All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Kaqusha Thaqi. Show all posts
Showing posts with label Kaqusha Thaqi. Show all posts

Sunday, 8 February 2009

Kaqusha Thaqi, Miss Kosova 2008, Interviste

Kaqusha Thaqi
/photo kosova sot, etc/

Interviste: Kaqusha Thaci, “Miss Kosova 2008”
Miss-i, me sy nga politika

“Te jesh mis i nje shteti eshte nje ndjenje mjaft e mire, te cilen e kam enderruar me vite”, ka thene Kaqusha

Bukuroshja 19-vjecare nga Drenica mban titullin “Mis Kosova 2008”. Per here te pare mori pjese ne kete gare bukurie ne shoqaten e manekineve “Freedom” nga Prizreni, e cila pjesemarrje i solli shume fat, sepse u shperblye me cmimin e madh. Kaqusha flet per gazeten “Kosova Sot”, jo vetem per pjesemarrjes ne kete spektakel, por edhe me gjere per jeten e saj.

“Kosova Sot”: Mbani titullin “Miss Kosova 2008”, cfare ndjenje eshte?
Kaqusha Thaci: Te jesh “Miss Kosova 2008” eshte nje ndjenje mjaft e mire, te cilen e kam enderruar me vite. Te ju them te drejten, per te konkurruar ne kete gare te bukurise me shtyri familja dhe shoqeria dhe i falenderoj shume, sepse me propozimin e tyre mora pjese ne gare dhe arrita te shperblehem me cmimin kryesor.

“Kosova Sot”: E keni pritur kete cmim?
Kaqusha Thaci: Te ju them te drejten nuk e kam pritur, sepse ishte hera e pare qe une konkurrova ne kete gare, dhe keshtu as qe me kishte shkuar mendja se do ta marr kuroren e “Miss Kosova 2008”. Natyrisht se ndonje cmim tjeter e prisja, sepse te gjithe qe konkurrojne pretendojne ndonje cmim, mirepo cmimin e madh nuk e prisja. Ishte nje fat i madh per mua.

Kaqusha Thaqi“Kosova Sot”: Ishte nje konkurrence e madhe?
Kaqusha Thaci: Sinqerisht, ka qene nje konkurrence e madhe, sepse, pervec shqiptareve nga e tere Kosova, disa kane qene edhe nga diaspora, kane marre pjese edhe vajza nga disa komunitete te ndryshme. Gjithsej kemi qene 20 vajza dhe thuajse te gjitha kane qene te bukura.

“Kosova Sot”: Cfare ju ka bere te dalloheni nga konkurrueset e tjera?
Kaqusha Thaci: Besoj se stili dhe komunikimi im kane bere qe une te jem e vecuar, por kete perzgjedhje e ka bere nje juri profesionale, ne perberje edhe te nderkombetareve.

“Kosova Sot”: A keni ftesa per ta perfaqesuar Kosoven ne ndonje shtet te botes?
Kaqusha Thaci: Po, tani pas kurorezimit tim “Miss Kosova 2008”, kane arritur disa ftesa, te cilat jane shume te rendesishme, sepse per here te pare do ta perfaqesoj Kosoven shtet dhe jam shume e kenaqur qe jam misi i pare ne Republiken e Kosoves. Do te jem ne Turqi, ne Dubaj, do te jem pjesemarrese ne “Miss Globe International”, si kosovarja e pare ne Republiken e Kosoves dhe, pervec tyre, do te prezantoj me reklama disa kompani te huaja dhe vendore. Se fundi kam qene pjesemarrese ne garen e bukurise ne Fier,“Miss Dea”, dhe jam shperblyer me cmimin “Miss Percjellesja e Dyte”. Jam e kenaqur me kete cmim dhe jam e kenaqur me mikpritjen qe me kane bere atje.

“Kosova Sot”: Me cfare merreni jashte modelimit?
Kaqusha Thaci: Studioj Shkencat Politike ne Universitetin e Prishtines, jam ne vitin e pare. Me pelqen politika, andaj shpresoj qe ne te ardhmen do t’i kontribuoj vendit tim. Pervec politikes, me pelqen te merrem edhe me moderim, ne realitet kam oferta per te punuar ne televizion, por, tani per tani, nuk kam kohe, mirepo ne te ardhmen besoj se do te prezantoj ndonje emision timin.

“Kosova Sot”: Si e kaloni kohen e lire?
Kaqusha Thaci: Kohen e lire zakonisht e kaloj duke u marre me fitnes, lexoj, shikoj TV, degjoj muzike etj.

“Kosova Sot”: Cfare muzike degjoni me shume?
Kaqusha Thaci: Nuk kam ndonje preference te caktuar, me pelqejne thuajse te gjitha zhanret muzikore.

“Kosova Sot”: Sa i kushtoni rendesi dukjes?
Kaqusha Thaci: Dukjes i kushtoj mjaft rendesi, po ashtu edhe formes trupore, ne realitet diete nuk mbaj, mirepo nuk ha shume per te shtuar kilogramet e tepert. Nga ushqimet me shume i preferoj ato tradicionalet, ndersa pija me e mire per mua eshte Fresh.

“Kosova Sot”: Si e shihni veten ne te ardhmen?
Kaqusha Thaci: Ne te ardhmen e shoh veten si nje modele e suksesshme, si nje politikane e njohur, qe do te punoj per vendin tim.

“Kosova Sot”: Ndonje mesazh per fund?
Kaqusha Thaci: I pershendes te gjithe adhuruesit e mi dhe lexuesit e gazetes me te mire ne vend, “Kosova Sot”. /k.bajrami/kosova sot/07.02.09/

LETERNJOFTIMI
Emri: Kaqusha
Mbiemri: Thaci
Mosha: 06.08.1989
Gjatesia: 1.75 cm
Pesha: 56 kg
Ngjyra syve: e zeze
Ngjyra flokeve: e zeze
Hobi: vallezimi
Motoja: Besoni ne vetvete
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: thaqi thaci
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online