All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Klaudia Pepa. Show all posts
Showing posts with label Klaudia Pepa. Show all posts

Saturday, 20 July 2013

Klaudia Pepa dhe Albi Nako, nje martese televizive perrallore...

Klaudia Pepa: Martesa me Albi Nakon, perralla ime me e bukur…

Ne nje kopsht si te Edenit, perkrah personit qe dashuron, e rrethuar me shume dashuri dhe veshtrime qe bekojne. E tille ka qene dita e marteses te dielen e shkuar per Klaudia Pepen, Prima-balerinen e tv Klan, e cila bashke me partnerin e saj, koreografin Albi Nako ne transmetim “Live” ne “E Diela shqiptare” i premtuan njeri-tjetrit dashuri te perjetshme. Nje dasme ne ekranin e Tv Klan, ku te pranishem nuk ishin vetem spektatoret ne salle, Ardit Gjebrea dhe artiste te tjere, por edhe te gjithe teleshikuesit shqiptare nuk kishte ndodhur me pare ne Shqiperi dhe pikerisht kjo ngjarje e bukur, e organizuar deri ne detaje ka surprizuar edhe vete ciftin per mbarevajtjen e saj. E emocionuar dhe e lumtur se, gjithcka shkoi mire dhe se endrra e saj u be realitet, “Princesha e Perralles” per Koha Jone rrefen ndjesite qe i mori kesaj dite te shenuar, Muajin e Mjaltit, surprize nga bashkeshorti, si dhe organizmin e dasmes tjeter, e cila do te zhvillohet pak dite me vone ne nje ambient tjeter madheshtor… me te aferm, miq, kolege dhe persona VIP.

Wednesday, 8 February 2012

Klaudia Pepa, prima balerina e televizionit Klan

Klaudia, prima balerina

Eshte e shpejte, energjike, kamera duhet te jete ne lartesine e zhdervjelltesise se saj qe ta kape. Klaudia Pepa eshte prima balerine ne televizionin Klan. Ka rene ne sy per nje personalitet te spikatur ne kercim qe ben te ngulesh shikimin ne ekranin e televizorit. Ndoshta kete ndjesi ka pasur edhe koreografi Albi Nako kur e ka pare per here te pare duke kercyer. Aq sa ka vendosur qe jo vetem ta kete balerine ne skuadren e tij te kercimit, por edhe te dashur ne jete. Ne kete bisede me Pepen, mesojme shume per te, dashurine per Albin, baletin dhe muziken…

Klaudia, ku e gjen energjine nje balerine?

Une besoj tek energjia e cila me ushqen mendjen, trupin dhe me ve ne levizje. Nese mund te shprehesha ne gjuhe metaforike, jam thjesht nje bateri se ciles i mbaron karikimi ne fund te udhes se jetes. Me sa duket, jam nje bateri e karikuar mire qe rrezatoj energji e cila me gjeneron nje energji te vrullshme dhe me rremben me forcen e saj.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online