All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Kenga Magjike. Show all posts
Showing posts with label Kenga Magjike. Show all posts

Sunday, 1 December 2013

Besa, ngadhjen ne "Kenga Magjike 2013"

Këngëtarja Besa Kokëdhima fiton trofeun e Këngës Magjike

Këngëtarja e mirënjohur Besa Kokëdhima ka fituar me meritë edicionin e 15-të të “Këngës Magjike“, mes 20 konkurrentëve.

Festivali “Kënga Magjike 2013”, përmbylli mbrëmjen e tij finale, nën udhëheqjen e Ardit Gjebreas, Ermal Mamaqit, Ervin Bejlerit dhe dy vajzave të përzgjedhura rastësisht nga vetë Arditi, Marjela dhe Evisi.

Fituesja e çmimit të madh të festivalit, në bazë të votave të këngëtarëve pjesëmarrës, u shpall këngëtarja Besa Kokëdhima me këngën e titulluar “Tatuazh në zemër”, me muzikë të kompozuar nga Darko Dimitrov dhe tekst të shkruar nga Alban Skënderaj, i cili i ka dorëzuar edhe çmimin që mbante prej vitit të kaluar. Këngëtarja ka marrë komente pozitive që në momentin e parë që ka prezantuar këngën dhe është cilësuar edhe si favorite për ta fituar këtë çmim.

Saturday, 16 November 2013

Ardit Gjebrea, per here te pare me prezantues meshkuj ne "Kenga Magjike"...

Ermal Mamaqi dhe Ervin Bejleri, ne krah te Gjebrese tek “Kenga Magjike”

Jemi mesuar gjithmone ta shohim Ardit Gjebrene te rrethuar nga dy partnere femra, qe shpesh kane qene te huaja VIP dhe shume seksi, duke e shoqeruar ne tri netet finale te festivalit “Kenga Magjike”. Ne kete edicion te 15-te te neteve finale te “KM”, qe pritet te organizohen ne datat 27, 28, 29 ne “Pallatin e Kongreseve”, Gjebrea do te kete per here te pare dy meshkuj, dhe te dy, aktore humori, me qellimin qe ne festival te kete shume situata komike. I pari eshte Ermal Mamaqi, i cili kete vit nuk merr pjese si konkurrent per te shfaqur talentin e tij si prezantues. Dhe i dyti eshte po ashtu nje aktor humori, pikerisht Ervin Bejleri, i cili pas shkeputjes nga spektakli i “Portokalli” u shfaq si moderator i nje show me kamera te fshehta, “Game Over” ne “Vizion Plus”. Tashme qe prezantimi i kengeve pjesemarrese ka mberritur drejt fundit, le te shohim se sa e forte do te jete gara ne netet finale. 45 kengetaret qe do te kalojne ne gjysmefinale, do te votojne edhe kete vit per njeri-tjetrin. Nga ky votim do te dalin 20 kenget finaliste ne naten e fundit. “Edhe pse jane te paevitueshme miqesite mes kengetareve ose edhe inatet e shprehura ne votime, ky sistem ka rezultuar ne nje perqindje te madhe efikas ne percaktimin e renditjes te kengeve sipas vlerave te tyre, me pluset dhe minuset e veta”, kane shpjeguar organizatoret ne faqen zyrtare te “Kenga Magjike“ ne facebook.

Monday, 7 October 2013

Rovena Dilo: Jam shume energjike dhe kam shume per te dhene...

Rovena Dilo ne "Kenga Magjike 2013"
Ne Europe me Rovena Dilon

Me kengetaren e mirenjohur te muzikes shqiptare, Rovena Dilo. Nje rrefim i sinqerte per gjithcka. Duke u ndalur jo vetem tek kenga me e fundit qe po ben buje per shkak te performances ndryshe qe Rovena Dilo solli ne “Kengen Magjike 2013”. Dhe per te vazhduar me nje retrospektive te rendesishme mbi fillesat e karrieres se saj. Ku sic pohon ajo, banaliteti ishte shume me i paket dhe servirja qe i behej tregut, goxha selektive. Por ajo qe ka qene e mbetet edhe me e rendesishme, perpjekja per te qene afer dhe ne sinkron me muziken evropiane, me me te miren e saj. Duke pasur si “idhuj”, emra te famshem te muzikes britanike, italiane, shume emra te famshem te muzikes rock te viteve ’80 e ’90, Rovena Dilo eshte mbrujtur me kete game te madhe muzikore dhe artistesh te medhenj. Gje e cila i ka sherbyer ne karriere, sepse nuk kishte kurre pse t’i trembej seleksionimit te rrepte qe u behej emrave te rinj ne muziken shqiptare te viteve te para-pluralizmit.

Saturday, 17 November 2012

Zajmina Vasjari: Ja pse mbeta jashte finales se KM

Performanca e saj ishte bombastike ne "Kenga Magjike" por ja qe mesa duket, kjo nuk mjaftoi qe t'a dergoj ate ne finale. Kengetarja seksi, Zajmina Vasjari, ne nje rrefim per "Bluetooth" ka zbuluar prapaskenat e votimeve te kengetareve tek festivali "Kenga Magjike".

"Nuk me pelqen te bej pazare dhe per pasoje, kete vit mbeta jashte finales", ka treguar Zajmina arsyet qe, sipas saj, ben qe ajo te mbetet pa kupe kete vit.

Ne kete festival, sic dihet, kengetaret votojne njeri tjetrin dhe pasi qe shume prej tyre jane miqe apo "armiq" ne mes veti, ata jane mjaft te bezdisur per te votuar ne kete menyre dhe fatkeqesisht aleancat mes tyre luajne rol te rendesishem ne grumbullimin e pikave, duke shkaktuar me pastaj pakenaqesira qe zakonisht shprehen ne periudhen e pas festivalit.

Megjithate, Zajmina eshte e lumtur qe kenga eshte pelqyer dhe performanca e saj do te mbahet mend. Tani eshte e perqendruar ne projektin e saj te radhes qe do vije se shpejti me videoklip. /Albavipnews/

Wednesday, 14 November 2012

‘Refuzoj’ e Albanit, kenge greke? (Video)

Në fakt edhe ne kur e dëgjuam ashtu na u duk në fillim.

Por më pas kuptuam  se kënga ‘Refuzoj’ nuk është ashtu sic thuhet e vjedhur nga kënga greke e cila është kënduar kohë më parë me titull në greqisht "I agapi mou ena bradu" kënduar nga Petros Mpousoulopoulos.

E megjithatë ne më poshtë ju postojmë të dyja këngët dhe jeni ju lexues të këtij lajmi që bëni dallimin./Albavipnews/



- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:

Tuesday, 13 November 2012

Albani dhe Adriani njeri-tjetrit nga 2-3 pike


“Refuzoj” apo “Ngjyra e kuqe” në dilemë të shumë ndjekësve të festivalit ‘Kënga Magjike 2012’ këtë vit.

Në fakt, festivali ishte shumë i shikuar edhe këtë vit, ndërsa Albani apo Adriani ishin këngëtarët rreth të cilëve sillej çmimi, sidomos ai i publikut.

Mirëpo, vetë ata kur kanë votuar për njëri-tjetrit i kanë dhuruar kundërshtarit vetëm 2 apo 3 pikë, pasi dihet tashmë se produksioni i këngës së tyre kishte të bënte me autorë të ndryshëm.

E megjithatë fitoi “Refuzoj”, një baladë e bukur, ndërsa të gjithë e këndojnë refrenin e këngës “Ngjyra e kuqe”.
M. GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Albani or Adrian in "Song Magic"

"Refuse" or "red color" in the dilemma of many festival attendees 'Magic Song 2012' this year. In fact, the festival was very well looked this year, while Albani or Adrian singers around which revolved the price, especially the public.

However, when they themselves voted for each other has given opponent only 2 or 3 points, since it is already known that the production of their song had to do with different authors. And yet won "Refuse", a beautiful ballad, while all sing the chorus of the song "red color".
M. GJ.

Monday, 12 November 2012

Zajmina ne “top-forme”, megjithese pa finale

Vërtetë edhe këtë vit pjesëmarrja e saj në festivalin “Kënga Magjike” ka rënë në sy tepër, pasi ajo është vërtet një këngëtare seksi.

Është fjala për Zajmina Vasjarin, e cila e preku vetëm skenën e festivalit “Kënga Magjike 2012” deri në natën gjysmëfinale, ndërsa shumë prisnin që të ishte edhe në finale dhe të fitonte të paktën çmimin e interpretimit skenik, ku vajza e këngës kishte investuar shumë.

Zajmina çfarë duhet të themi është se ajo ishte vërtet në top-formë, megjithëse pa finale, dhe pija që u servoi drejtuesve të këtij festivali i dehu kaq shumë, sa të mos e votonin për ndonjë çmim.
M. GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Zajmina in "top-form", although no final

Albani ishte i ftuar per te fituar ne “Kënga Magjike”

“Refuzoj” fitoi në edicionin e 14-të të Festivalit ‘Kënga Magjike 2012’, ashtu sic kishim shkruar lajmin e parë se favoriti i këtij edicioni ishte Alban Skënderaj.

Por më mirë Albani të mos e kishte thënë, pasi e zbuloi se kishte pasur ftesë nga vetë Arditi për të marrë pjesë në këtë event dhe për të fituar.

Vërtetë balada e tij ishte e bukur, por si duket kantautori nuk ka pranuar të ketë këtë vend, pa pasur edhe cmimin e publikut, ku të gjithë prisnin të fitoi kënga ‘Ngjyra e kuqe’ e kënduar nga Adrian Gaxha dhe Florian Beqiri. Edhe këtë vit ky festival mori vëmendje të madhe./Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Albani was invited to make the "Magic Song"

Sunday, 11 November 2012

Kenga Magjike 2012: Cmimet

Mbaroi dhe edicioni i 14-te i spektaklit "Kenga Magjike" me naten finale qe ndodhi te shtunden me 10 nentor, ne nje fryme patriotike dhe me ngjyra kuq e zi ne prag te 100 Vjetorit te Pavaresise.

Ne naten finale, Ardit Gjebrea i shoqeruar me dy bukuroshet Olta Gixhari dhe Armina Mevlani, ka prezantuar 20 finalistet qe dolen ne krye te tabeles, fale votave qe moren nga koleget e tyre.

Fituesi i madh i ketij edicioni, sic tashme dihet, eshte kengetari vlonjat, Alban Skenderaj, i cili mori pjese per here te pare ne kete festival, por me nje sukses te jashtezakonshem. Eshte nje simbolike e shkelqyer pasi kupa e madhe e ketij viti jubilar te 100 Vjetorit shkoi mu atje ku dhe u ngrit flamuri, ne qytetin e bukur te Vlores.

Ju sjellim listen e plote te Cmimeve.

Vendi i Pare: Alban Skenderaj (Fitues i Festivalit, 958 pike)
Vendi i Dyte: Aleksander & Renis Gjokaj (745 pike)
Vendi i Trete: Juliana Pasha (657 pike)

Cmimet tjera:
1. CMIMI AMC FUN PAGE - KEJSI TOLA
2. BEST DANCE - VEDAT ADEMI
3. ÇMIMI ÇESK ZADEJA - ERA RUSI
4. KENGA STIL - STINE
5. ÇMIMI TELEVIZIV - REZARTA SHKURTA
6. BEST FT. - XHESIKA DHE MATEUS FRROKU
7. PREZANTIMI SKENIK ME I MIRE - BLERTA GACE
8. KANTAUTORI ME I MIRE - ANDOS
9. ÇMIMI I KRITIKES - ELIZA HOXHA
10. ÇMIMI DISKOGRAFIK - XHENSILA MYRTEZAI
11. ÇMIMI I INTERPRETIMIT - ROZANA RADI
12. ÇMIMI TENDENCE - BOJKEN LAKO
13. CMIMI I PUBLIKUT - ALBAN SKENDERAJ
14. ÇMIMI JON MUSIC - GRETA KOCI
15. CMIMI KONTRIBUTI ARTISTIK - PIRRO CAKO
16. BEST ROCK - ALEKSANDER & RENIS GJOKA
17. CMIMI ETNO MUSIC - ELI FARA
18. BEST PRODUCTION - ERMAL MAMAQI
19. ÇMIMI INTERNET - ADRIAN GAXHA
20. BEST VOKAL - JULIANA PASHA

/albavipnews/

Te gjithe komentojne festivalin “Kenga Magjike”, fiton Alban Skenderaj?

Jo vetëm publiku i thjeshtë, por edhe ata që ndoshta fati, apo mospasja gati një këngë të re, këngëtarët që nuk kanë marrë pjesë në këtë edicion të sivjetshëm të Festivalit “Kënga Magjike 2012”, kanë komentuar të gjithë nëpër shumë rrjete të ndryshme sociale.

Por, e veçanta ishte se shumica e tyre në momentin kur në natën e parë debutoi edhe protagonist më i lakuar Alban Skënderaj, të gjithë shprehnin emocionin e tyre dhe thoshin se ky është fituesi.

Ndërsa Alban Skënderaj edhe kohë më parë në një lajm të gazetës sonë, sipas disa zërave të afërt të këtij festivali, thuhej se do të ishte fituesi. Ai ka sjellë këtë vit një baladë me titull “Refuzoj”.
                 
Artistët të shoqëruar me….

Dikush ka marrë motrën si ogur të mirë, siç mësuam se e ka shoqëruar këngëtarja Aurela Gaçe motrën e saj Blertën, ku ajo konkurroi me një këngë interesante  në këtë festival. Edhe Greta Koçi, siç e shihni në foto, ka pasur si mbështetje për baladën e saj, motrën e saj Enin, që këtë vit nuk ishte në ‘Kënga Magjike’.

Kishte nga ata këngëtarë që për mbështetje kishin marrë me vete njeriun e tyre të zemrës, siç ishte këngëtarja simpatike Xhensila Myrtezaj që edhe ‘live’ ka dashur të shfaqet me zemrën e saj, aktorin e “Portokallisë”, Besart Kallaku. Kështu kishte bërë edhe Ermal Mamaqi që e inkurajonte nusja e tij Ami.
 

Saturday, 10 November 2012

Dhe fiton “Kenga Magjike 2012” Alban Skenderaj

Nata finale e Festivalit ‘Kënga Magjike 2012’ në vitin e 14-të të tij,  ka nisur me këngën fituesi të një viti më parë “Më lër të fle”, kënduar nga Redon Makashi.

Të gjitha këngët që kaluan në gjysëm finale ishin të përgaditura që të fitojnë një cmim, sic ndodh zakonisht në këtë festival, megjithëse në nominime ishte plotësuar numri edhe me emra që fatkeqësisht nuk e preken finalen.

Ndërsa fituesi i këtij edicioni sic ishte parashikuar doli këngëtari Alban Skënderaj me këngën ‘Refuzoj’, i cili rrëmbeu edhe cmimin e publikut. Edhe këtë vit prezantimi ishte ideuar nga producenti Ardit Gjebrea që të kishte në krah dy vajza, të mira dhe seksi në prezantim, pak si tepër të llastuara. Ndersa kenga me popullore e ketij festivali "Ngjyra e kuqe" e kenduar nga Adrian Gaxha dhe Florian Beqiri pasi ndezen si gjithmone publikun, fituan vetem cmimin e internetit si kenga me e klikuar.

Ishte menduar edhe një këngë të bukur të vjetër shqiptare në prag të 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë./Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
And wins "Song Magic 2012" Alban Skenderaj

Thursday, 8 November 2012

Zajmina, Stine dhe Xhensila jo ne “Kenga Magjike”?

Edhe pak ditë na ndajnë nga netët gjysmëfinale të festivalit “Kënga Magjike 2012’, ndërsa tashmë po qarkullon lista e artistëve,të cilët kanë kaluar në këto net.

Ndërsa në Pallatit e Kongreseve kanë nisur provat gjenerale për këtë event të muzikës, na bën përshtypje se pse tri këngët shumë të klikuara dhe të pëlqyera në internet nuk janë të listuara ku këndohen nga Zajmina Vasjari kënga ‘Do pi”, Stine “Ti je engjëll” dhe Xhensila Myrtezaj ‘Me ty jam’.

Ne jemi munduar të kontaktojmë me artistët në fjalë, por vetem motra e Zajmines na ka treguar se nuk eshte e mundur pasi Zajmina do te jete ne naten e dyte gjysem-finale.

Urojmë që të ketë qenë gabim i të shtypurit të listës, pasi këtij festivali do t’i mungojnë tre zëra dhe këngë intersante.
M.GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Zajmina, Stine and Xhensila not in the "Magic Song"?

Tuesday, 6 November 2012

Më 8, 9 e 10 nentor, Festivali “Kenga Magjike 2012”

Tashmë janë bërë të qartë emrat e artistëve dhe këngët e tyre, të cilat do të provojnë edhe një herë konkurrimin në sallën e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, në Festivalin “Kënga Magjike 2012”.

Të enjten dhe të premten netët garuese në gjysmëfinale dhe më pas, të shtunën, më 10 nëntor, do të jetë nata e çmimeve dhe finalja. Mësuam se për këtë natë finale nuk kishte bileta për publik të thjeshtë, por vetëm për stafin, miqtë e artistëve dhe personazhe të famshme.

Deri tani, siç kemi thënë, favorit është balada e Alban Skënderajt “Refuzoj”, megjithëse sipas shikimeve është kënga ‘Ngjyra e Kuqe’ e Adrianit dhe Florianit më e dëgjuara. M. GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
On 8, 9 and 10 November, the festival "Song Magic 2012"

Already made ​​clear the names of the artists and their songs, which will prove once again competing in the hall of the Palace of Congresses in Tirana Festival "Magic Song 2012". On Thursday and Friday nights competing in the semifinals and then, on Saturday, November 10, will be night and the final price.

Monday, 5 November 2012

Adrian Hila dominon ne "Kenga Magjike 2012"

Kompozitori i njohur i shume hiteve shqiptare nga Tirana, Adrian Hila, kete vit dominon festivalin "Kenga Magjike" me gjithsejt tete kompozime. Dhe vlen te permendet fakti se te gjitha kompozimet e tij kane kaluar ne gjysmefinale.

Pas Adit vjen Darko Dimitrov me 5 kompozime, pastaj Elgit Doda dhe Alban Skenderaj me nga 4 kompozime. Stine kishte tri kompozime dhe vetem njera kaloi ne gjysmefinale, ndersa ai vet mbeti jashte gares.

Sa i perket teksteve, Big Basta dominon dukshem me 7 sosh. Alban Skenderaj i dyti me 5 tekste ndersa ne vendin e trete, Stine dhe Rozana Radi me nga 3 tekste.

Ne aranzhim, prape dominon Adrian Hila por kete radhe ndan vendin e pare me Darko Dimitrovin e Maqedonise, me gjithsejt 8 aranzhmane. Pas tyre vijne, Elgit Doda me 6 aranzhmane dhe Gent Myftaraj me 5 sosh.

Flori Mumajesi mungon plotesisht nga ky edicion, ndersa tre emra te njohur, Stine, Xhensila dhe Zajmina, nuk arriten te kualifikohen ne gjysmefinale, pasi mungojne ne listen e publikuar te gjysmefinalisteve. /Albavipnews/

Kenga Magjike 2012: Emrat ne Gjysemfinale...

Kete te diele qe shkoi, ka perfunduar maratona e prezantimit te kengeve pjesemarrese te edicionit te 14-te te festivalit "Kenga Magjike". Kete vit, si dhe viteve tjera, spektakli sjell emra te njohur te estrades si Alban Skenderaj, Adrian Gaxha, Juliana Pasha, Rezarta Shkurta, Rozana Radi, Vedat Ademi, Eliza Hoxha, Aleksander Gjokaj etj. te cilet, natyrisht te gjithe presin te dalin nga festivali me ndonje cmim, qe do te zinte nje vend ne biografite e tyre, ne pjesen e te arriturave muzikore.

Alban Skenderaj, megjithese per here te pare, eshte perfolur si nje nga kandidatet kryesore te fitoj kete edicion. Ndersa, "Ngjyra e Kuqe" e Adrian Gaxhes dukshem ka triumfuar ne internet sa i perket shikueshmerise.

Friday, 2 November 2012

Adriani xhiron videon e kenges ‘Ngjyra e kuqe”

Do të ketë një temë shumë interesante, duke u rikthyer në vitet 1940 dhe duke sjellë për pak minuta një minifilm, në të cilin në qendër do të jetë një vajzë seksi.

Kjo është pak a shumë ideja e video-klipit që tashmë po filmohet nga ‘Entermedia’ në Prishtinë, e këngës hit “Ngjyra e kuqe”, e Adrian Gaxhës dhe Florian Beqirit.

Ne zbuluam këtë foto se si është dukur këngëtari Adrian Gaxha në videon që pritet të vijë së shpejti në tregun shqiptar. M. GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Adrian recording video of the song 'The red colour "

There will be a very interesting topic, returning in the 1940s and bringing in a few minutes a minifilm, in which the center will be a sexy girl. This is more or less the idea of video-clip that is now being filmed by 'Entermedia' in Pristina, the hit song "red color" Adrian Gaxhës and Florian Beqiri. We found this picture that was like the singer Adrian Gaxha in the video that is expected to come soon in the Albanian market. M. GJ.

Tuesday, 30 October 2012

Alban Skenderaj pretendent per fitore ne “Kenga Magjike 2012”

Nëse edhe këtë vit triumfi i festivalit “Kënga Magjike” do të shkojë te një baladë, atëherë këngëtari Alban Skënderaj do të jetë fituesi i tij.

Këngëtari vlonjat sapo e ka prezantuar këngën e tij me titull “Refuzoj”, një baladë e bukur me tekst nga vetë ai dhe muzikë, ndërsa aranzhmani është krijuar në bashkëpunim me Elgit Dodën. “Yjet veç për ty ndezur i mbaj, për ty, është pak për ty, kjo botë nuk ka kuptim pa ne të dy…”.

Ndërsa kënga ka marrë menjëherë komentet shumë pozitive, dhe flitet se do të jetë fituese e këtij festivali.
M. GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Alban Skenderaj contender for victory in the "Magic Song 2012"

If this year's triumph festival "Song Magic" will go to a ballad, the singer Alban Skenderaj will be the winner. Vlonjat singer has just introduced his song titled "Refuse", a beautiful ballad with lyrics by him and music, while the arrangement is created in cooperation with Elgin Dode.

Sunday, 28 October 2012

Olta dhe Armina, dy partneret e Ardit Gjebrese...

Ne konsultime para festivalit
foto: panorama plus
Edicioni i sivjetem i festivalit "Kenga Magjike" do te jete i vecante dhe festiv per nder te 100 vjetorit te Pavaresise.

Ndryshe nga viti i kaluar me Gymyshin, Ardit Gjebrea ka vendosur qe kesaj here te kete partnere dy vajza shqiptare te njohura, qe do ta shoqerojne ate ne tri netet finale me 10, 11 dhe 12 nentor. Behet fjale per aktoren e re dhe tanime te mirenjohur Olta Gixhari dhe miss-in Armina Mevlani qe ne vitin 2009 perfaqesoi Shqiperine ne "Miss World".

Te dyja bukuroshe, njera bionde dhe tjetra brune por me stil te ngjashem, jane shprehur te lumtura qe do jene pjese te nje projekti te madh dhe te rendesishem sic eshte "Kenga Magjike", qe kerkon angazhim dhe pergjegjesi te nivelit te larte.

"U lumturova pa mase, por edhe u 'frikesova' per pergjegjesine qe po me jepej", ka treguar Mevlina per "Bluetooth", dhe ka shtuar "Arditin e kam pasur idhull... e kam dashuruar si figure televizive. Edhe tani qe jam rritur, kam kuptuar qe eshte nje person i vecante i ekranit dhe normal, eshte nje emocion i jashtezakonshem prezantimi perkrah tij".


Saturday, 27 October 2012

Olta Boka, kete vit i thote jo "Kenges Magjike"

Ka tri vite rresht qe Olta Boka ka qene pjese e festivalit "Kenga Magjike" por si duket sivjet ajo ka ndryshuar mendje.

"Pavaresisht pergatitjes (mbi te gjitha morale), kete vit nuk do te jem pjese e festivalit 'Kenga Magjike". Edhe pse me vjen keq, per disa arsye vendosa te mos jem pjesemarrese kete edicion", ka postuar Olta ne faqen e saj ne Facebook.

Deri me tani, pjesemarrja e saj ka qene dinjitoze dhe eshte vleresuar me cmime.

Nese ju kujtohet ne vitin 2010 ajo u prezentua me nje balade te mrekullueshme me titull "Mbete nje brenge" per te cilen edhe mori cmimin "Best Balade".


Wednesday, 24 October 2012

Albani per here te pare ne ‘Kenga Magjike’

Kantautorin e njohur, Alban Skënderaj, si duket foleja mediatike Tv Klan këtë vit po e mban edhe për një arsye tjetër, përveç asaj të jetë në karrigen e jurisë në ‘X Factor’.

Mësuam se Albani po përgatitet të jetë po në këtë Tv në festivalin e Ardit Gjebreas me një këngë të tij, ku sigurisht do të jetë ai edhe krijuesi i këngës së tij.

Është hera e parë që Alban Skënderaj konkurron në “Kënga Magjike”, ndërsa emri i tij ka javë që lakohet, pasi ai ka edhe këngë të tjera të krijuara për artistë të tjerë në këtë edicion, dhe si duket muhabeti me producentin Gjebrea dhe këngëtarin Skënderaj është shumë i mirë. M.GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Albani for the first time in 'Magic Song'

Kantautorin known, Alban Skenderaj, apparently nest Klan TV media this year is holding for another reason, in addition to be the chair of the jury at the 'X Factor'. We learned that Albani is preparing to be in the same Tv Festival Ardit Gjebreas with one of his songs, which of course would be that the creator of the song.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online