All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Kleoniki Delijorgji. Show all posts
Showing posts with label Kleoniki Delijorgji. Show all posts

Sunday, 19 May 2013

Kleoniki, 16-vjecarja qe synon boten e modes...

Kleoniki Delijorgji
Niki: Do doja te sfiloja per “Victoria’s Secret”

Kleoniki Delijorgji vjen me foto shume sensuale

Miss-i i vitit me dy kurora dhe eshte vetem 16 vjece. Kleoniki Delijorgji, e perzgjedhura e vitit 2012 si “Miss Shqiperia” e “Miss Globe”, rrefen jeten e nje vajze qe i jep rendesi kohes, dashurise dhe ambicies per karriere ne mode e per te prekur sfilatat e “Victoria’s Secret”. Ne kete interviste zbulon sekretet e harmonise shpirterore dhe prioriteteve qe ka ne jete jo si nje vajze thjesht e bukur.

Niki, sapo ke realizuar nje set sensual fotografish, duke u rikthyer ne vemendjen e publikut pas dy kurorave te bukurise “Miss Shqiperia” e Miss Globe” vitin e kaluar. Aspiron tashme boten e modes?

Po, dhe fotot qe kam realizuar me agjencine “Bindi Model” jane bere per nje reviste dhe normalisht per book-un tim si modele.

Je ende nje miss ne fuqi, si po e shijon kete vit te vecante per ty dhe cfare ofertash ke marre deri tani ne fushen e modes?

Saturday, 18 May 2013

Revista PANORAMA PLUS - 18 Maj 2013

Revista PANORAMA PLUS
Revista PANORAMA PLUS, 18 Maj 2013
  • Arian Cani, 45-vjetori hot. Politikane dhe artiste mes balerinash seksi topless
  • Flori Mumajesi e akuzon se nuk di te kendoje, reagon Gaxha: Ti je gei! Adriani: Nuk e kam ekzagjeruar me fjalen gei, se ia kam falur shume here ofendimet, nuk ballafaqohem me te se nuk ia vlen.
  • Ja cfare ben Joana pas daljes nga "Big Brother", fotot. Ervini i "BB4": Cfare me tha per Janin dhe Anaidin.
  • Kleoniki Delijorgji vjen me foto shume sensuale. Niki: Do doja te sfiloja per "Victoria's Secret"
  • Anjeza Shahini: Ndihem mire, fejesa eshte ne planet tona
  • Rikja fut ne sherr Ilirin me Elonen, plas xhelozia, e duan te dy per vete
  • Dalja e Joanes, ul adrenalinen e Anaidit. Shpendi i papozicionuar, nuk merret vesh ke pelqen dhe ke jo
  • Ermal Merdani: Finalistet sipas meje!
  • Kush e vesh Ilir Meten?

Monday, 19 November 2012

ALBA FLASH NEWS: 19 Nentor 2012

C'ka po shkruhet dhe c'ka po flitet kete jave:
  • Kleoniki Delijorgji fiton kuroren "Miss Globe 2012". Vajza e dyte pas Almeda Abazit te fiton titullin nderkombetar te bukurise. Ndersa, Loreta Abdyli nga Kosova futet ne top 10 dhe fiton titullin "Miss Pavaresia"
  • Getoar Selimi publikon videon "N'Prishtine", akuzohet per vjedhje te instrumentalit nga kengetarja serbe Stoja dhe kenga "Revolucija". Ndersa vet ai ka mohuar se behet fjale per ndonje vjedhje. Poashtu, Zzap & Chriss kane reaguar fuqishem duke mohuar cdo gje ne lidhje me vjedhje.
  • Albana Azizi, shqiptarja e dyte e ftuar ne ceremonine MTV EMA 2012
  • Loreta Kacka LORI ne pergaditje te klipit me titull "Nuk mundem" qe eshte duke u punuar nga Pro Video, ndersa kenga eshte realizuar nga Flori. Ndersa poshtu ka ne plan te lancoj klipin "Shqiperi o nena ime" me rastin e 100 Vjetorit te Pavaresise.

Monday, 12 November 2012

Shqiperia kuroren, Kosova “Miss Pavaresia” ne Miss Globe

Vajza e cila kohë më parë u zgjodh si më e bukura në ‘Miss Shqipëria 2012’, sapo ka fituar një titull më global.

Kleoniki Delijorgji është kurorëzuar si me e bukura e globit në spektaklin e bukurisë ‘Miss Globe 2012’ të mbajtur këtë vit në Pallatin e Sporteve në qytetin e Vlorës.

Ndërsa bukuroshja, e cila përfaqësonte Kosovën në këtë event, Loreta Abdyli, ka hyrë në top-10 vajzat më të bukura dhe ka fituar njëkohësisht çmimin “Miss Pavarësia”.

Producenti shqiptar, që ka të drejtën e këtij eventi, Petri Bozo, edhe këtë vit kishte ftuar vajzat më të bukura të botës, ndërsa ne siguruam këtë foto ekskluzive ku shihen dy bukuroshet shqiptare. M.GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:

Albania Kosova crown "Miss Independence" in Miss Globe

The girl who recently was chosen as the most beautiful in 'Miss Albania 2012', has just won a global title. Kleoniki Delijorgji is crowned as the most beautiful of the globe to the spectacle of beauty 'Miss Globe 2012' held this year at the Palace of Sports in the city of Vlora.

Kleoniki Delijorgji fiton kuroren e "Miss Globe 2012"

Bukuroshja 16-vjecare e lindur ne Janine, Kleoniki Delijorgji, ne 100 Vjetorin e Pavaresise, sjell ne Shqiperi kuroren e "Miss Globe 2012". Eshte kjo vajza e dyte shqiptare qe fiton kete titull nderkombetar, pas Almeda Abazit.

Ndersa, perfaqesuesja e Kosoves, bukuroshja Loreta Abdyli ka hyre ne top 10-shen e me te bukurave dhe ka fituar kuroren "Miss Independence".

Nata finale e spektaklit u zhvillua te shtunden mbrema me 10 nentor, ne Pallatin e Sportit ne Vlore me nikoqiret, Hygerta Sako dhe Krenar Ahmetaj, te cilet dhuruan atmosfere dhe emocione deri ne fund, duke marre vleresime me duartrokitje nga publiku.

Mbremja eshte zbukuruar me pjesemarrjen e emrave te njohur te muzikes si Aurela Gace, Elis Nova, Gjergj Kacinari, motrat Kumria si dhe me kendimin e perbashket te miss-eve ne skene te refrenit "Dua me shume Shqiperine" se bashku me Rona Nishliun dhe Ardian Liken.

"Kjo fitore do te thote shume per mua, pasi jemi ne vitin e 100-te te Pavaresise dhe ndihem dyfish e gezuar per kete trofe..." eshte shprehur Kleoniki per Gazeten Shqiptare.

Edicioni i 39-te i "Miss Globe 2012" do te mbahet mend si nje fitore e dyfishte e permbyllur ne frymen festive te nje viti jubilar. /Albavipnews/

Wednesday, 15 August 2012

Kleoniki ne hapat e Çiljetes


Kleoniki Delijorgji, e sapokurorëzuara e Petri Bozës, si më e bukura në ‘Miss Shqipëria 2012’ po mendon t’i futet muzikës, madje këngën e parë e ka gati.

Ashtu bëri edhe bukuroshja Çiljeta Xhilaga, e dalë po nga konkurset e bukurisë të producentit Bozo, megjithëse kanë kaluar shumë vite dhe ajo, jo vetëm është dukur shumë seksi, por edhe ka lënë hite në tregun shqiptar falë impenjimit të saj në muzikë.

Por, sa do të arrijë në hapat e Çiljetës bukuroshja 15-vjeçare Delijorgji? I urojmë, pse jo, duke e ditur se paraqitja e bukur në skenë në tregun muzikor shqiptar vazhdon ende të vlerësohet./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/

- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Kleoniki in steps Çiljetës

Tuesday, 14 August 2012

Miss Shqiperia, Kleoniki i futet muzikes


Miss Shqipëria 2012, Kleoniki Delijorgji, pasi fitoi kurorën e më të bukurës shqiptare, ashtu si disa prej paraardhëseve të saj, ka vendosur t’i futet këngës.

Aktualisht është duke realizuar një këngë me Fabian Bashën, liderin e grupit “Produkt 28” dhe shumë shpejt do të vijë edhe me një klip.

Veçse, në ndryshim nga ato që kanë mbajtur kurorën e më të bukurës shqiptare përpara saj, Kleoniki nuk ka në plan ta shndërrojë në profesion këngën. Është thjesht një pasion dhe kaq.

Niki, më shumë se sa për kurorën, u përfol në media për shkak të faktit që ajo është vajza e Mihal Delijorgjit, ish-administratorit të kompanisë “Albademil” në Gërdec./Bluetooth/

- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:

Miss Albania Kleoniki goes into music

Tuesday, 3 July 2012

Rrefehet Kleoniki, Missi i Shqiperise...

Kleoniki Delijorgji

Kleoniki Delijorgji: Takimet me babin kur ishte i ‘denuar’

Eshte vetem 15 vjec dhe eshte shpallur “Miss”, duke thyer keshtu nje rekord ne historine 14-vjecare te “Miss Shqiperia”. Kleoniki Delijorgji, eshte me e vogla fituese ne listen e bukurosheve qe kane mbajtur kuroren e ketij konkursi gjate gjithe ketyre viteve. Mosha e re, e ka bere qe t’i perjetoje ndryshe emocionet. Ne biseden e gjate qe beme per “Summer Pages”, bukuroshja 15-vjecare na tregoi se endrra per te mbajtur nje kurore mbi koke, lindi e u rrit bashke me te. Aq sa eshte e ndrojtur kur fl et, aq edhe eshte e cliret kur pozon. Fjalepake, por me nje buzeqeshje carmatosese. Kleoniki Delijorgji, eshte adoleshentja (aspak e tille ne mendime) qe do te na perfaqesoje ne njerin prej eventeve me te rendesishme nderkombetare, sic eshte “Miss Globe International”. Ka lindur dhe eshte rritur ne Greqi, por ndihet me shqiptare se shqiptaret.

Monday, 2 July 2012

Triumfon 15-vjeçarja në ‘Miss Shqipëria 2012’

Vajza më e bukur shqiptare e përzgjedhur të premten mbrëma në spektaklin “Miss Shqipëria 2012” quhet Kleoniki Delijorgji. Vajza është vetëm 15 vjeçe dhe ka lindur në Janinë.

Ndërsa, mbiemri i saj lidhet direkt me personin, i cili është babai i saj, Mihal Delijorgji, njëri prej emrave të përfshirë në tragjedinë e Gërdecit. Vajza do të përfaqësojë Shqipërinë në ngjarjen më të rëndësishëm të bukurisë,  ‘Miss Globe International”.

Këtë vit spektakli i bukurisë u mbajt në Kalanë e Bashtovës në Kavajë. /Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
15-year-old triumphs in 'Miss Albania 2012'

The most beautiful Albanian girls selected on Friday night spectacle "Miss Albania 2012" is Kleoniki Delijorgji. The girl is only 15 years old and was born in Ioannina.

Kleoniki Delijorgji: Babai eshte idhulli im!

Kleoniki Delijorgji: "Babai eshte idhulli im"

Pas shpalljes se saj si “Miss Shqiperia”, vemedja mediatike eshte fokusuar tek Kleoniki Delijorgji, vajza 15-vjecare e Mihal Delijorgjit. Gjate nje interviste per gazeten “Panorama” Kleoniki pervec emocioneve dhe fakteve per veten rrefen edhe per lidhjen me te atin. “Per mua, babi eshte idhulli im dhe nuk kam nje marredhenie thjesht si femija i tij, por e kam dhe shok. Shume shok. Ne jemi te dy krenar per njeri-tjetrin,”- eshte shprehur “Miss Shqiperia”. Nderkohe me 12 mars Gjykata e Tiranes e shpalli Delijorgjin pronarin e kompanise se cmontimit Albademil, fajtor dhe e denoi me 10 vjet burg dhe 5 vite denim plotesues. Gjate kohes ai nuk mund te drejtoje asnje kompani./xh.k/shqiptarja/

Saturday, 30 June 2012

Kleoniki Delijorgji fiton "Miss Shqiperia 2012"


Vajza e Mihal Delijorgjit fiton "Miss Shqiperia '12"

Kleoniki Delijorgji eshte emri i me te bukures shqiptare per vitin 2012. "GSH" zbuloi se 15-vjecarja ka lindur ne Janine. Ajo ka rrembyer dje ne mbremje kuroren e "Miss Shqiperise", duke fituar keshtu te drejten e perfaqesimit te vendit tone ne nje prej eventeve me te rendesisshme te bukurise sic eshte "Miss Globe International".

Mbiemri i vajzes bukuroshe nuk eshte krejt i panjohur per publikun shqiptar. Babai i saj Mihal Deliorgji, eshte nje prej emrave te perfshire ne tragjedine e Gerdecit, si ish-administratori i kompanise "Albademil".

Kleoniki Deliorgji eshte e katermbedhjeta vajze qe fiton kuroren e "Miss Shqiperise".


Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online