All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Kara Dioguardi. Show all posts
Showing posts with label Kara Dioguardi. Show all posts

Monday, 17 September 2012

Kara Dioguardi, jep spektakel ne "Chicago The Musical"...

Kara Dioguardi jep spektakel ne ‘’Chicagomusical’’

Kara Dioguardi, vajza e kongresmenit me origjine shqiptare Joseph Dioguardi, vazhdon te rrembeje vemendjen e publikut ne Amerike per shkak se si nje show girl, edhe pse ne moshen 40-vjecare, ajo di te shfaqe talentin e saj ne shume fusha. Pas teksteve muzikore qe ka realizuar per kengetare te njohur, Kara keto dite ka dhene spektakel ne ”Chicagomusical” se bashku me trupen e saj te baletit, duke mahnitur keshtu publikun ne salle. Edhe pse ka kaluar dekaden e katert, Kara vazhdon te jete personazh qe mbush kopertinat e gazetave ne Shtetet e Bashkuara, ndersa eshte bere e dashur edhe per komunitetin shqiptar per shkak te politikes qe ndjek i ati i saj, kongresmeni i njohur, si dhe lobist i madh per ceshtjen shqiptare ne bote. Kara vitin e kaluar eshte shfaqur e zhveshur per revisten ”Allure” se bashku me disa personazhe te tjere te njohur, duke treguar keshtu sensualitetin e saj femeror. Kara merret me produksione, programet televizive, tekstet muzikore dhe aranzhimet ne zhanret pop&rock, R&B dhe dance. /panorama plus/

Sunday, 30 October 2011

Kara Zhvishet Nudo per Allure...

Revista “Allure” zhvesh Kara Dioguardin

Pozimi nudo tashme ka humbur efektin e dikurshem per te qene teme tabu, flasim per boten perendimore, se tek ne ende disa gjera jane tabu, edhe pse disa nga personazhet e njohura kane pozuar te zhveshur neper revista, ndersa disa te tjere jane kapur mat nga paparacet. Nje tjeter personazh i njohur per publikun shqiptar, kantautorja Kara Dioguardi, ka pozuar nudo per revisten e njohur “Allure”, edicioni amerikan. “Ky pozim ishte me pak per te treguar bukurine, e me shume per te marre rrezikun dhe per t’u treguar njerezve anen te cilen ata nuk e kane pare tek une me pare”, ka thene Kara gjate intervistes se saj. Kengetarja me origjine shqiptare, e cila jeton ne Amerike, njihet edhe si pjesemarrese e jurise ne “American idol”. Ajo eshte krenare per besimin qe ka ne vete per te marre guximin dhe per te pozuar e zhveshur para kamerave. /blerand rexhepi/panorama/tetor 2011/

Saturday, 13 February 2010

Kara DioGuardi Do Zhvishet Me Bikini Ne American Idol?


/photo public domain/

Kara DioGuardi: Do zhvishem me bikini ne American Idol

Artistja me origjine shqiptare Kara DioGuardi thote se ka mundesi qe ti zhvesh te gjitha teshat e saj gjate ketij sezoni ne “American Idol”. “Do te zhvishem”, ka thene Kara per edicionin e marsit te revistes Maxim kur eshte pyetur se a do te zhvishej ne bikini gjate nje transmetimi te drejtperdrejt kur ne TV do te performonin vajzat me bikini. “Por, kjo ndoshta mund te kete nje efekt te kundert, keshtu qe mendoj se do t’i mbaj teshat vesh...Do te thosha se kjo definitivisht do te ishte hera e pare apo edhe e fundit, nese zhvishem”. /gazeta shqiptare/13.02.2010/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:

Kara DioGuardi: I'll strip in bikini in Americon Idol

Albanian origin artist Kara DioGuardi says it is possible that you undress all her clothes during this season in "American Idol". "I'll strip" said Kara for the March edition of Maxim magazine when asked if it would be stripped in bikini during a direct broadcast TV when we will perform with bikini girls. "But this may have an adverse effect, so I think that will keep clothes on ... I will definitely say that this would be the first time or last, if I strip".
]]

Tuesday, 14 July 2009

Kara Dioguardi Martohet!

Kara Dioguardi and Mike McCuddy
/photo in touch weekly/

Nje dasme amerikane me tradita Arbereshe
Kara Dioguardi vajza e Joe DioGuardit, u martua me Mike McCuddy

Burri i saj McCuddy, i vendosi ne gishtin e katert te dores se djathte nje unaze 30-karat me diamante dhe nje byzylyk me platinum dhe nje pale vathe llambadar 20 karat e diamante. Vlera e bizhuterites se saj kushtonte 250,000 mije dollare amerikane.

Anetarja e jurise ne shoun e famshem "American Idol", amerikanja me prejardhje shqiptare (arbereshe), Kara Elizabeth Dioguardi, eshte martuar me mesuesin e shnderruar ne kontraktues Mike McCuddy.

“Ndjehem mire! Ajo qe ishte me e pabesueshme per kete pervoje, ishte kur e pashe veten ne kishe dhe aty ishin te gjithe ata njerez aq te rendesishem per mua dhe Mike, te cilet ishin aty vetem per ne. Ishte shume energjidhenese. Isha shume emocionuese, edhe pse nuk jam dikush qe fillon te qaje”, ka thene Kara.

Kara, e cila eshte e bija e ish-kongresmenit amerikan me prejardhje shqiptare, Joseph Dioguardi, para se te behet vleresuese ne shoun amerikan, kishte ndertuar karriere si autore kengesh dhe producente muzikore dhe ka punuar edhe me yjet si Celine Dion, David Archuleta, Kelly Clarkson, Carrie Underwood, Demi Lovato etj.

Kara DioGuardi, foli per here te pare per martesen, jo "shume te bujshme", per revisten amerikane tabloide "In Touch Weekly", duke quajtur kete martese javen e kaluar si "martesen e saj jo te lajmeve te medha".

Si u lidhen me njeri tjeterin?

Kara: Qelloi rastesisht, ne te dy ishim ne Meksike me pushime ne te njejtin hotel, dhe qelloi qe ne nje nga lokalet e hotelit te jemi vetem ne dhome. Bile ishte mengjes dhe une isha me pixhama. Ne patem disa qirinje te ndezur ne tavoline dhe nje vazo te vogel me lule te fresketa. Kur ai, me tha , Kara!" You know I love you !? - "A e dini se une u dua Ju !?". Kaq ishte e gjitha dhe me pas ai me tha " Kam nje pyetje per ju. Ku jane kepucet e mia ? Une i thashe pse duhet t'a di une se ku jane kepucet e tua. Ai perseri me pyeti mirepo "A e dine se ku jane kepuce tuaj !?. Ne rregull, mu pergjigje ai me plote dashuri, atehere edhe ju do te martoheni me mua? Une i thashe "Po! Okay !

Martesa

Bekimi i marteses ne ceremonine fetare u krye ne nje Kishe e Bashkuar Metodiste ne shtetin Maine, dhe u udhehoq nga prifti katolik Scott Nurse Sr. Prifti qe ai qe e konfirmoj martesen e ciftit Mike McCuddy me vajzen me origjine arbereshe Kara DioGuardi, e cila u martua me dy fustane te bardhe te nuserise. Nusja Kara DioGuardi, shkruan revista tabloide "In Touch Weekly", pati nje veshje nuserie te firmes se fustaneve te bardhe per dasma "Vera Wang". Dhe nje fustan antik te tradites se arberesheve te Italise, trashegim nga gjyshja e saj.

Kara Dioguardi and McCuddy

Fustani i nuserise qe veshi Kara DioGuardi thone banoret e provinces se Kozences "ka mbetur legjende jo vetem per familjen Argondica, por per te gjithe zonen e Vakarixo Albanese ne provincen e Kozences. Ai eshte i vetmi fustan i bardhe nuserie qe kjo familje trashegon, me shekuj. I vetmi informacion qe kane per te eshte se eshte sjelle ne Itali rreth 6 shekuj me pare nga familja e Argondicajve, nga Shqiperia".

Burri i saj McCuddy , i vendosi ne gishtin e katert te dores se djathte nje unaze 30-karat me diamante dhe nje byzylyk me platinum dhe nje pale vathe llambadar 20 karatsh e diamante. Vlera e bizhuterites se saj kushtonte 250,000 mije dollare amerikane.

Kara DioGuardi tha se ishte ajo qe pat kerkuar dasmen t'a benin ne shtetin federal Maine. Ajo tha se i pelqente ky vend per te bere nje dasme te thjeshte ne menyre natyrale, ne menyre te bukur, ne menyre te qete, ne menyre qe te pranojne te gjithe shpenzimet e dasmes tha ajo. Ne dasme moren pjese rreth 50 dasmore, kryesishte njerezit me te afert te dy familjeve te nuses dhe dhendrrit.

Kara DioGuardi, eshte vajza e vetme e ish kongresmenit te njohur, republikan te Nju Jorkut, Joseph J. DioGuardi, presidentit vullnetar te Liges Qytetare Shqiptaro Amerikane.

Joseph and Kara Dioguardi

Fati "i provuar" i Kara DioGuradi

E bija e kongresmenit me origjine shqiptare, Kara, ishte 12 vjece kur nje cerek shekulli me pare u ngjit ne skenen e salles luksoze te Grand Ballroom te hotel “Waldorf Astoria” ne Manhattan NY dhe kendoi ne Diten e Festes se Kolombit (Colombus Day). Kete here ajo mori cmimin "Honoree” (Nderi), qe u jepet nga fondacioni qytetareve te Kolombit. Duke shkruar per mbremjen e se shtunes, gazeta italiane "Oggi", kujton ballon festuese te 1983-it, kur Kara e vogel, por guximtare, kendoi gjithe zjarr dhe beri qe aktorja e madhe me fame boterore, Sofia Loren qe ndodhej ne salle, te ngrihej ne kembe dhe te duartrokiste me zjarr duke thirrur: Brava, BRAVA! Kara, e cila ka marre cmimin si kompozitorja me e mire e vitit ne muziken “Pop” eshte nga me te kerkuarat ne skenen e muzikes Pop ne SHBA dhe bote.

Me 100 milione kopje te shitura nga albumet e saj, muzika e kesaj artisteje i ka dhene fame shume kengetareve qe sot ndiqen nga miliona adhurues ne te gjithe boten. ”Taking chances”(Te vesh fatin ne prove) eshte disku i ri me muzike te Kara DioGuardit e te kenduar nga Celine Dion qe del ne shitje me 13 nentor. Suksesi eshte i garantuar pas sukseseve qe DioGuradi ka arritur me Faith Hill dhe Christina Aguilera. Kara, ka bashkepunar suksesshem edhe me emra te tjere, si Enrique Iglesias, Kelly Clarkson, Gwin Stafani, Carlos Santana, Avril Lavigne, etj. Me firmen e saj te njohur "Art House Entertainment", ajo eshte ngjitur ne 10 albumet me te shitur ne SHBA.

Eshte pikerisht Kara Elisabeth DioGuardi, e cila pasi u diplomua ne nje nga universitetet me prestigjioze Amerikane, vendosi t’i jape nje kthese te rendesishme jetes se saj, duke nxjerre ne pah talentin qe kishte te fshehur brenda saj prej disa vitesh.

Gjate tre viteve te fundit, Kara DioGuardi ka krijuar 50 kenge te cilat jane renditur ne vendet e para te klasifikimeve Amerikane dhe Europiane.

"E nominuara per fitimin e cmimit Grammy, kengetarja, kompozitorja dhe autore e teksteve te kengeve Kara DioGuardi e bija e ish kongresmenit me origjine shqiptare Jospeh J. DioGuardi, ishte ne edicionin qe sapo u mbyll perkrah panelit te "gjyqetarve, te tjere me Simon Cowell, Paula Abdul dhe Randy Jackson, ne edicionin e tete te spektaklit me te famshem ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes "American Idol" .

Kush eshte Kara DioGuardi?

Kara Elizabeth DioGuardi ka lindur me 9 dhjetor 1970 . U lind dhe u rrite ne nje krahine te Nju Jorkut, e cila thirret "Wilmot Woods" ne pjesen e lartme, te New Roshell-it . Pasi perfundoi studimet ne Duke University, u punesua ne sektorin e marketingut ne njeren prej revistave me te njohura te Nju Jorkut - Billboard Magazine. Kudo, ne biografine e saj shkruhet se Kara eshte Shqiptare (Albanian) (Arbereshe), duke qene e hijshme sepse eshte e bija e ish kongresmenit republikan te Nju Jorkut, Jospeh J DioGuardi.

Kara Elizabeth DioGuardi, nuk eshte e para nga disa prej atyre yjeve te artit ose emrave te famshem ne Amerike, qe publikisht jane duke treguar rrenjet e tyre. Keshtu ka ndodhur edhe me James Belushin, Phill Regis, Eliza Dushku, Sandra Bullock, Agim Kaba, Jim Biberaj, Stan Dragoti, Masiela Lusha, Pjeter Malota (Lulgjuraj), Fadil Berisha, Tony Dovolani, Elza Zagreda, Luan Behxheti e shume tjere. Kara Elizabeth DioGuardi, aq sa rritej, aq sa i rritej fama ne Amerike, aq dhe filloje te publikoje rrenjet e saja Shqiptare si vajza e Presidentit te Liges Qytetare Shqiptaro - Amerikane Joeseph J DioGuardit.

Ajo, ka pase nje gjyshe nenen e nenes, e cila vdiq vitin e kaluar e quajtur Mary Pizzutello, e lindur ne nje fshat shqiptar ne Itali, Barile. Ndersa gjyshi i saj, babai Joe DioGuardit e ka te lindur ne nje fshat Shqiptar, Greci afer Napolit.

Kara Elizabeth DioGuardi, njihet tani nga nje pjese e madhe e shqiptareve te Amerikes, por edhe ne Shqiperi, Kosove e viset shqiptare, si nje talente me rrenjet e saja shqiptare, e cila ka lindur ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Me teper emri i saj lidhet me shqiptaret, pasi cdo njeri nga ne e di se ajo eshte vajza e ish kongresistit te njohur Joseph DioGuardi, presidentit te Liges Qytetare Shqiptaro Amerikane, nje nga lobistet me te fuqishem te ceshtjes se shqiptarve ne Amerike.

Kara Elizabeth DioGuardi, e cila eshte duke korrur suksese te konsiderueshme ne Amerike, ka gjetur edhe kjo ne menyren e vet, ashtu si edhe artistet e tjere me rrenje ose gjak shqiptar ne Amerike, me famen e tyre dhe emrin qe kane bere, po kontribuon dhe lobon emrin Shqipetar, duke i treguar gjithe Amerikes, se kush jane dhe te kujt jane. Nderkohe ajo eshte pronare e nje kompanie botimesh (Arthouse Entertainment) dhe punon ne firmen Warner Brothers. /beqir sina/bota sot/14.07.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:

An American wedding tradition Arbereshe
Kara DioGuardi daughter of Joe DioGuardi, married Mike McCuddy

Her husband McCuddy, placed in the fourth finger of right hand a ring with 30-carat bracelet with diamonds and a platinum and a chandelier earrings 20 carat of diamonds. Bizhuterites value of its cost 250.000 thousand U.S. dollars.

Members of the jury in hosting the famous "American Idol, American Albanian origin (arbereshe), Kara Elizabeth Dioguardi, is married to teacher Mike McCuddy become contracting.

"I feel good! It was unbelievable that this experience was when I saw myself in church and there were all those people so important for me and Mike, who were only there for us. It was very energjidhenese. I was very exciting, although I am not someone who starts to cry, "said Kara.

Kara, who is the daughter of former U.S. congressman Albanian origin, Joseph Dioguardi, before the evaluation is done in hosting U.S. had built career as a songster and musical producer and has worked with stars like Celine Dion, David Archuleta, Kelly Clarkson, Carrie Underwood, Demi Lovato, etc..

Kara DioGuardi, spoke for the first time for marriage, not "very sensational", for U.S. tabloid magazine "In Touch Weekly, calling this marriage last week as" marriage its not the greatest news ".

As was related to one another?

Kara: random shot, we both were in Mexico on vacation in the same hotel, and shot that one of the facilities of the hotel are room only. Even had breakfast and I was with pixhama. We had some lit candles to the table and a small vase with fresh flowers. When he told me, Kara! "You know I love you!? -" Did you know that I was like you? ". That was all and then he said" I have a question for you. Where are my shoes? I told why I must know where are your shoes. However, he again asked "Do you know where are your shoes?. Well, just loving it right now, then you will marry me?" I said "Yes! Okay!

Marriage

Blessing of religious marriage ceremony was conducted in a United Methodist Church in Maine state, and was led by Catholic priest Scott Sr Nurse. The priest that he confirm that the couple's marriage with the daughter McCuddy Mike origin arbereshe Kara DioGuardi, who was married with two white dresses to nuserise. Bride Kara DioGuardi, writes tabloid magazine "In Touch Weekly, had a clothing company that bridehood white dresses for weddings" Vera Wang ". And a dress arbereshe ancient tradition of Italy, inheritance from her grandmother.

Nuserise gown overlaid Kara DioGuardi say that residents of the province that Kozences "has remained not only family legend Argondica, but for the entire area of Vakarixo Albanese Kozences province. He is the only white dress bridehood that this family inherits, with centuries. The only information you have for it is that is brought to Italy about 6 centuries ago Argondicajve family from Albania ".

Her husband McCuddy, placed in the fourth finger of right hand a ring with 30-carat bracelet with diamonds and a platinum and a chandelier earrings karatsh of 20 diamonds. Bizhuterites value of its cost 250.000 thousand U.S. dollars.

Kara DioGuardi said he had requested wedding what to do in Maine federal state. She said it like this country to make a simple wedding so natural, so beautiful, so quiet, so as to accept all the wedding expenses she said. The wedding took part about 50 dasmore, mostly people closest to the two families of bride and bridegroom.

Kara DioGuardi is the only daughter of former congressman known, Republican of New York, Joseph J. DioGuardi, volunteer president of the Albanian American Civic League.

Destiny "experimental" of Kara DioGuradi

The daughter of the congressman of Albanian origin, Kara, was 12 years old when a quarter-century ago was the scene of the room up to the Grand Ballroom of the luxury hotel "Waldorf Astoria" in Manhattan NY and sang in the Columbus Day holiday (Colombus Day) . This time she received the award "Honoree" (Honor), which was given by the citizens of Columbus Foundation. Writing for the evening of Saturday, the Italian newspaper "Oggi", recalls the 1983 Ballon merrymaker it, when Kara small, but brave , sang all the fire and caused great actress with world fame, Sophia Loren that was in the room, to stand up to his feet and applauds the fire by calling: Brava, Brava! Kara, which receive the prize as the best composer year in music "Pop" is the most requested in the pop music scene in the U.S. and world.

With 100 million copies sold of her albums, music artisteje this has given many famous singers that followed today by millions of fans worldwide. "Taking Chances" (To know the fate test) is a new disk with music of Kara DioGuardi and Celine Dion singing that comes from sales to 13 November. Success is guaranteed after the successes achieved with DioGuradi Faith Hill and Christina Aguilera. Kara has bashkepunar successful with other names, like Enrique Iglesias, Kelly Clarkson, Gwin Stafani, Carlos Santana, Avril Lavigne, etc.. With its famous signature "Art House Entertainment", it is up to 10 albums to be sold in the U.S..

Elisabeth is exactly Kara DioGuardi, who after graduating from a prestigious American universities, decided to give an important turning her life, noting that had the hidden talent inside her for several years.

During the last three years, Kara DioGuardi has 50 songs that are listed in the first countries to American and European classifications.

"Nominated for the Grammy Award winning, singer, composer and author of texts of songs Kara DioGuardi daughter of former congressman Albanian origin Jospeh J. DioGuardi, was the edition that just ended panel alongside the" gjyqetarve, others with Simon Cowell, Paula Abdul and Randy Jackson, the eighth edition of the famous spectacle in the United States of America "American Idol".

Who is Kara DioGuardi?

Kara Elizabeth DioGuardi was born on December 9 1970. Was born and grew up in a province of New York, which is called "Wilmot Woods lartme part of, the New Roshell it. Having completed studies at Duke University, was hired in the marketing sector in one of the most famous magazines in New York - Billboard Magazine. Everywhere, in its written biography that Kara is Albanian (New) (Arbereshe), being the gentle because it is the daughter of former Republican congressman of New York Jospeh J DioGuardi.

Kara Elizabeth DioGuardi, is not the first by some of those stars of art or famous names in America, that are publicly showing their roots. So happened with James Belushi, Phill Regis, Eliza Dushku, Sandra Bullock, Agim Kaba, Jim Biberaj, Stan Dragoti, Masiela Lusha, Pjeter Malota (Lulgjuraj), Fadil Berisha, Tony Dovolani, Elza Zagreda Luan Behxheti of many others. Kara Elizabeth DioGuardi, as increased, as long as fame grew in America, and so begin to publish its roots as the daughter of Albanian President Albanian Civic League - DioGuardi American Joeseph J.

It has been a mother and maternal grandmother, who died last year Pizzutello named Mary, born in an Albanian village in Italy, Barile. While her grandfather, father Joe DioGuardi was born in an Albanian village, Greci near Naples.

Kara Elizabeth DioGuardi, known now by a major part of the Albanians to America, but also in Albania, Kosovo and Albanian areas, as a talent with its roots Albanian, who was born in the United States of America. More its name associated with the Albanians, because every one of us know that she is the daughter of former Congressman Joseph DioGuardi known, the president of the Albanian American Civic League, one of the most powerful lobbyists issue that funny in America.

Kara Elizabeth DioGuardi, which is being harvested considerable success in America, has found it in his own way, as well as other artists with roots or Albanian blood in America, with their fame and name they have done, is contributing and name the Albanian lobbies, showing all of America, who are and who are. Meanwhile it is the owner of a company publications (Arthouse Entertainment) and works in the firm Warner Brothers.
]]

Sunday, 24 May 2009

Kara Dioguardi vs "Bikini Girl", 8 me 2!

Kara DioGuardi tregon damarin shqiptar ne “American Idol”

Kara DioGuardi tregon damarin shqiptar ne “American Idol”, spektakli me i ndjekur ne Sh.B.A.

Ne kete gare mori pjese edhe nje vajze (Katrina Darrell) me nofken “Bikini Girl”, sepse u prezantua me rroba banje.

Si anetare e jurise, Kara e kritikoi per zgjedhjen e kenges dhe menyren e te kenduarit, nderkohe qe “Bikini girl” i pergjigjet se e kendoi kengen me mire se ajo. Kjo pergjigje e irritoi kompozitoren e njohur shqiptare, e cila ne ato momente beri dhe disa komente te padegjuara me pare nga ndonje anetar i jurise se “American Idol”.

Ky veprim per pak i kushtoi Kares me mospjesemarrje ne te, dhe ne serite e ardhshme ajo dha vleresime disi me te buta dhe thjesht…jo prej Kare.

Sidoqofte, “Bikini girl” fitoi nje cmim dhe u ftua te kendonte ne naten finale. Dhe ne momentin kur “Bikini girl” po kendonte ‘ligsht’ e veshur serish me rroba banje, ne skene befas shfaqet Kara, e cila e step vajzen konkurrente me zerin e saj, duke bere qe publiku te ngrihet ne kembe dhe ta duartrokase fort.

Me nje fjale, Kara i tregoi te shkretes qe jo vetem zerin e kishte super, por edhe trupin, kur ne nje moment shpertheu dhe u shfaq edhe ajo me bikini.



Nderkohe, po sipas te njejtit burim, 72 per qind e shikuesve te emisionit informativ “Extra Extra”, nje nga me te ndjekurit ne Sh.B.A, menduan se Kara kishte trupin me te mire se “Bikini girl”.

Keshtu, shqiptarja mori hakun, ndersa organizatoret treguan se e gjithe kjo u be per bamiresi.

Ata kishin vene bast me Karen qe po te dilte ne skene me bikini, do t’i dhuronin nje shume te madhe parash nje organizate humanitare. /albaniac/bota sot/23.05.09/

VIDEO

- - - - - - - - - - - - - - - -
p.s. Ky lajm erdhi fillimisht nga albaniac.com dhe teksti eshte perpunuar pak nga e perditshmja "Bota sot".
- - - - - - - - - - - - - - - -

Kara DioGuardi Totally Destroys the "Bikini Girl"

Bikini Girl is back on "American Idol," as they reshow her audition clip as part of their run-down of screwed-up females who auditioned for the show this year.

She then comes out on stage live, busting out of her bikini of course, as Randy Jackson gives her a standing ovation and she kisses Ryan flush on the lips as he makes a joke about her, uh, recent endowments.

They let her sing, it's just horrid; you'd think she'd have practiced or something, I mean it's her biggest audience ever. Well, unless Donald Trump puts her on one of his shows.

Then Kara DioGuardi surprises her, comes out and takes over -- they hug and everything at first, but Kara totally destroys her and takes over the singing, it's pretty entertaining actually.

Whoah! And then Kara rips apart her dress, she's wearing a black bikini underneath! The audience goes wild. This is hilarious, Ryan says she did it for charity.


- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:

Kara DioGuardi damarin Albanian shows in "American Idol", with spektakli followed in Sh.BA

Took part in this race a girl (Katrina Darrell) nicknamed "bikini Girl" because it was introduced with the swimsuit.

As a member of the jury, carat criticized for the choice of song and way of singing, while "bikini girl" replies that sang the song better than that. This response of known Albanian irritoi kompozitoren, which in those moments and made some revisions to previously unheard by a member of the jury that "American Idol."

This action for less cost with non Kares in, and she gave the next series of evaluations of soft and somewhat ... not just from Karen.

However, "bikini girl" won an award and was invited to kendonte in the final night. And when "bikini girl" is kendonte 'ligsht' dressed again in swimsuit, scene suddenly appear in carat, which is competitive with the step daughter of her voice, prompting the public be established in Walking and strongly applaud.

In a word, showed the karat shkretes that not only had super voice, but also body, a moment when we broke and she also appeared with the bikini.

Meanwhile, is according to the same source, 72 percent of viewers of emission information "Extra Extra", one of the ndjekurit Sh.BA we think that the carat has the best body that "bikini girl".

Thus, Albanians took revenge, organizers showed that while all this was done for good.

They have put bet with Karen that if we come up with bikini scenes, will donate a large sum of money to a humanitarian organization.
]]

Thursday, 29 January 2009

Kara Dioguardi dhe Regis Philbin Konfirmojne Origjinen e Tyre Shqiptare!

Rexhis Filbin dhe Kara Dioguardi publikojne origjinen e tyre shqiptare

Regis Philbin eshte nder personalitetet me te njohura te televizionit amerikan, i cili disa here ka permendur ne televizion prejardhjen e tij shqiptare. Philbin, i cili mban numrin rekord ne bote per dhjetera mijera ore transmetimi televiziv kishte te ftuar keto dite ne nje nga emisionet e tij anetaren e re te jurise se programit "American Idol", Kara Dioguardi, po me origjine shqiptare, bija e ish kongresmenit Joseph DioGuardi. Ne vazhdim po japim nje permbledhje nga bashkebisedimi i tyre, ku per here te pare ata zbulojne se kane lidhje familjare me njeri tjetrin dhe se qe te dyja familjet e kane origjinen ne Greci te Italise ku u vendosen te paret e tyre arbereshe ne kohen e Skenderbeut. /zeri i amerikes/25.01.09/


- - - - - - - - - - - - - - - -
p.s. Eshte fjala per emisionin "Live with Regis & Kelly" dhe Kara ishte mysafire ne edicionin e te Henes, 19 Janar 2009.
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Thursday, 16 October 2008

Kara Dioguardi: Interviste per Zerin e Amerikes

Kara Dioguardi

Interviste me artisten me origjine shqiptare Kara Dioguardi

Intervistoi Ilir Ikonomi
Nju Jork, 16-10-2008

Artistja me origjine shqiptare Kara Dioguardi eshte nje nder kompozitoret me te njohura te muzikes pop ne Amerike. Ajo eshte emeruar disa here per cmimin prestigjoz Grammy dhe ne korrik te ketij viti spektakli "American Idol" i Televizionit Fox e perfshiu ne jurine e tij, nje ngjarje e rendesishme per karrieren pasi kjo eshte nder shfaqjet me te shikuara ne Amerike. kara Dioguardi erdhi ne Nju Jork per te marre pjese ne nje mbremje solemne te komunitetit italian, ku ndodheshin personalitete te tilla si ish guvernatori i Nju Jorkut, Mario Cuomo, Sekretari i Marines, Donald Winter dhe ylli i futbollit italian Paolo Rossi. Kara Dioguardi qendron prapa suksesit te shume prej yjeve te muzikes pop por hyrja ne jurine e spektaklit "American Idol" po e nxjerr ate vete ne skene, duke i dhene nje shtytje te fuqishme karrieres se kesaj kompozitoreje dhe kengetareje te talentuar. Ekipi i "American Idol" po udheton keto dite ne te gjithe Ameriken ne pergatitje te edicionit te ri qe do te filloje ne muajin janar.

Shiko Videon:


Zeri i Amerikes:Sa e ka ndryshuar jeten tuaj fakti qe ju jeni tani pjese e spektaklit te famshem televiziv “American Idol”?

Kara Dioguardi:Jam duke perfituar plotesisht nga programi “Frequent Flier”. Po grumbulloj miljet e fluturimeve sepse kemi fluturuar neper te gjithe Ameriken – nga Porto Riko ne Kansas City. Eshte nje pune e mrekullueshme dhe jam e bekuar qe e kam.

Zeri i Amerikes:Sa e vetedijshme jeni per origjinen tuaj shqiptare?

Kara Dioguardi: Ne fakt jam shume e vetedijshme per rrenjet e mija shqiptare. Me kujtohet kur isha e vogel, kisha nje stergjyshe, te cilen e quanim ne shqip “Gjyshe Hunda” per shkak te hundes se madhe qe kishte. Gjithnje degjoja te flitej per keto rrenje. Kisha nje gjyshe nga ana e nenes e cila ishte plotesisht shqiptare dhe po ashtu edhe gjyshi nga ana e babait. Pra, jam e vetedijshme per origjinen time shqiptare.

Zeri i Amerikes: Por ju nuk keni ndonjehere ne Shqiperi...

Kara DioguardiKara Dioguardi:Jo. Me kane kerkuar te shkoj, per te marre pjese ne jurine e nje konkursi kengesh. Per fat te keq, nuk e di nese do te mund te shkoj kete vit per shkak te programit American Idol. Persa u perket artisteve shqiptare, kam punuar me nje kengetare te quajtur Genta Ismajli, me te cilen kam bere dy kenge dhe vazhdoj ta ndjek karrieren e saj. Ishte nje pervoje e mire. Ajo kishte nje ze shume te mire dhe nuk kishte dhe aq probleme me akcentin. Ajo e do shume muziken dhe ka shume pasion. Nuk eshte veshtire te shikosh se ajo e dashuron kengen.

Zeri i Amerikes:Ju punoni me kengetare nder me te njohurit e muzikes pop. Me cilet e keni me te lehte te bashkepunoni?

Kara Dioguardi:E kam me te lehte me ata qe jane vertet kengetare te medhenj, kjo nuk diskutohet. Me pelqejne ata qe mund te kendojne me nje diapazon nga shume i ulti tek me i larti, qe kane zera dhe tonalitete te vecante. E tille eshte per shembull Christina Aguillera, nje kengetare e jashtezakonshme, apo Celine Dion, per sa i perket diapazonit. Por ka edhe kengetare me ton mjaft te mire, gje qe e ben te shitet kengen po aq shume sepse ata kane identitetin e tyre. Pra, cdo kengetar ka dicka te ndryshme, disa kane diapazonin e gjere, te tjere kane veti dhe cilesi unike, sic eshte Britney Spears, te cilen kur e degjon e kupton menjehere se cila eshte. Jam e lumtur qe kam rastin te punoj me disa nga kengetaret me te mire.

Zeri i Amerikes:Shume njerez ne te gjithe boten pergatiten t’ju shohin ne Janar kur ju do te dilni ne “American Idol”. C’rol luajne emocionet ne kete rast?

Kara Dioguardi:Patjeter qe kam patur emocione tani qe eshte fillimi. Sepse po hyj ne nje juri me 3 gjyqtare te cilet kane qene se bashku per 7 vjet, mjaft te lidhur me njeri-tjetrin dhe qe kane realizuar nje pune te shkelqyer, duke e bere “American Idol” spektaklin numer nje. Shpresoj se Amerika do te me pranoje dhe mendoj se ata do te arrijne ne perfundimin se edhe une kam dicka te re per te sjelle ne tryeze.

Zeri i Amerikes:Si jane marredheniet tuaja me anetaren tjeter te jurise, Paula Abdul?

Kara Dioguardi:Shume te mira. Ne fakt, Paula ka qene nje nga njerezit e pare qe pati besim tek une ne fillimet e karrieres sime. Pasi degjoi nje disk timin, ajo u shpreh se deshironte te punonte me mua. Shkruam se bashku nje kenge me titull “Spinning Around” e cila u be kenga ime me e mire ne klasifikimet nderkombetare. Anetarin tjeter te jurise, Randy Jackson, e kam pase njohur, e kisha pare neper studio. eshte nje muzikant i jashtezakonshem, ndersa me Simon Cowell u njoha me vone, pra tani. Tani e njoh mire se cili eshte...

Zeri i Amerikes:Babai juaj Xho Dioguardi eshte politikan, ish kongresmen. A ju ka mbeshtetur sa duhet ne karrieren tuaj apo ka qene teper i zene me politike?

Kara Dioguardi:Ne fillim ai ndoshta deshironte qe une te behesha kengetare. Ky nuk ishte plotesisht drejtimi qe une do te deshiroja por me ne fund une e gjeta vendin tim si kompozitore dhe producente, si dikush qe qendron ne prapaskene. Pra pata nje karriere te suksesshme dhe ende vazhdoj te kem. Sa here qe degjoj te intepretohet ndonjera prej kengeve te mija, e ndjej veten krenare qe dikush tjeter ndodhet aty duke kenduar fjalet dhe melodite e mija. Eshte dicka qe te mbush me kenaqesi.

Zeri i Amerikes: Ju keni ze te shkelqyer. Si shpjegohet qe kenget tuaja i kendojne vetem te tjeret, perse nuk i kendoni vete?

Kara DioguardiKara Dioguardi:Eshte e veshtire per ta shpjeguar. Mund te jesh kengetar dhe te mos behesh kurre i pelqyer. Nderkohe, ka shume kompozitore te suksesshem qe jane kengetare te shkelqyer. Eshte thjesht ceshtje fati. Une megjithate ndjehem shume me fat qe ende jam ne biznesin e muzikes sepse kjo ishte ne fund te fundit ajo qe une doja te beja, doja te merresha me muzike, te shprehja emocionet e mija. Megjithese do te deshiroja te interpretoja ne skene, une perseri kendoj ne studion time vazhdimisht.

Zeri i Amerikes:Do ta nderprisni punen si kompozitore tani qe jeni angazhuar ne “American Idol”?

Kara Dioguardi:Jo, jo. Thjesht nuk jam marre dhe aq kohet e fundit per shkak te kufizimeve ne kohe qe kam me spektaklin “American Idol”. Jam nderkohe pronare e nje kompanie botimesh (Arthouse Entertainment) dhe punoj ne firmen Warner Brothers.

Zeri i Amerikes:E keni te veshtire jetoni me famen, me statusin e nje personaliteti te njohur?

Kara Dioguardi:Nuk kam rastin ta perjetoj ende kete, kjo do te shihet por mendoj se... Nuk e di se cdo te ndodhe, nuk e di nese do te behem e famshme, nese njerezit do te me pelqejne ose jo. Dua te jem vetvetja, te bej ate qe bej tani, ta jetoj cdo dite plotesisht. Nuk perpiqem te jem me entusiaste se c’duhet. Perpiqem t’i gezohem punes dhe te bej sa mundem.
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online