All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Kosovare Asllani. Show all posts
Showing posts with label Kosovare Asllani. Show all posts

Friday, 31 October 2008

"Kosse"-ja Kosovare Po Bon Llom!

Kosovare Asllani Photo by Christian Johansson
/photo christian johansson/

Kosovare Asllani "eshte nominuar per cmimin 'Befasia e vitit' ne Suedi. Ne gare per kete cmim jane edhe tri futbolliste tjera, ndersa sulmuesja 19 vjecare shpreson qe ky epitet do t'i takoje asaj.

BEFASIA E VITIT

Prishtine, 29 tetor — Dy vite me pare, Kosovare Asllani ishte pjese e ekipit nga liga e dyte suedeze Vimmerby dhe shumekush nuk kishte degjuar per kete emer. Mirepo, tash ate e njeh e gjithe bota e futbollit. Asllani me paraqitjet e saj ne eliten e futbollit suedez me ekipin e Linkopingut, shume eksperte ka lene pa mend. Ne baze te stilit te lojes, suedezet ate kane filluar ta krahasojne me yllin e Milanit, Ronaldinho. Qe prej transferimit te saj ne Linkompig dy vite me pare, sulmuesja me prejardhje nga Mitrovica po jeton neper nje 'enderr'. Me vetem 19 vjet, ajo ka arritur te debutoje ne Kombetaren A te Suedise, derisa tash nga Federata e Futbollit e Suedise eshte nominuar per cmimin 'Befasia e vitit'. "Federata e Futbollit e Suedise me ka nominuar per cmimin 'Befasia e vitit'. Ndersa selektori i Kombetares A te Suedise, Thomas Dennerby, trajneret e ekipeve dhe mediat do te votojne se kush do ta fitoj kete cmim", deklaroi Asllani per Express te merkuren.

Per cmimin 'Befasia e vitit', qe do te jepet me 17 nentor ne nje mbremje gala, pervec Kosovares te nominuara jane edhe tri futbolliste tjera; Jessica Landstrom (Linkopings), Louise Fors (AIK) dhe Nazanin Vaseghpanah (Hammarby). Mirepo, sulmuesja e Linkopingut mendon se konkurrente kryesore per kete cmim do ta kete vetem bashkelojtaren e saj, Jessica Landstrom.

"Me paraqitjet qe kam bere, shpresoj se do ta fitoj kete cmim. Dy nga lojtaret te cilat jane te nominuara, nuk kane pasuar paraqitje sikurse une. Mendoj se per kete cmim konkurrente do ta kem Landstrom", deklaroi Asllani e cila me ekipin e Linkopingut eshte shpallur nenkampion i Suedise. Pervec kesaj, ne adrese te Kosovares kane arritur edhe oferta nga shume skuadra te elites se futbollit suedez, te cilat jane te interesuara t'i sigurojne sherbimet e saj.

"Kam oferte nga shume klube te liges se pare te Suedise, si Malmo, Djurgarden, Hammarby e Goteborg. Gjithashtu ekipi im Linkoping me ka bere oferte per zgjatjen e kontrates. Mirepo, ende nuk kam vendosur se cfare te bej", theksoi Kosovarja e cila ne Suedi njihet me nofken "Kosse". Ajo synon qe edhe me tej te mbetet pjese e futbollit suedez, pasi, sipas saj, Damallsvenskan per momentin eshte liga me e forte e femrave ne bote. Kosse javen e ardhshme se bashku me perfaqesuesen U-23 te Suedise do te udhetoje drejte Gjermanise, per t'u perballur me Kombetaren e ketij vendi ne nje ndeshje miqesore. Talentja 19 vjecare gjate veres me perfaqesuesen U-19 te Suedise ishte pjesemarrese ne Kampionatin evropian, derisa muajin e kaluar ka debutuar edhe ne Kombetaren A, ne ndeshjen kualifikuese per Kampionatin evropian kunder Rumanise./valdet hasani/gazeta express/30.10.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online