All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Koha Jone. Show all posts
Showing posts with label Koha Jone. Show all posts

Monday, 7 October 2013

Rovena Dilo: Jam shume energjike dhe kam shume per te dhene...

Rovena Dilo ne "Kenga Magjike 2013"
Ne Europe me Rovena Dilon

Me kengetaren e mirenjohur te muzikes shqiptare, Rovena Dilo. Nje rrefim i sinqerte per gjithcka. Duke u ndalur jo vetem tek kenga me e fundit qe po ben buje per shkak te performances ndryshe qe Rovena Dilo solli ne “Kengen Magjike 2013”. Dhe per te vazhduar me nje retrospektive te rendesishme mbi fillesat e karrieres se saj. Ku sic pohon ajo, banaliteti ishte shume me i paket dhe servirja qe i behej tregut, goxha selektive. Por ajo qe ka qene e mbetet edhe me e rendesishme, perpjekja per te qene afer dhe ne sinkron me muziken evropiane, me me te miren e saj. Duke pasur si “idhuj”, emra te famshem te muzikes britanike, italiane, shume emra te famshem te muzikes rock te viteve ’80 e ’90, Rovena Dilo eshte mbrujtur me kete game te madhe muzikore dhe artistesh te medhenj. Gje e cila i ka sherbyer ne karriere, sepse nuk kishte kurre pse t’i trembej seleksionimit te rrepte qe u behej emrave te rinj ne muziken shqiptare te viteve te para-pluralizmit.

Monday, 22 July 2013

Renis Gjoka: Femrat transformohen ne Tirane...

Femrat transformohen ne Metropol, "Apo e kam gabim"?

Pak jave me pare eshte vleresuar me cmimin e madh ne Festivalin "Netet e klipit shqiptar", me "Une dhe Gogoli", nje kenge e cila u mireprit nga publiku, sidomos per mesazhin e vecante dhe te forte qe transmetoi. Autizmi dhe lufta kunder kesaj semundjeje.

E percimi i nje mesazhi te vertete dhe sensibilizues, tashme duket se eshte kthyer ne nje mision ne vetvete per kengetarin, i cili edhe ne projektin e tij te fundit me titull "Apo e kam gabim?" (Video), vjen po aq i ndjeshem dhe rebel. Lidhur me fabulen dhe me bashkepunimin mjaft cilesor me Pandi Lacon dhe Gert Myftarajn, Renisi na tregon se ndjehet mjaft i kenaqur dhe kjo per vete faktin se kenga eshte mirepritur qe ne minuten e pare te shkarkimit ne internet dhe prezantimit te saj ne televizionet muzikore shqiptare. Por, pse nje titull me pikepyetje? Roli dhe ndikimi i femres ne Metropol? Pika e dobet e kengetarit? Mekatet e tij, si dhe shume detaje te tjera te pathena me pare nga ai mund t'i zbuloni me poshte ne intervisten dhene per "Koha Jone".

Shkendije Mujaj, si po i ecen Muaji i Ramazanit...

Rrefimi i Shkendije Mujaj, kengetarja e mbyllur ne shtepi

Eshte pa diskutim nje nder femrat me te komentuara ne Shqiperi dhe Kosove. Shkendije Mujaj eshte nje emer mjaft i lakuar nga publiku shqiptar, e me shume sesa per kenget qe ka lancuar deri me tani ne treg, ajo njihet si nje femer e bukur, plot hire, per format trupore te rrumbullakosura dhe fotot provokuese, qe here pas here poston ne rrjetet sociale. E lidhur fort me vendlindjen e saj, Pejen, jeta e Mujajt prej disa vitesh eshte e ndare mes Kosoves dhe Zvicres. Do te donte te ishte me aktive ne art, sepse muzika eshte nje nder pasionet e saj me te medha, por “lutja” e familjes, te cilet asnjehere nuk kane dashur qe t’i hyje botes se muzikes i kane stepur hovin e saj, por jo ndalur. Ajo na tregon se ka disa projekte profesionale ne mendje, por duke qene se jemi ne Muajin e Ramazanit dhe po agjeron eshte ne nje periudhe pauze. E pikerisht lidhur me besimin e saj ne Zot, raportin me veten dhe meshkujt, nderhyrjet plastike, komentet ngacmuese qe merr, aktiviteti ditor, marredhenia me fansat, etj., Shkendija na i zbulon ne intervisten, dhene per “Koha Jone”.

Gold AG: Si iu ktheva rruges se Zotit!

Mund te kisha vdekur ne gjendje te dehur, i jam kthyer rruges se Zotit

Para pak ditesh, rreperi i njohur nga Kosova GOLD AG lancoi ne tregun muzikor kengen e tij me te re, ne bashkepunim me kengetaren Beatrix Ramosaj te titulluar "Sa vite". Menjehere pas prezantimit te saj ne rrjetet sociale, Youtube, si dhe kanalet muzikore kane mberritur pershtypjet e dashamiresve te te dyja paleve, te cilet e kane vleresuar kete kenge si nje nder duetet me te bukura shqiptare. Aktualisht, Gold Ag eshte ne pauze profesionale. Si nje besimtar i devotshem mysliman, keto dite ai po agjeron, pasi muaji i Ramazanit per kengetarin konsiderohet si periudha e sakrifices se njeriut ne shenje mirenjohjeje per Zotin. Po sa i takon jetes private, si po shkojne gjerat per Gold Ag? Si ka qene jeta e tij deri me tani? Cfare eshte dashuria per te dhe cilet jane kujtimet me te bukura qe ai ruan ne memorie? Te gjitha keto rreperi na i zbulon me poshte.

Enca: Beje mire, ose mos e bej fare...

Nuk kam rene kurre ne dashuri…

Enca Haxhia eshte nje kengetare e re ne moshe, por qe fale talentit te saj ka hyre fuqishem ne tregun muzikor shqiptar. Kenga e fundit e saj, e titulluar “Jepe tash” ka rezultuar mjaft e suksesshme dhe pikerisht ky fakt duket se e motivon edhe me shume bukuroshen per te arritur suksese profesionale. Aktualisht eshte e angazhuar me disa projekte, te cilat per momentin ndjen te mos i beje publike dhe koncertet ne qytetet bregdetare te vendit i marrin shume kohe, por qe njekohesisht i japin edhe kenaqesi te madhe. Ne intervisten e meposhtme, Haxhia nuk na flet per muziken dhe lidhjen e forte qe ka me te, sepse kjo tashme dihet, por me nje ciltersi per t’u admiruar preferon te ndaje me lexuesin tone detaje te jetes se saj private. Ndryshe nga sa e keni njohur deri me tani, ne kete rrefim Enca vjen keshtu…

Saturday, 20 July 2013

Klaudia Pepa dhe Albi Nako, nje martese televizive perrallore...

Klaudia Pepa: Martesa me Albi Nakon, perralla ime me e bukur…

Ne nje kopsht si te Edenit, perkrah personit qe dashuron, e rrethuar me shume dashuri dhe veshtrime qe bekojne. E tille ka qene dita e marteses te dielen e shkuar per Klaudia Pepen, Prima-balerinen e tv Klan, e cila bashke me partnerin e saj, koreografin Albi Nako ne transmetim “Live” ne “E Diela shqiptare” i premtuan njeri-tjetrit dashuri te perjetshme. Nje dasme ne ekranin e Tv Klan, ku te pranishem nuk ishin vetem spektatoret ne salle, Ardit Gjebrea dhe artiste te tjere, por edhe te gjithe teleshikuesit shqiptare nuk kishte ndodhur me pare ne Shqiperi dhe pikerisht kjo ngjarje e bukur, e organizuar deri ne detaje ka surprizuar edhe vete ciftin per mbarevajtjen e saj. E emocionuar dhe e lumtur se, gjithcka shkoi mire dhe se endrra e saj u be realitet, “Princesha e Perralles” per Koha Jone rrefen ndjesite qe i mori kesaj dite te shenuar, Muajin e Mjaltit, surprize nga bashkeshorti, si dhe organizmin e dasmes tjeter, e cila do te zhvillohet pak dite me vone ne nje ambient tjeter madheshtor… me te aferm, miq, kolege dhe persona VIP.

Monday, 15 July 2013

Big Mama, kerkon nje burre te forte...

Big Mama
Mashkulli im duhet te jete burre, i zoti per shtate gra

Ajo di te vije ndryshe cdo here tek fansat e saj, ben gjera ndryshe dhe eshte karakter ndryshe nga te gjitha kengetaret e skenes muzikore shqiptare. Kete nuk e themi vetem ne, por e konfirmojne edhe dashamiresit e muzikes moderne shqiptare. Fjalen e kemi per Big Mama-n, e cila edhe pas kaq vitesh karriere artistike vazhdon te jete IN dhe shume e dashur per publikun shqiptar, jo vetem per kenget qe sjell, por edhe per natyren sport dhe mjaft origjinale qe shfaq ne daljet publike. Pas suksesit qe kishte me kengen e fundit, momentalisht Big Mama po punon me disa projekte te tjera, qe do t’i prezantoje shume shpejt ne ekran. E nderkohe qe preferon te punoje “pak e sakte”, ajo nuk le pas dore veten dhe pushimet verore qe duket se e mbushin me adrenaline. E shquar per nje komunikim te drejtperdrejte mediatik, e tille vjen edhe ne “Koha Jone”, ku nder te tjera, Big Mama rrefen hapur raportin qe ka me koleget, famen, meshkujt, suksesin, pushimet dhe veten…

Monday, 24 June 2013

Artistet votojne Liderin e tyre...

Artistet shqiptare votojne Liderin e tyre: Kushdo qofte fituesi, le te beje me te miren per popullin shqiptar

"Le t'i tregojme botes se jemi nje popull qe dime te respektojme te drejten e votes"

Dita e djeshme ka qene nje dite mjaft e ngjeshur me ngjarje politike, deklarata te nxehta politikanesh dhe ankth pritjeje per te gjithe shqiptaret lidhur me rezultatet e zgjedhjeve ne vend. Edhe artistet, sikurse pjesa me e madhe e qytetareve te thjeshte te Shqiperise, qe ne oret e para te mengjesit jane drejtuar per ne Qendrat e tyre te Votimeve per te shprehur vullnetin e lire nepermjet votes. Kengetare te njohur, aktore, regjisore, sportiste, etj., te shoqeruar, ose jo nga familjaret e tyre kane permbushur misionin, qe cdo qytetar shqiptar duhet ta ndjeje si detyre morale karshi vendit te tij. "Vota eshte e rendesishme, vota eshte respekt ndaj vetes, vota eshte e shenjte dhe ne nuk duhet te tregohemi neglizhente ne kete proces delikat, qe ka te beje me fatin tone", keshtu shprehen disa prej artisteve me te njohur per "Koha Jone" mbi rendesine e votes se cdo individi, ndikimit qe mund te kete nje e vetme ne rezultat, si dhe ne forme apeli per pjesemarrje e ruajtje te qetesise. Sipas tyre, kushdo qe t'i fitoje zgjedhjet, PD, PS, LSI... duhet te beje me shume per Shqiperine, te permbushe kerkesat e popullit dhe t'i tregoje Europes se jemi nje vend qe e respektojme njeri-tjetrin. Pavaresisht bindjeve...

Gjergj Leka, sfidon muziken tallava ne plazhet shqiptare...

Gjergj Leka: Muzika tallava ne plazh, demton nervat e pushuesit

Per heren e pare ne Shqiperi,organizohet nje projekt artistik e kulturor dedikuar konkretisht familjeve shqiptare e te huaja gjate muajve te pushimeve ne bregdetin shqiptar. Kantautori Gjergj Leka dhe stafi i tij ne bashkepunim me nje resort ne qytetin bregdetar te Vlores, jane ideatoret e ketij projekti origjinal. FAMILY PROJECT ka per qellim edukimin muzikor-artistik te femijeve si dhe te rriturve gjate qendrimit ne zonat turistike shqiptare, ne nje interviste per suplementin “Summer Time” Gjergji tregon disa hollesira ne lidhje me kete projekt dhe me krijimtarine e tij si kantautor.

Si lindi ideja e ketij projekti?

Ideja e projektit lindi natyrshem duke pare perpjekjet e medha qe po behen ne Shqiperi nga shteti dhe subjektet private per zhvillimin e turizmit ne vend. Edhe pse kohet e fundit strukturat turistike jane permiresuar, sidomos ne jug, mungojne sherbimet ndihmese te domosdoshme ne keto struktura. Nje nga keto sherbime dedikuar pushuesit shqiptar e te huaj eshte edhe organizimi i kohes ditore me art, kulture e muzike. Deri tani ne pergjithesi, kudo organizohen thjesht mbremje muzikore shume here te zhurmshme dhe pa nivel. Keto lloj eventesh me shume demtojne kulturen shqiptare e sidomos zhurma e krijuar nga muzika tallava ne plazh, demton edhe nervat e pushuesit.

Sunday, 16 June 2013

Kryeministri Berisha zbulon pasionin e tij per muziken...

Sali Berisha ne "Zone e Lire"
Berisha ne “Zone e Lire”, nje rrefim i cilter per jeten dhe pasionet

Gjate intervistes ne “Zone e Lire”, ndryshe nga formati i intervistave te tjera, Kryeministri ka rrefyer per jeten e tij dhe pasionet. Ai ka zbuluar dhe pasionin e tij per muziken. Kryeministri ka gjetur gati te gjithe titujt e kengeve qe jane vendosur nga DJ i spektaklit. Nderkohe qe ka ndare dhe emocione per menyren sesi i ka degjuar per here te pare dhe cfare kujtimesh kish nga nje pjese e tyre. Kryeministri ka befasuar dhe me informacionet qe kishte jo vetem per kenget, por edhe per historine jetesore te kengetareve dhe te grupeve muzikore. Gjithashtu, Kryeministri tregoi se ishte nje degjues i rregullt i kengeve. Ai zbuloi se kishte nje numer te konsiderueshem hitesh ne Ipad. “Une degjoj shume kenge, kuptohet kur kam kohe. Edhe ne Ipad kam mijera kenge, 3658 kenge”,- tha Kryeministri. Vec muzikes, Berisha ka folur dhe per lidhen e tij me teknologjine. Ai u shpreh se eshte nje perdorues i rrjetit social Facebook, pasi e sheh si nje mundesi moderne per komunikimin. “Facebook eshte nje univers mendimesh”.

Saturday, 15 June 2013

Jeta Faqolli: Tek meshkujt sot, mungon bukuria e shpirtit...

Jeta Faqolli
Jeta Faqolli: Kam perjetuar surpriza te pakendshme, tani jam pjekur

Jeta Faqolli eshte nga ato kengetare, per te cilen muzika mbetet nje nga dashurite me te pastra te jetes se saj. Nderkohe qe po korr frytet e dy kengeve te fundit qe ka hedhur ne treg ajo po pergatitet edhe per projektin e radhes, qe sipas saj nuk do te vonoje shume dhe do te vije krejt ndryshe nga sa e kemi pare deri me tani. E matur dhe pozitive ne bisede ajo na rrefen se ne emer te muzikes ka bere shume sakrifica. “Muzika eshte nje pasion shume i madh qe ka lindur ne mua qe ne femijeri dhe me shoqeron ende sot e kesaj dite. Kam sakrifikuar shume per muziken dhe i kam imponuar vetes shume gjera, qe do te thote disa deshira, apo kerkesa qe i kerkon cdo vajze e moshes sime i kam anashkaluar per t’i qendruar prane pasionit tim”, tregon Faqolli per Koha Jone, e cila nder te tjera na rrefen edhe perditshmerine e saj, ate te nje vajze te thjeshte fort te lidhur me jeten, familjen, shoqerine dhe punen.

Vildane Zeneli: Fotot e mia lakuriq, i takojne botes se artit...

Vildane Zeneli by Ben Cope
Vildane Zeneli: Fotot artistike nuk jane foto per “Playboy”

Emri i saj eshte bere i njohur keto kohet e fundit edhe ketu tek ne por ne pasarelat boterore, njihet nga shume stiliste. Kjo eshte Vildane Zeneli, Vajza nga Kosova qe vec suksesit ne modelim po kerkon te gjeje suksesin edhe ne kenge. Ne nje interviste per suplementin “Summer Time” Vildania tregon se si e ka arritur suksesin ne Amerike dhe cilat jane projektet ne muzike.

Ju jeni bere nje modele shume e njohur jo vetem ne Amerike por edhe ne bote tashme, kush ju ka zbuluar si modele?

U be nje dekade qe kur kam nisur te punoj si nje modele, dhe duhet te them se ka qene nje udhetim interesant plot surpriza, momente te bukura. Une kam punuar shume fort por ku kam qene rreth 13 vjec, mu propozua nga nje agjent ne Agjencine Wilhelmina Modeling qe te merresha me modelimin. Karriera ime mori nje shtytje dhe arriti nje nivel tjeter te suksesit, kur jam takuar me dy nga fotografet me me ndikim dhe me te mahnitshme qe njihen si artist ne bote, Peter Beard dhe Raphael Mazzucco. Ju jam mirenjohese per karrieren time sot, megjithese une kam punuar shume per kete, por sepse kam punuar dhe punoj me me te miret ne kete biznes, qe besojne aq shume ne mua dhe ne punen time. Ata do te mbeten miq shume te ngushte per mua.

Monday, 20 May 2013

Agnesa Vuthaj: Cfare mendoj per meshkujt shqiptare?...

Agnesa Vuthaj: Kosova ka djem te bukur, Shqiperia “gentleman”

Eshte cilesuar nga mediat si Miss-i me i bukur, me inteligjente dhe me e komentuar nder vite. E gjithe kjo e ka nje “sekret”. Sukseset profesionale, origjinaliteti dhe pasioni per punen… jane disa nga pikat e forta te personalitetit te Agnesa Vuthajt, qe duket se jane reflektuar dhe e kane bere ate me te dashur per publikun shqiptar. E njohur me se shumti si “Miss Kosova 2003” dhe me pas si “Miss Albania 2005", ne Shqiperi Agnesa do te mbahet mend gjate edhe per pjesemarrjen ne spektaklin “Dancing with the stars”. Nuk e ka nderprere asnjehere marredhenien me te bukuren, sot madje ajo e ka mision me vete lidhjen me te, duke organizuar çdo vit spektakle bukurie nen firmen e saj. Por, sa e ka ndihmuar Agnesen kurora e Miss-it per te çare ne jete, a ka dhe cilet jane avantazhet dhe disavantazhet e te qenurit e bukur? Eshte ndjere ndonjehere e paragjykuar, si e ka shfrytezuar bukurine e saj, jeta private, opinioni i saj per te bukuren ne teresi dhe meshkujt shqiptare… te gjitha keto bukuroshja nga Kosova na i zbulon me poshte ne nje bisede te sinqerte.

Tuesday, 3 April 2012

Ema Koja merr cmim te rendesishem ne Miami Fashion Week

Ema Koja, nderohet ne javen e modes ne Miami

“Ema Savahl Couture”, linja e veshjeve te stilistes shqiptare, Ema Koja eshte nderuar me nje cmim te rendesishem ne javen e modes ne Miami.

Ema e cila prej vitesh jeton ne Miami ka thene se eshte nje nder i madh per te, te nderohet me kete cmim te rendesishem te dhene nga juria prestigjoze e “Miami Beach International Fashion Week”.

Qe e vogel kam dashur te behem stiliste dhe jam shume e lumtur per kete cmim”, eshte shprehur Koja. Stilistja Ema Koja ka veshur finalistet e “American Idol”, “So You Think You Can Dance” dhe “ Britain's Next Top Model”. Rrobat e dizenjuara prej saj jane veshur edhe nga yje si Kristin Cavallari, Katy Perry, etj. /koha/

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online