All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Liljana Kondakci. Show all posts
Showing posts with label Liljana Kondakci. Show all posts

Tuesday, 5 February 2013

Revista PALOMA - 2 Shkurt 2013

Revista PALOMA, 2 Shkurt 2013
  • The Voice; Venera e lindur per skene; Jozefina: Shqiptaret duan cilesi, por degjojne tallava; Mjellma: Jam gati per skenat e medha!
  • Sulejmani i madherishem; Pashai qe do fronin e Sulltanit
  • Genta: Bera operacion gjoksin!
  • Intervista e deputetit te "Agimit te Arte": Skenderbeu eshte grek!; Artistet reagojne: Shqiptare, mos u merrni me nje te cmendur. Greta Koci, Noizy, Kastro Zizo, Frederik Ndoci, Zhaku
  • Liljana Kondakci: Keshillat e mia per vajzat e reja
  • Sherr ne Facebook: Roza Lati dhe Alisa Braho!
  • Olta Boka, prezantuese e "Gjeniut te vogel"?
  • Xhoana Xheneti dhe Vildane Zeneli, te preferuarat e kroateve
  • Rozana Radi me boksera ne palester!
  • Linda Halimi dobeson Tunen
  • Sexy and Single; Shota Baraliu: Puthjen e pare? E kam dhene shume vone!
  • 1 minute me Oriola Marashin

Saturday, 26 January 2013

Revista BLUETOOTH - 26 Janar 2013

Revista BLUETOOTH, 26 Janar 2013
  • Merr zyre ne PD, Greta Koci: Njerez si Berisha i vijne rralle kombit, ja bisedat e mia me te
  • Kengetarja Bleona: Cfare i kerkova Donald Trump-it!
  • Bora Meta: Incidenti ne shkolle pas videos se Priftit
  • Ne shtepine e Fidel Yllit; Deputeti rrefen lidhjen me fene dhe pasionin per te gatuar
  • Liljana Kondakci rrefen vitet e denimit
  • Pervjetori i Pavaresise se Kosoves, pa Rita Oren
  • Nora Istrefi shofere autobusi
  • Thashethemet: Krasta iken nga "Vizion"-i?
  • Blero, me klip te ri
  • Blerim Destani mysliman i devotshem, kerkon grua te mbuluar
  • Samanta Karavella, se shpejti nje kenge dance
  • Vildane Zeneli: "I'm sexy and I know it"
  • "N'Prishtine" i kapercen nje milion klikime
  • Aragona Band lancon kengen e re

Saturday, 3 April 2010

Liljana Kondakci Arrestohet ne Greqi!

Liljana KondakciArrestohet kengetarja Liljana Kondakci

Kengetarja e njohur Liljana Kondakci eshte arrestuar ne qytetin e Selanikut,per llogari te drejtesise italiane.

Sipas policise se kryeqendres greke te veriut,Kondakci ishte shpallur ne kerkim prej disa vitesh dhe eshte nje nder anetaret e nje bande te trafikut te lendeve narkotike ne Itali. Ajo eshte denuar ne mungese prej drejtesise italiane me burg, ndersa emri i saj ka dale serish ne listen e personave te shume kerkuar prej drejtesise, per nje tjeter trafik lendesh narkotike.

Ajo jetonte e fshehur ne qytetin e Selanikut, ne nje banese te marre me qira prej te afermve te saj ne kete qytet. Arrestimi i 58- vjecares u be i mundur prej agjenteve te anti-droges greke, mbas evidentimit te baneses se saj prej policise italiane.

58-vjecarja do t'i dergohet gjykates se Selanikut, e cila do te vendose per ekstradimin e saj drejt Italise. /t.ch./prill 2010/
- - - - - - - - - - - - - - - -
albavipnews.blogspot.com
- - - - - - - - - - - - - - - -

[[ translation by google:

Ljiljana Kondakci singer arrested

Ljiljana Kondakci known singer was arrested in the city of Thessaloniki, on behalf of Italian justice.

According to Greek police kryeqendres North Kondakci was revealed in research for several years and is one of the members of a gang trafficking in narcotic drugs in Italy. She was sentenced in absentia by Italian justice in prison, while her name has come up again in the list of persons required amount of justice, for another narcotic drugs trafficking.

She lived hidden in the city of Thessaloniki, a house to rent from her relatives in this city. The arrest of the 58 - year-old became possible by the anti-drug agents Greek accommodation after its identification by Italian police.

58-year-old will be forwarded to the Thessaloniki, which will decide on her extradition to Italy.
]]

Saturday, 1 November 2008

Kengetarja Liljana Kondakci ne kerkim per droge

Liljana Kondakci
/photo unknown/

Policia: Kengetarja shqiptare perdorte popullaritetin per te shmangur kontrollet per ngarkesat me heroine

Liljana Kondakci ne kerkim per droge

Itali, pritet fletarresti pas pergjimeve, banda e therriste “mama

Emri i kengetares Liljana Kondakci, rikthehet edhe njehere ne qender te vemendjes per akuzat e perfshirjes ne trafikun e droges.

ITALI - Nje operacion antidroge i policise italiane eshte bere shkak per rikthimin e vemendjes tek problemet, qe kengetarja ka me drejtesine italiane. Ajo eshte akuzuar dje, si e implikuar ne trafikun e droges mes Shqiperise dhe Italise. Sipas autoriteteve italiane, jane disa pergjime telefonike, te cilat tregojne se kengetarja shqiptare ishte anetare ne nje grup trafiku te droges. Duke iu referuar agjencise italiane te lajmeve ANSA.it behet e ditur se “Nje operacion i “Guardia di Financia”- s ne Kalabri (Itali) dhe ne rajone te tjera, i koduar me emrin “Shkodrani”, coi ne prangosjen e 24 personave te akuzuar si pjesetare ne nje organizate, qe trafikonte droge nga Shqiperia dhe destinohej per tregun evropian”. Sipas ketyre burimeve, organizata e trafikut ishte e perbere nga italiane, shqiptare dhe rumune qe vepronin ne kontakt te ngushte me komponente te Ndragetes ne vendin fqinj. “Ne hetime eshte perfshire edhe nje kengetare lirike shqiptare, Liljana Kondakci, 56 vjece, mjaft e njohur ne vendin e saj. Kondakci, e quajtur nga pjesetaret e tjere te grupit si “La mamma” (mamaja), apo “La cantante” (kengetarja), sic ka dale nga pergjimet, ka perdorur popullaritetin e saj per te shmangur kontrollet policore ne Shqiperi”, shkruhej dje ne lajmin e publikuar nga agjencia italiane. Mediat e vendit fqinj permendnin edhe rastin e dy vjeteve me pare, ne maj 2006, kur kengetarja Liljana Kondakci u ndalua nga policia italiane ne stacionin hekurudhor te Sibarit vetem pak caste, pasi kishte mberritur nga Shqiperia. Pas ndalimit nga policia, ne automjetin e saj u gjeten 3.3 kilograme heroine.

Ndersa per grupin e personave te ndaluar dje, policia italiane beri te ditur se kryesues i tij ishte italiani Saverio Magliari, 58 vjec nga Almonte. Sipas prokurorise italiane, ai kishte ndertuar nje raport ekskluziv me furnizuesit e droges ne Shqiperi, me familjen Smajlaj ne qytetin e Shkodres. cdo sasi droge qe shkonte drejt Italise, nuk mund te dilte ne tregun kalabrez pa kaluar ne Cosentino te Almonte, nje qender ku perpunohej dhe organizohej shperndarja e lendes narkotike. Me rrjetin e ndertuar Magliari ishte shnderruar ne dominuesin e tregut te narkotikeve ne Kalabrine Veriore. Anetaret e organizates se trafikut te droges te kapur dje nga Guardia di Finanzia perdornin nje gjuhe te koduar per te fshehur trafikun e tyre. Kur i referoheshin rrezikut per pranine apo kontrollet e policise, ata flisnin ne telefona mes tyre per Steauane e Bukureshtit, per skuadren e futbollit qe eshte tashme nen pronesine e ministrit te Brendshem te qeverise rumune, ndersa per sasine e droges qe do te transportonin benin referim me numrin e bluzes se mbajtur nga kampioni i futbollit Haxhi (Hagi).

ARRESTIMI ME DROGE

Kengetarja e njohur ne skenat shqiptare Liljana Kondakci, ra ne prangat e policise italiane me 15 maj 2006, per shkak se ne makinen me te cilen ajo po udhetonte u gjeten 3.3 kilograme heroine. Ne momentin e ndalimit ne ate kohe, Kondakci ishte ne makine, sipas mediave italiane me nje shqiptar nga Shkodra te identifikuar nga agjentet si Luan Kubareka. Menjehere pas zbulimit te droges se fshehur ne makine, dy personave u jane vene prangat ne qytetin e Katanzaros, ku Liljana Kondakci po udhetonte per shkak se ishte ftuar ne nje koncert, qe do te mbahej ne nje feste te organizuar nga emigrantet shqiptare atje. Pas arrestimit, Liljana Kondakci eshte mbrojtur ne polici, duke thene se ishte nje kengetare e njohur ne Shqiperi e ftuar ne nje koncert ne Itali qe nuk kishte lidhje me trafiqet. Pak kohe me vone, gjykata italiane e nxori Kondakciun nga arresti, ndersa asaj iu lejua largimi nga Italia dhe kthimi ne Shqiperi.
- - - - - - - - - -

Kengetarja: S‘di pse u rihap hetimi

Liljana Kondakci mohon akuzat: Jam ne Tirane

TIRANE – “Ky lajm eshte sqaruar ketu e dy vite me pare dhe nuk e kuptoj, pse del perseri sepse une kam dale si zonje nga Italia, me te gjithe rregullat dhe procedurat qe kane autoritetet italiane”. Me keto fjale kengetarja shqiptare Liljana Kondakci, ka hedhur poshte dje lajmin e bere publik ne median italiane, duke thene se ndodhet ne Tirane dhe nuk e ka lajmeruar askush.

Ne nje interviste telefonike per “News 24”, Kondakci tha se prej dy vite e gjysme ka qendruar ne Shqiperi. “Hetimet nuk ishin 100 per qind tek une, megjithate une ndenja ne qendren sociale ne Itali...emrin nuk e mbaj mend. Po rrija per te pritur dokumentet qe m’i solli djali. Mora nje leter, te cilen une e kam dhe do ta kem sepse une do ta ruaj. Dhe une kisha te drejten per te dale nga qendra sociale per te vajtur ne shtepine time”, ka thene kengetarja Kondakci.

Hetimet per kete ceshtje znj. Liljana vazhdonin dhe pse ju ndodheshit ne Shqiperi si tani dhe keto hetimet vazhdojne.
Nuk e di se per cfare hetimesh eshte fjala. Sepse une kam dale ne rregull e pafajshme ne te gjitha procedurat, qe ka Italia une kam dale ne rregull dhe nuk kam pasur, pse te mendoj se do te vazhdojne hetimet. Kam qene ne rregull gjate gjithe kohes dhe kam dale jashte gjate gjithe kohes.

Kur erdhet ne Shqiperi cfare ju tha pala italiane?
Asgje. Vetem me pershendeten me dhane fleten e duhur dhe gjerat qe une duhet te merrja dhe u largova.

Cfare permbante kjo flete?
Ajo permbante qe gjerat qe ata dyshonin ishin sqaruar dhe une duhet te kthehesha ne Shqiperi. Ishte ne rregull.

Atehere pse emri juaj rezulton i implikuar?
Nuk e di ate pse. Kjo po me shqeteson edhe mua. Nuk e di ate leter qe kam e kam me vula, me firma, e kam shume te rregullt dhe keshtu qe nuk e di. Do ta ndjek kete pune dhe ta sqaroj deri ne fund.

Ju mohoni te jeni e implikuar?
Sigurisht qe po, as qe behet fjale./panorama/1.11.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: liliana

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online