje, miqesi apo edhe e kunderta, ndjenja qe u provuan nga te gjithe ne shtepi. Nata e vitit te ri ishte nje nga me specialet gjate ketij edicioni. Festa qe u organizua ne shtepi ishte krejt e vecante. Fishekzjarret ne nderrimin e viteve, muzika, kercimet, batutat e bene te paharrueshme per te gjithe. Vec, mengjesi nuk pati te njejten natyre. Nje sherr mes Matildes dhe Silvanes, ku dy vajzat u kapen prej flokesh prishi gjithe gezimin. E megjithate vajzat e gjeten paqen ne ditet ne vazhdim. E nderkaq lojerat e pafundme qe jane bere ne shtepi, te ftuarit speciale e kane bere jeten e survejuar krejt te vecante. Per disa edhe kaq normale sa harronin se ishin nen vezhgim. Por surprizat do te vijojne edhe sot ne mbremje. Kete nate pervec te ftuarve, ajo qe te gjithe presim me ankth eshte kush do te jete fituesi i edicionit te gjashte te Kafazit te Arte; Silvana, Suada, Ervisi apo Geri??? Le ta mesojme kete se bashku sot ne mbremje...

EDICIONET
Tashme shenohen plot gjashte edicione, qysh kur lindi, si i vetmi reality-show shqiptar "Kafazi i Arte". Ne rrugetimin e tij ne pese edicionet e kaluara ka sjelle pese fitues, te cilet pervec eksperiences se pakrahasueshme qe fituan ne te, moren me vete nje cmim qe u dha jo pak fame.

KAFAZI I NDRYSHKUR
E reja e ketij edicioni ishte padyshim Kafazi i Ndryshkur. Dy konkurrentet me pak te votuar te Kafazit te Arte qe shkonin ne balotazh, pas votimit te kafaziereve, te cilet edhe vendosnin fatin e tyre, njerin e eleminonin menjehere nga loka, ndersa shperngulej ne Kafazin e Ndryshkur. Nderkohe qe pas nje televotim te shkurter, publiku zgjidhte midis tyre kush mund te kthehej brenda Kafazit te Arte dhe cili do te rrinte edhe nje jave tjeter ne Kafazin e Ndryshkur bashke me konkurentin e ri te sapoeleminuar. Mirepo te shperngulurit nuk rronin vetem por ne shoqerine e Rremes dhe bashkeshortes se tij, te cilet ishin edhe te zotet e shtepise, te vetmit qe kishin te drejte te hynin ne shtepi pervec konkurrenteve. Joni dhe Matilda ishin te paret qe u bene kafaziere ne shtepine e Ndryshkur. Me pas Berolda, Ylberi, Suada provuan jeten e fshatit, qe ishte shume larg asaj te Kafazit te Ndryshkur. Ata provuan pune qe nuk kishin bere kurre, sicc ishte te ushqyerit te kafsheve te shtepise, apo edhe te prisnin dru. Jeta interesante ne shtepine e Kafazit te Ndryshkur u pasqyrua ne News 24, njesoj si ajo e Kafazit te Arte.

CMIMI
Loja, deshira per fame, njohjet e reja, pse jo dhe cmimi i madh prej 1.5 milione leke te reja, afroi jo pak por 14 personazhet te beheshin pjese e ketij realityshoe. Cmimi do te shkoje sot ne mbremje per nje nga kater me te duruarit e kesaj loje.

REPORTAZHET
Nje surprize e vecante ne kete edicion ka qene edhe prezenca e Edison Ypit. Ai nuk ishte kafazier. As konkurrent. Ai ishgte pranishem ne kete edicion nepermjet reportazheve dhe opinioneve te tij per vendet nga vinin kafazieret tane.

FAKTI I DITES
Jeta Faqolli,mysafire ne Kafaz

Jeta Faqolli Kafazi i Arte 6Kengetarja Jeta Faqolli ka qene mysafirja e mbremjes ne shtepine e Kafazit te Arte. Banoret kane qene duke pastruar shtepine pas lojerave te shumta qe kane bere dhe jane ndjere te befasuar nga surpriza. Sapo eshte vendosur ne sfond nje nga kenget e Faqollit, Silvana e ka kuptuar se ajo do te vinte ne shtepi. Me pas ata kane filluar te pyesin kengetaren per punen e saj, per projektet por kengetarja ka dhene dhe opinionet e saj per kafazieret dhe si dukeshin ata nga jashte. /ilda lumani/gazeta shqiptare/26.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Sunday, 25 January 2009

Kafazi i Arte 6: Dita 55, Mysafire Jeta Faqolli!

KAFAZI I ARTE 6: DITA 55, MYSAFIRE JETA FAQOLLI

25-01-2009 12:25
Suada merr nje cante ne shtepi

Banoret jane zgjuar me pertese sot. Megjithese koha ka qene e zymte kjo nuk ka ndikuar aspak tek ata. Suada ka marre nje surprize kete mengjes. Nje cante me gjera i eshte futur nga autoret brenda ne shtepi. Kane qene fustane, pantallona te reja nga mamaja per naten finale te cilat i ka provuar menjehere.

25-01-2009 14:09
Shprehen se do t’u mungoje shtepia

Te kushtezuar edhe nga koha e vrenjtur me shi, pa mundur te dalin ne tarrace, banoret kane zgjedhur te luajne me letra ne shtepi. Kercimi eshte po ashtu nje nga menyrat e tyre te preferuara te kalimit te kohes ne kushtet ne te cilat ndodhen. Banoret kane nisur te mendojne qe tani per faktin se sa do t’u mungoje shtepia dhe sa do t’i mungojne ata njeri-tjetrit.

25-01-2009 16:07
Pasdite e qete ne shtepine e Kafazit te Arte.

Banoret i ka pushtuar qetesia. Pas bisedave dhe surprizave te dites se sotme dhe pasi kane konsumuar dreken, dhe shijuar ushqimet qe mamaja e Suades ka sjelle per banoret, ata i kane zene gjumi. Lodhja e ketyre dy muajve eshte reflektuar jo pak tek banoret.

25-01-2009 18:48
Jeta Faqolli, mysafire ne Kafaz

Kengetarja Jeta Faqolli ka qene mysafirja e mbremjes ne shtepine e Kafazit te Arte. Banoret kane qene duke pastruar shtepine pas lojerave te shumta qe kane bere dhe jane ndjere te befasuar nga surpriza. Sapo eshte vendosur ne sfond nje nga kenget e Faqollit, Silvana e ka kuptuar se ajo do te vinte ne shtepi. Me pas ata kane filluar te pyesin kengetaren per punen e saj, per projektet.
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Saturday, 24 January 2009

Kafazi i Arte 6: Dita 54, Mysafir Aldo Merkoci

KAFAZI I ARTE 6: DITA 54, MYSAFIR ALDO MERKOCI

24-01-2009 11:57
Jane ditet e fundit te qendrimit ne shtepi

Silvana dhe Suada, te vetmet vajza ne shtepine e Kafazit te Arte, kane bashkuar krevatet dhe kane fjetur qe te dyja bashke per kaq e kaq dite kurse djemte kane fjetur secili ne krevatin e tij. Pas zgjimit jane ngjitur ne tarrace dhe kane folur per ditet e fundit te kaluara ne Kafaz dhe se sa mire kishin kaluar.

24-01-2009 13:09
I ftuar ne Kafaz, Aldo Merkoci, aktivist i “Mjaft”

Aldo Merkoci, aktivist i levizjes “Mjaft” ka hyre ne shtepine e Kafazit te Arte. Banoret e kane pritur me interes viziten e te ftuarit te dites. Eshte biseduar per kartat e identitetit dhe problemet qe hasen ne pajisjen e qytetareve me to. Biseda eshte shtrire me pas ne problemet e qytetareve dhe ankesat e ndryshme qe kane ndaj qeverise, menyren si funksionojne gjerat ketu dhe si ne vendet e zhvilluara.

24-01-2009 14:08
Kane kaluar minuta te kendshme ne shoqerine e te ftuarit ne shtepi

Ka rrjedhur shume interesante biseda me aktivistin e levizjes “Mjaft”. Pasi kane folur per minuta e minuta te tera mbi ceshtjet qe shqetesojne shoqerine shqiptare sot, nje bisede qe i ka perfshire qe te kater banoret, ata kane levizur per t’i treguar te ftuarit shtepine duke u ngjitur edhe ne tarrace. Ne fund, i ftuari eshte larguar me pershtypjet me te mira per banoret te cilet pas daljes, kane komentuar pozitivisht prezencen e tij.

24-01-2009 16:02
Te kercyerit ka sjelle atmosfere festive ne shtepi

Atmosfera ne shtepi ka qene mjaft argetuese. Banoret kane menduar t’i shijojne deri ne fund ditet qe iu kane mbetur. Ata nuk i jane ndare kercimit gjate gjithe pasdites. Kane kercyer si asnje dite me pare me pas kane biseduar per qente dhe rracat e tyre. Silvana eshte shprehur se qente jane si femijet, duhet t’u kushtosh shume kujdes dhe vemendje dhe se vete ishte shume e dhene pas qenit te saj.

24-01-2009 17:58
Reng Suades

Ndersa Suada ka qene duke gjetur disa nga veshjet e saj per mbremjen ne dollap, dy djemte, Ervisi dhe Geri i kane bere nje reng asaj. Ata e kane shtyre dhe ajo ka mbetur ne dollap. Me pas ata i kane mbyllur deren e dollapit dhe e kane lidhur ate me nje rrip. Pas sforcove te medha Suada e ka hapur deren. Ajo e ka marre me shaka te gjithe kete situate dhe ka reaguar me te qeshura. Edhe djemte jane kenaqur nga ky moment dhe me pas kane vazhduar te bisedojne se cfare do te kishte ndodhur nese Suada nuk do ta kishte hapur dot deren vete.

24-01-2009 22:21
Te qeshura ne shtepi

Pas diskutimeve per tatuazhet banoret kane folur per operacionet plastike. Suada ka treguar per nje emision qe ka pare dhe menyren sesi behej nje operacion. Nderkohe qe Ervisi dhe Geri kane vazhduar me mendimet e tyre kunder operacioneve plastike dhe tatuazheve. Megjithate edhe pse debat banoret kane qeshur mjaft.
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Friday, 23 January 2009

Kafazi i Arte 6: Dita 53



KAFAZI I ARTE 6: DITA 53

23-01-2009 11:01
Banoret veshtire te heqin dore nga gjumi i mengjesit

Zgjimi ne shtepine e Kafazit te Arte, sa vjen dhe behet cdo dite e me i vone. Qendrimi per dy muaj te mbyllur ka ndikuar ne ndryshimin e ritmit te fjetjes dhe zgjimit te banoreve ne shtepi. Keto jane ditet e fundit te bashkejeteses mes tyre, te nje eksperience ndryshe. Dy vajzat kane fjetur bashke ndersa djemte jane zgjuar perpara.

23-01-2009 14:00
Kercejne dhe luajne me letra

Ritmet e kengeve dhe te kercyerit kane argetuar banoret ne keto ore te mesdites. Suada ka marre stafeten dhe te tjeret e kane ndjekur. Muzika eshte nje nga elementet me te dashur per banoret ne shtepi por jo vetem. Ata jane po kaq te dhene edhe pas lojerave sic jane letrat. Banoret kane akuzuar Suaden se bente me hile.

23-01-2009 12:08
Bisedojne ne tarrace

Pas zgjimit Ervisit i eshte dashur te hekurose qe ne mengjes. Edhe pse ka qene nje dite me shi ata jane ngjitur ne tarrace dhe kane bere bisedat e para te mengjesit. Kane folur per lokalet e nates, per moshen qe i frekuenton ato, per aventurat e kaluara aty dhe per shembuj te tjere qe kane te bejne me to.

23-01-2009 16:04
Suada merr leter nga mamaja

Pasi kane kercyer, banoret i ka marre uria dhe jane ulur te hane qe te gjithe se bashku dreken. Nese dje ka qene Silvana e privilegjuara e dites duke qene se nje fans i kishte derguar lule dhe nje leter, sot ka qene Suada ajo qe ka marre leter nga mamaja e saj e cila nder te tjera i thoshte se shume shpejt do te vinte babai i Suades, lajm ky qe e ka gezuar pa mase vajzen.

23-01-2009 17:00
Suada tregon per familjen

Jane ulur ne tarrace dhe ndersa shijojne shiun e lehte qe po bie kafazieret tane kane bere biseda te ndryshme. Eshte Suada ajo qe ka treguar per familjen e saj, per dyqanin qe zoterojne prinderit e saj dhe per menyren sesi funksionon puna ne te. Geri me Ervisin e kane degjuar me vemendje, nderkohe qe i kane bere edhe pyetje te ndryshme.

23-01-2009 17:59
Teater ne Kafaz

Suada ka marre ne duar nje nga librat, qe u ka derguar ish kafazieria e disa edicioneve me pare Borana dhe kane krijuar nje situate gazmore. Ajo ka marre rolin e mesueses dhe ka “detyruar” dy nxenesit e saj, Ervisin dhe Gerin te mesojne poezite. Atmosfera ka qene mjaft e kendshme. Nderkohe Silvana po fle gjume ne dhomen e gjumit.

23-01-2009 20:23
Jeta e nates

Kater kafazieret tane pervec se pelqejne te kercejne shume, gje qe na e kane deshmuar edhe ne dy oret ne vazhdim jane kredhur keto momente ne nje diskutim te zjarrte per jeten e nates. Ata kane folur per pub-et e tyre te preferuara, por edhe kane bere planet e para se ne cilin prej tyre do te shkojne sapo te dalin nga Kafazi.
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Thursday, 22 January 2009

Kafazi i Arte 6: Dita 52



KAFAZI I ARTE 6: DITA 52

22-01-2009 15:02
Surprize per Silvanen

Sot djemte i jane rikthyer edhe njehere stervitjes te cilen kishin dite qe e kishin lene pas dore. Nderkohe qe ata benin vrap ne tarrace, vajzat jane arhetuar duke i pare dhe pire kafene njekohesisht. Nderkohe Silvanes i ka ardhur nje surprize. Nje tufe mimozash te fresketa ka qene dhurata e saj per diten e sotme.

22-01-2009 15:58
Silvana shprehet se nuk e ka te sigurt fitoren

Kane luajtur me letra ne tarrace dhe nder te tjera, kane folur edhe per Kafazet paraardhese dhe menyren si jane votuar kafazieret e tjere qe kane arritur deri ne finale pa u nominuar as edhe nje here por qe ne fund nuk kane mundur te dalin fitues. Silvana eshte shprehur se te mos dalesh asnjehere ne balotazh nuk eshte nje kusht i domosdoshem per te qene fituese ndaj dhe nuk mendonte se do te ishte ajo fituesja e sigurt e ketij Kafazi. “Gjithcka mund te ndodhe”- ka thene ajo.

22-01-2009 17:17
Berolda dhurate Ervisit

Berolda ka qene serish keto momente prezent ne shtepine e Kafazit te Arte. Ajo i ka derguar nje dhurate Ervisit, nje embelsire dhe nje leter qe i dedikohej atij. Kjo pasi vetem Ervisi ishte ai qe votoi per qendrimin e vajzes se shkathet ne shtepi. Banoret e tjere e kane pershendetur Berolden por duket se u ka mbetur pak hatri me te qe letra ka qene e pervecme per Ervisin. Me pas kafazieret kane luajtur lojen “Mos u nxeh”.

22-01-2009 19:18
Ervisi dhe Silvana loje Suades

Ndersa Suaden e kishte zene gjumi ne divanin ne kuzhine, Silvana ka marre nje lapustil dhe ka nisur te shkruaj ne shpatullen e saj. “Te dua vetem ty”, ka qene dedikimi qe ajo i ka bere Suades, ndersa edhe Ervisi ka asistuar ne kete loje. Suada nuk ka ndjere asnje gje, ndersa dy banoret kane bere lojen ndaj saj.

22-01-2009 20:22
Ritem ne shtepi

Pasi eshte zgjuar nga gjumi, Suada ka pare dedikimin, qe i kishte vizatuar Silvana dhe ka qeshur me te. Me pas muzika ka mbuluar shtepine dhe Suada nuk mund te rrije aspak neglizhente ndaj saj. Ajo eshte cuar menjehere dhe ka nisur te defrehet nen ritmet e muzikes, ndersa Visi e sheh nga krevati. Silvana eshte marre me larjen e eneve dhe pergatitjen e darkes.

22-01-2009 21:03
Pingpong ne Kafaz

Ervisi dhe Geri dy djemte e Kafazit te Arte i jane rikthyer lojes se pingpongut ne shtepi me mjete rrethanore. Ata kane perdorur tavolinen e ngrenies si piste, ndersa kapaket e tenxhereve si raketa. Nderkohe dy vajzat, Silvana dhe Suada jane marre me pergatitjen e darkes.

22-01-2009 22:02
Vajzat luajne me letra

Pasi kane pergatitur darken, Silvana me Suaden jane shtrire ne dhomen e gjumit dhe po luajne letra. Ato e kane ndjere veten pak te lodhur sot dhe nga ana tjeter po u vjen keq qe po perfundon loja e Kafazit te Arte. Nderkohe djemte kane vazhduar duke luajtur pingpong.
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Kafazi i Arte 6: Suada Protagoniste e Dites!

Kafazi i Arte 6
/photo news24/

Edhe pese dite na ndajne nga nata finale e edicionit te gjashte te “Kafazit te Arte”
Suada, protagoniste e dites

Diskutime per djemte, femrat dhe jeten qe bejne kafazieret jashte Shtepise se Arte

Ne diten e 51-te te Kafazit te Arte, Suada, studentja e Juridikut ka qene protagoniste e gjithe aktiviteteve ne shtepi. Mund te quhet dita e saj, e ideimit te lojerave, motivimit per punet e shtepise, kercimit, bisedave e diskutimeve. Energjia e saj eshte reflektuar edhe tek tre personazhet e tjere te gares sone, Silvana, Geri dhe Ervisi. Dita e djeshme ka qene pergjithesisht e qete dhe banoret tane po perpiqen qe t’i kalojne ne harmoni keto pese dite qe u kane mbetur se bashku. Megjithate, edhe pse ne pamje te pare duken te qete, ka momente qe banoret shfaqin shenja nervozizmi, pasi ankthi i dites se spektaklit, ku edhe do te shpallet fituesi i edicionit te gjashte te “Kafazit te Arte”, sa vjen edhe shtohet.

Kafazi i Arte 6 Suada

A KA DJEM TE BUKUR SOT?
A ka djem te bukur sot? Kjo ka qene nje nga pyetjet e hedhura nga Suada, qe eshte kthyer ne nje teme diskutimi me pas mes kater kafaziereve tane. Dy vajzat mendojne se djemte e bukur jane “zhdukur”, ndersa djemte kane thene se kjo gje ekziston edhe per femrat . Madje, kaq eshte dashur qe ne shtepi te hapet edhe nje diskutim i gjate per femrat dhe materializmin e tyre. Ervisi dhe Geri kane folur per femrat dhe se sa materialiste mund te jene ato si dhe per menyren se si mund te njihen dy njerez. Ne mes ketij debat i, Suada ka treguar se si ishte njohur me te dashurin e saj, Visin. Ervisi dhe Geri kane folur per banoret e tjere, nder te tjera edhe per Suaden, ku Geri ndoshta per here te pare ka qene kunder saj.

JETA JASHTE SHTEPISE
Ne diskutimin me njeritjetrin, banoret jane shprehur secili per menyren si e kalonin kohen. Suada ka rrefyer se rutina e saj gjate nje dite ishte shkolle, shtepi, lokal, dhe kohe dedikuar te dashurit. Ajo ka treguar se nuk ka qene ne humor dje, ndoshta per shkak te dhemballes, per te cilen eshte ankuar se i dhembte dhe keshtu u eshte shmangur diskutimeve. Me pas, Suada i eshte rikthyer serish jetes jashte Shtepise se Arte dhe ka fantazuar se cfare do te bente nese nuk do te ishte aty. Ajo ka pyetur edhe te tjeret me radhe per diten jashte Shtepise se Arte.

DISKUTIMET
Filmat artistike kane qene pjese e bisedave te kafaziereve tane. Geri ka thene se filmi i tij i preferuar eshte “Top Gun”. Kjo ka sjelle me pas nje bisede per udhetimet me avione apo edhe hedhjet me parashute. Kafazieret kane treguar per hobet e tyre, nderkohe qe muzika eshte ajo, qe pervec lojerave, risjell gezimin dhe harene ne mes te banoreve te shtepise se Kafazit te Arte edhe ne ditet qe iu kane mbetur. Pervec argetimit me muzike, ata jane argetuar edhe duke bere punet e shtepise se bashku. Vajzat jane marre me kuzhinen, kurse djemte me dhomen e gjumit.

Kafazi i Arte 6 Silvana

SILVANA
Silvana ka qene pak e merzitur diten e djeshme, pasi ka dashur qe keto dite te fundit te qendrimit te saj ne Kafaz te kishte serish Dastin, qenushin e saj ne shtepi. Por, qeni i saj i dashur nuk ka qene shume mire me shendet dhe familja nuk e ka sjelle. Kjo e ka bere ate te jete disi me pasive.

FAKTI I DITES
Te henen, pas spektaklit, kafazieret ne feste

Nje feste pas mbarimit te Kafazit, kjo eshte ideja qe kane hedhur kafazieret tane. Pikerisht te henen, pas mbarimit te spektaklit, te kater banoret kane premtuar se do te shkojne ne ndonje bar te festojne se bashku fitoren (e atij qe do fitoje), por edhe miqesine dhe kohen qe kaluan se bashku. Suada eshte shprehur se do te donte shume qe te ishte nje dite fundjave kur te mbaronte kafazi, qe te kishin me shume mundesi per te zgjedhur ku do te festonin. A do ta mbajne kete premtim kafazieret tane? Kete do ta shohim... /ilda lumani/gazeta shqiptare/22.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Wednesday, 21 January 2009

Kafazi i Arte 6: Dita 51



KAFAZI I ARTE 6: DITA 51

21-01-2009 12:01
Ervisi kerkon corapet

Geri dhe Suada jane zgjuar te paret kete mengjes. Suada dhe Geri jane ngjitur ne tarrace dhe Geri nuk ka hezituar t’i thote Suades se eshte larguar. Suada, Silvana dhe Geri kane biseduar per lokalet e nates ne tarrace ndersa Ervisi eshte zgjuar dhe ka kerkuar corapet qe nuk po i gjente gjekundi.

21-01-2009 12:58
Tema e diskutimit, femrat dhe materializmi i tyre

Kane folur per femrat dhe se sa materialiste mund te jene ato dhe per menyren se si mund te njihen dy njerez. Suada ka treguar se si ishte njohur me te dashurin e saj, Visin. Ervisi dhe Geri kane folur per banoret e tjere nder te tjera edhe per Suaden ku Geri ndoshta per here te pare ka qene kunder saj.

21-01-2009 14:01
Bejne pune shtepie duke kercyer

Muzika eshte ajo qe pervec lojerave risjell gezimin dhe harene ne mes te banoreve te shtepise se Kafazit te Arte edhe ne ditet qe iu kane mbetur. Pervec argetimit me muzike, ata jane argetuar edhe duke bere punet e shtepise se bashku. Vajzat kane mbajtur kuzhinen kurse djemte dhomen e gjumit.

21-01-2009 16:06
Suades i dhemb dhemballa

Ne diskutimin me njeri-tjetrin, banoret jane shprehur secili per menyren si e kalonin kohen. Suada ka rrefyer se rutina e saj gjate nje dite ishte shkolle, shtepi, lokal, dhe kohe dedikuar te dashurit. Ajo ka treguar se nuk ka qene ne humor sot ndoshta per shkak te dhemballes per te cilen eshte ankuar se i dhimbte dhemballa dhe keshtu u eshte shmangur diskutimeve.
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Kafazi i Arte 6: Harrohet Berolda!

Kafazi i Arte 6

Java finale nis qete, heshtur dhe me pak tension mes kafaziereve
Harrohet Berolda nga banoret e shtepise

Gjate dites se djeshme, gatimi eshte marre persiper nga Silvana dhe Geri

Asnje diskutim dhe pendese per largimin e banores me punetore te shtepise, Beroldes. Vajza bionde qe provoi te dy kafazet, ate te Arte dhe te Ndryshkur, ku gjate shtate javeve loje shfaqi temperamentin e saj aktiv, jo vetem ne lojera dhe argetim por edhe si nje kuzhiniere dhe duararte ne shtepi, pas lenies se lojes se Kafazit te Arte te henen ne mbremje duket se eshte harruar ne shtepi nga kater banoret e tjere. Nderkohe qe dita e djeshme ne shtepine e Arte ka kaluar e qete, mes muzikes dhe perditshmerise se jetes se mbyllur.

IKJA E BEROLDES
Asnje pendim nuk eshte ndjere gjate dites se djeshme per votat qe shkuan per daljen e Beroldes nga loja, ndersa ne balotazh ishin Geri dhe Suada. I vetmi qe votoi per qendrimin e saj ne shtepi ishte Ervisi. Suada, Geri dhe Silvana votuan per largimin e saj pa asnje medyshje. Gjate dites qe lame pas, Berolda per asnje moment nuk eshte bere pjese e bisedave te banoreve, ndryshe nga heret e tjera kur ikja e kafaziereve eshte diskutuar gjate prej atyre te mbetur ne shtepi. Edhe pse te gjithe kane kaluar mire me Berolden dhe ajo nuk u perfshi ne asnje debat apo konflikt me ndonje ne votim, banoret nuk hezituan te votonin per daljen e saj. Nderkohe, dita e djeshme ka qene krejtesisht e qete ne shtepi dhe banoret e kane kaluar pa ndonje impenjim te madh. Ata kane bere ritualin e dites duke ngrene, biseduar, kercyer apo dale ne tarrace dhe nuk kane pasur asnje preokupim tjeter. “Na ka mbytur heshtja dhe vetmia”, - ka thene Geri, i cili ka qene mjaft pasiv ne biseda gjate dites se kaluar.

Kafazi i Arte 6 Geri Berolda

GATIMI
Nje nga gjerat qe banoret e kishin te sigurt ne shtepi cdo dite ka qene gatimi. Gje te cilen e bente shume me qejf Berolda. Kjo detyre eshte ndare dje mes banoreve. Ka qene Geri ai qe ka pergatitur dreken, ndersa Silvana eshte marre me gatimin e darkes, por ka lare edhe enet. Suada eshte perpjekur te pastroje shtepine, ndersa pjesen tjeter te kohes e kane kaluar shtrire ne kuzhine. Ervisi nuk eshte marre me asnje gje gjate dites se djeshme, pervec bisedave apo lojes me letra me Gerin.

TENSION MES BANOREVE
Por, dita e pare e javes finale eshte shoqeruar edhe me nje lloj apatie mes banoreve. Ata kane qene jo vetem pasive por edhe disi te merzitur, pavaresisht faktit se Suada, Silvana, Ervisi dhe Geri jane te vetmit qe i kane rezistuar lojes deri me tani. Kete fakt duket nuk e kane perjetuar sa duhet. Madje Silvana eshte shprehur se “qe pas spektaklit kane qene te gjithe te heshtur dhe nuk duhet te jemi kaq te merzitur”. Pak a shume te njejtin mendim kane pasur edhe te tjeret dhe gjithe kete situate e kane kaluar duke kercyer nen ritmet e muzikes se tyre te preferuar. I vetmi gezim per banoret gjate dites qe lame pas kane qene te afermit e tyre, te cilet u kane sjelle perkatesisht secilit disa dhurata dhe gjera qe ata vete u kane kerkuar atyre.

FAKTI I DITES
Geri per here te paredebaton me Suaden

Kafazi i Arte 6 Geri Suada

Suada dje ka luajtur letra me Silvanen dhe eshte merzitur qe djemte kane qene pasive dhe nuk kane luajtur me to. Gjate pasdites Geri i ka thene Suades qe te mos rrije aq pasive. Suada i eshte pergjigjur qe “kur une u thashe te luanim letra, ju u diferencuat, keshtu qe nuk eshte se jam une pasive”. “Ti rri kot, asnjehere nuk ben debat”, - i ka thene Geri, gje e cila duket se ka qene nje konkluzion i mbledhur gjate gjithe ketyre diteve, por qe tashme po dalin ne dukje, ndoshta edhe per shkak te stresit qe ka kjo jave e fundit dhe ku nje prej tyre do te jete fitues i lojes se “Kafazit te Arte”. /ilda lumani/gazeta shqiptare/21.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Tuesday, 20 January 2009

Kafazi i Arte 6: Dita 50



KAFAZI I ARTE 6: DITA 50

20-01-2009 13:18
Banoret i gezohen arritjes ne finale

Pas kaq e kaq diteve te kaluara ne shtepi dhe akumulimit te stresit pergjate ketyre diteve, banoret i kane rralluar tashme aktivitetet e perditshme. Ata kane gezuar arritjen deri ne finale dhe provuar stresin e mendimit se kush do te jete fituesi i lojes qe do te rrembeje pervec fames edhe cmimin e madh prej 15.000 eurosh.

20-01-2009 18:20
Geri per here te pare debaton me Suaden

Suada ka luajtur letra me Silvanen dhe eshte merzitur qe djemte kane qene pasiv dhe nuk kane luajtur me to. Gjate pasdites Geri i ka thene Suades qe te mos rrije aq pasive. Suada i eshte pergjigjur qe “kur une u thashe te luanim letra ju u diferencuat, keshtu qe nuk eshte se jam une pasive”. “Ti rri kot asnjehere nuk ben debat”, i ka thene Geri, i cili duket se ka nxjerre nje konkluzion te mbledhur gjate gjithe ketyre diteve, por qe tashme po dalin ne dukje, edhe per shkak te stresit qe ka kjo jave e fundit dhe ku nje prej tyre do te jete fitues i lojes se “Kafazit te Arte”.

20-01-2009 19:00
Ritem ne shtepine e Arte

Kane lene bisedat ne mes dhe jane cuar te katert, Suada, Silvana dhe dy djemte, Geri e Ervisi perpara pasqyres dhe po kercejne nen ritmet e muzikes bashkekohore. Por muzika popullore ka qene ajo qe ka elektrizuar banoret deh shtepine. Ndersa vajzat kercenin Geri me Ervisin ne vend te parave u kane hedhur letrat me te cilat luajne. Atmosfera qe eshte krijuar ka qene vertete e kendshme me tej.

20-01-2009 20:00
Lojera ne Kafaz

Dominote dhe letrat jane lojerat e preferuara te kafaziereve tane. Kete mbremje ata kane bere te njejten gje; te ulur ne kuzhine kane nisur te luajne domino fillimisht dhe me pas me letra. Shiu qe porsa ka nisur i ka penguar ata te dalin ne tarrace per te ndezur zjarrin.
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Kafazi i Arte 6: Omeri Quan Gerin "Gerusha"

Kafazi i Arte 6 Omeri Geri
/photo news24/

Ne studio, diskutime rreth kercenimit qe beri nje jave me pare kusheriri i Silvanes
Ish-banori Omeri quan Gerin “Gerusha”

“Ai ka thene se te kam vella dhe me shiti per nje femer”

Ne studio dje mbre ma ka qene i ftuar kafazieri me i fundit qe la shtepine e Kafazit te Arte, Omeri. Por, ndersa prezantuesja Eneida Xhelili e ka pyetur per javen e pare ne shtepine e Kafazit te Arte, Omeri duket se kishte akumuluar mjaft gjate kesaj jave. Ai ka shprehur merzine, irritimin, por edhe ka fyer Gerin per voten kunder tij. “Shok me te forte ne Shkoder jane vra per femra ose leke. Geri e beri, kjo eshte tradhti. Ai ka thene se te kam vella dhe me shiti per nje femer. Po sot nuk eshte vuajtje per femra. A ka pare ndonjehere femer ai? Ai duhet te vesh minifund tani. A i ke pare mesazhet kunder Gerit per voten qe beri?”, - eshte shprehur gjithe irritim. Nderkaq kane reaguar menjehere nena dhe halla e Gerit apo edhe nena e Suades. Ato e kane justifikuar Gerin duke e quajtur loje te gjithe kete. Ylberi ka thene se “per mua, po te dilja ne balotazh, nuk do votoja as Silvanen as Gerin”. Ndersa Albana ka thene se “loja eshte e tille qe i pranon edhe votimet, keshtu qe nuk ka pse te kete te tilla reagime”.

DEBATI
Ethet e lojes kane perpire tashme konkurrentet tane. Debati i bere ne studio mes njerezve te Gerit dhe njerezve te Silvanes, i cuar ne Kafazin e Arte prej Beroldes dhe Suades, te cilat ndoqen spektaklin e se henes qe shkoi ne Kafazin e Ndryshkur, ka rihapur debat ne shtepine tone te zhurmshme. Pas kronikes se debatit ne shtepi diskutimet kane vazhduar serish edhe kete te hene ne studio. Gazi, i fejuari i Beroldes e ka justifikuar ate, duke thene se “eshte nje mendim i saj qe u ka treguar atyre ne shtepi dhe une nuk mund te them nje mendim konkret”. Te njejtin opinion ka dhene edhe nena e Suades. “Neser ata do te dalin jashte nga Kafazi dhe nuk kane perse t’i kalojne debatet dhe diskutimet jashte shtepise”. Albana, kafazierja e pare qe ka lene lojen, ka nderhyre ne diskutim dhe eshte shprehur se “perderisa ju nuk i pertypni keto gjera, atehere nuk duhet t’i linit te hynin ne shtepi. Loja duhet t’i pranoje te gjitha dhe nuk kane perse i kalojne muhabetet dhe debatet jashte shtepise”. Edhe Matilda e ka perkrahur Albanen, duke thene se “kjo eshte nje loje dhe te gjithe kane hyre per te bere konkurrence, por nuk duhet te teprohet dhe te mbetet vetem ne shtepi, jo jashte saj”.

NOMINIMET
Gjate gjithe dites se djeshme banoret kane diskutuar per faktin se sa te veshtire e kane pasur te votojne kunder banorit qe kishin me perzemer ne shtepi. Ka qene Geri dhe Ervisi ata qe kane debatuar me shume per nominimet, votat pro e kunder dhe veshtiresine qe ndjen secili prej tyre perballe zgjedhjeve qe u jane dashur te bejne.

GARA
Mungon vetem nje jave nga perfundimi i lojes se zhvilluar prej thuajse dy muajsh ne shtepine me te famshme te Kafazit te Arte. Banoret kane qeshur, luajtur, zhvilluar debate te cilat shpesh kane degjeneruar deri edhe ne zenka apo prekje duarsh, sic ishte rasti me i fundit midis Silvanes dhe Matildes, gje per te cilen te dyja vajzat e pranuan fajin dhe zgjodhen te mos mbanin meri me njeratjetren. /gazeta shqiptare/20.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Kafazi i Arte 6: Debati ne Studio per Manipulimet!

Kafazi i Arte 6
/photo news24/

KAFAZI I ARTE 6: DEBATI NE STUDIO PER MANIPULIMET

Ish-kafazieri Ylberi, ka qene serish ne studio dhe ka krijuar nje atmosfere debati. Ka qene e para Albana, e cila ka hapur diskutimin duke thene se ne loje ka manipulime.

Albana: Ka manipulime ne loje. Une kam cuar mesazh dhe nuk eshte shfaqur”.

Ylberi: Qe ka manipulime, kjo dihet tashme. Se edhe une nuk dola rastesisht; te ishte per publikun, do te isha ende brenda.

Matilda: Pse nuk konkurron per deputet Ylber, se per diplomat je shume i mire.

Babai i Silvanes: Gjerat ne bote jane relative. Javes qe shkoi ishin tre veta ne balotazh, por vete banoret votuan te dilte Omeri, keshtu qe ku konsiston manipulimi?

Halla e Gerit: Manipulimet ekzistojne

Nena e Gerit: Une mendoj se Geri eshte fitues, se ka votat e publikut me shume se te tjeret.

Mamaja e Suades: Mua nuk me intereson kush fiton, kjo eshte nje loje dhe vete banoret e shohin se me ke pershtaten me mire. Ata jane ndare kater ne nje grup dhe nje grup nje. Po dikush mund t’i hedhe dikujt 2 mije vota nje banori dhe ja u fitua cmimi. Per mua eshte Berolda e vetmja qe meriton piket maksimale”.

Babi i Silvanes: Ne internet sot, Suada ka qene e fundit dhe Geri eshte i parafundit.

Albana: Kur kam dale nga Kafazi, une kam qene e treta ne internet.

Ylberi: Une jam dakord me Albanen dhe mendoj se per 15 milione leke nuk ia vlen per te bere manipulime. Manipulim ishte ai qe me bene mua, jo te tjereve.

Shoku i Visit: Keto diskutime jane te kota. Vetem Visi nuk po permendet, une mendoj se ai eshte vetvetja dhe ai po votohet, keshtu qe diskutimet jane te teperta.

Vellai i Visit: Jane vete banoret qe kane nxjerre njeri-tjetrin, dhe keshtu qe debatet nuk ia vlen te vazhdojne. Une jam dakord me babin e Silvanes dhe ne balotazh i nxjerr vota, nga shtepia i kane nxjerre vete banoret. /gazeta shqiptare/20.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Kafazi i Arte 6: Nise Java Finale!

Kafazi i Arte 6 Berolda
/photo news24/

Nis java finale e reality show-t te edicionit te gjashte te Kafazit te Arte
KAFAZI I ARTE 6: Berolda, “lamtumire” cmimit te madh

Banoret mbajne ne shtepi Gerin e Suaden dhe largojne punetoren e shtepise

Ka nisur java me kulminante e Kafazit te Arte, jave qe do te percaktoje fituesin e ketij reality show dhe cmimin e madh prej 1.5 milione lekesh. Berolda ka lene lojen perfundimisht, duke hequr dore nga endrra per fituesin e edicionit te gjashte te Kafazit te Arte. Keshtu Suada, Silvana, Ervisi dhe Geri vazhdojne lojen dhe garojne tashme per cmimin prej 15 milione lekesh te vjetra. Por nata e spektaklit dje ne mbremje ka qene e mbushur me emocione, tension mes banoreve, debate ne studio, muzike qe kane sjelle te ftuarit gjate spektaklit dhe surpriza ne shtepine e Arte.

LOJA
Kane mbetur tashme ne gare kater konkurrente finaliste, te cilet do te luftojne per te qene secili prej tyre fitues ne menyren e vet. Ne mbremjen e djeshme, tre nga konkurrentet me pak te votuar, Berolda, Suada dhe Geri kane dale ne balotazh, ndersa vete kafazieret vendosen qe Berolda te lere shtepine e Kafazit te Arte. Edhe pse ka qene e veshtire per te gjithe te votonin, pasi ditet e fundit ata ishin miqesuar me njeri-tjetrin, por loja vazhdon dhe gara eshte bere me e forte dhe cdonjeri prej tyre eshte tani pretendent per cmimin e madh prej 15 milione lekesh.

SURPRIZA NE SHTEPI
Pak pasi ka nisur spektakli me kafazieret, nje surprize u ishte rezervuar atyre. Nje ze qe e qan muziken popullore te Shqiperise se Mesme, por jo vetem kaq… Keshtu ne shtepi ka hyre kengetarja e preferuar e tyre, Valbona Mema, kenget e se ciles kane qene shoqeruese e kafaziereve gjate gjithe ketyre diteve. Banoret jane entuziazmuar sapo kane pare kengetaren seksi te hyje ne shtepi dhe kane kaluar nje kohe shume te kendshme me te. Ata e kane pyetur per muziken, kenget, projektet e kengetares, por edhe ajo ka ndare me ta disa nga detajet e jetes se saj private. Edhe Valbona ka pasur kuriozitet t’i njihte banoret, ajo i ka pyetur te gjithe dhe u ka shprehur simpatine e urimet qe kane vazhduar deri tani lojen. Me pas ne shtepi, kengetarja Valbona Mema i ka pershendetur me nje nga kenget e saj te njohura. Banoret e kane shoqeruar duke kercyer dhe jane ndjere vertet shume mire, pasi per here te pare nje kengetare ka kenduar ne shtepine e Arte. Valbona Mema ka pohuar ne studio se “jam ndjere shume mire kur kam degjuar qe banoret kercejne kenget e mia”. Por momentet ne spektakel kane qene te shumta. Keshtu, nje tjeter i ftuar special ka sjelle atmosfere gjate spektaklit dhe ne shtepine e Arte. Kantautori i mirenjohur, Pirro Cako ka qene i pranishem dje ne mbremje ne studion e spektaklit dhe me pas ai ka shprehur deshiren te njihte nga afer banoret. Ai ka hyre ne shtepine e Kafazit te Arte dhe bashke me kengetaren Valbona Mema jo vetem kane krijuar nje atmosfere te kendshme, por edhe kane ngrene embelsiren e pergatitur nga Berolda. Ndersa Valbona ka kenduar ne shtepi, Pirro Cako ka kenaqur publikun ne studio me kengen e tij me te re “Anjushka”, fituese e cmimit te trete ne Festivalin “Kenga Magjike”.

BANORET
Nje kronike e mendimeve te pese kafaziereve per shtate jave ne kafaz, per momentet me te bukura dhe me te veshtira te lojes, apo edhe mendimi se kush e meriton te fitoje Kafazin e Arte, jane permbledhur ne nje kronike te vecante. Por, opinionet e banoreve te shtepise sone kane pasur nje emerues: “Silvana nuk e meriton te jete fituese e lojes…”. Kjo ka sjelle edhe nje diskutim ne studio. Te afermit e Silvanes kane debatuar dhe kane dhene mendimin e tyre ne mbrojtje te saj. Por Albana dhe Matilda, dy ish-kafazieret kane dhene opinionin se ai qe e meriton kete loje eshte Geri, banori qe ka dhene me shume nga te gjithe ne kete gare shtatejavore.

REPORTAZHI
Momenti i perjavshem, minutazhi i te madhit Edison Ypi ka kenaqur kafazieret dhe publikun ne shtepi. Kete jave ai iu kushtohej vetem femrave. Tri kafazieret tona jane ndjere te perkedhelura, por pergezime per te kane ardhur edhe nga Geri dhe Ervisi. Pirro Cako dhe Valbona Mema, qe e kane shijuar reportazhin bashke me banoret, kane dhene opinionet e tyre per ate cfare kane pare. /ilda lumani/gazeta shqiptare/20.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Monday, 19 January 2009

Kafazi i Arte 6: Berolda Eliminohet!

Kafazi i Arte Berolda
/berolda kaliqi, photo news24/

KAFAZI I ARTE 6: DITA 49, BEROLDA ELIMINOHET!

Ka nisur java me kulminante e Kafazit te Arte, jave qe do te percaktoje fituesin e ketij reality show dhe cmimin e madh prej 1.5 milione lekesh. Berolda ka lene lojen perfundimisht, duke hequr dore nga endrra per fituesin e edicionit te gjashte te Kafazit te Arte. Keshtu Suada, Silvana, Ervisi dhe Geri vazhdojne lojen dhe garojne tashme per cmimin prej 15 milione leke te vjetra. Por nata e spektaklit ka qene e mbushur me emocione, tension mes banoreve, debate ne studio, muzike qe kane sjelle te ftuarit gjate spektaklit dhe surpriza ne shtepine e Arte.
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Kafazi i Arte 6: Dita 49, Spektakli!

Video Dita 48 - 49


KAFAZI I ARTE 6: DITA 49, SPEKTAKLI!

BEROLDA ELIMINOHET!
NIS JAVA E FUNDIT!

19-01-2009 10:21
Per nje jave, perfundon loja mes banoreve ne Kafazin e Arte

Mungon vetem nje jave nga perfundimi i lojes se zhvilluar prej thuajse dy muajsh ne shtepine me te famshme te Kafazit te Arte. Banoret kane qeshur, luajtur, zhvilluar debate te cilat shpesh kane degjeneruar deri edhe ne zenka apo prekje duarsh sic ishte rasti me i fundit midis Silvanes dhe Matildes, gje per te cilen te dyja vajzat e pranuan fajin dhe zgjodhen te mos mbanin meri me njera-tjetren.

19-01-2009 11:13
Ylberi, teme bisede ne Kafaz

Eshte rikthyer Ylberi ne bisedat e kafaziereve. Ne kohen kur ata jane ngjitur ne tarrace kane folur per Ylberin dhe mendimin qe ai kishte shprehur se banoret brenda ne shtepi nuk kane nivel. Silvana ka thene se kushedi cfare tjeter kishte thene ai jashte per ta dhe se nuk mund ta thoshte nje gje te tille kur ai vete kishte jetuar dhe bashkebiseduar per disa jave mes tyre.

19-01-2009 12:59
Banoret shijojne tingujt e muzikes shqiptare

Ervisi, Geri dhe Suada kane qene me te shkathetit e ketij mengjesi duke qene se jane ngritur te paret. Kane kerkuar qumesht sapo jane zgjuar dhe kane qendruar gjithe mengjesin nen shoqerine e kengeve te muzikes shqiptare qe ata e pelqejne kaq shume nderkohe qe Berolda dhe Silvana kane vazhduar te flene akoma.

19-01-2009 14:02
Berolda premton te beje kek

Tingut e muzikes, kercimi dhe hareja kane sjelle nje atmosfere mjaft te kendshme ne Kafaz gjate ketyre oreve te drekes. Pikerisht ne mes te kesaj atmosfere Berolda ka gjetur momentin per t’iu komunikuar atyre ndarjen e puneve te shtepise. Ata kane vendosur te bejne edhe nje kek me pas per ta shijuar te gjithe se bashku.

19-01-2009 15:59
Geri dhe Ervisi diskutojne per nominimet

Pritet te jete nje nate e gjate kjo e sotmja, mes etheve dhe emocioneve te spektaklit kur njeri nga banoret do te largohet per te lene perfundimisht lojen ne Kafazin e Arte dhe synimin per te fituar cmimin prej 15.000 eurosh. Afrimi i nates se spektaklit ka sjelle mes Gerit dhe Ervisit debatin per nominimet, votat pro dhe kunder dhe veshtiresine qe do te ndjente secili prej tyre perballe zgjedhjeve qe do te duhej te bente.

19-01-2009 18:02
Suada dhe Silvana masazh Gerit

Gerin e kane marre ma te mire dy prej vajzave te shtepise. Ndersa ka qene i shtrire ne dhomen e gjumit Suada dhe Silvana kane nisur t’i bejne masazh dhe ai eshte ndjere vertet mire e paksa i perkedhelur. Me pas dy vajzat kane nisur te bejne tualetin per mbremjen e sotme te spektaklit.

19-01-2009 19:03
Berolda ben kek

Berolda u premtoi qe paradite banoreve se do te bente nje embelsire per ta. Dhe ja tani ndersa te tjeret behen gati per naten e spektaklit, ajo ka nisur te pergatise kekun. Suada me Silvanen vazhdojne te merren me tualetin dhe floket, ndersa djemte jane veshur bukur.

19-01-2009 21:16
Nis spektakli i Kafazit te Arte

Ka nisur keto momente nata e shtate e spektaklit te edicionit te gjashte te Kafazit te Arte. Kafazieret kane pasur lidhjen e pare me studion e spektaklit te News 24. Nderkohe qe pervec surprizave qe priten te zhvillohen sot nje nga banoret pritet te lere lojen. Kush do te jete?! Pas pak do ta mesojme kete ne News 24.

19-01-2009 23:03
Berolda le lojen

Ka nisur java me kulminante e Kafazit te Arte, jave qe do te percaktoje fituesin e ketij reality show dhe cmimin e madh prej 1.5 milione lekesh. Berolda ka lene lojen perfundimisht, duke hequr dore nga endrra per fituesin e edicionit te gjashte te Kafazit te Arte. Keshtu Suada, Silvana, Ervisi dhe Geri vazhdojne lojen dhe garojne tashme per cmimin prej 15 milione leke te vjetra. Por nata e spektaklit ka qene e mbushur me emocione, tension mes banoreve, debate ne studio, muzike qe kane sjelle te ftuarit gjate spektaklit dhe surpriza ne shtepine e Arte.
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Sunday, 18 January 2009

Kafazi i Arte 6: Dita 48

Video Dita 48 - 49


KAFAZI I ARTE 6: DITA 48

18-01-2009 15:55
Suada ka ngacmuar Silvanen per Omerin

Silvana eshte ngacmuar dje nga banoret e tjere per llojin e lidhjes qe kishte me Omerin brenda ne shtepi. Ata i kane thene se ajo qe kishin patur ata te dy mes njeri-tjetrit nuk mund te quhej ndryshe vecse dashuri kurse Silvana nga ana e saj eshte shprehur se dikush nuk mund te binte kaq shpejt dhe lehte ne dashuri. Suada ka permendur edhe lidhjen e saj me Gerin qe per te nuk ishte asgje tjeter por thjesht shoqeri edhe pse te tjeret mund te mendonin te kunderten.
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Saturday, 17 January 2009

Kafazi i Arte 6: Dita 47



KAFAZI I ARTE 6: DITA 47

17-01-2009 11:16
Muzika zgjon kafazieret nga gjumi

Mengjesi i ka gjetur akoma ne gjume banoret tane. Sa me shume kohe kalon aq me teper ndihen ethet e konkurimit mes njeri-tjetrit edhe pse ata jane perpjekur qe kete gje te mos e percjellin nepermjet sjelljes se tyre. Tingujt e muzikes ne shtepi kane nisur te bejne punen e tyre. Geri eshet zgjuar i pari kete mengjes edhe pse nuk eshte ngritur nga shtrati.

17-01-2009 12:57
Berolda konstaton se eshte shendoshur

Geri ka qene ai qe eshte zgjuar i pari sot dhe ka nisur te beje kafene me qumesht. Prapesia e radhes ka qene te ngacmonte Suaden per ta zgjuar ate nga gjumi derisa ajo eshte zgjuar vertet. Te gjithe bashke jane ngjitur ne tarrace, aty ku bisedat jane gjithnje e me interesante. Berolda i eshte gezuar faktit se eshte shendoshur brenda ne Kafaz ndersa Suada eshte shprehur se stresi e bente te shtonte ne peshe.

17-01-2009 15:46
Vajzat gatuajne per veten dhe per djemte

Kane mbaruar me punet e shtepise dhe jane ngjitur serish ne tarrace. Tema e bisedes eshte vertitur rreth meshkujve dhe ne bisede e siper Suada eshte shprehur se nuk i pelqenin aspak meshkujt me unaze floriri. Me pas nevoja per te ngrene i ka zbritur banoret poshte ne shtepi dhe vajzat jane impenjuar te gatuajne dreken ndersa djemte kane vazhduar biseden.

17-01-2009 17:11
Volejboll ne Kafaz

Kafazieret po argetohen ne tarracen e shtepise duke luajtur volejboll. Ata kane sajuar nje rrjete me shallin e Beroldes dhe i kane dhene tarraces pamjen e nje fushe te vertete loje. Jane ndare ne dy grupe, vajzat Berolda, Suada dhe Silvana kunder Ervisit dhe Gerit. Djemte i kane mundur vajzat edhe pse ato ishin me shume ne numer dhe kjo ka sjelle diskutime me pas ne shtepi.

17-01-2009 20:12
Joni, pjese e diskutimeve mes kafaziereve

Ish kafazieri qe la lojen gjate javes se trete ka qene sot ne vemendjen e kafaziereve. Ka qene Silvana me Gerin qe kane nisur te flasin per te. Ata kane pohuar se jane zhgenjyer vertete nga ai. Silvana ka treguar se “ai dukej qe shtirej gjithe kohes dhe donte te ishte protagonist, dhe sillej mire ne sy por prapa kraheve fliste te kunderten”. Geri e ka mbeshtetur Silvanen dhe ka pohuar se “ai bente loje. U mor vesh gjithcka. Une nuk do ta kisha besuar po te ma kishin thene nese nuk do te shihja kroniken ku ai na kishte hedhur poshte te gjitheve. Sinqerisht jam befasuar dhe zhgenjyer, por megjithate une do ta takoj kur te dal nga loja dhe besoj se do sqarohemi”, ka thene Geri.

17-01-2009 21:07
Ritem ne Kafazin e Arte

Pas thashethemeve qe kane bere ne tarracen e shtepise per Jonin, ish kafazierin qe la lijon ne mes, kafazieret kane zbritur ne kuzhine dhe po argetohen nen ritmet e muzikes. Ata duken shume te lumtur kete mbremje dhe gjithashtu me emocionet e afrimit te nates se spektaklit. Te peste ndihen shume mire, ndersa kercejne para pasqyres dhe i bejne tifo njeri-tjetrit.
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online